e martë, shkurt 28, 2006

Enveri instrukton Llakajn:”Me kinezët jemi thikë e në pikë, si me rusët më 1960-ën“





Veli Llakaj


Marrëdhëniet Shqipëri –Kinë, në fije të “perit“ Llakaj kryeson delegacionin ushtarak shtetërorKrisjen e marrëdhënieve shtetërore Shqipëri-Kinë, pas mohimit të ndihmave ekonomike delegacionit shqiptar të kryesuar nga Adil Çarçani, do ta thellonte më tej delegacioni ushtarak i kryesuar nga Veli Llakaj gjatë vizitës që bëri në Pekin në vitin 1975. Tashmë mospërputhjet e kursit politik të udhëheqjeve përkatëse e kishin “çarë“ mburojën e sekretit e diplomacisë dhe po reflektoheshin në bashkëpunimin e ndihmën konkrete në fusha të ndryshme. Para se të nisej drejt Pekinit, delegacioni ushtarak shqiptar ka marrë porositë direkte nga Mehmet Shehu e Enver Hoxha, si për qëndrimin që do të mbanin, kërkesat për logjistikë, armatim e teknikë luftarake që ishin planifikuar të kërkoheshin në formën e ndihmës, por mbi të gjitha, mbrojtjen me fanatizëm të vijës së partisë. Urdhri nga udhëheqja qe i prerë: „Asnjë tolerim, kompromis apo nënshtrim para kinezëve, gjithmonë në mbrojtje të vijës e porosive të partisë!“. Gjithsesi, udhëheqja shqiptare vendos që, sipas planifikimit, të nisë një delegacion ushtarak të përbërë prej 40 vetash dhe të kryesuar nga shefi i Shtatmadhorisë, Veli Llakaj. Ndonëse në dukje ky delegacion ishte i përbërë nga ushtarakë e objekt i vizitës ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje për ndihma ushtarake për Shqipërinë, klima politike në këtë kohë ishte tepër e rënduar, ndaj gjithçka nga Enveri, Mehmeti e të ngarkuar të partisë ishte përgatitur me përgjegjësinë e testimit dhe përcaktimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Nga Kujtim BoriçiPërgatitjet e fundit të delegacionitTeksa Enveri më fliste për rezultatet e delegacionit ekonomik të kryesuar nga Adil Çarçani gjatë vizitës së bërë në Kinë, mesa duket vuri re tek unë një farë stepje, pasi edhe unë dija se marrëdhëniet me kinezët kishin një ftohje të dukshme, por ende pa u bërë publike në popull. Në këtë moment ndërhyri duke thënë: ”Kujdes, se me kinezet jemi në thikë e në pikë, si me rusët në vitet 1960”. Të gjitha i prisja, por këtë jo. Mendova që aty se kaq e pata dhe unë një vit dhe e “hëngra“ si Beqir Balluku ose Liri Belishova. Aty kuptova pse Mehmet Shehu na tha që materiali juaj nuk bën as për atje në h… Kërkesat që kishte bërë Mehmet Shehu për marrëveshjet në materialin që përgatiti, ishin aq shumë të fryra, sa nuk imagjinohej. Pra, ai kishte parasysh se çfarë i kishin dhënë Adil Çarçanit për ekonominë, ndaj po të na jepnin edhe neve 5-7 % për ushtrinë, ishim lule. Të nesërmen më porosi të Mehmet Shehut thirra atasheun ushtarak kinez në Shtabin e Përgjithshëm dhe i komunikova se me sa veta përbëhej delegacioni dhe kush do ta kryesonte. Patjetër e falënderova atasheun kinez për gatishmërinë që kishin treguar për të na pritur, duke i kërkuar dhe nëse kishin kundërshtim për numrin e ushtarakëve tanë që përbënin këtë delegacion. Atasheu ishte në dijeni të faktit që një përfaqësi e KQP-së dhe Këshillit të Ministrave i kishte çuar KQP-së së Partisë Komuniste të Kinës dhe qeverisë së Republikës së Kinës, duke menduar se ai mesazh që u kishte vajtur do të përdorej dhe nga ne. Prandaj m’u lut që brenda mundësive t’i jepja këtë mesazh për të qenë dhe ata në dijeni. Unë i them se në ide të përgjithshme ai do të jetë, por ai mesazh është partiak dhe qeveritar e jo ushtarak. Unë vetë përmbajtjen e mesazhit jo që deri atëherë nuk e dija, por as më vonë kurrë nuk e mora vesh se çfarë trajtonte e çfarë kërkonte. Bile, asnjëherë nuk m’u tha. Disa herë kisha pyetur Tahir Minxhozin nëse dinte se çfarë përmbante ai mesazh. Ai më tha: ”Ne ishin thjesht korrierë që e dorëzuam këtë material dhe as bëme fare fjalë se çfarë kërkohej prej tij”. Delegacioni u nis për në Kinë i përbërë prej 40 vetash. Në të kishim edhe stenografen e Këshillit të Ministrave, Antoneta Vreton, një grua shumë e zonja që kishte marrë pjesë kudo, në çdo delegacion me Mehmet Shehun dhe nuk i shpëtonte asgjë pa regjistruar. Por kishte dhe tipare dhe prirje diplomatike. Në delegacion bënte pjesë dhe daktilografistja Afërdita Ibrahimi. Gjithashtu, në përbërje të delegacionit kishte përfaqësues kryesorë nga çdo drejtori, nga lloje arme e shërbimi të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Udhëtimi drejt KinësUdhëtimi ishte shumë i gjatë, 12 orë me avion tip “Boing”. Shumë modern. Gjatë gjithë rrugëtimit qëndruam vetëm dy herë për furnizim, në Kroaci dhe në Teheran. Kalimi i maleve të Himalajave ishte një bukuri e rrallë, kalimi nëpër të gjithë atë shkretëtirë të Saharasë gjithashtu. Në Kroaci, gjatë rrugës drejt Teheranit, morëm dhe një sasi oficerësh të Ushtrisë Jugosllave, efektiva të shërbimit mjekësor që shkonin dhe ata për në Kinë. Nuk na erdhi mirë se edhe mund të kishim ndonjë provokim, por jo. Gjithçka shkoi mjaft mirë. Nisja nga Tirana u bë në ora 14.00; udhëtuam gjatë