e hënë, mars 27, 2006

Si rehabilitohen nga Hysni Kapo “armiqtë” Mark Dodani e Lekë Berisha

Mark Dodani

Meritat dhe mëkatet

Dritë-hijet e sigurimit të shtetit

Meritat dhe mëkatet e shërbimit inteligjent shqiptar në dekadat e regjimit komunist, të para e të vlerësuara edhe sot në këndvështrime të ndryshme, ende mbajnë mistere, me të thëna e të pathëna jo të pakta. Ndoshta, shumë prej dritë-hijeve do të mbeten të tilla edhe për dekada që do të vijnë. Në një cikël shkrimesh të Mark Dodanit, një prej oficerëve të njohur të shërbimit inteligjent shqiptar (sigurimi i shtetit), njëkohësisht nga oficerët e suksesshëm të këtij shërbimi në depërtimet në grupimet kundërshtare, lexuesi u njoh me disa prej dritë-hijeve të kësaj arme të shtetit të kohës. U njoh me detaje e të pathëna rreth ngjarjeve të bujshme të kohës, u njoh me emra e pseudonime agjentësh, oficerësh, bashkëpunëtorësh që ishin pjesëmarrës direkt apo indirekt në operacione të shumta që shpesh shënuan dhe viktima. Njëkohësisht siç del edhe në këtë cikël shkrimesh, edhe vetë oficerët e sigurimit, jo rrallë vuanin dhe anatemimi, deri në ndëshkime administrative, cilësimin armiq apo dhe dënimin me burg. Mes të pathënave që pretendon se solli Dodani në këto shënime, konfirmohet prej tij se ka dhe shumë të tjera të pathëna rreth punës së armës së sigurimit të shtetit në ato vite të vështira, përpjekjet me kundërshtarët, sukseset, por dhe dështimet. Autori, duke konfirmuar se kurdoherë ka bërë detyrën ndaj atdheut, pohon se shumë gjëra, për shkak të së mirës së vendit, do të duan kohë tjetër për t’u thënë. Nga Kujtim BoriçiJeta ime dhe e kolegëve të mi të shërbimit inteligjent shtetëror, veçanërisht në dy dekadat e para të çlirimit të vendit, për shkak të situatave komplekse, grupimeve kundërshtare deri në përballje me armë, ka qenë tepër e vështirë, me të pa pritura, me kurthe e intriga, deri dhe në anatemim e akuza për “tradhti”. Në shumë raste, përfshi edhe mua, nuk kanë munguar dhe ndëshkimet e ndryshme, deri në verifikimin për akuzat që na ngriheshin. Për shkak të kësaj situate, intrigave që thureshin, edhe shumë njerëz të devotshëm, ish-partizanë që luftuan me armë e punuan me përkushtim në vitet e para të pasçlirimit, u vranë si tradhtarë, por faktet e mëvonshme zbardhën të vërtetën dhe i vunë ata në vendin që meritojnë. Një prej tyre ishte dhe shoku im, ish-ushtaraku Lekë Berisha. Për shkak të detyrës që kisha në shërbimin inteligjent shtetëror atë kohë në Pukë, jam në brendësi të fatit të dhimbshëm të tij, e njëkohësisht një njeri që kërkova e ndikova që të zbardhej e vërteta. Kurthi ndaj Lekë BerishësNë verën e vitit 1947, kur unë isha me punë në Pukë, një prej shokëve të mi, oficeri i ri Lekë Berisha, ishte në detyrën e komisarit të Postës së vendit në Bushat-Qelëz të Pukës. I përkushtuar në punë, me aftësi të spikatura, organizator i aftë, ai ishte bërë pengesë për grupimet kundërshtare të armatosura në male që kërkonin rezultate konkrete në ndryshimin e kursit politik të shtetit të ri. Si i tillë, Berisha vihet në shënjestër të grupimit kundërshtar që vepronte në këtë zonë e që ishte në përbërje të Komitetit të Maleve. Ndërsa një ngjarje tjetër do ta bënte më të ndërlikuar situatë, e cila jo shumë vonë do të kishte një fat tragjik për Berishën. Lekë Berisha që jetonte vetëm me të ëmën, fejohet me zonjë Binaken, nga një derë fisnike e Bugjonit. Por vajza më parë kishte qenë e fejuar me një person që ishte arratisur e bënte pjesë atë kohë në grupimin kundërshtar. Në zyrë më vjen punëtori operativ i zonës. Më sjell një letër nga drejtues të grupimit në arrati, ku thuhej se ishte rënë në ujdi që Lekë Berisha mund ta mbante nusen që kishte qenë e fejuara e të arratisurit, me kushtin që të ndihmojë e bashkëpunojë me të arratisurit në misionin e tyre. Kjo letër nuk i ra kurrë në dorë Berishës. Ishte verë e vitit 1947. Fije e padukshme me grupimin kundërshtar me kodimin “Gjidaj”, kishte sjellë mesazhin për oficerin tonë, “Masa”. “Masa” në zyrë më thotë: ”Të arratisurit e kanë vënë në udhëkryq Lekën; ose të pranojë të bëhet bashkëpunëtor ose do ta vrasin e t’i djegin shtëpinë, e t’i lënë rrugëve nënën Preçe dhe nusen Zojë!”. Më tej “Masa” shpif që Leka kishte pranuar të bashkëpunonte. Më propozoi gjithashtu që për këtë shkak Leka të vritet pas shpine nga forcat tona të ndjekjes. E kundërshtova prerë, ndërsa “Masa” u tërhoq, duke më thënë: ”Unë, për mirë mendova!” I shqetësuar shkoj në Iballë e atakoj “Gjidajn”, që ishte “i shtëpisë”, me të arratisurit, i kërkova porsa më kishin raportuar. Në prani edhe të vëllait të tij, ai më tha se kjo është lojë e grupimit të malit, të cilët duan të eliminojnë Lekë Berishën. Vrasja e Berishës dhe cilësimi im tradhtar Krejt pa pritur, në prag të dhjetorit 1948, ngjarjet morën një rrjedhë të çuditshme. Mua fillimisht më transferojnë e sistemohem në Shkodër. Po aty më nxjerrin në lirim. Pas gati një viti që unë isha transferuar nga Puka, mësova se Lekë Berisha ishte vrarë si armik! Ndërkohë, në disa emisione të Radio Shkodrës, nëpërmjet zërit të folëses së pafajshme Luçije Tari, mua më akuzojnë si armik i popullit! Në këto kushte, për disa kohë, mbeta në ilegalitet. Kështu deri në vjeshtën e vitit 1948, në një kthesë të papritur të situatës, zhvillimin e plenumit të 11-të të KQPPSH-së. Hysni Kapo zbardh të vërtetënMe Hysni Kapon, të deleguarin e partisë në Shkodër, kërkova takim dhe ai më priti e më dëgjoi gjatë. Takimi u zhvillua në zyrën e Tonin Jakovës, në atë kohë sekretar i parë i partisë për Shkodrën, dhe zgjati nga ora 16.00 deri në orën 20.00 të mbrëmjes. I tregova me hollësi Hysniut për vrasjen e Lekë Berishës nga grupimet kundërshtare në arrati, pozicionin tim dhe të pavërtetën e fabrikuar, viktima të të cilave u bë Leka dhe unë. Siç shkrova më lart, Hysniu më dëgjoi me vëmendje, e me sa duket, ato që konfirmoja unë, përkonin edhe me ato që ai mund të kishte ditur. Nga ky takim me Hysniun, jeta ime mori një kthesë të re plot shpresa, kurdoherë në shërbim të atdheut. Ashtu siç isha i bindur e shpresoja, edhe figura e Lekë Berishës u vlerësua siç dhe ishte, nga i shpallur armik, u bë dëshmor. Nënë Preça, ish-partizane, që erdhi në Tiranë bashkë me djalin e saj, Lekën, vëllanë e saj, Prend Ukën e Mëziut të Pukës, u ringjall. U takuan edhe me Hysniun. Vite më vonë, kur në Pukë ishte sekretar i parë Pali Miska, diku e dikush e anatemoi përsëri Lekë Berishën tradhtar. Por në ballafaqim me të vërtetën e kohës gjithçka u risqarua, e Lekë Berisha mbeti e vazhdon të jetë dëshmor.

e diel, mars 26, 2006

Dodani:”Si kontaktonim me oficerët e shërbimeve të huaja!”

Kujtim Boriçi


Dossier Nr. 10, Mark Dodani, …(E shtune 25-e diele 26 mars)………….


Ekskluzive/ Në këtë numër, Mark Dodani, ish-oficer i shërbimit inteligjent shqiptar, sjell për lexuesin mënyrën e përgatitjes dhe zhvillimin e takimeve të sigurimit shqiptar me oficerët e huaj nën drejtimin e Kadri Hazbiut, kontaktet me oficerë të shërbimeve të vendeve mike, pritjen dhe shoqërimin e tyre si dhe korrespodencën e kontaktet në vazhdim, brenda kuadrit e detyrës. Gjithçka nën drejtimin e Kadri HazbiutMbrojtja e pushtetit të ri komunist të sapodalë nga Lufta e Dytë Botërore nga përpjekjet e nacionalistëve brenda e jashtë vendit që kërkonin kthimin e kursit nga perëndimi, të mbështetur në shumë raste edhe nga agjenturat e huaja, sidomos në dy dekadat e para, solli aktivizimin masiv të agjentëve të shërbimit të zbulim-kundërzbulimit në radhët e kundërshtarëve. “Misioni për neutralizimin e kundërshtarëve në këtë mënyrë kërkonte gjithashtu si bashkëpunim me agjentura të huaja të vendeve fqinje, por edhe depërtimin tonë në radhët e këtyre agjenturave, gjë që për kushtet e kohës, mendoj se kanë qenë rezultative për realizimin e shumë misioneve tona”, -pohon Mark Dodani, një nga oficerët e njohur të shërbimit inteligjent shqiptar për shumë vite. Në kontaktet tona të kësaj natyre, -shton më tej Dodani, -përveçse gjithçka hartohej nga Kadri Hazbiu apo njerëzit e ngarkuar prej tij, në shumë prej tyre, vetë Kadriu ose merrte pjesë i maskuar në këto kontakte, ose ndiqte nga afër (po i maskuar), kontaktet që ne bënim me oficerët e agjenturave të huaja. Kadriu, i veshur çoban, në takimin me një oficer të huaj“Në vitin 1958 mora detyrë që të takoja një oficer të shërbimeve të huaja sekrete, në zonën kufitare të Sarandës dhe nisa zbatimin me përpikmëri të instruksioneve që kisha marrë nga Kadri Hazbiu”, -kujton Mark Dodani. Dodani kujton se pas diskutimit me eprorët e tij, direkt ishte vendosur që ky takim të bëhej vetëm nga Dodani, pa asnjë shoqërues tjetër. Për këtë vendim, mëson Kadri Hazbiu dhe në pikënisje të takimit ndërhyn////////////. Këtë gjë, kujton Dodani, do ta mësonte jo shumë larg pikës së takimit me oficerin e shërbimit të huaj, që bëhej në jugperëndim të Sarandës, disa metra në brendësi të tokës sonë. “Kur nuk e prisja, dhe isha në ecje e sipër, përpara më del një fshatar truphollë dhe paksa i gjatë i veshur si çoban, gjë e cila më vuri pak në siklet për manovrën e çastit për të mos u dekonspiruar”, -thotë Dodani. Kur “çobani” është afruar dhe ca, Dodani ka njohur Kadri Hazbiun dhe është befasuar. “Do të shkojmë bashkë, nuk do të shkosh vetëm. Ti do të bisedosh me të, dhe unë do të jem paksa afër teje”, - i thotë Kadriu. Njëkohësisht, kujton Dodani, Kadri Hazbiu kishte sjellë me vete edhe një aparaturë të sofistikuar përgjimi, e cila do të bënte nga distanca regjistrimin e bisedës me oficerin e shërbimit të huaj. Çdo gjë shkoi siç ishte parashikuar në skenar, me sukses. “Suksesi qe jo vetëm për mënyrën e takimit, por dhe për faktin e bindjes së vetë Kadriut për problemin që diskutonin unë dhe mysafiri, pasi mes të tjerave bëhej fjalë të mësonim për besnikërinë e disa njerëzve tanë që vepronin jashtë kufijve”, -përfundon Dodani. Ai kujton se regjistrimi i bisedës u bë nga z. Velo, oficeri i talentuar. Ndërsa oficeri i shërbimeve të huaja sekrete, shton për gazetën Dodani, jeton sot në një nga qytetet e njohura të vendit fqinj. Shoqërimi i majorit të STAS-it dhe “nuses” Rozmari Kat-hert Dodani në kujtimet e tij shkruan se në praktikën e shërbimit inteligjent shqiptar, pjesëtar aktiv i të cilit ai ka qenë për një kohë të gjatë, ishin edhe takimet e punës me homologët e shërbimeve sekrete të vendeve mike të Lindjes. “Sigurisht, vinin e merrnin kontakte pune me drejtues të shërbimit tonë sekret, i mirëprisnim, i shoqëronim, por dinim gjithashtu se si profesionistë që ishin, kishin edhe misione të tjera të pashpallura, ndaj ishim vigjilentë”, - shkruan ish-oficeri i shërbimit tonë inteligjent, Mark Dodani. Në një nga këto raste, sipas Dodanit, atij i është ngarkuar që të shoqërojë një majorin e STAS-it gjerman Kat-hert, së bashku me të paraqiturën si bashkëshorten e tij, zonjën e bukur bionde me emrin Rozmari. “Megjithëse shkonin e vinin nga Tirana në Vlorë, çifti Kat-hert rrinte më shumë në Vlorë, e unë isha ngarkuar të përkujdesesha që ata të ndjeheshin komod e të shijonin bukuritë e bregdetit tonë, kuptohet, duke e ditur se majori ishte oficer i shërbimit sekret, mbase dhe zonja Rozmari, e dashuria e tyre nuk kishte se si të ishte vetëm natyra”, -tregon Dodani. Sipas tij, ndryshe nga majori i STAS-it që tregohej krejtësisht i heshtur dhe i veçuar, ”bashkëshortja” e tij, Rozmari, ishte tepër e hapur, kurioze, kërkonte afrimitet pa asnjë droje, e mbi të gjitha, kërkonte që të shtrinte rrezen e shëtitjeve të saj jo vetëm bregdetit, por dhe në Llogara e më tej. “Si mikpritës që isha, i ngarkuar dhe me detyrë, unë duhet t’ia plotësoja kërkesat zonjës Rozmari, që nga shëtitjet e gjata në këmbë rreth bregdetit në çdo kohë, në ujëra, shëtitje me motor, automjete etj, ndonëse rashë shumë në sy, në opinion, pasi në atë kohë, shëtitjet pa droje të një oficeri të shërbimit sekret me një bionde të bukur nga një vend i huaj, ishte e rrallë, -kujton Dodani. Megjithëse në detyrë dhe i detyruar të plotësoj kërkesat e “nuses” Rozmari, Dodani kujton se në fillim kjo shoqëri i krijoi probleme edhe më bashkëshorten e tij, Teme, e cila më pas e mirëkupton. Në misionin e saj, kujton Dodani, ”nusja” Rozmari avancon më tej në kërkesat e saj. Dodani kujton: ”Si inteligjente që ishte, kishte parë që unë lëvizja herë-herë me një motor, ndaj një ditë më kërkon që të bënim së bashku një xhiro të përgjatë bregut, gjë të cilën ia plotësove!”. Por para se të niseshin në xhiron e gjatë, Rozmari i kërkon që Dodani të vishte edhe uniformën ushtarake. ”Shkova në degën e brendshme, ku Sulejman Manoku më dha një kostum fringo me grada, e ashtu me uniformë, së bashku me Rozmarinë nisa xhiron nga “Sheshi i Flamurit” drejt skelës e më tej”, -kujton Dodani. Diku përgjatë bregdetit Rozmari i ka kërkuar shoqëruesit të pushojnë diku në një lokal e të qetësohen, por në atë kohë, sipas oficerit shqiptar, nuk kishte të tillë në atë zonë periferike të Vlorës. Misioni dhe korrespodenca me “nusen” RozmariSiç kujton Dodani, major i STAS-it iku në heshtje siç erdhi, ndërsa (brenda apo përtej detyrës) ndryshe ndodhi me Rozmarinë. “Shkëmbyem adresat me njëri-tjetrin para momentit të ndarjes me të, e për shumë kohë mbanim korrespodencë së bashku. Letrat e saj të shumta që Mark Dodani i ruajti për shumë kohë, siç thotë ai, gjithmonë fillonin e mbaronin me shprehjen “Liben Mark!”(I dashuri Mark!”). Më pas, korrespodenca do të mbetej pothuaj e njëanshme, deri në ndërprerjen e plotë të saj, ku mesa duket aq qe kufiri i ekuilibrit të balancës mes shoqërisë dhe detyrës që secili prej letërshkruesve përmbushte. Nesër do të lexoni:-Lekë Berisha, dritë-hijet e një figure që u kthye nga armik në dëshmor. -Ballafaqimi i skenarëve të sigurimit të shtetit e grupimeve kundërshtare të armatosura rreth pozicionit dhe aktivitetit të Berishës. -Si ndikoi Hysni Kapo në “zbardhjen” e figurës së Dodanit dhe Berishës.

e shtunë, mars 25, 2006

Enver Hoxha: Vrasja e Mustafa Gjinishit duhej bërë

Prof. Dr. Kol. Elmas Leci


Bashkimi e bashkëpunimi nuk i pëlqenin udhëheqësve të Partisë Komuniste, të drejtuar me fanatizem nga Miladin Popoviçi e Jorisllav Stojniçi. Enver Hoxha jo vetëm e siluroi Mukjen dhe e quajti ate tradhti kombetare, mbi të gjitha, por futi në gene luftën e klasave dhe vëllavrasjen. Te dënimi i Mukjes, e cila ishte një mbledhje historike me përmasa mbarëkombëtare, nis kalvari i gjatë i eliminimit të personaliteteve të Luftës, i eliminimit të oficerëve të vjetër e të rinj. Te dënimi i Mukjes i ka rrënjët persekutimi i korpusit të oficerëve shqiptarë. Aty ai nis me ish anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm Mustafa Gjinishi e vazhdon me skenarin e vrasjeve të personaliteteve të Mukjes e të Luftës Çlirimtare Antifashiste. Ishte 23 gusht i vitit 1944, kur atë ditë në Peshkopi inaugurohej Brigada e 18-të Sulmuese. Pikërisht në atë inaugurim ligjëroi edhe Mustafa Gjinishi, ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Tek po kthehej për në Tiranë, i vunë një pritë tinzare në Qafë të Qenokut në Peshkopi. Ishte një pritë e kurdisur në zyrat e pseudonurembergëve komunistë, ishte një vrasje në pabesi. Ata e vranë Mustafa Gjinishin. Enver Hoxha, do ta pranonte vetë në Plenumin e Beratit vrasjen e Mustafa Gjinishit. “Sa për Mustafa Gjinishin ne mendojmë se ajo (vrasja e tij) duhej bërë…” Skenari për vrasjen e Mustafa Gjinishit e Ymer DishnicësSkenari i vrasjes ishte hartuar pas Mukjes. Menjeherë pas Mukjes, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi urdhërojnë Enver Hoxhën për t’u mbledhur në Vithkuq e për të analizuar qëndrimin e Mustafa Gjinishit dhe të Ymer Dishnicës lidhur me të ashtuquajturin kompromis që ata kishin bërë në Mukje. Ende pa u kthyer Mustafa Gjinishi dhe Ymer Dishnica nga Mukja, Enver Hoxha me një fonogram mbledh në Vithkuq drejtuesit kryesorë të ushtrisë dhe të partisë. Në atë mbledhje, e cila ishte një gjyq, merrte pjesë Miladin Popoviçi, i cili ishte në krye; në të djathtë të tij ishin ulur Sejfulla Malëshova dhe Enver Hoxha. Në të djathtë të Enverit kishte zënë vend Spiro Moisiu dhe Nako Spiro, dhe më djathtas Spiros qëndronte Dushan Mugosha, ndërsa në krah të tij, protokollisti dhe në krah te djathte te protokollistit ndodheshin Mehmet Shehu e Xhelal Staravecka. Rrethi i mbledhjes në të majte të Miladinit mbyllej me delegatë të qarkut të Korçës dhe gati ngjitur me krahun e majtë te Miladinit e mbyllte rrethin Fiqirete Sanxhaktari apo Jovanka e Dytë , siç i thoshte asaj Dushan Mugosha. Këtë “fotografim” të mbledhjes e jep vetë pjesëmarrësi, Xhelal Staravecka.Po kështu Xhelal Staravecka shkruan po në gazetën “Bashkimi i Kombit” se para se te fillonte mbledhja, tërhiqen veçan, Miladini, Dushani, Enveri, Nako, si dhe Fiqerete Sanxhaktari. Më pas, ata vijnë dhe zënë vendet që përshkruam më sipër. Mbledhjen e hapi Dushan Mugosha. Ai mbasi foli për “rolin” e madh që po luante në këtë luftë të përbashkët mareshali Tito dhe gjeneral kolonel Enver Hoxha, nuk ngurroi që me cinizëm të sulmonte figurat nacionaliste shqiptare dhe vendimet e fundit të Konferencës së Mukjes. DUSHAN MUGOSHA: -Mustafa Gjinishin, - iu drejtua Mugosha të pranishmëve,- ju e dini se është agjent i “Intelegence Service“. Unë propozoj ta dënojmë me vdekje. Ymer Dishnicën?! Ai është i shkolluar, por ndërron shumë shpejt mëndje… Eshtë element shumë i rrezikshëm për ne dhe partinë, ndaj edhe këtë duhet ta dënojmë me vdekje”. Mbas Dushanit fjalën e merr Enver Hoxha dhe propozon që më parë të flasë për çështjen e Mukjes, të Mustafa Gjinishit e Ymer Dishnicës, shoku Miladin. Ashtu u bë. Mbas Dushanit foli Miladini: MILADIN POPOVIÇ:- Tani që Konferenca e Mukjes mori ato vendime, unë mendoj, - theksoi Miladini,- se jemi ende të dobët, apo jo Enver? Mendoj se vendimin për personat ta shqyrtojmë më vonë”. Mbas një replike që bën Nako Spiro me Dushanin, në lidhje me vendimin që ai propozoi, e merr fjalën përsëri Enver Hoxha: ENVER HOXHA: Si mundën ta tradhtojnë partinë, udhëheqjen e saj dhe këta shokë Mustafa Gjinishi e Ymer Dishnica të bien viktimë e propagandës balliste?! Si mund të biem ne dakord për të marrë pushtetin me nacionalistët mbas çlirimit? Si?! Unë mendoj që vendimin që dhanë shokët Dushan dhe Miladin, për Mustafanë e Ymerin duhet t’i realizojmë, por në momentin dhe kohën e duhur, se me sa di unë Babë Myslymi e ka dhëndërr Gjinishin”. Nderhyn Nako Spiro. NAKO SPIRO: Po, po, ashtu është. Për dënimin nuk jam dakort!. ENVER HOXHA: Jo, shoku Nako, - e vazhdon ligjëratën Enveri,- ata duhen pushkatuar. E theksoj se duhen pushkatuar!Si u vra në pabesi Mustafa GjinishiKëtë vendim për të pushkatuar Mustafa Gjinishin dhe Ymer Dishnicën, të marrë në Vithkuq, prapaskenistet Miladin, Dushan dhe Enver e lanë në heshtje për gati një vit. Tre muaj para Çlirimit të atdheut, Komisari e Komandanti i Përgjithshëm, i ngrejnë pritë, në pabesi, në pusi anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm, Mustafa Gjinishit. Në Berat konfirmon se “vrasja e tij duhej bërë”. Pas vrasjes e shpall dëshmor. Në kujtimet e tij pas Çlirimit e cilëson agjent të anglo-amerikanëve! Dhe, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse te tilla udhëzime merrte Enver Hoxha nga serbosllavët. Por ç‘rëndësi kanë etiketimet e diktatorit? Mustafa Gjinishi ishte demokrat në shpirt dhe në mendime properëndimor. Ai luftonte për një Shqipëri demokratike dhe jo sllavokomuniste, mendime që nuk i pëlqente binomi Hoxha-Popoviç.Përse nuk u realizua vrasja e Ymer DishnicësMe vasjen e Mustafa Gjinishit, Sejfulla Malëshova tronditet jashtë mase, megjithëse ai ende nuk besonte se këtë vrasje në prapashpinë ta kishte realizuar Enver Hoxha me “shokët” jugosllavë. Në një bisedë që është zhvilluar midis Sejfullait dhe Spiro Moisiut ku prezent ka qënë edhe Xhelal Starovecka, ky i fundit me rastin e 40-ditëve të vrasjes se Mustafa Gjinishit, në gazetën “Bashkimi i Kombit” shkruan: SPIRO MOISIU: Në të gjithë në Vithkuq bëmë “amin o hoxhë!” E vranë Mustafanë. Ymeri, mendoj se e ka radhën më vonë. Më beso Sejfulla!SEJFULLA MALËSHOVA: “S’më besohet. Ta kenë realizuar me te vertetë vendimin e Vithkuqit?!. Megjithatë, Spiro, nuk i dihet kësaj pune, duhen hapur sytë”.SPIRO MOISIU: - “Sejfulla, duhet mbledhur vetja, t’i kundeshtojmë vendimet që janë kondra vijës tonë...”Xhelal Staraveca, që aso kohe ishte komandant batalioni në Brigadën e I-rë dhe që mbante lidhje me shumë drejtues ushtarakë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, jep edhe hollësira të tjera. Ai përshkruan edhe skenarin se si do te veprohej për vrasjen e Ymer Dishnicës. Shtypi zyrtar i asaj kohe shkroi shumë artikuj mbi vrasjen e Gjinishit dhe për përgatitjen e vrasjes së Ymer Dishnicës. Edhe në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare u fol shumë për këto skenare. Po përse nuk u realizua vrasja e Ymer Dishnicës?E para, sepse Ymer Dishnica, pas vrasjes së Gjinishit filloi të tregohej tepër vigjilent. E dyta, plani për vrasjen e tij u përhap në të gjithë shtypin antikomunist e, si të thuash, realizimi i vrasjes së tij u zbeh për shkak se u sulmua qysh në fillim plani serbo-sllav. E treta, Ymer Dishnica ishte një personalitet me një reputacion të lartë në popull dhe në shtresat e inteligjencës. Mbas Konferencës së Mukjes, ai filloi të ketë një reputacion ende më të madh tek nacionalistët shqiptarë, pasi nderkohë ai ishte eleminuar nga shumë poste partiake e të Luftës nga Enver Hoxha.

Dënimi nga partia i “tradhtarëve” Dodani, Aliko e Pobrati

Mark Dodani

Dy dekadat e pasluftës
Pasojat e përplasjeve mes grupimeve kundërshtareDepërtimi i grupeve speciale të oficerëve të Shërbimit Inteligjent Shqiptar (i quajtur Sigurimi i Shtetit) mes kundërshtarëve të grupuar e armatosur, që kërkonin ndryshimin e regjimit komunist të vendosur në Shqipërinë e pasluftës, sipas dokumenteve të arshivës së Ministrisë së Brendshme, solli evitimin e shumë përpjekjeve të armatosura, neutralizimin e shumë grupimeve të njohura nacionaliste, por dhe viktima nga të dy palët. Sipas shënimeve të Mark Dodanit, një prej oficerëve të njohur të Shërbimit Inteligjent të Zbulim-kundërzbulimit të kohës, e depërtues në grupimet kundërshtare që vepronin në male, kjo jetë e dyfishtë e tyre, krahas vështirësive të dekonspirimit nga kundërshtarët që ishin shumë të aftë, por dhe nga peripecitë në administratën shtetërore apo forumet partiake të Ministrisë së Brendshme. Në grupin special që u fut në grupimet kundërshtare të Hamit Matjanit, Demo Tafanit, Alush Lleshanakut etj., për shkak të kohëzgjatjes disamujore të misionit, edhe peripecitë për Dodanin, Alikon e Pobratin, ishin më të shumta. Mungesa e pjesëmarrjes në më shumë se tre mbledhje partie radhazi (normë e statutit të partisë së punës), sjell përjashtimin nga partia, të tyre. Ndërsa për Dodanin, që për shkak të një misioni tjetër, po në depërtimin në grupimet kundërshtare të Elbasanit, prokurori i njohur Xhavit Sula, formulon akuzën dhe nis hetimet si tradhtar i atdheut. Edhe Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu, që kishin organizuar grupin special, për shkak të dekonspirimit të misionit e patën të vështirë të bënin mbrojtjen e oficerëve nga ndëshkimi. Përtej faktit të evitimit të përplasjeve më të shumta mes grupimeve kundërshtare, dy dekadat e pasluftës në Shqipëri, sipas dokumenteve të kohës, kanë regjistruar fenomenin e vënies së shqiptarëve përballë njëri-tjetrit, deri dhe njerëz të së njëjtës familje, fatkeqësisht dhe me viktima, gjyqe të egra e burgosje masive. Nga Kujtim BoriçiNesër do të lexoni:-Si i përgatiste Kadri Hazbiu dhe si zhvilloheshin takimet me agjentët jashtë vendit. -Takimi me oficerin e shërbimit fqinj në Sarandë, ku Kadriu u paraqit i veshur si çoban. -Si shoqëroi dy javë në Vlorë, Mark Dodani majorin gjerman dhe bjonden e bukur, “nusen” Kat-hert. Mbrojtje e vështirë nga Mehmeti e KadriuAkuza ndaj admiralit Teme Sekjo dhe pozicioni i Kadri HazbiutPër admiralin e flotës sonë detare, Teme Sekjo, akuzat e ngritura, gjyqin dhe dënimin e tij, ka patur disa kundërshtime si në atë kohë dhe më vonë, por si dëshmitar i atyre ngjarjeve, mendoj se është me interes të theksoj dhe pozicionin e Kadri Hazbiut rreth këtyre akuzave. Vetë Kadri Hazbiu e pranoi konkluzionin e dhënë nga një grup shokësh, duke na thënë që është e nevojshme të mos jemi përballë shërbimeve të huaja, të cilët me dorën tonë duhet të vrasin njerëzit tanë. Ushtaraku i lartë Sejko, akuzohej për veprimtari armiqësore, si spiun i agjenturës greke dhe asaj amerikane. Përpara se të formulohej kjo akuzë, Shërbimi Inteligjent sigurisht që kishte mbledhur prova e fakte për formulimin e kësaj akuze. E gjithçka, si provat, ashtu dhe ndonjë kundërshti a mosbindje për tradhtinë e admiralit, gjykohej nga Kadri Hazbiu. Rreth këtij fakti, Kadri Hazbiu u shpreh kështu: “Nuk do të mund të mendoni asnjëherë jashtë konkluzioneve që na vijnë nga lart. Partia na thotë zbuloni spiunët e armiqtë, e jepjani gjyqit. Ne këtë detyrë kemi, t’i zbulojmë. Partia gjykon vetë për më tej!”. Edhe në gjyqin e Teme Sejkos, për të cilin janë thënë e janë shkruar shumë gjëra, ndodhi dhe një përballje e Kadri Hazbiut me Rexhep Kollin. Kadriu, publikisht iu drejtua Rexhepit: “Ti kishe detyrë nga Mehmet Shehu, që ta pyesje qetë Teme Sejkon, i cili të mbeti në dorë!”. E veçoj këtë rast mes shumë të tjerëve, për të thënë se Kadri Hazbiu, jo vetëm ishte një specialist për zbulimin e kundërzbulimin, por i bindur në kauzën dhe besnikërinë ndaj partisë, vazhdimisht ka kërkuar profesionalizëm nga vartësit, neutralizimin e eksponentëve e grupimeve kundërshtare, me maksimumin e përkujdesjes për evitimin e viktimave. Si na përjashtuan nga Partia ne “tradhtarëve”Depërtimi jonë në grupimet kundërshtare në zonën e Elbasanit, mision që ne e nisëm dhe po e vazhdonim me sukses, dihej nga pak vetë; Mehmeti, Kadriu e ndonjë tjetër. Kështu që, unë, Hekuran Pobrati dhe Asim Aliko, që ishim dhe anëtarë partie, në bazë të statutit duhet të ishim çdo muaj në mbledhjen e radhës së organizatës së partisë në Ministrinë e Brendshme, organizatë në të cilën bënim jetën e partisë. Në të kundërtën, po sipas statutit, tre mungesa radhazi në mbledhjen e organizatës, sillnin automatikisht në përjashtimin nga partia. Por, për vetë misionin që ne kishim, ishte e pamundur të merrnim pjesë. Kështu që kaluan tre muaj, po kalonte i katërti, e mbledhja e radhës së organizatës së partisë në Ministrinë e Brendshme, na përjashton nga partia. Siç mësuam më vonë, kanë qenë Kadri Hazbiu e Mehmet Shehu, duke ruajtur sigurisht fshehtësinë e misionit tonë mes kundërshtarëve, ndërhynë në fund për të shtyrë në kohë përjashtimin deri në verifikim. Argumenti i tyre ishte: “Të verifikojmë plotësisht si është e vërteta, ndërsa për shkeljen e statutit të njoftojmë Komitetin Qendror e të marrim mendimin e tyre,përkatësisht shokun Hysni Kapo”.Akuza për tradhti të Dodanit, ngritur nga prokurori StrugaMuajt e jetesës sonë mes grupimeve kundërshtare në zonën e Shqipërisë së Mesme, siç e kam thënë edhe më lart, ishin të vështira, por ne ja arritëm që t’i përballojmë me sukses, duke përmbushur misionin e qendrës, drejtuar nga “Besniku” (Kadri Hazbiu). Për shkak të një detyre specifike që m’u ngarkua mua, solli që largimi nga grupet kundërshtare të mos bëhej njëherazi. Dy shokët e mi, u kthyen në Tiranë, ndërsa unë mbeta mes kundërshtarëve, por tashmë i besueshëm në maksimum për ‘ta. Por misioni i qëndrimi tim mes kundërshtarëve, me përjashtim të dy drejtuesve kryesor të Ministrisë së Brendshme, nuk dihej nga askush, as dhe nga kolegët që kishim kryer misionin bashkë ato muaj të vështira në malësitë e Elbasanit, e Shqipërisë së Mesme. Kështu që, Mark Dodani, masivisht u quajt tradhtar dhe nga shokët, u përfol se “u kthye në origjinë”, gjë të cilën e vuajtën jo pak moralisht shokët e mi më të ngushtë, në Shërbimin Inteligjent Shtetëror. Prokurori Xhavit Struga, tepër i rreptë në zbatimin e ligjit, bile në ekstrem, nisur nga fakti i “tradhtisë” së pakontestuar nga askush, ngre ndaj meje akuzën e rëndë të “tradhtisë” ndaj atdheut. Nisën hetimet e procedurat e tjera, ndërsa familjes sime, me një grup të arratisurish e nacionalistësh, kundërshtarë të regjimit të kohës, që ju hoq e vetmja “mburojë”, qenia e Markut me partinë, nisën dyshimet më të rënda,deri në përgatitjen për internim të nënës së tij e familjarëve të tjerë. Kadri Hazbiu, për këtë rast u shpreh: “Nuk besoj, nuk është e vërtetë!”. Di që më mbrojtën nga zhvillimi i gjyqit në mungesë (që do të më kishte dënuar ndoshta me pushkatim), Mehmeti e Kadri Hazbiu, por dhe sot, pas kaq dekadash, nuk është momenti për të thënë se si e bënë. Disa muaj më pas, kur unë erdha në qendër me disa miq e shokë kundërshtarë, me misionin e ri të përfunduar, prokurori pushoi çështjen ndaj “Tradhtarit” Mark Dodani.