gjithë natës dhe arritëm në aeroportin e Pekinit në orët e vona të ditës së dytë të udhëtimit. Në aeroporte na priti ambasadori ynë Behar Shtylla, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kineze, Jan Ce Vu dhe një grup kuadro të lartë të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes Kineze, duke përfshirë tre zëvendësshefa Shtabi të Përgjithshëm, dy zëvendësministra të Mbrojtjes, përfaqësues të KQPKK-së dhe të Ministrisë së punëve të Jashtme. Pra, ishin rreth 40-50 vetë. Sistemimi ynë u bë në një vilë tepër luksoze e ndarë në disa pjesë. Ato që pamë dhe si u pritëm ishin tepër fantastike dhe të paimagjinueshme. Kryetari i delegacionit shoqërohej nga ish-mareshali i Ushtrisë Kineze, Jan Ce Vu, pikërisht ai që na priti në aeroport; na caktuan shoqërues, përkthyes dhe mjekë. Po kështu, edhe Nazarin si zëvendëskryetar delegacioni e shoqëronte një zëvendësministër i Mbrojtjes, kurse Detarin e shoqëronte një përfaqësues i KQP-së kineze. Para se të niseshim morëm porosi nga Mehmeti se çdo fjalim që do të mbanim do të ishte i përgatitur nga Tirana. Prandaj, një nga anëtarët e delegacionit u pajis me pasaportë si korrier diplomatik. Ky ishte Banush Bega. Pas dy ditësh shëtitjeje, sipas programit që hartuan kinezët, që edhe ne bashkë me ambasadorin tonë ishim dakord, filluan bisedimet midis dy delegacioneve. Në fillim fjalën e mori Jan Ce Vu, i cili na uroi mirëseardhjen në vendin mik, na foli për sukseset e ushtrisë kineze, për pajisjen e saj, me armatim etj. Pastaj ma dha fjalën mua si kryetar i delegacionit ushtarak. Gjatë fjalimit tim që ishte pak i tejzgjatur, por jo i mërzitshëm për kinezët, se ata ashtu ishin mësuar, me orë të tëra në mbledhje. Fjala u dëgjua me shumë kureshtje. Ajo kishte dhe kritika për imperializmin amerikan, socialimperializmin sovjetik, për revizionizmin jugosllav, për grupet “sabotatore”e “puçiste” në ushtri me Beqir Ballukun në krye etj. Kur arritën në këtë pikë, ata kërkuan pak minuta pushim. Diku, si duket biseduan dhe pastaj erdhën në shoqërinë tonë në një çaj. Pastaj vazhduan bisedimet e pyetjet të cilat ishin nga më të ndryshmet, sidomos për kërkesat fantastike që parashtruam. Përveç të tjerave ne kërkonim nga Kina 800 tanke, shumë avionë e materiale të tjera ushtarake. Në fund u vendos që të bënim disa vizita në vende të ndryshme të Kinës e pas 10-15 ditësh, kur shokët kinezë t’i studionin këto kërkesa dhe ne të kishim mbaruar vizitat, ta fillonim përsëri takimin me grupe. Ndërsa në fund i gjithë delegacioni, ku aty të vendosej për marrëveshjen. Vizitat vazhduan në disa qytete si në Tienci, Shangai, Taxhai, Huanxho, patjetër dhe në Murin e Madh Kinez që ishte bërë zakon ose tradicionalisht, duhej ta vizitoje etj. Kudo pritja ishte tepër e madhe;koncertet ishin kinozo-shqiptare, po kështu këngët që këndoheshin ishin për Mao dhe Enverin. Të gjitha këto nuk të jepnin përshtypjen ashtu, si me thanë mua se jemi “në thikë e në pikë”. Nuk kishte ndërmarrje ekonomike që të mos kishte detyra për prodhime ushtarake. Në një të tillë pamë që prodhoheshin topat kundërajrorë 37-57 m/m një e dy grykësh. Diku tjetër materialet e tjera ushtarake, që nga pushka, mitralozi e kudo, të bënte përshtypje se të gjithë punëtoret ishin ushtarë të shkëlqyer në përdorimin e armatimit që prodhonin. Pas 20 ditësh shokët tanë përfaqësues të drejtorive e komandave që kishin kërkesa për sektorët e tyre, bënin takime me përfaqësuesit kinez, duke u qëndruar besnik atyre kërkesave që paraqitem në fillim në takimin e parë. Çdo kërkese ose bisedim në mbrëmje raportohej tek unë, dhe unë, nëpërmjet ambasadës i përcillja në Tiranë. Pati edhe fërkime me shokët tanë, bile dhe me mua, kur më than se nuk ishin akoma gati pas 20 ditësh për të na dhënë përgjigje. Por kërkuan që përsëri të bëjmë vizita të tjera nëpër disa qytete. Aty unë papritmas revoltohem e ju “Ne nuk kemi ardhur për vizita, por për pune!”. Behari, më shkeli syrin dhe ju thotë: ”Po nuk jeni gati ma merr mendja që dhe shokët tanë do të tolerojnë edhe disa dite, sa ju të jeni gati apo jo, Veli”. E pashë veten ngushtë, por mendova se ambasadori i di më mirë këto punë, pasi Enveri para se të niseshin nga Shqipëria, më porositi që çdo gjë do ta zgjidhësh me Beharin. Kështu u vendos. Bëmë shumë vizita të tjera në shumë vende mjaft të mira. Ramë dakord se do të bënim takim e parafundit para se të nënshkruanim marrëveshjen. Në këto momente unë dërgoj “korrierin diplomatik”, Banushin, në Tiranë me formulimin e disa mendimeve për Mehmet Shehun se si po shkonin bisedimet. Këtë e bëra në marrëveshje me Nazarin, Detarin, Menduin dhe pa tjetër me Beharin. Pas dy ditësh kthehet “korrieri” me materialin e Mehmet Shehut lidhur me çfarë do të flisnim e çfarë qëndrimi do të mbanim. Nesër do të lexoni:-Përplasjet me delegacionit ushtarak shqiptar dhe atij kinez në Pekin. -Urdhri nga Tirana, shumica e delegacionit braktis Kinën e kthehet në Shqipëri. -Provokim i rëndë nga ministri kinez i Mbrojtjes, Jen Ce Ni

e hënë, shkurt 27, 2006

Krisja e marrëdhënieve me Kinën, pasojat në ushtri





Kujtim Boriçi

Ekskluzive/ Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në periudhën 1974-1982 dhe bashkëpunëtori më i afërt i Mehmet Shehut, Veli Llakaj, në këtë numër sjell për lexuesin reflektimin e situatës në ushtri pas fillimit të ftohjes së Shqipërisë me Kinën si dhe caktimin e tij në vendin e Mehmet Shehut në krye të delegacionit ushtarak që do të bënte vizitën shtetërore në Kinë.

Zbulimi në fund të vitit 1974 i grupit “puçist” në ushtri, pasuar me dënime ekstreme për kuadrot më të lartë ushtarakë të vendit, përkon me periudhën e përkeqësimit drejt ekstremit të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën. Referuar dokumenteve zyrtare të kohës, një delegacion i kryesuara nga Adil Carçani, zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave, sapo është kthyer nga një vizitë në Kinë, për të siguruar një ndihmë të paraplanëzuar në fushën e ekonomisë. Por kinezët, të pakënaqur e për t’i dhënë leksion bindje “mikut të vogël”, kanë plotësuar vetëm 5-7 për qind të këtyre kërkesave. Ishte planifikuar që pas tij, drejt Kinës, por për ndihma në fushën e mbrojtjes, të shkonte një delegacion i kryesuar nga kryeministri e njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, Mehmet Shehu. Por ftohja e marrëdhënieve me Kinën, parashikimi i udhëheqjes shqiptare që edhe ndihmat ushtarake nuk do të jepeshin sipas parashikimit, bën që të vendoset kryesimi i delegacionit me një rang më të ulët, pikërisht nga Veli Llakaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Kështu, siç del dhe nga shënimet e Llakajt, atij dhe delegacionit prej 40 ushtarakësh, u duhej që të shihnin të përgatitur për një situatë të rëndë që pritej, e të ishin njëkohësisht të vendosur para së gjithash për të mbrojtur vijën e partisë para provokimeve të palës kineze. Për këtë qëllim, pas disa takimeve e instruktimeve nga Mehmet Shehu, kryetari i delegacionit Llakaj thirret e instruktohet gjatë edhe nga Enver Hoxha. Pikërisht, referuar shënimeve të kohës, kujtesës, por edhe dokumenteve zyrtare, Llakaj sjell sot për lexuesin klimën e rëndë që po prekte dhe ushtrinë pas ftohjes me kinezët, si dhe përgatitjen e radhës për përballjen me palën kineze në krye të delegacionit ushtarak shqiptar që niset për Pekin.