e premte, mars 24, 2006

Kadri Hazbiu përgatit grupin special

Ekskluzive/Në këtë numër, Mark Dodani, ish-oficeri i shërbimit inteligjent shtetëror, tregon se si u përgatit grupi special i ushtarakëve, depërtimi i tij në grupimet kundërshtare në zonën e Elbasanit, ambientimi me jetën e malit, vështirësitë e kryerjes së detyrës, si dhe ndihmën që i dha Kadri Hazbiu për të parë gjyshen në çastin e vdekjes.


Kujtim Boriçi


Struktura e grupit special-Drejtues, Kadri Hazbiu, me pseudonimin “Besniku”-Përgjegjës, Idriz Seiti, me pseudonimin “Profesori”-Anëtar, oficeri Hekuran Pobrati, me pseudonimin “Mali”-Anëtar, oficeri Mark Dodani, me pseudonimin “Studenti”(Arkiva e Ministrisë së Brendshme)DokumentiTerritori i veprimit dhe kontaktet-Grupi special mori detyrë të vepronte në zonën e Elbasanit, të depërtonte në grupimet e Hamit Matjanit, Demo Tafanit, Alush Leshanakut etj, duke punuar e mbajtur kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e operacionit në ministrinë e Brendshme. Nesër do të lexoni:-Akuza ndaj Teme Sekos dhe pozicioni i Kadri Hazbiut. -Si u përjashtuan nga partia oficerët Pobrati, Dodani dhe Aliko gjatë kohës që kishin depërtuar në grupimet kundërshtare. Si i mbrojtën Kadriu dhe Mehmeti. -Akuza zyrtare e prokurorit Xh. Sula për “tradhtarin” Mark Dodani. Grupimet kundërshtare nacionaliste në muajt e parë të vitit 1949, të fuqizuara në numër e efektiva, të hedhura në aktivitet konkret për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri, po sillnin situata të vështira për forcat e ndjekjes. Veçanërisht, sipas dokumenteve zyrtare të kohës dhe shënimeve të Mark Dodanit, ish-oficerit të shërbimit inteligjent shqiptar, krahas prezencës së tyre në zonën veriore të vendit, grupime të fuqishme vepronin në zonën e Elbasanit e territorin e Shqipërisë së mesme. Drejtues të tyre si Hamit Matjani, Demo Tafani, Alush Leshanaku etj., jo vetëm ishin personalitete të njohura e të vendosura në misionin e tyre, por gëzonin edhe një mbështetje në qarqet nacionaliste në vend. Në këtë periudhë, shërbimi i zbulimit e kundërzbulimit të shtetit shqiptar e shton depërtimin e personave apo grupeve speciale në këto grupime. Njëri prej tyre në këtë periudhë është ai dërguar në zonën e Elbasanit, ku mes pjesëmarrësve është dhe oficeri i ri i shërbimit sekret Mark Dodani. “Ishte një situatë e vështirë për grupin tonë special, por përgatitja profesionale, informacionet për strukturat dhe kontingjentin kundërshtar si dhe një prapavijë e sigurt (forcat tona) në çdo situatë që mund të paraqitej, ishin një garanci e mirë për realizimin e detyrës me sukses”, -tregon Mark Dodani. Përgatitje e grupit special nga Kadri HazbiuAktiviteti i dendur i grupimeve kundërshtare në zonën e Elbasanit dhe rreziku i përhapjes së këtij aktiviteti në një rreze më të gjerë, sipas Mark Dodanit, shtroi nevojën e depërtimit të shpejtë të grupeve speciale të zbulim-kundërzbulimit shqiptar, grupe që përgatiteshin direkt apo me udhëzime të hollësishme nga Kadri Hazbiu. “Për të depërtuar në grupimet e njohura që vepronin në zonën e Elbasanit, u përzgjodh një grup i përbërë nga tre oficerë, unë, Idriz Seiti dhe Hekuran Pobrati që ishte dhe shefi ynë”, - tregon Dodani. Sipas Dodanit, i ngarkuari direkt me përgatitjen në detaje të grupit special ishte Idriz Seiti, që në atë kohë ishte shefi i luftës kundër bandave në ministri, ndërsa skenari i përgatitjes së plotë dhe misioni ishin miratuar nga Kadri Hazbiu. Prë grupin, porosia e Kadriut ishte: ”Veproni me shkathtësi për të mos lëkundur besimin e tyre, për të mos ngjallur asnjë hije dyshimi që mund t’u dekonspirojë, mos vrisni njerëz, por mbani si burime informacioni duke na informuar ne për çdo gjë!”. Njëkohësisht, shton Dodani, megjithëse në grupin tonë special kishim dhe radist, të gjithë mësuam shifrën dhe përdorimin e radio-transmetueses marrëse-dhënëse. Sipas Dodanit, në momentin e nisjes Kadri Hazbiu jep porosinë: ”Me të shkuar në Elbasan, në bazën që ju e dini, të caktoni emrat falso dhe pseudonimet. Kështu bëmë. Në Elbasan, nën drejtimin e “Profesorit” (Idriz Seiti), në fshehtësi, shton Dodani, -takuam edhe shokët tanë, rreth 10 veta. Për shkak të evitimit të përballjes me njerëz të njohur, ditët e para, lëvizjet në Elbasan, nga njëra bazë në tjetrën, bëheshin tepër të studiuara e të kujdesshme. Kontaktet me radiondërlidhje me qendrën në Tiranë ishin të vazhdueshme, ndërkohë që u vendos lidhja dhe me krerët e grupimeve ku do të depërtonin. Me grupimin ilegal të Demo Tafanit, grupi special i oficerëve të shërbimit inteligjent shqiptar u lidh nëpërmjet djalit të vetë Tafanit. Po kështu, sipas parashikimeve, u bë depërtimi dhe në grupimet e tjera. “Në këtë mënyrë, me depërtim, gjatë viteve 1949-1953, me një intensitet veprimesh e vështirësi, por të suksesshme, ne u ndeshëm dhe me grupimet ilegale të nacionalistëve H. Matjani, A. Leshanaku, Sulë Selimi, Xhaferr Mema, Naim Cela, DalipKurti, Mark Jak Bajraktari etj”, - thotë Dodani. Dodani: “Si më çoi Kadriu në varrimin e gjyshes”Jeta mes maleve në ilegalitet që kishim nisur, -tregon Dodani, -veçanërisht e jona, që kishim mision të veçantë, është tepër e vështirë. Ai tregon se para “arratisjes” së tij, në shtëpi kishte lënë të sëmurë rëndë gjyshen, të cilën e donte shumë. Para se të vdiste, siç do të mësonte më vonë, kishte shprehur pengun e vetëm të jetës, donte që të shihte për herë të fundit Markun. Megjithëse në opinion familja Dodani ishte e trajtohej si familje armiku, këtë peng të gjyshes e kishte mësuar në rrugën e tij dhe Kadri Hazbiu, i cili merr masa dhe për pak çaste i krijon mundësi Markut të ikë nga malet, pa rënë në sy, dhe t’i gjendej pranë gjyshes Prena Përgjoni, në momentet e fundit të jetës. Për këtë rast, në shënimet e tij Dodani shkruan: ”Isha në grupin special me Asim Alikon e Xhaferr Memën e Elbasanit, kur në një nga pikëtakimet tona sekrete me qendrën, më vjen një person, shok i imi, dhe më thotë se me urdhër të Kadri Hazbiut duhet të shkoja pak çaste në shtëpi se më kërkonte gjyshja. Pak më tutje, pashë që diku fshehur më priste dhe makina me të cilën do të udhëtonim. Shkova në shtëpi fshehurazi, pashë gjyshen në momentet që po ndërronte jetë e menjëherë u ktheva në detyrë. Kam shumë raste të tjera gjatë punës sime ku kam ndjerë përkujdesjen e Kadri Hazbiut, ashtu si dhe kolegët e mi, njëra prej të cilave qe dhe kjo!”

e enjte, mars 23, 2006

Futja e Dodanit në shërbimin inteligjent

Kujtim Boriçi

Ekskluzive/ Në këtë numër, Mark Dodani, oficer i shërbimit inteligjent shqiptar dhe një nga të depërtuarit e suksesshëm mes grupimeve kundërshtare që synonin rrëzimin pushtetit komunist të sapodalë nga Lufta e Dytë Botërore, sjell kontaktet e para të tij me Kadri Hazbiun, Mehmet Shehun si dhe kalimin e tij në shërbimin inteligjent shtetëror me mision depërtimin në grupet e armatosura rivale që vepronin maleve kundër regjimit komunist të vendosur në vend pas Luftës së Dytë Botërore.

Nesër do të lexoni:-Përgatitja nga Kadri Hazbiu e grupit special për depërtim në grupimet kundërshtare në zonën e Shqipërisë së mesme. -Si organizoi Kadri Hazbiu pjesëmarrjen e të “arratisurit” Mark Dodanit në vdekjen e gjyshes. Kadri Hazbiu, agjenturisti më i mirë i vendit për shumë dekada në Shqipërinë e pasluftës së Dytë Botërore, për ata që e kanë njohur nga afër e kanë punuar më të apo dhe për analistë e historianë të asaj periudhe, njihet si një njeriu me aftësi të veçanta që diti të planëzojë, organizojë e drejtojë operacionet më të suksesshme që shërbimi inteligjent shqiptar (sigurimi i shtetit) zbatoi në përballje me grupet nacionaliste të të arratisurve, mbështetësve nga brenda apo të tjerëve të mbështetur nga segmente e shërbime sekrete të huaja, u hodhën në aktivitet për ndryshimin e qeverisjes komuniste shqiptare. Në këtë kuadër, Hazbiu dhe disa kolonelë të armës së njohur të sigurimit të shtetit, sipas dokumenteve që gjenden në arkivën e Ministrisë së Brendshme e dëshmitarëve të kohës, mundën që veçanërisht me aplikimin e depërtimeve të oficerëve e agjentëve të sigurimit në radhët e grupimeve kundërshtare, të arrinin neutralizimin masiv të këtyre të fundit. Një prej të depërtuarve rezultativë mes grupimeve kundërshtare në atë dekadë, është dhe oficeri i ri dhe i aftë Mark Dodani. Nën drejtimin direkt të Kadri Hazbiut, Dodani dhe shokë të tjerë të shërbimit inteligjent mundësuan në atë periudhë të drejtojnë balancën e ekuilibrave të ndeshjes mes grupimeve kundërshtare në favor të shtetit të ri shqiptar.Njohja e Dodanit me Kadri HazbiunIshte viti 1946, kur 23-vjeçari Mark Dodanit, ish-partizan dhe në muajt e parë të pasluftës me detyrën e shefit të punëve të Brendshme në Pukë, i jepet mundësia të komunikojë fillimisht në rrugë zyrtare me Kadri Hazbiun, një nga kuadrot më të njohur të luftës e në atë kohë në drejtimin e shërbimit sekret të ushtrisë. “Më kërkuan zyrtarisht, me porosi të Kadri Hazbiut, që unë të nisja drejt qendrës biografinë e një oficeri të ushtrisë, pikërisht të Ndue (Anton) Ukajt nga Qelëza e Pukës, që ishte menduar të depërtonte mes grupimeve kundërshtare që vepronin atë kohë në male me mision rrëzimin e pushtetit komunist të vendosur në vend pas Luftës së Dytë Botërore”, -kujton 80-vjeçari Mark Dosdani. Dija për këtë ushtarak se kishte qenë partizan në luftën nacionalçlirimtare, shok me Asim Alikon, një prej drejtuesve të shërbimit inteligjent shqiptar në disa dekada, kishin luftuar me formacionet partizane deri në Vishegrad-kujton Marku, por duhej të kompletoja plotësisht dosjen e t’ia nisja qendrës. Kështu bëra. Nuk vonon shumë dhe më vjen e më takon Ndueja e më thotë: ”Ke të fala nga Kadri Hazbiu, më ka sjellë te ju për t’u futur e vënë në shërbim të Komitetit të Maleve që vepron në këtë zonë”. I vënë përballë këtij fakti, Mark Dodani i thotë Ndues: ”Po si do të futesh e të fitosh besimin e tyre, bazë për të kryer misionin e ngarkuar”. Në këto momente, kujton Dodani, Marku i thotë se është e lehtë, e se ai (Marku), sipas porosisë së Kadriut, duhet të organizonte djegien e shtëpisë së oficerit Ndue Ukajt, që do të ishte “kartë” e fortë besimi te kundërshtarët në male. Njëkohësisht në rrugë tjetër, Mark Dodani kishte marrë porosinë nga Kadriu: ”Digjini shtëpinë, duke përhapur fjalë se ka ikur nga ushtria, ka tradhtuar e është futur mes armiqve!”. Kështu bëhet. Marku tregon se pas “arratisjes” së oficerit të ushtrisë Ndue (Anton) Ukaj, ai ka marrë rreth dhjetë ushtarë të ndjekjes, duke përhapur fjalët se “Nduja ka tradhtuar”, “ka ikur në mal e po na lufton”, i vënë zjarrin shtëpisë së tij. Sipas shënimeve të Dodanit, kjo thashethemnajë “ngjiti” menjëherë në opinion e më gjerë, falë edhe faktit se që gjatë luftës Ndueja ishte njohur me Nevenkën, një vajzë shqiptaro-maqedonase nga Struga e ish-Jugosllavisë, e më pas ishin martuar e vazhdonin të jetonin bashkë. Njohja e mëtejshme me Kadri HazbiunDo të kalonin pak muaj dhe unë do të thirresha në Ministrinë e Brendshme për probleme pune. Atë kohë, -shkruan në shënimet e tij Dodani, -ndonëse unë isha drejtues partie, problemi kryesor në atë kohë ishte organizimi i mbrojtjes nga grupimet kundërshtare që ishin hedhur në aktivitet për të kundërshtuar prerë kursin e ri komunist të Shqipërisë. Takimi i Dodanit me Kadriun shoqërohet me pyetjen e këtij të fundit: ”Si e ke Nduen”. Dodani tregon se në ato çaste, me një shikim përballazi, i është përgjigjur Kadriut: ”U bë oficer. Është shumë mirë dhe është në detyrë!”. Më tepër se sa aktiviteti i mëtejshëm i të “arratisurit” Ndue Ukaj mes grupeve në male, ky takim ballas i Kadriut me Mark Dodanin do të shërbente për hapa të tjerë të mëtejshëm në zbatimin e skenarëve të depërtimeve të oficerëve të shërbimit inteligjent shqiptar në grupimet e armatosura kundërshtare që vepronin në male. Muajt e ardhshëm, -kujton Dodani, -do të ishin muaj të një aktiviteti të ngjeshur të depërtimeve të oficerëve të shërbimit inteligjent mes grupimeve kundërshtare, një prej të cilëve do të ishte dhe ai. Sipas Dodanit, në këtë takim me Hazbiun, për të bindur plotësisht ”arratisjen” e oficerit të ushtrisë Ukaj te kundërshtarët, jepen dhe porosi të tjera. “Familja e Ukajt, pas djegies së shtëpisë si ndëshkim për arratisjen e djalit, internohet në Savër të Lushnjës, duke u përballur me një jetesë tepër të vështirë”. Sipas Dodanit, 17-vjeçari Nikollë Ukaj, vëllai i të “arratisurit” Ndue Ukaj, ndonëse ishte në internim, me cen në biografi, në një komunitet ku të gjithë e trajtonin familje tradhtari (dhe ai nuk dinte gjë për misionin e të vëllait), i ishte vënë punës për të mbajtur familjen me bukë. “Për shkak të angazhimeve të mia në vazhdim, nuk di se si, qysh edhe tek, por them vetëm kaq se ishte përkujdesja e Kadri Hazbiut, që Nikollën, punëtorin shembullor të deklasuar në Savër të Lushnjës, e bënë në atë kohë deri në anëtar të partisë së punës”. Në zyrën e Mehmet Shehut. Misioni që merr Mark DodaniDodani tregon se ishte fundi i vitit 1948 kur e kanë thirrur dhe është paraqitur me urgjencë në zyrën e Mehmet Shehut, që atë kohë ishte ministër i Punëve të Brendshme. ”Mendoja se më kishin thirrur për punën time në zonën në veri, gjë e cila m’u përforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Bibën, por nuk dija se që në ato momente jeta ime do të merrte rrjedhë tjetër”, -pohon Dodani. Sipas shënimeve të Dodanit, fillimisht në hyrje është takuar me Mehmet Shehun, i cili, pasi i ka dhënë dorën, e ka pyetur për shëndetin, punën në zonë, i ka lënë të vetëm të tre; Kadri Hazbiun, Bardhok Bibën e Mark Dodanin. Ato momente, sipas Dodanit, Kadriu (ndonëse e kishte njohur shkarazi dhe më parë), i drejtohet Markut: ”Ti je Mark Dodani!”. “I thashë se unë jam”, - tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i është drejtuar Bardhok Bibës: ”Mos e kërko më Mark Dodanin, ai do të punojë me ne”. Kështu nis rruga e vështirë e Mark Dodanit me kalimin në shërbimin inteligjent, ”arratisjen” në grupimet kundërshtare dhe zbatimin e detyrës që kishte marrë nga qendra

e mërkurë, mars 22, 2006

Operacioni, Hamit Matjani përballë Kadri Hazbiut në malet e Lurës



Mark Dodani

DokumentiMesnatën e 30 prill-1 maj 1953, në masivet pyjore të Lurës, në vendin e quajtur “Guri i Vashës”, sipas lojës së përgatitur nga zbulimi e kundërzbulimi shqiptar, parashutoi i arratisuri dhe i shumëkërkuari Hamit Matjani, eksponent i “Ballit Kombëtar” dhe drejtues i disa grupeve të armatosura në Shqipëri pas ikjes në arrati. Misioni i Matjanit ishte përgatitur dhe mbështetej nga CIA amerikane, koloneli Xhon, që në rastin konkret ranë në grackën e sigurimit shqiptar(Arkiva e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dosja “H. Matjani)Kush ishte Hamit Matjani Hamit Matjani, njeri trim dhe i zgjuar, ishte nacionalist i njohur dhe një nga krerët e organizatës “Balli Kombëtar”, organizatë e cila që gjatë luftës e pas çlirimit, nuk ishte dakord dhe kundërshtoi kursin lindor të qeverisë shqiptare. Më 29 nëntor 1944, duke qenë i bindur në idealet e tij, por dhe për të evituar përballjen me gjyqet e pushtetit të ri, ashtu si shumë nacionalistë, Hamit Matjani iku në perëndim. Që nga vitet e para të pasçlirimit e deri më 1 mars të vitit 1953, Matjani, në përbërje e në drejtim të grupeve të ardhura nga jashtë, pati disa përballje të armatosura me shërbimin sekret shqiptar, por arriti të mos bjerë në dorë të tyre. Mesnatën e 30 prillit, duke aguar 1 maj i vitit 1953, Matjani bie në grackën e shërbimit sekret shqiptar në malet e Lurës dhe përballet me Kadri Hazbiun. Më pas bëhet protagonist i vazhdimit të lojës së kurdisur nga sigurimi i shteti me agjenturat e huaja.Dekada e vështirë Depërtimi, përparësia e sigurimit ndaj grupimeve nacionalistePakënaqësia e grupimeve nacionaliste brenda e jasht vendit,të mbështetura nga shtete përëndimore e qarqe të interesuara për ndryshimin e kursit politik të Shqipërisë në dekadën e parë të pas çlirimit,solli nevojën e organizimit të tyre dhe hedhjen në aktivitete praktike.Nga ana tjetër,shteti i ri shqiptar që tashmë e rreshtoi veten në kampin e lindjes,nisi fuqizimin e ushtrisë dhe veçanërisht të forcave të ndjekjes e shërbimit inteligjent,i quajtur ndryshe sigurimi i shtetit. Nëpërmjet depërtimeve të oficerëve të këtij sigurimi në grupimet kundërshtare që vepronin në male,në periferi të qëndrave urbane apo që vinin nga jasht vendit,sigurimi i shtetit,krahas përballjes direkte,i dha përparësi neutralizimit të kundërshtarëve me këto forma.Pikërisht, në një nga këto raste,sipas një skenari të përgatitur nga shërbimi inteligjent shqiptar nën drejtimin e Kadri Hazbiut,bie në grackë dhe nacionalisti i njohur Hamit Matjani. Mark Dodani,një prej oficerëve të shërbimit inteligjent shtetëror të asaj kohe,pjesmarrës direkt në këtë operacion të organizuar në pyjet e Lurës në Dibër,sjell detaje të pa thëna të përballjes me të famëshmin Matjani,rënjen e tij në grackën e përgatitur,takimin e Matjanit me Kadri Hazbiun,si dhe vazhdimin e skenarit,tashmë dhe me një “pjestar” të ri të grupit, Hamit Matjanin.Referuar dokumentave të arkivës së ministrisë së Brëndëshme,një pjesë e të cilave ende të pa publikuara,mësohet se me skenare të tilla të përgatitura nga sigurimi i shtetit, u mashtruan dhe u neutralizuan shumë persona apo grupime nacionaliste që ktheheshin nga arratisja me mendimin se gjenin një klimë të mirë për të ndërmarr hapat e duhura për ndryshimin kursit të Shqipërisë drejt përëndimit. Është një duel i gjatë nervash,skenarësh,përballje të armatosura,me viktima nga të dy palët...E megjithë sfidën dhe koston,fitorja për disa dekada të ardhëshem,qëndroi në anën e pushtetit të ri të dal nga lufta ..Nga Kujtim BoriçiNesër do të lexoni:-Ngjarja që njohu Mark Dodanin me Kadri Hazbiun dhe fillimet e karierës së Dodanit në shërbimin inteligjent shqiptar.-Thirrja nga Kadri Hazbiu dhe përgatitja e depërtimit të Dodanit mes grupeve kundërshtare që vepronin në ilegalitet.-Përgatitja nën drejtimin e Kadri Hazbiut e “Grupit Special” për depërtim tek kundërshtarët në zonën e Elbasanit.PërballjaVijon nga numri i kaluar)Hamit Matjani, një eksponent i njohur që gjatë luftës në radhët e nacionalistëve dhe kundërshtar i njohur i regjimit të ri që u vendos në Shqipërinë e pasluftës, në disa përballje të forcave të shërbimit sekret shqiptar me grupet që ai (Hamiti) kryesonte, falë inteligjencës, përgatitjes dhe njohjes së terrenit, kishte mundur të evitonte rënien në grackë. Por përballja e radhës që u përgatit nga agjentura shqiptare në masivet e Lurës në Dibër, ku u hodh me parashutë nga ajri, do të shënonte kapjen e tij. Operacioni i suksesshëm i shërbimit sekret shqiptar do të befasonte jo vetëm të njohurin Hamit Matjani, por dhe CIA-n amerikane që kishte përgatitur grupin dhe mbështeste misionin e tij. Nata e “Grackës” për Hamit MatjaninIshte mbrëmja e 30 prillit 1953, një natë e bukur dhe e freskët kur grupi ynë i shërbimit sekret shqiptar ishte vendosur në pyjet e Lurës në Dibër, pikërisht në vendin e quajtur “Guri i Vashës”. Ishin marrë në detaje të gjitha masat, kishte përfunduar rakordimi i plotë e i saktë me kolegët tanë të depërtuar mes nacionalistëve në mërgim. Pritej hedhja nga ajri e të njohurit Hamit Matjani. Duke njohur përgatitjen dhe aftësitë e kundërshtarit, falë të cilave ai kishte dalë i suksesshëm në disa përballje të tjera, ndonëse masat tona ishin maksimalisht të plota, ne grupi zbatues i këtij plani ishim të shqetësuar për të papriturat që mund të dilnin në realizimin e detyrës. Realizuesit direkt të kapjes së Hamit Matjanit isha unë me Asim Alikon (Hero i Popullit), të mbështetur dhe nga kolegë të tjerë, ndërsa afër nesh, po në pyjet e Lurës, ishte e na ndiqte në çdo veprim Kadri Hazbiu. Ai priste fillimin e realizimit të operacionit në një çadër të ngritur në një vend të pa dukshëm mes masivit pyjor me pisha. Ishte përcaktuar vendi ku do të hidhej me parashutë Hamit Matjani, kishim fiksuar mënyrën e komunikimit (parullë-kundërparullë) dhe disa variante të kapjes gjallë të desantit, në përputhje me situatat që do të përballeshim. Ishin minuta e orë vendimtare.Hedhja me parashutë e MatjanitIshte rreth mesnata, kur ashtu siç prisnim, nga një aeroplan që fluturoi mbi ne, me parashutë u hodh Hamit Matjani. Kishte mbërthyer për trupi një automatik amerikan të shkurtër të tipit “Tomson”, gati për zjarr. U përballëm në distancë me njëri-tjetrin. Në atë pozicion siç ishte, Matjani kërkon parullën. “Burreli!”- i përgjigjet Asim Aliko. I kërkojmë kundërparullën dhe ne. “Berati!”- përgjigjet Hamit Matjani. Pas gati dy orësh Hamit Matjani u kap befasisht. Nuk i treguam se kush po e çarmatoste. Legjenduam sikur ishte e domosdoshme të paraqitej para “Besnikut” i çarmatosur. ”Besnikun” (Kadri Hazbiun), ai e njihte si emër që nga viti 1949 në grupet Cekin-Dushar, i cili, sipas legjendave, drejtonte “Komitetin Qendror” të Frontit të Rezistencës. Në ecje e sipër, siç do të mësonim më pas, Hamiti meditonte”. Të pata thënë mister Xhon! Shqiptarët nuk i ke njohur, nuk janë ashtu si kujton!”Ashtu, i shoqëruar, Matjani hyri në çadrën ku e priste Kadri Hazbiu. “Mirë se na urdhërove Hamit Matjani”, -uroi Kadri Hazbiu. “Ju lumtë!”- u përgjigj Hamiti në vend të fjalës “Mirë se ju gjeta!” “Po të prisnim së bashku me kapedan Zenelin!”- i tha Kadriu Hamit Matjanit. Në këto çaste Hamiti nuk e humbi burrërinë e toruan dhe iu kthye: ”Kuptoj qartë. Rëndësi ka që ju po luani me CIA-n amerikane. Koloneli i tyre, Xhoni, më çoi në dorën tuaj!” Unë dhe Asim Aliko, të pranishëm dhe në këtë ballafaqim, dëgjonim me vëmendje këtë përballje. “Si do t’ia bëjmë që kjo luftë shqiptar me shqiptar të marrë fund një herë e mirë!” -nënqeshi hidhur Kadri Hazbiu. Vazhdimi i lojësKapja e Matjanit u mbajt në heshtje dhe lojërat me dërguesit vazhduan. Të tjera grupe erdhën. Kjo heshtje pësoi krisje të rëndë në nëntor të vitit 1953, kur u godit me artileri në malet e Bizës aeroplani i CIA-s, pilotuar nga një oficer i lartë me gradën nënkolonel, dikur me emër në ushtrinë naziste. Kjo krisje çoi në gjyqin publik në maj 1954 të zhvilluar në ish-kinemanë me emër “Barrikada”. CIA, pa përjashtuar anglezët dhe mbështetësit e tyre nga fqinjët tanë, bënë presion me hedhjen e mijëra fletushkave nga ajri.(Vijon në numrin e ardhëshëm)

"Kadri Hazbiu më urdhëroi të eliminoja Ahmet Zogun"