Veli Llakaj në vend të Mehmet Shehut


Veli Llakaj

Në krye të delegacionit shtetëror ushtarak në vend të Mehmet ShehutAshtu siç e kam përmendur edhe në shënimet e mia të mëparshme, Mehmet Shehu gjatë analizës në korpusin e Gjirokastrës më kishte thirrur veças e më kishte thënë se një delegacion që do të shkonte në për vizitë zyrtare në Kinë, për problemin e vazhdimit të ndihmave si dhe probleme të tjera të bashkëpunimit mes dy ushtrive, nuk do ta kryesonte ai, por unë. Por nuk e kisha menduar se një gjë e tillë do të ishte e shpejtë. Siç mësova fillimisht nga Mehmeti, qeveria kineze i ishte përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese dhe më anën e atasheut ushtarak kërkoi një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, pra me mua. Qëllimi i takimit me atasheun ushtarak ishte komunikimi zyrtar i qeverisë kineze për miratimin e vizitës së delegacionit të ushtrisë shqiptare, por dhe për të kërkuar e mësuar se kush do ta kryesonte këtë delegacion. Mehmet Shehu e dinte një gjë të tillë dhe më porositi ta prisja mjaft mirë, ta falënderoja për këtë veprim qeverinë e Kinës, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kineze etj. Ai, Mehmeti, më tha:”Atasheu do të kërkoi se kush do ta kryesojë delegacionin, se kështu është praktika protokollare. Ata (kinezët) mendojnë se këtë delegacion me siguri do ta kryesojë ministri i Mbrojtjes, pra unë (Mehmeti), nuk do të prononcohej, por do t’i thuash se akoma nuk e kemi vendosur. Për këtë do të bisedojmë me KQP-në dhe do t’u japim përgjigje sa më parë, kur edhe të caktojmë datën”. Kështu u veprua. Atasheu kërkoi ato që më tha Mehmeti, unë i përsërita po atë porosi që kisha marrë. Atasheut nuk i erdhi mirë, që unë nuk e ndava me ‘të këtë kërkesë. Më vonë, sipas porosisë së Mehmetit, unë mora detyrën që të përgatisja një kërkesë të domosdoshme se çfarë do të kërkonim, duke iu bërë prezente dhe situatën pse i kërkonim këto materiale e ndihma ushtarake. Materialin, më porositi Mehmeti, duhet ta përgatisja bashkë me Mehdu Backën, ish-drejtor i Përgjithshëm i Xhenios, i cili kishte qenë disa herë në Kinë. Ky material u përgatit sipas asaj që e mendonim ne dhe ashtu si mendonim ne, në frymën me të përzemërt e miqësore, duke i falënderuar dhe për shumat e ndihmave që na kishin dhënë për armatosjen e Ushtrisë Shqiptare me teknikën dhe armatimin më të fundit, përfshi dhe raketat. Para se ne t’i jepnim përgjigje Ambasadës Kineze, Komiteti Qendror dhe Këshilli i Ministrave i kishte kërkuar se paraprakisht duhej që kërkesat nuk bëheshin në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, por në emër të KQP-së dhe të Këshillit të Ministrave. Prandaj ishte menduar që një përfaqësi prej dy vetash të KQP-së të shkonin në Kinë me një mesazh për kryetarin e Partisë Komuniste të Kinës, shokun Mao-Ce-Dun dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave, shokun Cu En Lai. Shokët kinezë dhe këtë e kishin pranuar, por akoma nuk dinin se kush do ta kryesonte këtë delegacion. Se po ta kryesonte Mehmet Shehu ai ishte anëtar i Byrosë Politike, kryetar i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes Popullore dhe kërkonte të tjera masa sigurimi e pritje protokollare. Për të çuar mesazhin kryetarit Ma Ce Dun dhe Cu En Lait u caktuan dy anëtarë të KQP-së, me mandatin e KQP-së dhe të Këshillit të Ministrave. Këta dy persona detyrimisht duhej të priteshin nga të dy personalitetet kryesore të Kinës, pasi shkonin në emër të Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut. Këta ishin anëtari i KQP-së, Ndreçi Plasari, që ishte dhe zëvendësdrejtor i Institutit të Marksizëm-Leninizmit pranë KQP-së dhe anëtari tjetër i KQP-së. Tahir Minxhozi që ishte sekretar i Komitetit të Partisë së Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Këta u takuan dhe me Mao Ce Dunin. Në përgjithësi i kishin pritur mirë, qëndruan vetëm dy dit dhe u kthyen. Në këto takime ata ishin shoqëruar nga ambasadori ynë në Kinë Behar Shtylla. Pasi shokët u kthyen nga Kina dhe i raportuan udhëheqjes tonë për këto takime, u vendos që delegacioni ushtarak të shkonte në Kinë pas 15 ditësh. Për këtë duhej të informohej ambasada kineze në Tiranë, ku njëkohësisht do t’i thuhej edhe se kush do ta kryesonte delegacionin e nga sa veta do të përbëhej. Për këtë Mehmet Shehu me thirri ne zyrën e tij dhe më kërkoi materialin bazë që do të mbahej në pritje me delegacionin Kinez në Pekin. Shkova me mendimin se çdo gjë ishte mire;materiali që kisha përgatitur me Mendun do të quhej i plotë, me ndonjë korrigjim patjetër. Mehmeti, pasi e lexoi materiali prej 7 faqe më thotë: ”Materialin e keni bëre të “mirë”, ju lumtë si ty dhe Menduit që ka qenë disa herë. Ky material nuk bën as për të shkuar atje, në h...!” Por ndryshe nga natyra e tij, pashë se nuk u nevrikos, nuk ofendoi, por me një komunikim në formën e të qeshurës. Unë u mërzita se nuk e prisja këtë dhe me siguri që do të merrja detyrë ta bëja nga e para. Por Mehmeti ndërhyri e më tha: “Materialin do ta bëj unë dhe nesër në ora 10.00 do të vijë në ministri e në zyrën time do ta jap ta lexosh, por aty prezent do të jenë Tahir Minxhozi, sekretari i Komitetit të Partisë së Ministrisë që ishte dhe në Kinë, Nazar Berberi që do të ishte zëvendëskryetar delegacioni se ishte zëvendësministër, Mendu Macka që kishte marrë pjesë në përgatitjen e kërkesave për në Kinë si dhe argumentet përkatëse politike e ushtarake, si dhe Detar Avdia shef i sektorit ushtarak në KQP. Të nesërmen po në atë orë, Mehmet Shehu erdhi, por buzagaz. Pasi na takoi, na foli për delegacionin që duhej te ishte 40 veta, nga kuadro të ndryshme të aparatit të ministrisë dhe të njësive e deri në reparte të vogla të ushtrisë. Pastaj më jep materialin e tij prej 13 faqe të shkruar në makinë për ta lexuar. Një kopje e mbajti vetë përpara për të verifikuar rrjedhshmërinë e të folurit e sidomos për t’i dhënë disa theksime më të forta sidomos ato pas presjeve apo pikave ku thuhej “PRANDAJ”. E lexova, por edhe me druajtje të madhe se mos bëja gabime në të lexuar, se mënd e hedhura në letër ishin të tjetër kujt. Gjatë leximit më bëri disa vërejtje sidomos te theksimet, dhe më vuri detyrë që para se të shkoj në Kinë, këtë materiali ta lexoja një deri dy herë në ditë, pra i binte që unë ta lexoja 15-30 herë. Materiali, krahasuar me atë që kisha bërë unë me Menduin ishte krejt ndryshe, dhe po ti vija unë notat, me siguri materialin tonë do ta lija në klasë. Por Mehmeti nuk na e skuqi më shumë fytyrën. Pas pesë ditësh Mehmeti më lajmëron se duhej të shkonim tek Enver Hoxha për të marrë porosit për delegacionin që do shkonte në Kinë. Deri në një farë shkalle e kisha të lehtë, se materialin e kisha, po të më kërkonte se çfarë do të trajtonim, si deh kërkesat, do t’i jepja atë që na e prunë të gatshëm, atë që na dha Mehmet Shehu. Nuk dija që Mehmeti këtë materiali ia kishte dhënë dhe Enver Hoxhës. Par Enveri kishte dijeni për ‘të. Enveri, pasi me foli e shpjegoi pse i bëjmë kërkesat kinezëve më porositi për qëndrimin që duhej të mbanim, duke më treguar se ky delegacion mund të jetë edhe i fundit, pasi para nesh kishte qenë Adil Çarçani zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave për kërkesa ekonomike, duke përfshirë disa uzina me komplekse se ato që kishim bëre me kinezët, e ata, kinezet kishin dhënë vetëm 5-7 % te tyre. ”Me siguri kështu do të ndodhë edhe me ndihmat ushtarake që ju keni kërkuar si Shtab i Përgjithshëm”, - shtoi Enver Hoxha. Duke më shikuar në sy, ai vazhdoi: ”Po ju porosis se për të mbrojtur vijën e partisë tonë, nuk duhet të mbani as një qime mbi kurriz, prandaj çdo fyerje, ngacmim apo provokim që mund t’u bëjnë, do t’u jepni përgjigje ashtu si e meritojnë. Ju nuk keni kryesuar ndonjëherë ndonjë delegacion dhe në këtë këndvështrim do ta keni të vështirë, por është porositur ambasadori ynë atje shoku Behar Shtylla që do ta keni gjithmonë për çdo veprim, ai është nga diplomatët më të zotë që kemi”.Nesër do të lexoni:-Takimi i fundit me atasheun ushtarak kinez ushtarak para nisjes për Pekin. -Udhëtimi i delegacionit ushtarak shtetëror të ushtrisë Shqiptare drejt Kinës. -Si ndiqej situatë në Tiranë dhe si mbaheshin kontaktet me kreun e delegacionit tonë ushtarak në Kinë.