Manjola Bregasi


Një urdhër të çuditshëm dhe të rrezikshëm do të merrte njëshi i Zbulimit të Shtetit gjatë kohës që drejtonte një nga zyrat më enigmatike të Ministrisë së Brendshme. Jonuz Mersini nuk e ka menduar që në atë kohë, vetë ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, do t’i kërkonte të shihte mundësitë për të eliminuar Ahmet Zogun, që jetonte në Francë së bashku me familjen.
Pavarësisht karakterit sekret që kishte veprimtaria e zyrës së Zbulimit dhe agjentura e shtetit shqiptar në të gjithë botën, deri atëherë drejtuesit e saj nuk kishin marrë kurrë më parë urdhra me karakter të atillë. Detyra e Zbulimit Politik kishte qenë më tepër me natyrë informative dhe nuk kishte arritur deri në eliminimin e personaliteteve kaq të larta. Duke menduar të gjitha këto, drejtori Politik, Mersini, e ka kundërshtuar ministrin, i cili me sa dukej ishte i vendosur, ndaj ka kërkuar patjetër shikimin e mundësive për të vepruar. Ky ishte urdhër dhe drejtori i Zbulimit të Shtetit duhej ta zbatonte. Gjithçka filloi në zyrën e Ministrisë së Brendshme për t’u përcjellë përmes shifrave tek zbuluesit e shtetit shqiptar në Francë. Por cila ishte përgjigja që dhanë agjentët shqiptarë në metropolin francez? A i kishin ata mundësitë për të vepruar? Çfarë do të ndodhte më pas? Cilët ishin njerëzit e gatshëm për të zhdukur mbretin e shqiptarëve? Si mundi Ahmet Zogu të shpëtonte nga një eliminim i mundshëm? Dëshmitar i një urdhri tepër të rrallë, Jonuz Mersini tregon me detaje gjithë momentet e urdhrit të pazakontë. Cilat ishin realisht qëndrimet e shtetit shqiptar ndaj familjes mbretërore në emigrim dhe gjithë përkrahësve zogistë. Drejtues për një kohë të gjatë i veprimtarive zbuluese nëpër Evropë, Mersini rrëfen veprimtarinë agjenturore në kryeqytetin francez. Çfarë i kishte treguar agjenti ynë “Çika”, zbuluesit Mersini në lidhje me Leka Zogun? Si e kishte njohur ai trashëgimtarin e fronit Mbretëror dhe çfarë dinte konkretisht për veprimtarinë e tij jashtë vendit? Zoti Mersini, vitet e fundit para se të dilnit në pension ju keni drejtuar një nga drejtoritë më enigmatike të Ministrisë së Brendshme, atë të Zbulimit Politik. Ç’mund të na thoni sot për qëllimin e punës së kësaj drejtorie?Sikurse e kam thënë edhe më parë, qëllimi ynë kryesor ishte që të zbulonim çdo lloj veprimtarie antishqiptare dhe për pasojë njohja në kohë e çdo plani armiqësor kundër nesh, nga cilado anë që të vinte. Ku ishte më tepër e fokusuar kjo veprimtari, ose më saktë kush ishin armiqtë që e rrezikonin vendin tonë? Duke qenë se veprimtaria ime në detyra zbuluese ka nisur që në vitet e para të çlirimit, mund të them se në etapa të ndryshme rreziku paraqitej i ndryshëm, ndaj edhe puna zbuluese ka qenë e fokusuar në drejtime të ndryshme. Dhe cilat ishin më konkretisht këto drejtime?Në vitet e para të krijimit të sektorit zbulues, me të drejtë pati përqendrim në veprimtarinë e emigrantëve shqiptarë, sidomos të grupeve nacionaliste dhe mbështetësve të Zogut, të cilët kishin ikur nga Shqipëria gjatë luftës, por që veprimtarinë kundër vendit të tyre nuk e kishin ndërprerë edhe në vendet ku kishin shkuar. Në këto vite synimi dhe qëllimi ynë ishte krijimi i rrjeteve agjenturore, sidomos në vendet fqinje me Shqipërinë dhe në vendet e Evropës perëndimore, ku kishte informacione për përgatitje bandash. Më pas, puna e agjenturave u shtri edhe në drejtim të veprimtarisë së politikave të vendeve të ndryshme në drejtim të Shqipërisë, duke zgjedhur për qëllime informimi edhe vetë funksionarë të lartë të shteteve të ndryshme, siç e kam thënë edhe në shkrimet e mëparshme. A keni marrë informacione të vlefshme në atë periudhë dhe a ka pasur vërtet synime diversionistësh për të përmbysur pushtetin popullor në Shqipëri?Po sigurisht. Dërgimi i bandave diversioniste dhe asgjësimi i tyre është një realitet i njohur. Përbënin ato rrezik real për pushtetin e atëhershëm?Në fakt pushteti në Shqipëri nuk mund të përmbysej me anë të bandave diversioniste, por ato duke vrarë aktivistë dhe duke ushtruar terror e bënin jetën e qytetarëve të pasigurt dhe e paraqitnin Shqipërinë të paaftë përpara popullit. Më shumë nga kaq ato nuk mund të bënin. Megjithatë kishte edhe informacione që vinin të pasakta. Cilat ishin shtetet ku kjo veprimtari diversive ishte më e zhvilluar?Në atë kohë rreziku më i madh vinte nga vendet fqinje, sepse prej tyre ishte më e lehtë për të penetruar në Shqipëri, megjithatë nuk përjashtoheshin as shtetet e tjera të Evropës. Në kohën që kalova në drejtorinë e zbulimit politik, shpesh nga rezidentura jonë në Paris vinin sinjale se zbulimi i disa shteteve në bashkëpunim me mbretin Zog dhe Partinë e Legalitetit që vepronte në mërgim, duke përdorur simpatizantët e tyre në radhët e emigracionit shqiptar të arratisur në shtetet e perëndimit, ishin duke organizuar një grup diversionist për të zbarkuar nga ajri ose kufiri shtetëror.Dhe si vepruat në këtë rrethanë?Vendosëm që duhet të gjenim dikë për ta arratisur dhe penetruar në radhët e kësaj organizate dhe ta na njoftonte mbi përgatitjet e mundshme të këtij grupi. Nga ana e zbulimit tonë u studiuan kontingjentët që kishin pasur lidhje me anëtarë dhe simpatizantë të Legalitetit gjatë kohës së luftës. U mendua si i përshtatshëm një simpatizant i Abaz Kupit që jetonte në qytetin e Vlorës. Pas disa bisedave që bëmë me të, ai pranoi të vepronte duke u “arratisur”, edhe pse kishte familje. Ai u arratis nëpërmjet kufirit të Greqisë dhe do të komunikonte me ne me pseudonimin “Çika”. Pas pak kohësh arriti të vendoste lidhje e miqësi me familjen mbretërore, e cila në atë kohë jetonte në Francë. A u përgatit fizikisht agjenti përpara se të largohej me mision?Sigurisht. Çdo agjent përpara se të nisej në një mision të caktuar përgatitej në mënyrë të fshehtë nga instruktorët tanë për një periudhë të shkurtër kohe dhe merrte orientimet e duhura në varësi të detyrës.Po më pas si u bë kalimi i tij për në Francë? Zakonisht agjentë të tillë largoheshin përmes “arratisjes”. Kështu do të ikte edhe Çika. Ai “u arratis” një natë dhe mbërriti në Francë si emigrant politik. Cilat ishin informacionet që morët nga Çika?Unë e takova personalisht Çikën disa herë në Francë. Që në takimin e parë që pata me të, më tha se nga sa kishte marrë vesh ai në kontakte me anëtarë të Legalitetit që kur kishte vajtur në Francë, nuk vërtetohej e dhëna se po përgatitej një grup diversantësh nga anëtarët e Legalitetit për t’u hedhur në Shqipëri. Por tashmë për ne ishte e qartë. E dhëna e parë e zbulimit tonë nga Franca nuk vërtetohej, sepse që nga ai informacion kishin kaluar shumë muaj dhe ajo e dhënë nuk ishte vërtetuar. Një grup i tillë nuk kishte zbarkuar në Shqipëri. Po gjatë takimeve të tjera me këtë agjent, çfarë informatash ju dha ai për familjen mbretërore?Sa kohë e pata në lidhje, gjatë takimeve agjenti Çika qëndronte korrekt i angazhimeve që kishte marrë para se të “arratisej”. Ai u shpreh gjithashtu i kënaqur për trajtimin e mirë që i bënim familjes së tij. Në këto takime, Çika më dha mjaft informata në drejtim të familjes së Ahmet Zogut dhe të organizatës së Legalitetit që vepronte në mërgim. Madje më kujtohet një herë, në një takim që pata me të në një kafene të Parisit, duke diskutuar për familjen e Ahmet Zogut, agjenti më tha se djali i tij Leka, ishte “një pykë mbi dy metra i gjatë që nuk merrte vesh fare nga politika”. “Nuk besoj, - i thashë, - ai është djalë i shkolluar dhe i rritur në perëndim”.“Po të duash ta provosh se çfarë gdhëje është, mund të të lidh menjëherë me të”, më tha agjenti. Pranova të flisja me Lekën. Çika i telefonoi nga telefoni i kafenesë dhe bisedoi me të në mënyrë shumë miqësore. Më pas ma kaloi telefonin mua. Në anën tjetër të receptorit dëgjova të flitej shqip. E përshëndeta bashkëfolësin. Menjëherë me pyeti cili isha. “Jam emigrant shqiptar, i arratisur nga Shqipëria”, iu përgjigja. “Jam mik i “Çikës” dhe jetoj në Belgjikë. Më pyeti nëse doja ndonjë ndihmë prej tij, por iu përgjigja se nuk kisha nevojë për asgjë”. Me aq e mbyllëm bisedën. Nuk më la përshtypje të keqe. Keni pasur kontakte të tjera me Leka Zogun gjatë asaj periudhe? Jo. Ajo ishte hera e parë dhe e vetme që unë bisedova me të.Sa e interesuar ishte qeveria shqiptare e asaj kohe për veprimtarinë e legalistëve dhe sidomos të Ahmet Zogut në atë periudhë? A e ndjente veten të rrezikuar prej tij? E thashë edhe më sipër që sidomos në vitet e para të pasçlirimit, por edhe më pas shteti shqiptar ishte shumë i vëmendshëm ndaj veprimtarisë së emigrantëve shqiptarë jashtë dhe sidomos ndaj veprimtarisë së kundërshtarëve politikë të shtetit komunist. Një kundërshtar i tillë potencialisht ishte edhe Ahmet Zogu, sepse duhet të kemi parasysh që veprimtaria e tij vazhdonte edhe në mërgim. Madje duhet të them që ndoshta për këtë arsye qeveria shqiptare mendoi ta eliminonte fizikisht Ahmet Zogun.Dhe kur ndodhi kjo? Çfarë dini ju personalisht për këtë fakt? Në atë kohë unë isha drejtor i Zbulimit në Drejtorinë e rikrijuar në vitin 1972 dhe një urdhër të tillë e kam marrë personalisht nga Kadri Hazbiu, ish-ministër i Brendshëm, nga i cili varej Drejtoria e Zbulimit. Ministri më thirri në zyrë dhe më tha se “mund të shtrohej eliminimi fizik i Ahmet Zogut, prandaj duheshin studiuar dhe duheshin gjetur mënyrat e zbatimit të kësaj detyre, nëse na jepet. Shikoni më shumë mundësinë me anë të helmimit”. Në atë kohë familja mbretërore shqiptare jetonte në Francë. Si iu përgjigjët ju kësaj kërkese?I thashë ministrit se ne nuk e kemi aplikuar asnjëherë këtë metodë, sidomos ndaj personaliteteve. Ky ka qenë një parim i paprekshëm. Megjithatë, meqenëse më jepni detyrë, unë po i studioj mundësitë e një veprimi të tillë. I kërkova kohë për t’u konsultuar me shokët e rezidenturës sonë në Paris, për të parë nëse ata ishin në gjendje të ndërmerrnin këtë hap. Dhe kështu bëra. Menjëherë nëpërmjet ndërlidhjes kontaktova me shokët tanë zbulues në Francë dhe i pyeta se çfarë zgjidhjeje mund të gjenin për të realizuar këtë mision. Dhe cila ishte përgjigja që erdhi nga Franca?Edhe ata më thanë se u duhej kohë për ta studiuar problemin dhe për të parë mundësitë e ndërhyrjes deri në familjen mbretërore. Si vepruat më pas?Atyre u thashë se do të lidhesha sërish dhe të mos ndërmerrnin asnjë veprim konkret, përveç studimit të situatës. Si një zbulues i vjetër unë e dija që në asnjë nga detyrat tona nuk përfshihej eliminimi i personaliteteve. E dija që një veprim i tillë i palogjikshëm do të shkaktonte një stuhi akuzash kundër nesh dhe do të na çonte në një izolim edhe më të madh ndërkombëtar. Prandaj edhe pas disa ditësh kur e takova rastësisht, ia përmenda edhe një herë ministrit, por nuk m’u përgjigj. Siç dukej kjo gjë nuk ishte në kompetencë të tij.Vazhduat të interesoheshit për këtë çështje? Jo. Unë e lashë në heshtje për sa kohë që ministri nuk më kërkoi. Ishte krejt në kundërshtim me punën tonë dhe unë personalisht nuk isha aspak dakord që të vazhdohej në këtë drejtim. Pas ca ditësh më thirri sërish Kadri Hazbiu, por çuditërisht ministri kishte hequr dorë. Ndoshta fjala ime kishte gjetur mirëkuptim. “Lëreni në harresë këtë porosi”, ma ktheu ai. Jua dha arsyet e këtij vendimi të dytë? Jo nuk më dha asnjë arsye, veçse shtoi që një veprim i tillë ishte i palejueshëm .A është e vërtetë kjo? Po kjo është e vërtetë. Detyrat tona zbuluese nuk praktikonin kurrë eliminimin e personaliteteve, megjithatë nga përgjigja që më dha ministri më la të kuptoja që ai kishte marrë urdhër nga lart për anulimin e një veprimi të tillë.

Si e vodhën zbuluesit shqiptarë shifrën e ambasadës perëndimore në Tiranë
Marrja e shifrës së ambasadave të huaja për zbulimin shqiptar përbënte një ngjarje tepër domethënëse, sepse në këtë mënyrë ata do të kishin mundësi të kontrollonin gjithë komunikimet e selisë diplomatike me qendrën e vet. Për këtë arsye, kur pastruesja e ambasadës, e cila ishte një prej agjenteve të infiltruara në këtë seli, njoftoi se kishte mundësi të merrte çelësin e shifrës, Zbulimi Shqiptar u vu në lëvizje. Pasi morën aprovimin nga lart agjentët nisën punën. Në mbrëmje vonë, kur shifrantin e kishte zënë gjumi, pastruesja-agjente, (e cila gjithashtu flinte në ambasadë) me hapa të lehtë hyri në dhomën e diplomatit. Me kujdes nxori nga xhepi i pantallonave të tij çelësat e zyrës dhe të kasafortës. Çelësat kaluan më pas në duart e agjentëve të tjerë, të cilët menjëherë i kopjuan ata në dyllë dhe ia kthyen pastrueses me porosinë për t’i çuar përsëri në vendin e mëparshëm. Më pas specialistët e Ministrisë së Brendshme bënë kopjimin ekzakt të çelësave. Tashmë detyra e Zbulimit ishte vetëm veprimi. Pasi u bënë përgatitjet e duhura, për këtë mision u caktuan zbuluesit me përvojë: Zaim Myftari dhe Jonuz Mersini. Do të veprohej pas mesnatës. Përsëri agjentja e brendshme do të ishte pjesë e lojës. Ajo do të linte pak hapur xhamin e dritares si dhe grilën e zyrës së shifrës, e cila në kundërshtim me rregulloren në këtë ambasadë ishte e vendosur në katin përdhes. Familja që banonte ngjitur me ambasadën atë natë u largua nga shtëpia, duke e lënë banesën në dispozicion të Zbulimit Shqiptar. Në këtë shtëpi, e cila ndahej vetëm me një mur prej ambasadës, shkuan fshehtazi specialistët e Ministrisë së Brendshme me aparaturat përkatëse të fotokopjimit të shifrës. Ndërkohë të dy zbuluesit, Zaim Myftari dhe Jonuz Mersini hynë në oborrin e ambasadës. I pari nga dritarja e hapur kaloi në zyrën e shifrës, ku një nga një mori të gjitha dosjet, të cilat ia kaloi kolegut të tij. Dhe ky i fundit i çonte në shtëpinë ngjitur. Edhe pse me pajisje të vjetra, gjatë gjithë natës specialistët e ministrisë i kopjuan dosjet e shifrës. Në mëngjes gjithçka ishte në vendin e vet. Pas këtij momenti Ministria e Brendshme dhe qeveria, nëpërmjet deshifrimeve kontrollonin të gjitha komunikimet e ambasadës me qendrën e vet.

e martë, mars 21, 2006

Historia e vrasjes që u fsheh për shtatë vjet!

Kujtim Boriçi


Oficeri Pal Mylyshi, me pseudonimin “Furtuna”, i infiltruar në një organizatë diversantësh të armatosur në malet e Pukës, ku bënin pjesë edhe pjesëtarë të arratisur të familjes së tij, u vra në vendin e quajtur Uj-Lurth, pas një përpjekjeje të armatosur me forcat e ndjekjes më 12 prill të vitit 1950. (Arkiva e Ministrisë së Brendshme, dosja ”Furtuna”)Vlerësimi i Mehmet Shehut:“Vetëm epopeja e Pal Mëlyshit do të donte volume të tëra dhe hapësira të mëdha për t’u ekspozuar, sepse e një gjerësie të tillë të pafund qe zemra e tij e re heroike. Në të ardhmen furtuna do të kalojë, dhe dëshmitari popull do t’i flasë me gojë të madhe historisë mbi këta heronj të heshtur”.(Muzeu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, stenda e “Furtunës!”)Nesër do të lexoni:-Operacioni i përgatitur e drejtuar nga Kadri Hazbiu për rënjen në kurth të Hamit Matjanit.-Dy orët e përballjes me Matjanin pas hedhjes së tij me parashutë në pyjet e Lurës në Dibër.-Biseda e Kadri Hazbiut me Matjanin dhe vazhdimi i misionit..Oficeri i sigurimit “Furtuna”Ç’ndodhi në mesnatën e 12 prillit 1950Përplasja e armatosur në Uj-Lurth të Mirditës më 12 prill 1950, me viktima nga të dy palët, sipas dëshmitarëve të kohës, krijoi një panik te banorët dhe një alarm të pashfaqur te drejtuesit e lartë të sigurimit të shtetit. Mes të vrarëve, për disa orë, qëndroi e u verifikua dhe kufoma e Pal Mëlyshit, ku familja, i gjithë opinioni, e dinin “tradhtar”, që ishte arratisur e ishte bashkuar me ata që nuk donin pushtetin komunist. Por Pali, siç tregon për gazetën Mark Dodani, shoku i tij dhe oficeri i infiltruar i sigurimit të shtetit, nuk qëndroi gjatë në varret ku u futën të vrarët. Natën, -shton ai, - në fshehtësi të plotë, pasi u futën në dhe trupat e të vrarëve të tjerë, me urdhër direkt të Mehmet Shehut, persona të besuar marrin trupin e pajetë të oficerit Pal Mëlyshi dhe e sjellin në mjediset e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në një nga mjediset e saj, me pjesëmarrje të drejtuesve më të lartë të këtij institucioni, para arkivolit të “Furtunës”, mbështjellë me flamurin kombëtar kuqezi, kolegë që dinin të vërtetën e misionit dhe vrasjes së Pal Mëlyshi, kryen homazhe e derdhën lot. Atë natë, po në fshehtësi të plotë, u bë varrimi i “Furtunës” në varret e Bamit në Tiranë. Askush, me përjashtimin vetëm të pak vetave pjesëmarrës në operacion apo drejtues të tij, nuk mësuan vdekjen e të “arratisurit” Pal Mëlyshi. Për shumë arsye që kuptohen, as së ëmës e familjarëve të tij nuk u thuhet gjë, ndërkohë që ata vuanin pasojat e “arratisjes” së tij. Tregon shoku i tij, Dodani Vrasja aksidentale e Pal Mëlyshit, si pasojë e rikthimit të tij kur e dinim që kishte marrë urdhër për t’u larguar jashtë vendit, -tregon Dodani, (dhe ky i depertuar mes grupimit kundërshtar në male) -ishte një humbje e rëndë për shërbimin tonë sekret, ndërsa unë humba kolegun e një nga shokët e mi më të ngushtë, ndonëse për shumë kohë e urreja, duke ditur se ishte arratisur me të vërtetë. Dodani këmbëngul që të sqarojë diçka. “Në atë kohë, Pal Mëlyshi (“Furtuna”) nga unë, Mark Dodani (“Studenti”) njihej armik, kurse Pal Mëlyshi mezi priste ta takonte Dodanin, pa ditur se ç’mision kishte e pas çfarë pseudonimi fshihej!” –thote ai.Pas shtatë vjetësh, Pal Mëlyshi, nga tradhtar në hero Jo pak, por plot 7 vjet, ”Furtuna”, oficeri që infiltrohet mes grupimeve kundërshtare të regjimit komunist që endeshin maleve, por që u vra në përpjekjen e 12 prillit 1950 në Pukë, vuante damkën dhe përbuzjen e armikut të regjimit komunist. Vetëm pak njerëz, tregon për gazetën Mark Dodani, e dinin që ai kishte kryer një mision tepër të vështirë. Sigurisht, për nënën e tij dhe ato pak njerëz të familjes që i kishin mbetur, ndonëse struktura të caktuara të shtetit përkujdeseshin që të kishin një jetë afër normales, ishte e pamundur të mos përballeshin me fyerjet, përbuzjet si familje tradhtarësh. Për më tepër, tregon për gazetën Dodani, kur dhe vetë nëna e tij nuk dinte gjë për të vërtetën e misionit dhe vrasjes së djalit të saj. “Këto vite që gjithçka u mbajt e fshehtë, ndonëse me një kosto njerëzore jo të vogël të cilën e mbajti kryesisht nëna burrëreshë e Palit, ishin vite ku sekreti i shërbente realizimit të detyrës, suksesit mbi grupimet kundërshtare që endeshin maleve, të mbështetura dhe nga jashtë”, -pohon Dodani. Në vitin 1963, pasi drejtuesit e shtetit e quajnë të përfunduar misionin e lojës ku protagonist ishte “Furtuna”, mësohet e vërteta dhe Pal Mëlyshi, ish-oficeri i sigurimit të shtetit, bëhet hero. Biseda e Mehmetit me Mark Dodanin dhe Ndreko RinonSipas dokumenteve që ruhen në arkivën e Ministrisë së Brendshme, është viti 1963, kur në Tiranë përurohet ekspozita e shërbimeve sekrete shqiptare, koha kur mësohet publikisht e vërteta rreth misionin dhe vrasjes së Pal Mëlyshit. Në përurimin kësaj ekspozite që u përgatit nën përkujdesjen e Kadri Hazbiut, sipas dokumenteve të kohës dhe shënimeve të Dodanit, merrte pjesë Mehmet Shehu, kryeministër i vendit. ”Ishim ngarkuar dy shokë përgjegjës, unë dhe Ndreko Rino, që do të prisnim e shoqëronim Mehmet Shehun në këtë ekspozitë”, -shton Dodani. Sipas tij, Mehmet Shehu shikonte me vëmendje të madhe çdo eksponat, duke u interesuar e dhënë mendime të ndryshme herë pas here. “Shumë mirë dhe shumë të varfër jemi akoma”, -ndërhynë Mehmeti. “Fjalët e Mehmetit, mua e Ndrekos, na ranë si kokrra breshëri, pasi nuk po dinim saktësisht si duheshin marrë ato fjalë të Mehmetit”, -thotë Dodani. Duke parë stepjen e Markut dhe Ndrekos, Mehmeti ndërhyn përsëri: ”E, ore! A nuk shikoni që jemi të varfër. Pse nuk është shkruar asnjë radhë për Pal Mëlyshin?” Më pas SHTON: “Ty, ty, Mark, të drejtohem, a jeni shokë arme, ideali, pse gjithë ky indiferentizëm?! Dodani tregon se në ato momente është zënë ngushtë, sikur ndodhej para një provimi të vështirë, në një lëndë të heriglifizuar në të cilën mund të rrëzohej si adoleshent, por gjithsesi merr kurajën dhe i përgjigjet: ”Fillojeni një herë lart ju shoku Mehmet, që të dimë si të përpiqemi edhe ne!”Duke iu drejtuar Markut me shprehjen “Hë, qerrata!”, Mehmet Shehu merr penën dhe në librin e ekspozitës shkruan:“Vetëm epopeja e Pal Mëlyshit do të donte volume të tëra dhe hapësira të mëdha për t’u ekspozuar, sepse e një gjerësie të tillë të pafund që zemra e tij e re heroike. Në të ardhmen furtuna do të kalojë, dhe dëshmitari popull do t’i flasë me gojë të madhe historisë mbi këta heronj të heshtur”. Ky nënshkrim i Mehmetit është pikënisja e nxjerrjes së të vërtetës për “Furtunën”, oficerin trim e të përgatitur të sigurimit të shtetit, i cili u bë model për qindra kolegë të tij ndër vite, duke u përjetësuar dhe në filma apo libra artistikë.

e hënë, mars 20, 2006

Arratisja, misioni dhe vrasja e oficerit të sigurimit “Furtuna”


Mark Dodani

Loja e sigurimit të shtetitParadoksi, lufta që vuri përballë babë e birOficeri i sigurimit të shtetit, Pal Mëlyshi, me bindje të plotë te komunizmi, ndonëse nga një familje e njohur nacionaliste, i pajisur me instruksione të sakta nga Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu, merr përsipër infiltrimin në grupimin e armatosur që vepronte maleve të veriut në përpjekje për të diktuar ndryshimin e kursit politik të Shqipërisë së pasluftës së Dytë Botërore. Për arsye të prejardhjes familjare, por dhe për faktin se në atë grupim ishte edhe i ati, vëllai e xhaxhai i tij, të arratisur kohë më parë, Pali pranohet mes tyre. Por me pseudonimin “Furtuna”, e në shërbim të sigurimit të shtetit shqiptar. Përtej vështirësive që mbart në vetvete një mision i tillë, detaje të të cilit publikon autori Mark Dodani, rasti në fjalë sjell një realitet të dhimbshëm të asaj dekade të vështirë, kur bindjet politike, interesa të udhëheqjes së kohës, sollën hartimin dhe realizimin e skenarëve të tillë të kundërvënies së armatosur babë e birë, përfaqësues të kampeve kundërshtarë. Sipas dokumenteve të kohës dhe shënimeve të autorit Dodani, për raste të infiltrimeve të tilla dhe operacione të ndërlikuara të sigurimit të shtetit, angazhoheshin direkt Kadri Hazbiu si agjenturisti më i mirë i vendit dhe Mehmet Shehu, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm. I bindur në idealet e tij dhe zbatimin e detyrës që mori, Pal Mëlyshi, sipas shënimeve të Dodanit, bën gjithçka, por në fund mbetet edhe vetë viktimë e përplasjes së armatosur me armë, vrasje e cila, sipas autorit, nuk është bërë nga sigurimi i shtetit, por ndodhi për shkak të “Lajthitjes në objekt”.

Nga Kujtim Boriçi

Nesër do të lexoni:-Si u tërhoq natën nga Uj-Lurthi i Pukës për në godinën e Ministrisë së Brendshme kufoma e “Furtunës”. -Historia e vrasjes që u mbajt e fshehur për 7 vjet. -Çfarë u tha Mehmet Shehu dhe Mark Dodanit e Ndreko Rinos në vitin 1963 për Pal Mëlyshin. Bindja e Mehmetit, firmosja dhe pagëzimi “Furtuna” për PalinMehmet Shehu, impulsiv nga natyra dhe i prerë në dhënin e detyrave, por që rrallë ndodhte të të linte të flisje gjatë për probleme që ai i “lexonte”, në rastin e Pal Mëlyshit, jo vetëm e dëgjoni i përqendruar gjatë në kohë, por e nxiste të vazhdonte shpjegimet dhe argumentet deri në hollësi. Pas ligjëratës së Palit, Mehmeti e miraton me kokë, duke thënë dhe “dakord”, ndërsa këmbëngul: ”Detyra që merr është e vështirë, por, së pari, kujdes jetën tënde, por dhe të përpiqesh sa të mundesh për të ruajtur jetën e njerëzve të pafajshëm që janë vënë në shënjestrën e asgjësimit nga banditët e rrezikshëm, mes të cilëve do të jeni tashmë edhe ju. Pali, por dhe bashkëpunëtorët e skenarit, e kaluan provimin vështirë, ndërsa Mehmeti bëri dhe pagëzimin, duke i komunikuar Palit pseudonimin “Furtuna”. Tashmë pjesa e fundit e skenarit ishte takimi i “Furtunës” me Kadri Hazbiun, rikonjicioni në teren për caktimin e pikave të takimit të “banditit” Mëlyshi me oficerët e sigurimit për të shkëmbyer informacionet. Takimi me Kadri Hazbiun dhe alibia për vjedhjen e revolveritShpejt, në bazë të skenarit, pasi kaloi dhe “provimi” i vështirë i Palit para Mehmet Shehut, në zyrën e Kadri Hazbiut në Tiranë u bë takimi me Pal Mëlyshin. U bë precizimi i detyrave konkrete, njohja deri në detaje e personave të bandës, karakterit të tyre, informacioni i grumbulluar për operacionet që kishin në plan të realizonin së afërmi, si dhe u përcaktuar lëvizja në terren për të përcaktuar pikëtakimet dhe “kutitë” natyrore të postës. Tashmë, prej disa ditësh, Pal Mëlyshi, shoku im i fëmijërisë, nuk po dukej në publik, gjë që domosdo binte në sy, për faktin se ai ishte një njeri i njohur dhe funksionar partie e shtetar lokal. Ishte përgatitur dhe shpejt u përhap fjala se Pal Mëlyshi kishte vjedhur një revolver “Valter” gjerman të Cun Jonuzit, një i ri i njohur në zonën e Koplikut e nga një familje atdhetare e me reputacion dhe ishte zhdukur. Alibia, hapja e fjalës së “sigurt” se Pali kishte vjedhur pistoletën në shtëpinë e mikut të tij, Jonuzi, kishte vlerë të dyfishtë në dëm të figurës së Palit. Së pari, se ai, pra, Pali, që ishte dhe sekretar i dytë i partisë për Koplikun, kishte kryer veprën e vjedhjes që në ato anë ishte turp që nuk shlyhej, por, së dyti, se e shoqja e Cunit, Lifja, e kishte pritur e përcjellë vazhdimisht si vëlla në shtëpi Palin. Kështu që, megjithë miqësinë dhe befasinë që ngjalli vjedhja e armës dhe “arratisja” e Pal Mëlyshit, na u desh punë dhe ia arritëm të krijonim bindjen e plotë te banorët e zonës, në veri e shumë më gjerë, se ai ishte arratisur e kishte vajtur në banda te babai e xhaxhai i tij. Përgatitjet e fundit para “arratisjes”Pali rezultonte i “arratisur”, ndërkohë që me të, në vende sekrete në Tiranë e më pas në disa krahina të vendit, vazhdonte përgatitja dhe aftësimi për punët që do të realizonte brenda bandave. Në një qendër të zgjedhur nga Kadri Hazbiu e nën interesimin direkt të tij, vend të cilin edhe pse kanë kaluar mbi pesëdhjetë e ca vjet, unë gjykoj të mos e them se ku, Pali mësoi të përdorë në perfeksion radiotransmetuesen, përdorimin e shifrës (kodit të komunikimit), u aftësua mjeshtërisht në përdorimin në precizion të pistoletës, ku u bë snajper i zoti, mëson disa pjesë të teorisë të shërbimit sekret, si dhe vendet e pikëtakimeve, apo siç quhen në zanatin tonë “pika të heshtura”. Kështu që fillon në terren lëvizja dhe shoqërimi i “Furtunës” nga vendi i quajtur Hurdha e Zezë, Mnelë-Vig, Naraç, shpella e Cikës në Orosh, në Ujëlurth, Simon, Darëz, Kaçinar, Orosh, Qafë Mali, e deri në Qafë Buall në Bulqizë. Ky rikonjicion i “Banditit” Mëlyshi u bë së bashku me oficerët e lartë e të talentuar të sigurimit Sotir Vaso e Sulejman Manoku, emrat e të cilëve sot mund të publikohen pa sjellë dëme. Vështirësitë e lëvizjes në këto zona për “Furtunën” e oficerët e sigurimit ishin të mëdha jo vetëm për shtrirjen gjeografike, por dhe nga mundësia e njohjes e dekonspirimit. Dihet se në atë kohë, qoftë dhe një fëmijë i shkollës fillore po të shikonte një të panjohur, do të njoftonte menjëherë policinë, do të jepej alarm e gjithçka shkonte dëm. Kjo fazë e rëndësishme përfundoi me sukses. Po me sukses kaloi dhe prova e “arratisjes” se Palit. Jeta në malPeriudha nëntor 1949-12 prill 1950 shënojnë një periudhë të ngjeshur të aktivitetit të Pal Mëlyshit në mal. Njëkohësisht, sipas dokumenteve historike të kohës, në gusht 1949, në Paris, nga Mithat Frashëri, Abaz Kupi, Seit Kryeziu e nacionalistë të tjerë që e kundërshtonin regjimin komunist të vendosur në Shqipëri, të mbështetur edhe nga qarqe politike ndërkombëtare, krijojnë komitetin “Shqipëria e Lirë”, me synimin e qartë: Ndërgjegjësimin e popullit dhe dëshirën për ndërrimin e kursit politik në Shqipëri. Nëpërmjet kontakteve që Pali mbante me sigurimin e shtetit shqiptar, kërkon realizimin e detyrës dhe arratisjen jashtë vendit. Në një nga këto ditë, në një nga pikat e shkëmbimit të korrespodencës, Pali merr një letër nga Kadri Hazbiu (“Rrebeshi”, ku ky i fundit i shkruante: Je për një perspektivë të largët. Detyra është kundër çdo vrasësi, për të shpëtuar jetën e njeriut. Nuk na kërkohet të vrasim as brenda, as jashtë, përkundrazi, na kërkohet të shpëtojmë jetë njerëzore. Mbroje Mark Mëlyshin me të cilin je vëlla, e kjo luftë do të të bëjë vëlla mbi vëlla. Do të kesh mbështetje të natyrshme; mbro dhe baba Nikollën, Nduen e të tjerë. Ti je për një mision të rëndësishëm, të luash rolin e ekuilibratorit midis nesh dhe atyre që do të vijnë nga jashtë!”Vrasja Pasi ka realizuar detyrën, më saktë, ka përgatitur terrenin e goditjes së grupit që ndodhej në Ujlurth, ”Furtuna” ka marr porosi që të largohet jashtë shtetit me mision të përfunduar. Këtë porosi të dhënë nga Kadri Hazbiu e ka marrë në një nga pikat sekrete të korrespodencës. Por një rikthim i papritur për të komunikuar rrezikun që u kanosej dy drejtuesve lokalë, nga njerëzit e maleve, bën që Pali të jetë prezent në përpjekje, ku humbet edhe jetën. Ishte 12 prilli i vitit 1950. Ndodhi ajo që nuk pritej. Mes të vrarëve në atë përpjekje dhe të ekspozuar më pas në vendin e quajtur “Mani i Lalë Ndreut”, ishte edhe Pal Mëlyshi.