e diel, shkurt 26, 2006

Liljana Hoxha: Kurthet e klanit Aliaj-Kapo-Xhunglini

Ramiz Alia transferoi thesarin e shtetit në Evropë


Liljana Hoxha


Ju jeni shprehur si shpëtoi R.Alia pa u dënuar në vitet ’70 ndërsa gruaja e Ilirit pretendon se xhaxhai i saj nuk ishte i implikuar në grupin armiqësor antiparti konsideruar liberal të Todi Lubonjës.Nuk do t’ia vlente të merresh me gënjeshtrat e saj, por ç’të bëjmë që këto janë gënjeshtra të R.Alisë. E.Hoxha në ‘69-‘70 kishte ngritur popullin peshë me demokratizimin e jetës së vendit e të jetës së brendshme të partisë. Për lirinë sa më të madhe të rinisë brenda kufijve ideologjikë, stimuluar sidomos dashurinë dhe martesat në bazë të saj. Personalisht ka frymëzuar veshjet aq sa mundeshin për kushtet ekonomike të vendit sa më moderne e me gjallërim detajesh sidomos rinore, fjongo, modele xhepash, jakash etj. Me filozofinë të dish ta bësh jetën sa më të bukur, për aq sa mundësi ke. Varianti (Kadarean etj. ) që ky ishte një kurth monstruoz i tipit alla kinez të revolucionit kulturor, për të stigmatizuar më liberalët “që t’u priten kokat” është qesharake. Kjo edhe pse ndodhin ngjarje të tilla si drama “Njollat e murrme” që paradoksalisht për fanatizmin e Mehmet Shehut pëlqehet nga ai e kritikohet nga E.Hoxha. Fakte subjektiviste që nuk mund të evitohen në asnjë epokë e asnjë regjim sado totalitar, si insinjifikative ndërkaq me profilin e përgjithshëm të individit. Festivali XI solli një risi liberalizmi absolutisht jo të rrezikshëm për regjimin, siç tentojnë ta komentojnë sot, ndonëse i kritikueshëm nga fanatikët filluar nga Mehmet Shehu. Unë mund të dëshmoj në lidhje me Enver Hoxhën sepse e shtrenjta, ime motër këndonte në kuartet në këtë festival. Ndaj e ndiqnim në televizor së bashku me të me komentet përkatëse kurrsesi negative, përveç se paksa të ekzagjeruara, jo për sa i përket muzikës (edhe pse më ritmike sa pritej), por për sjelljen në skenë të ndonjë këngëtari e sidomos të prezantimit të festivalit. Ndaj nuk i di të fshehtat e provokimit të luftës kundër shfaqjeve të huaja, me nerv shumë agresiv nga Mehmet Shehu, i kritikuar ndërkaq për “Njollat të murrme”. Ishte koha kur ndaloi edhe mësueset në shkolla të lyenin buzët me të kuq. Në zhvillime të tilla zbulohet prej tij grupi antiparti revizionist i Todi Lubonjës me në krye R.Alinë, në revizionim të pushtetit në favor të tyre përfituar nga stimulimi i vetë E.Hoxhës për demokratizimin e jetës së vendit. Kuptohet që Alia, i kryqëzuar tashmë nga Mehmet Shehu, lëshon Lubonjat, at e bir, Agim Meron, Thoma Deljanën, etj ndërkaq akuzon padrejtësisht të ndershmin anëtar të KQ, Fadil Paçramin, intelektualisht i paarritshëm prej tij. Ndërsa Alia “vetëm për gabime pa dashur, rrjedhojë e natyrës së tij shkodrane instinktivisht liberale, pa asnjë të keq, kohë kur këndonte vazhdimisht: o mami, mami blu, o mami blu”, i gjunjëzuar duke qarë përpara N. Hoxhës, apo e rënë të fikët përpara E. Hoxhës falet për gabime humane e jo politike. Gruaja e Ilirit konsideron flluskë sapuni thashethemet për thesarin e Enver Hoxhës.Sigurisht që kështu është për E.Hoxhën, por nuk është kështu për R.Alinë. Për çka do të ndalem fare pak. Ideologjia e totalitarizmi për pasojë, por jo idealizmi kryesisht prej ndershmërisë dhe përkushtimit për popullin e ka çuar E. Hoxhën në zgjidhje të gabuara për interesin kombëtar. Ai nuk ka qenë kurrë fals e ndryshe për veten e tij nga populli. Gjithçka që vendosej, së pari ai do ta zbatonte për vete dhe familjen e tij. Nuk e lejonte sinqeriteti ndaj idealit të ishte materialist, jo vetëm hapur, por as fshehur. Ai dogji tapitë e pronave të veta me gjithë kundërshtimet e të atit, që i thoshte “lëri o Enver se nuk na hanë bukën”. Në fund të jetës ai e ka kuptuar pabesinë shumë dimensionale të R. Alisë. Në vitin ‘84 më thotë: “Mblidhni lekë Liljanë, se nuk i dihet jetës”, ndërsa ishte shumë i kursyer në shërbimet ndaj tij. Para syve të tij çdo gjë do të ishte e organizuar dhe përfaqësuar në minimumin e mundshëm që nga personeli deri te rojet. A janë bërë shpërdorime? Padyshim. Në emër të shërbimit zyrtar ndaj tij, çdo gjë mund të ketë ndodhur, nisur nga papërgjegjshmëria jonë, e familjes për jetë më luksoze mbrapa syve të tij. Duhet thënë p.sh sidomos për jashtë shtetit: Sulo Gradeci e Isuf Kalo menaxhonin fonde speciale (me shpenzime personale marramendëse, madje në garë me njëri-tjetrin), justifikuar zyrtarisht nga shteti në shërbim të nevojave të E. Hoxhës në kohën, që ai nuk kërkonte, nuk priste asgjë e jo më të dinte se ç’bëhej në emër të tij me jetën prej asketi që bënte. Personalisht, ne të privilegjuar në krahasim me popullin, paguheshim me dieta shërbimi normale si çdo shqiptar që e lidhte puna me jashtë. Kështu, E. Hoxha nuk e njihte as lekun e as dollarin, madje askush e ka parë ndonjëherë me lek në duar, në xhepa apo në kasafortë. Përsa u përket fondeve të aktiviteteve të përgjithshme shtetërore ligjëruar në rrugë partiake apo qeveritare për cilado arsye që dihen (qoftë edhe të internacionalizmit proletar që kritikohet kaq shumë), çka me dijeni të E. Hoxhës i mbulonin H. Kapo apo M. Shehu, i monopolizoi pas tyre R. Alia vetëm në duart e veta të gjithë potencialin dhe burimet ekonomike