e diel, mars 19, 2006

Flet ish-drejtori i Zbulimit Politik të Shtetit, Jonuz Mersini. Misionet e fshehta për t'i bindur njerëzit të bashkëpunonin


Si i rekrutuam në zbulim emigrantët reaksionarë
Sigurimi i Shtetit ishte i interesuar për veprimtarinë e shqiptarëve të larguar në emigrim

Manjola Bregasi


Sot është i pamohueshëm fakti që shteti komunist i drejtuar nga Enver Hoxha kishte një sistem zbulimi dhe kundërzbulimi tepër të rëndësishëm dhe potent. I pamohueshëm gjithashtu është edhe fakti, se shumë pak është folur për agjentët dhe agjenturën shqiptare, që kanë qenë të veshura nën një mjegull misterioze të kushtëzuar nga vetë ky profesion.
Gjithçka bëhej në fshehtësi e kamufluar më së miri. Qëllimi ishte i qartë: të informohej shteti për çdo veprimtari të mundshme kundër tij. Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes me sektorët e tyre të zbulimit duhej të punonin fort. Shpesh është krijuar ideja që ai regjim arriti të qëndronte aq gjatë, pikërisht falë veprimtarisë eficente të zbuluesve, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve ishin përgatitur në shkollat e zbulimit rus. Tashmë Enver Hoxha kishte krijuar shtetin e tij komunist dhe duhej të tregohej tepër i vëmendshëm për ta ruajtur atë nga cilido që përpiqej ta cenonte. Dhe duket se në vitet e para të pasçlirimit rrezikun më të lartë për vendin e përbënin emigrantët reaksionarë të larguar gjatë luftës. Ishin këta përfaqësues të rrymave të ndryshme, nacionalistë apo zogistë, por edhe ish-mbështetës të Enver Hoxhës, të cilët nuk u pajtuan me regjimin e krijuar prej tij dhe gjetën mundësinë e largimit nëpër Evropë. Por si po silleshin ata në vendet ku kishin mërguar? A ishte e vërtetë që organizoheshin dhe përgatiteshin për të gjetur mënyrat që të rrëzonin komunizmin? Po qeveritë e vendeve fqinje, çfarë qëllimesh kishin? Ishin të gjitha këto pikëpyetje që kërkonin sqarime. Por si arrinte shteti shqiptar i asaj kohe të siguronte gjithë informacionet e duhura? Në vijim të rrëfimit të tij ish-drejtori i Zbulimit Politik, Jonuz Mersini, tregon detaje nga jeta dhe misionet e tij misterioze nëpër Evropë. Si maskoheshin zbuluesit shqiptarë nën petkun e diplomacisë? Si arrinin ata të bindnin emigrantët për të bashkëpunuar duke rrezikuar kështu jo vetëm dekonspirimin, por edhe jetën e tyre. Ja se si një zbulues i pajisur me pasaportë diplomatike kryente detyra ilegale. Zoti Mersini, në një pjesë të jetës suaj jeni marrë me punët e Zbulimit Shqiptar në disa shtete. Cila ishte detyra juaj atje dhe sa eficent ka qenë Zbulimi Shqiptar atëherë?Detyrat e mia në vende dhe kohë të ndryshme kanë qenë të shumëllojshme, megjithatë qëllimi kryesor i punës sime në zbulim si dhe i zbuluesve të tjerë, sidomos jashtë Shqipërisë, ka qenë gjetja dhe zgjedhja e elementëve të caktuar, të cilët mund të shërbenin në zbulimin shqiptar.Qëndrimi juaj jashtë Shqipërisë cilësohej si një detyrë legale apo ilegale. Cila ishte procedura që ndiqej në të tilla raste? Kjo varej. Kishte raste ku detyra ime ishte vetëm agjentura, kishte dhe raste të tjera si p.sh.: në legatën tonë në Itali, ku u transferova në vitin 1954, përveç detyrës së drejtimit të rezidenturës, kreva edhe detyrën legale të këshilltarit në Legatë.Cila qe klima që mbizotëronte në Itali dhe ku e përqendruat ju veprimtarinë tuaj?Fillimisht dua të ndalem paksa tek ngjarjet që kishin paraprirë transferimin tim në Romë. Më duket se aty nga viti 1951-1952, në Drejtorinë e Zbulimit, në Ministrinë e Brendshme, rezidentura jonë në Romë i kishte dhënë qendrës një informacion se po përgatitej nga qendra e Maltës për t’u desantuar në Shqipëri një grup diversionist. Në këtë veprimtari ishte aktivizuar komiteti “Shqipëria e Lirë”, që udhëhiqej nga Mit’hat Frashëri dhe zbulimet perëndimore, Ahmet Zogu dhe pasuesit e tij me Abaz Kupin në krye dhe Alush Leshanakun, një nga krerët më aktivë të emigracionit kundër nesh, i cili ishte futur disa herë përmes kufirit nga Greqia. Kësaj here, sipas të dhënave të rezidenturës sonë në Romë, grupi diversionit do të ishte më i madh dhe do të kishte në përbërje disa krerë të këtij emigracioni, që do të vepronte në Shqipërinë e veriut dhe atë të mesme. Grupi përbëhej nga Ndue Gjonmarku, Haki Blloshmi, Alush Leshanaku etj., dhe ishte përgatitur Zbulimi Italian dhe Blloku Indipendent, ku bënte pjesë edhe Ismail Vërlaci. Ismaili vepronte nga Roma dhe ishte i martuar me një grua italiane. Pas kapjes së grupit të Alush Leshanakut, Isamil Vërlaci, i biri i Shefqet Vërlacit, i cili kishte qenë mik shtëpie me Leshanakun u hutua dhe për një periudhë të caktuar po qëndronte pasiv në veprimet e tij. Pikërisht këtë moment vendosa të shfrytëzoj për të infiltruar një njeri që mendova se do ta ndihmonte shumë zbulimin tonë, në drejtim të grupeve diversive. Dhe çfarë vendosët të bënit? Pak kohë pas fillimit të detyrës në Romë erdha në Shqipëri për disa punë dhe njëkohësisht do të bëja edhe lejen e zakonshme. Në bisedë me drejtorin e Zbulimit në atë kohë, gjeneral Zoi Themeli, vendosa t’i flisja për gjendjen e Ismail Vërlacit. Me sa duket, Zoi e bisedoi këtë fakt me ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiu, dhe pas disa ditësh më thirrën të dy në zyrën e ministrit. Duhet të shkosh menjëherë në Elbasan dhe të takosh vajzën e Shefqet Vërlacit, (të motrën e Ismailit), më urdhëroi ministri. Ajo ishte vënë në shërbimin tonë pas kapjes dhe vrasjes së Alush Leshanakut dhe kishte dhënë shumë informacione me interes. Kadri Hazbiu dhe Zoi Themeli më porositën t’i flisja asaj për gjendjen e rënduar të të vëllait dhe t’i kërkoja që ajo t’i shkruante një letër, në të cilën të tregonte për gjendjen e fortë politike në Shqipëri dhe faktin që ajo vetë tashmë ishte vënë në shërbim të organeve të Sigurimit të Shtetit. Në letrën që ajo do të shkruante duhej t’i tregonte të vëllait se edhe vetë Alushi, pas kapjes dhe dënimit, kishte kontribuar në favor të Sigurimit të Shtetit dhe se vrasja e tij kishte qenë aksidentale, pa i dhënë shpjegime të mëtejshme për këtë. Duhej t’ia merrja asaj këtë letër, ku t’i thoshte të vëllait se jo vetëm duhet të ndërpriste veprimtarinë kundër atdheut të tij, por t’i bënte thirrje që edhe ai të vihej në shërbim të Sigurimit Shqiptar. Dhe ç’është e vërteta, ajo na ndihmoi mjaft dhe pa asnjë lloj detyrimi. Shkuat ta takonit këtë grua?Jo vetëm një herë. Në mënyra sekrete disa herë u takova në Elbasan me vajzën e Shefqet Vërlacit, e cila, megjithëse ishte në moshë të madhe, mbahej mirë dhe ishte femër e bukur.Si reagoi? Dëgjo, Zbulimi Shqiptar nuk ishte asnjëherë agresiv. Ne nuk përgatisnim terrenin për të pushtuar ndonjë shtet. Përkundrazi, ne donim të mbronim ato 28 mijë kilometra katrorë që na la historia. Për fat, pati edhe nga ata të arratisur që nuk e ngatërronin atdheun me sistemin e tij politik. Një pjesë e tyre e dinin traktatin e fshehtë Tito-Venizello për copëtimin e Shqipërisë dhe ata nuk mund të ishin dakord që për hir të përmbysjes së sistemit komunist të pranonin që atdheu i tyre të ndahej midis shovinistëve grekë dhe jugosllavë. Atëherë kur të mos ekzistonte më as emri Shqipëri, ç’vlerë do të kishte sistemi? Ja në këtë kontingjent mbështeteshim në punën tonë. Në rastin konkret, pasi i shpjegova se kush isha dhe ku shërbeja, pranoi të flisnim. I shpjegova gjithçka për të vëllanë dhe i kërkova të më shkruante letrën që na duhej për ta vënë edhe atë në shërbim të organeve të Sigurimit të Shtetit. Ajo pranoi dhe shkroi gjithçka që i kërkova. Në letër i shkruante edhe për disa çështje të tyre familjare. U ndamë në mënyrë shumë korrekte. Ajo ishte e zgjuar dhe e vlerësonte drejt situatën. Si vepruat më pas? A e takuat Ismailin?Mora letrën dhe kur u ktheva në Romë gjëja e parë që vendosa të bëja ishte takimi me të. E dija se ku banonte ndaj vendosa ta prisja para shtëpisë. Me vete mora edhe një zbulues tonin në Itali, Kleanth Andonin, për ta pasur si mbështetje, nëse Ismaili do të reagonte duke njoftuar policinë italiane. Sapo e pashë të vinte, e thirra në emër. Fillimisht nuk donte të ndalonte. Mesa duket më njihte dhe e dinte se kush isha. “Mos ki frikë, - i thashë,- dua vetëm të të jap një letër nga motra jote në Elbasan”, dhe ia zgjata letrën. E mori, e hapi zarfin hodhi një sy shpejt e shpejt, duke tundur kokën në formë habie për ato që lexonte. Duke përfituar nga ato momente heshtjeje i kërkova të shkonim në ndonjë kafene aty afër për të biseduar. Kundërshtoi?Jo. Vetëm më tha ta prisja sa të njoftonte gruan se do të vonohej. Erdhi pas gati gjysmë ore dhe u ulëm në “Piazza del Popolo”, ku biseduam gjatë. Gjatë kësaj bisede u prezantuat me identitetin tuaj real?Po sigurisht. Tashmë qëllimi im ishte që ai të pranonte të bashkëpunonte me ne. Ai e lexoi dhe rilexoi disa herë letrën që i dërgonte e motra dhe nuk e besonte që ajo dhe Alushi ishin vënë në shërbim të Sigurimit të Shtetit.“Janë vënë në këtë shërbim dhe pa asnjë shtrëngim”, iu përgjigja. Këtë të fundit ia theksova disa herë, sepse kuptova, megjithëse ai nuk ma thoshte troç, se mendonte që ata ishin shtrënguar për t’u vënë në shërbim. Meqenëse biseda u zgjat shumë e ftova të drekonim në ndonjë restorant, por ai refuzoi, duke u justifikuar se e priste për drekë gruaja në shtëpi. Gjatë bisedës mundohej ta vinte veten në pozita të barabarta. E kuptova këtë dhe i thashë: “Unë jam përfaqësues i shtetit në ambasadën tonë, kurse ti vetëm një emigrant politik, që vepron kundër atdheut tënd dhe asgjë tjetër”. “Po në fund të fundit, ç’kërkoni prej meje?”, m’u drejtua ai i nervozuar. I thashë se kërkohej të vepronte ashtu siç i thoshte e motra në Elbasan, pra të vihej në shërbim të atdheut. “Sido që t’i kesh bindjet politike atdheu është atje, si për ty edhe për mua. Nuk të kërkoj as të hedhësh në erë ura apo uzina, nuk të kërkoj të bëhesh terrorist, por të mbrosh atdheun tënd nga çdo veprimtari armiqësore. Si të duash bëj. Askush nuk të detyron. Por unë të këshilloj të bashkohesh me ata që u dhimbset vendi i tyre”. Këto ishin fjalët e mia. Po agjenti tjetër që ishte me ju, vazhdonte të qëndronte aty pranë gjatë këtyre bisedave?Kleanthi rrinte i ulur në një kafene tjetër pranë nesh dhe vëzhgonte mos kishte ndonjë lëvizje të Kuesturës aty pranë. Këtë e bëmë sepse dyshova se mos Ismaili, gjatë kohës që do të hynte në shtëpi, do të njoftonte organet e Kundërzbulimit Italian. Dhe si përfundoi biseda me Ismailin?Pas replikash plot nervozizëm më shumë nga ai dhe më pak nga unë, pranoi të takoheshim edhe herë të tjera, por me dy kushte: e para të mos i kërkonim asgjë për gjendjen në shtetin italian dhe veprimtarinë e Italisë kundër nesh, me justifikimin se kishte marrë shtetësi italiane dhe nuk mund të vepronte kundër saj, dhe e dyta të mos i kërkonim asgjë për gjendjen dhe veprimtarinë e emigrantëve shqiptarë, kur ai vepronte me udhëzimet dhe iniciativën e qeverisë italiane, sepse në atë rast quhej veprimtari kundër shtetit të tij, dhe ai nuk mund t’i tradhtonte shokët me të cilët jetonte prej vitesh në Itali. “Me këto kushte që vë zotrote, atëherë në çfarë drejtimesh mund të jesh i vlefshëm për ne dhe për çfarë problemesh mund të na informosh për veprimtarinë kundër Shqipërisë?” Më tha se mund të më jepte të dhëna për veprimtarinë e zbulimeve amerikane, greke dhe jugosllave që vepronin aktivisht nga qendrat e tyre në Gjermaninë perëndimore, Janinë dhe Titograd. “Në të tre këto qendra veprohet aktivisht kundër jush dhe unë po siguroj të dhëna për këto veprimtari dhe do t’ju njoftoj”, tha ai. Pranuat me këto kushte?Pranova hë për hë, me qëllim që ai gradualisht të futej në shërbimin tonë dhe më pas të më jepte të dhëna edhe për emigracionin aktiv kundër nesh.Arritët të merrnit informacione prej tij?Gjatë kohës që isha me punë në Legatën Shqiptare në Romë e takova disa herë, duke i shkuar afër shtëpisë. Më dha disa informacione lidhur me veprimtarinë që zhvillonte Zbulimi Jugosllav nga qendra e tyre në Titograd dhe zbulimi grek nga Janina. Në takimin e fundit Ismaili më dorëzoi edhe një listë me shqiptarët që ishin grumbulluar e stërviteshin në një nga qendrat e Zbulimit Amerikan në Mynih të Gjermanisë Perëndimore. Këtë listë ia dërgova Drejtorisë së Zbulimit në muajt e parë të vitit 1955, para se të transferohesha si këshilltar i Misionit të Shqipërisë në Nju Jork, pranë OKB-së. Pas largimit tim nga Italia nuk mora vesh se çfarë u bë më tej me Ismailin, sepse nuk ishte e lejuar të pyesje për probleme agjenturash, të cilat nuk i kishe më në lidhje...

Fotografitë kompromentueseSi e joshi agjentja jonë në shtrat diplomatin italian
Le ta quajmë Xhani. Ishte ky pseudonimi i diplomatit të huaj, që u bë pjesë e agjenturës shqiptare. Në fakt, origjina e tij ishte nga shqiptarët e Kalabrisë dhe ky diplomat karriere, që e fliste shumë mirë shqipen, shprehte shpesh simpati për vendin e të parëve. Skënder Konica, i cili kishte drejtuar rezidenturën shqiptare në vendbanimin e Xhanit, kishte arritur të krijonte miqësi me të dhe duke e trajtuar si mik, mundi ta shfrytëzonte për të marrë të dhëna dhe informacione me rëndësi. Të njëjtën sjellje mbajti ndaj këtij diplomati edhe pasardhësi i Konicës, Jonuz Mersini. Rastësisht ose jo, pas shumë vitesh ai do të vinte me detyrë në ambasadën e vendit të tij, në Tiranë. Ishte ky momenti i përshtatshëm për ta bërë atë bashkëpunëtor të plotë me zbulimin shqiptar. I kthyer në Tiranë në atë kohë, Jonuz Mersini vendosi ta studiojë me kujdes karakterin e Xhanit. Si i pamartuar që ishte nuk mund të mos i pëlqenin femrat. Pikërisht këtu do të hynte në lojë agjentja shqiptare. Një grua e bukur, beqare dhe që mbi të gjitha i pëlqente shumë marrëdhëniet intime me të huajt. Detyra e saj ishte e përkufizuar saktë: ta joshte dhe ta çonte atë në shtrat. Me sa duket, e stërvitur në këtë rol, asaj i është dashur shumë pak për ta kryer detyrën. Dhe jo vetëm kaq. Agjentja ka mundësuar që çastet e tyre intime të fotografoheshin. Ajo nuk i ruhej ekspozimit fotografik. Me anë të një agjenti tjetër të zbulimit shqiptar, i cili u maskua si punonjës i Ministrisë së Jashtme, fotot në të cilat ai dhe agjentja shqiptare paraqiteshin në momentet më intime, mbërritën deri në duart e Xhanit. Tashmë ai nuk kishte nga ia mbante. Ishte i detyruar ta përforconte edhe më tej bashkëpunimin me zbulimin shqiptar.

Strategjia e sigurimit të shtetit ndaj kundërshtarëve

Kujtim Boriçi

Dekada e parë e pasluftës së Dytë Botërore, veçanërisht vitet 1945-1954, sjellin një konflikt të ri të hapur e të armatosur mes strukturave të shtetit të ri komunist dhe nacionalistëve brenda e jashtë vendit, të cilët kundërshtonin prerë kursin lindor të udhëheqjes, me synim rreshtimin e Shqipërisë me perëndimin. Organizimi i nacionalistëve dhe njerëzve që kishin ëndërruar perëndimin në grupime aktive në zona të ndryshme të vendit, përforcimet e ardhura nga jashtë nga të ikur gjatë luftës dhe në përfundim të saj, si dhe mbështetja e tyre nga disa qarqe e zbulime perëndimore, solli një alarm te strukturat e shtetit të ri shqiptar, veçanërisht te strukturat e rendit e ato të mbrojtjes. Krahas përplasjeve me armë mes palëve, në këtë kohë udhëheqja e shtetit shqiptar shikon si më rezultativ sigurimin shtetit, veçanërisht infiltrimin e oficerëve të aftë të tij brenda grupimeve që ende rrinin të fshehura në male. Sigurisht, ndër më të besuarit për infiltrim e me mundësi më të mëdha për realizimin e kësaj detyre ishin persona me prejardhje nga familjet e njohura e që kishin kundërshtuar ardhjen e komunistëve në pushtet, sidomos persona komunistë të bindur që kishin të afërt të tyre të arratisur jashtë vendit apo dhe në këto grupime ilegale. Një prej tyre është dhe Pal Mëlyshi, nga familje e njohur e Mirditës, me baba, vëlla e xhaxha të arratisur si kundërshtarë të regjimit, por që vetë ishte me bindje të patundura te komunizmi e funksionar i regjimit të ri që u vendos në Shqipëri. Referuar dokumenteve origjinale të arkivës së Ministrisë së Brendshme dhe shënimeve që sjell në këtë numër të gazetës autori Mark Dodani, ish-oficer i njohur i sigurimit, shok i ngushtë i Pal Mëlyshit (pseudonimi “Furtuna”) dhe një prej të infiltruarve të kohës nga sigurimi i shtetit në grupimet kundërshtare, kjo periudhë ka qenë tepër e vështirë. Ishte një situatë që vuri ballas shqiptarët me armë kundër njëri-tjetrit, me një kosto në jetë njerëzish dhe me një thellim absurd e me pasoja në zgjerimin e hendekut të luftës së klasave. Figura e Pal Mëlyshit, oficerit të infiltruar mes kundërshtarëve e që më pas edhe vetë viktimë e një përpjekjeje, ashtu si dhe figura e Dodanit, autorit të këtyre shënimeve, është komplekse. Si protagonist dhe autor i asaj periudhe, Dodani sjell nëpërmjet shënimeve të tij fakte interesante e të panjohura deri tani, përfshi dhe një prej emrave të njohur e të kthyer në legjendë pas vdekjes, oficerit Pal Mëlyshi.Nesër do të lexoni:-Si u bind Mehmet Shehu deri në dhënien e miratimit për infiltrimin e Pal Mëlyshit-Takimi i fundit me Kadri Hazbiun e dhënia e detyrës. -Si nisi “Furtuna” jetën e malit.

Si e rekrutuan Mehmeti e Kadri Hazbiu të deklasuarin Pal Mylyshi

Mark Dodani

Ekskluzive/Në këtë numër, ish-oficeri i sigurimit të shtetit, Mark Dodani, flet për rekrutimin e Pal Mëlyshit nga ish-ministri i Brendshëm, Mehmet Shehu, i cili, duke qenë nga një familje bajraktare e njohur e veriut, me baba, vëlla e xhaxha të arratisur si kundërshtarë të regjimit, shihet si më i përshtatshmi për infiltrim te kundërshtarët. Për “Heroin e Popullit” Pal Mylyshi apo të quajturin “Furtuna”, që infiltroi e qëndroi maleve gjatë mes grupimeve të armatosura, kundërshtare të regjimit të kohës, gjatë dekadave të fundit diçka është folur e shkruar, por për mjaft arsye ende nuk janë thënë shumë gjëra e, për më tepër, mes të thënave, ka dhe të pavërteta. Duke qenë shok fëmijërie, shok shkolle e lufte, më pas në armën e sigurimit të shtetit e ndjej detyrë që sot, pa dëmtuar të mirën e përgjithshme, ca gjëra të tjera duhet të publikohen. Ishte viti 1949, ku, siç është thënë në shënimet e mëparshme, provokacionet në kufirin jugor u shoqëruan me shtimin e numrit të bandave kriminale që vepronin në vend me suport agjenturat e huaja. U regjistruan disa vrasje të funksionarëve shtetërorë, përfshi dhe familjarë të Pal Mylyshit. Ishin disa arsye që do të çonin ndër të tjera dhe në infiltrimin e Palit mes grupimeve të armatosura në veri të vendit. . Dy motivet kryesoreMë 7 gusht të vitit 1949 kundërshtarë të regjimit komunist të grupuar në “Komitetin e maleve”, nëpërmjet të vetëquajturit organ “Shpagimi”, vrasin në Qafë të Valmarit Bardhok Bibën, funksionar i lartë shtetëror dhe partie në veri të vendit. Ndër shokët më të shtrenjtë të Bardhok Bibës ishte Pal Mëlyshi. Madje kujtoj se me humbjen e Bardhokut, Pali ndjen se ka humbur një pjesë të jetës së tij, një fakt që e bën atë të mbushet me urrejtje për shpagim direkt. Këtë e shfaqi publikisht e zyrtarisht deri tek krerët e lartë të shtetit shqiptar. Gjithashtu Pali, ndonëse komunist dhe funksionar shtetëror, kishte edhe një “kartë” tjetër besueshmërie te bandat, pasi ishte i biri i bajraktarit Nikoll Mëlyshit, arratisur jashtë shtetit, nipi i Ndue Mëlyshit dhe ky i arratisur jashtë vendit e një ndër drejtuesit e “Komitetit të maleve”. Pra, “autokritika” që do të bënte te krerët e bandës do të pranohej dhe ai (Pali), do të rreshtohej mes tyre kundër pushtetit të kohës. Ky skenar, i studiuar mirë nga specialistët, nën drejtimin Kadri Hazbiut, u përgatit të realizohej. Takimi me Mehmet Shehun dhe “arratisja” e Pal MëlyshitTakimi i Palit me Mehmet Shehun u bë në vjeshtën e parë të vitit 1949 në Shtëpinë e Partisë në Shkodër. Mbaj mend se kjo shtëpi ishte me oborr, në rrugën që asokohe mbante emrin “Badra”, ndërsa sot quhet rruga “Bardhok Biba”. Ishte mesnatë kur në këtë shtëpi, i lajmëruar, troket Pal Mylyshi. Aty e priste Mehmet Shehu së bashku me kolonelin e ministrisë, Rasim Dedja dhe Ilmi Seitin, ushtarak madhor i sigurimit. “Hyr! Jam në dijeni përse më ke kërkuar!” -i thotë Mehmet Shehu dhe i jep dorën përzemërsisht te porta. Ulen përballë në dy kolltukë të thjeshtë. Pali nis të flasë disi shpejt, duke i komunikuar shkakun e kërkesës pse donte të hakmerrej me infiltrim nëpërmjet “arratisjes”, planin që ishte përgatitur në detaje me përkujdesjen e Kadri Hazbiut. “E keni menduar mirë”, -thotë Mehmeti, duke vështruar sa nga Pali tek ushtarakët Seiti e Dede. Pali i thotë se është i gatshëm, se është përcaktuar hollësisht çdo gjë dhe se ka pasur një takim pak ditë më parë me Kadri Hazbiun. Këtë e miratojnë edhe dy ushtarakët e pranishëm, por Ilmiu ndërhyn e thotë: ”Në letër nuk kemi hedhur gjë! ”Vendoset dhe kjo, duke lënë një takim tjetër të shpejtë me Kadri Hazbiun. Në këtë kohë, ndërhyn Mehmet Shehu, duke iu drejtuar Palit: ”Mirë, dakord me këto që keni vendosur, mund ta fitosh besimin e tyre, po a ke siguri për jetën tënde! Për jetën tënde na siguro, të hysh mes tyre e të dalësh shëndoshë e mirë, ndryshe zor se mund t’i hymë kësaj odiseje!” Në këtë momente, Pali, që njihej për kontrollin e vetvetes në çdo mendim apo situatë që të ndodhej, sikur u vu në siklet. Jo aq për ndonjë fije dyshimi te vetja e tij për këtë garanci, por për faktin se a do të mundte që të bindte Mehmet Shehun... Para se të jepte miratimin, Mehmeti i drejtohet dhe njëherë Palit: ”Po, mirë, si do të bindësh qoftë dhe babanë tënd apo dhe xhaxhanë kur t’i takosh atje, se u arratise për të luftuar komunizmin mes tyre!?”Sekreti për të cilin Pal Mëlyshi i kërkon besën Mehmet Shehut Ato momente delikate, të panjohura deri tani, do të vendosnin gjithçka për realizimin e skenarit të parapërgatitur. ”Shoku Mehmet, shtëpia ime njihet si shtëpi bese, e unë po të kërkoj besën për një gjë, të cilën nuk e di askush, t’ua them, por të mos dal besëprerë me shokun tim, pasi besëprerja është më e rëndë se vdekja!”. Mehmeti ia konfirmon besën. Pali vazhdoi: ”Kur u arratis babai im, Nikollë Mëlyshi, në tremujorin e parë të vitit 1946, më ka rënë në dorë një sekret, e ky sekret do të jetë prova e besimit, përfshi dhe babanë e xhaxhanë tim”. Në këtë kohë Rasim Dedja shënon diçka në një bllok. Pali vazhdon: ”Një oficer madhor sot në ushtri ka qenë shok e mik i ngushtë i babait tim. Kur u vendos që ta arrestonin babanë, ai, oficeri, gjen rastin, e takon e i thotë që të arratiset se do ta pushkatonin. Ai oficeri që sot është kolonel, që ka qenë ushtarak i lartë dhe në kohën e Zogut, ishte mik dhe arratisjen babait ia tha si shok e në besë. Tani vonë, unë dhe ky ushtarak i lartë jemi miq, e në intimitet, por duke më kërkuar besën, më ka thënë se ai e ka ndihmuar tim atë në arratisje. Kështu që unë kur t’i çoj të fala se po ai njeri më tha dhe mua të arratisesha se do të më vrisnin komunistët se kisha humbur besimin e tyre, ata do të më besojnë”. Atë natë të vonë në një banesë në lagjen “Badra” të Shkodrës, në bisedën e Palit me Mehmet Shehun nuk është përmendur emri i kolonelit; as Pali nuk e tha dhe as Mehmeti nuk ia kërkoi. Vonë, pak prej nesh që punonim në shërbimin e fshehtë të shtetit e mësuan emrin e kolonelit të nderuar të ushtrisë, F. S., i cili ka vdekur para pak vitesh i nderuar dhe i respektuar.