shqiptare. Sot, dëshmitë për rrjedhje apo vjedhje të thesarit kombëtar prej R. Alisë kanë filluar. Por nuk është as e vështirë, as e çuditshme, përveç se po të mos duam të mendojmë se me ç’bazë ekonomike do të trashëgonte R. Alia pushtetin që i premtoi ish-byrosë politike nga socializmi në kapitalizëm? Si do të paguante konfiguracionin politik të pluralizmit, apo të zhvillonte shtresën e kapitalistëve nga vetë komunistët pa kapital? Ndërkaq që ish- pronarët s’kanë për t’u likuiduar dot sipas projektplanit pluralist të ‘89 në përvetësim nga ana e komunistëve të kapitalit të tyre. Ndaj them, madje me forcë, që vetëm Berisha në ka vullnet të distancohet në të mirë të vetes dhe të kombit nga vartësia pluRAMIZISTE, mund të investigojë për thesarin e Shqipërisë shpërndarë prej R. Alisë në kritere klanore e nepotizmi në bankat e Evropës. Të mos harrojmë që djali i tij, në vazhdimësi të të atit, rekrutuar për interesa sllavo-serbe, qe student në Francë, është pjesëtar i stafit të mirënjohur të bankës Credi Lyonne në Paris.Ekziston mendimi që ju kanë përjashtuar nga trashëgimia familjare prandaj dhe reagoni kështu, ndonëse thoni të vërtetën?Nuk vihet në dyshim që N. Hoxha na ka përjashtuar nga pasuria e saj, por jo e E. Hoxhës, përderisa ai s’mund të linte asgjë për çka thamë. Ndaj nuk është problemi sa të varfër apo sa të pasur jemi ne, por të sqarojmë të pavërtetat për E. Hoxhën, në interes të transparencës për ecuri normale kombëtare. Ndaj edhe jemi distancuar shumë herë publikisht nga mundësitë e pasurimit të familjes Xhuglini prej R. Alisë (siç jemi shprehur për DEKA-n etj). Ndërkaq, përjashtimi nga e ashtuquajtura pasuri e familjes padyshim që është edhe vetë preferenca jonë si të pakompromis me ta. Them kështu se, nga klani Alia-Kapo-Xhuglini (të ndërgjegjshëm që ne nuk biem në kompromis me ta), na janë ofruar indirekt lloj-lloj variantesh pasurimi, madje befasuese si entuziaste që, po t’i pranonim, do të humbnim integritetin e dinjitetin personal. Eshtë kryesisht kjo arsyeja që s’i kemi pranuar, pa e ditur që kështu do të ishim shitur padashur tek ata. Vërtetuar kurthe, këto prej tyre, për të na gjunjëzuar që doemos për pasojë të heshtnim.Ju thoni se keni bërë pa ditur anti-Katovicën. Ku konsiston kjo kryesisht, kur në intervistë pranohet nga vetë familja e E. Hoxhës ishte përgatitur për rënien e regjimit, me rënien e bustit, me ikjen nga shtëpia, etj.Eshtë argumenti më i tragjik për mua kur kuptova që çdo gjë ishte e organizuar në mënyrë të ndërgjegjshme, në zbatim të përpiktë të planit të përbashkët me R. Alinë. Përjashtuar mua dhe Sokolin, jo thjesht si më pak “të sajët” nga N. Hoxha, apo më pak “të tyret” në përgjithësi, siç ishim mësuar të trajtoheshim, por për t’u fshehur nga ne se trembeshin (ta konsiderojnë sipas këndvështrimit të tyre) për puritanizmin tonë “idiot” për Enver Hoxhën e vdekur dhe për dinjitetin e familjes në raport me popullin, duke kundërshtuar R. Alinë e po aq vetë familjen. E bindur edhe për minimumin që mund të perceptoj, për ç’ka ndodhur konkretisht kundër nesh, jam më shumë e turpëruar përpara opinionit publik edhe për aq faj sa të detyron fati të jesh pjesë e fajtorëve. Pikërisht këto muaj që kam zbërthyer hollësisht në linjat themelore platformën kriminale të R. Alisë për pluralizmin, një qytetar i panjohur më sjell një fletushkë, ku pasqyrohej kuintesenca e platformës propagandistike të projektplanit të tij, shpërndarë kjo me ç’më shpjegoi (për çka e verifikova) në formë trakti në dyert e Tiranës që në vitet ‘90. Njohja me faktin që ky trakt kishte shpallur publikisht që atëherë qëllimin antikombëtar të ndryshimit të regjimit politik, pa u kundërshtuar kurrë që nga ‘90 e këtej, ndërsa mua më shohin tek e demaskoj, si të isha alien, më copëtoi zëmrën. Se figurën e Don Kishotit e kisha marrë parasysh, në rast se nuk do të kuptohesha dot nga opinioni publik. Por, se po përpiqesha të hapja me zor sytë e shtrënguara fort, në rastin më të mirë nga indiferenca dhe frika të shqiptarëve, për çka ata e dinin me kohë, ishte demoralizimi im më i madh për ta! Ndaj përfytyro ç’mund të ketë qenë për mua kur (edhe pse dyshoja me kohë dhe kundërshtoja me ngulm gabimet që nuk më dukeshin të rastit), kur vërtetova se vetë familja e E. Hoxhës zbatonte pikë për pikë projektplanin mizor pluRAMIZIST, duke pranuar natyrshëm ekstremet ndaj E. Hoxhës dhe po aq turpin ndaj tyre me thashethemnajën e viteve ‘90, në favor të planeve për të ardhmen me Alinë. Ndaj kështu shpjegohet sot çudia ndaj distancimit fillestar të N. Hoxhës, Ilirit, Pranverës jo vetëm nga komunizmi, por për t’i bërë bisht nderimit të populli ndaj E. Hoxhës, kryesisht në datat 16 tetor dhe 11 prill. Përveç argëtimit në “kohën e lirë” të gruas së Ilirit pikërisht në ditët e rënies së bustit të E. Hoxhës me naziskinin E.Rama që, përveç se nga të parët që fliste në “Zërin e Amerikës” kundër E. Hoxhës, ishte edhe organizatori i turmës për të protestuar përpara shtëpisë së tij për gjakun që i kishte pirë popullit. Kohë kjo mbarsur me shumë çudi. P.sh nga miqësi e ngushtë me biznesmenë antikomuniste italian (ofruar nga R.Alia) që jetonte me ta, që shante E.Hoxhën në shtëpinë e Ilirit në sytë e tij. Përveç qëndrimit flagrant të pashpjegueshëm si të painteresuar familjar atëherë për mua, për transferimin e eshtrave të E. Hoxhës, iniciuar nga komunistët për ta zhvendosur nga varrezat e Sharrës dhe për ta ruajtur ditë e natë. Më është dashur të mbuloj principialisht qëndrimet skandaloze të brendshme të familjes, duke e përfaqësuar atë me mendimin tim ndaj Milloshit: Enver Hoxhën e çoi koha në Sharrë. Në se do ngrihet, do ta ngrejë vetë koha dhe jo 100 komunistë. Se ai ishte i gjithë popullit dhe jo vetëm i komunistëve! (Kjo pas zhvendosjes së eshtrave të E. Hoxhës prej Berishës, kur Sokolit të tronditur i duhet t’i ndodhet pranë procesit, ndërsa Iliri me Klementin detyrohen t’i shkojnë mbrapa. Qëndruar të tre së largu nga rrethanat, verifikimin për trupin e E. Hoxhës e bën hetuesi i vjetër, Florian Kolaneci. Ndaj gënjeshtrat flagrante prej kohesh edhe pse të parëndësishme, si të parrezikshme, si produkt vaniteti, drejtuar sidomos kosovarëve se si e gjeti Iliri Enver Hoxhën të paprishur me karafilin e kosovarëve në gjoks, gënjeshtër që përsëritet nga e shoqja, faktojnë potencialisht se çfarë manipulimesh vinë prej këtij çifti prej R. Alisë, prej N. Hoxhës, si dhe prej karakterit të tyre personal për përgjegjësi të mirëfilltë përpara kombit, së paku si të instrumentalizuar të tyre. Kohë kjo kur pritja e popullit në nderim të E. Hoxhës bëhej vetëm në shtëpinë time, ku i duhej të vinte Ilirit e Pranverës, ndonëse Sokoli ishte emigrant jashtë në Itali. Kjo për sa kohë që me urdhër të R. Alisë do të kthehej pllaka. Pas daljes nga burgu, R. Alia deklarohet publikisht besnik i E. Hoxhës dhe se mbetet socialist. Shërbim i drejtpërdrejtë për t’iu futur sërish së bashku politikës me familjen e E. Hoxhës, ishte ndërmarrja e Ilirit për ta deklaruar në popull si të vetmen zgjidhje shpëtimi nga pushteti fashist i Berishës, Republikën Presidenciale me president domosdoshmërisht R. Alinë. Për çka ne mund të faktojmë planin konkret të tyre për rimarrjen e pushtetit. Në këtë hulli rezulton prania si pa të keq e Klement Kolanecit në organizatën “Hakmarrja për Drejtësi” dhe përgjithësisht mbështetja prej vëllezërve Kolaneci ndaj saj. Kjo në zbërthim të premtimit themelor të R. Alisë në byronë politike në ’89 : Sidoqoftë edhe në kapitalizëm pushteti do të jetë i yni. Atë do ta mbrojmë po të jetë nevoja me dhunë, ushtarakisht dhe me gjak. Për këtë i kemi të gjitha mundësitë dhe ndihmën nga jashtë, kryesisht nga fqinjët me të njëjtën ideologji (pra Serbia).Realisht të dhimbsen djemtë, në atë kohë të vegjël, e të ndershmit Hajredin Shyti, të viktimizuar deri në kriminalizim në nxitje të motiveve njerëzore të hakmarrjes ndaj të atit. Vepër kjo prej sigurimsit të vjetër Luan Bobrati, instrument i R. Alisë si ish-shef i policisë sekrete. Person ky gjithmonë në fabrikim intrigash të urdhëruara prej tij, konkretisht edhe ndaj meje që në diktaturë, edhe pse nuk e kam takuar kurrë. Ngjarjet e ‘97 ishin pikërisht përmbysja me dhunë e pushtetit të Berishës, për të rimarrë pushtetin Alia, por kurrsesi jo më personalisht, për diskreditim absolut në popull së paku karakterialisht. * * *Kështu, pas djegies së të gjitha planeve të tyre, historiku i largimit të familjes nga blloku prej gruas së Ilirit është tërësisht i maskuar apo i përfaqësuar vetëm në zbatim të kritikave, apo marrë për model zgjidhjet e mia dhe të Sokolit. Kjo thjesht me koshiencën që është propaganda që e prezanton mirë tërë familjen e E. Hoxhës. E vërteta ka qenë jo thjesht konfliktuale, po tepër principiale për qëndrime politike. Marrim vetëm një shembull. Fakti është që në ujdi me R. Alinë, N. Hoxha me të “sajtë” s’donin të largoheshin nga shtëpia, por vetëm të përmblidheshin në trekatëshin e saj, duke lënë të lirë pjesën tjetër, me orientimin: Të ulim kokat! Më duhej t’iu thosha: - Dje ishim miopë, por sot e kuptojmë që na paskan urryer, prandaj edhe duhet së paku t’i respektojmë, e të jetojmë si gjithë të tjerët. Por s’kemi arsye të ulim kokat përderisa jemi të pafajshëm. Duhet thënë se vite me parë, kur E. Hoxha ishte ende gjallë, i kam kërkuar N. Hoxhës që unë e Sokoli të jetojmë jashtë bllokut. Ajo u entuziazmua si zgjidhja më e mirë për mua. Ishte Sokoli që nuk pranoi se shqetësohej për të atin, që s’do të mund ta lejonte largimin tonë, sidomos prej Valbonës që e donte gjithmonë pas vetes. Ndërsa në vitet ’90, N. Hoxha më lutet që të mos ia prish familjes së E. Hoxhës avenirin që u ofron R. Alia. Natyrisht që unë nuk mund të pranoja dhe i them: Ju ende s’po e kuptoni që duhet të lëmë jo vetëm shtëpinë, por duhet të dalim edhe nga Blloku. Kështu ndodhi. Unë e Sokoli u strehuam që në ‘90 te prindërit e mi, ndërsa Nexhmija, Iliri e Pranvera deri në ‘92-93 kanë jetuar në ndërtesën e OSBE-së, prej nga i hoqën dhe i çuan te pularia. Mjafton me kaq sepse jam e bindur që nuk ka nevojë për mozaikë hollësirash faktike të tjera për cilindo që është në gjendje paanësisht të gjykojë. Ndaj falënderoj R. Alinë e N. Hoxhën që kanë provokuar vetë të gjitha mundësitë që unë të hapem gjithmonë e më shumë, duke më ndihmuar që përgjegjësinë personale përpara kombit ta shlyej sa më shpejt. Tashmë qetësisht do të vazhdoj analizat për çdo argument që do të më shqetësojë së mbajturi peng Shqipërinë.

e shtunë, shkurt 25, 2006

Misteret dhe të (pa)vërtetat e dashurive të Bllokut


Liljana Hoxha



Duket se gruaja e Ilirit ka ndërmarrë ketë intervistë 6-ditore kryesisht në kundërshtim për çdo akuzë politike që i bëni ju R.Alisë. Nëpërmjet biografisë së saj nxitohet të theksojë se ai është “denbabaden” shkodran dhe jo boshnjak. Shqetësim i konsiderueshëm vihet re në pasqyrimin e njohjes me Ilirin... Pikërisht kjo është çështja. Eshtë dashur gjithmonë prej tyre kundërversioni i brendshëm. E kisha kuptuar me kohë që në funksion të këtij qëllimi më janë ofruar variante botimesh ekstra komode, por urgjente të kujtimeve të mia apo joshje protagonizmi deri edhe në personazh kinematografik mbi jetën time. E gjithë kjo për të mbledhur mundësisht gjithçka që kam për të thënë, për të kundërvepruar me një antivepër të skenarizuar me kujdes nga shkrimtarë satelitë që dihen apo studiues e publicistë, siç ka shkruar për ta kryesisht Shaban Sinani. Kundërvepër kjo me përfaqësim të protagonistëve të brendshëm, madje mundësisht nga N.Hoxha e R.Alia vetë. Por në prag të Strasburgut të detyruar të mbrohen me kaq sa kam dhënë, kundrejt mungesës së kurajës së personave më të përgjegjshëm nga intelekti i familjeve Alia e Xhuglini, zgjidhet mjerimi i përfaqësimit të tyre. Përdorur kështu e ngrata vajzë, që në konceptim të paktit politik nëpërmjet lidhjes së gjakut, përfituar prej vanitetit e të mungesës së skrupulozitetit të saj, sot mbetet e vetmja mundësi për të folur publikisht në cilësinë e zëdhënësit të brendshëm për R.Alinë, N.Hoxhën e kryesisht në cilësinë e të komanduarës për çfarë do të flasë gjoja nga ana e saj në emër të E.Hoxhës. Ndaj pretendimi që, gjyshi i saj, Tahipi, i ka përmirësuar biografinë R.Alisë nuk është fals. Po të injorojmë faktin që ai ishte vetëm njerku i tij. Si yzmeqar i Oso Kukës marton me rekomandim të tij refugjaten boshnjake të sapoardhur shtatzënë me embrionin e R.Alisë në bark. Porse vetë origjina dhe edukata e gruas së Ilirit nuk është krejt transparente. Nëna e saj, ish e vluara e një eksponenti të Ballit Kombëtar, në mbyllje të horizontit politik të tij martohet urgjentisht me të vëllanë jo shumë inteligjent të yllit komunist në ngritje R.Alia. Pa qenë nevoja për hollësira të mëtejshme, gruaja e vëllait të tij do të ishte nga servilët më besnikë klanorë për t’i besuar detyra në thesarin e shtetit. Në lidhje me fabulën “in buona fede” të njohjes me Ilirin, iu kam dalë borxhit atyre dhe Zanës, vajzës së R.Alisë, tek më kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët në emision televiziv kur spekulimet për degjenerimin në Bllok i kam quajtur të tepruara, por të pashmangshme si në çdo komunitet njerëzor. Pikërisht për të mos i hapur më tej këto informacione të pahijshme, si dhe të pavlefshme për t’u ditur nga opinioni publik kam stigmatizuar me të drejtë dhe posaçërisht genin e R.Alisë si vatra e banalitetit dhe amoralitetit në Bllok, përveç zgjedhjeve të tilla si dhëndurë (p.sh. Mehdi Bushati) pikërisht nga klani i kupolës. Ndaj nuk e kuptoj si guxojnë të mashtrojnë publikisht në grup (jo për t’u mbrojtur personalisht që as i akuzon e as i intereson kujt), por për gjoja alibinë e martesës së sinqertë të paktit politik, Alia–Xhuglini, për interesa kryesisht serbe në komunizëm apo kapitalizëm qoftë. Pse? Sepse përveçse e demaskuar tek “Vajza e Agamemnonit”, do të shtoja në rast nevoje me fakte konkrete, që vajza e R.Alisë nuk e kishte problem t’i provokonte krejt lehtësisht “dashuritë” e saj nëpërmjet autoritetit të të atit. Po ashtu t’i sakrifikonte apo edhe t’ia dhuronte tjetër kujt, në funksion të karrierës së R.Alisë. Garancia e pushtetit për të ardhmen, madje nën petkun e virgjëreshës ishte më e rëndësishme se gjithçka. Kështu, Zana nuk është ndërmjetëse e dashurisë së Ilirit me Teutën, por ajo ia “fali” Ilirin kushërirës si e pamundur të realizohej pakti politik me gradën e parë të gjakut të R.Alisë. Sepse E.Hoxha absolutisht do ta pengonte. Nëse ky moment kaq demaskues duhej anashkaluar me alibinë që pranë një dashurie në ikje mund të gjesh atë që vjen, ajo që më preokupon realisht është deformimi i të së vërtetës në lidhje me vetë E.Hoxhën. Sepse N.Hoxha e R.Alia nëpërmjet nuses e mbesës së njëkohshme pretendojnë se ai “s’kishte asnjë paragjykim për zgjedhjet martesore të të bijve. Thjesht Enveri diku kishte thënë që nuk është mirë të bëhen martesa të fëmijëve brenda Bllokut”, dhe kaq. Paturpësia e tyre në grup bashkë me heshtjen e Pranvera Hoxhës bie poshtë nga vetë E.Hoxha, që në të njëjtën kohë i prish të bijës dashurinë e madhe të saj për djalin e suksesshëm të Kadri Hazbiut, në kulmin e besimit ndaj tij. Fjala është për vitet ‘70. Pse thoni “pavarësisht nga shënimet përkatëse për rastin”, kur gruaja e Ilirit pretendon se çka thuhet sot për të kaluarën nuk duhen besuar pa u hapur arkivat.E kush mund të vërë në dyshim emocionet pozitive të E.Hoxhës, sidomos në vitet ’70, kur s’kishte arsye të mallkonte lidhjen e të birit me mbesën e R.Alisë. Por ndërsa ata i disponojnë këto emocione, unë e Sokoli nuk jam njohur kurrë me shënimet private të E.Hoxhës për ne, faktuar si superlative nga dëshmitarë të sigurt (ish-punonjës të arkivit të KQ të P.P.SH e nga pjesëtarë të familjes shprehur me xhelozi), përveçse ç’më ka dorëzuar personalisht mua vetë apo prindërve të mi për okazione të veçanta. Kur sipas N.Hoxhës nuk kanë ekzistuar shënime të tilla për ne. Nuk i intereson kujt se çfarë ka ndodhur me shënimet private të E.Hoxhës për ne. Fjala është se si menaxhohet dokumentacioni i tij për interesa specifike të tyre, madje siç ka ndodhur për raste me rëndësi kombëtare. Ndaj nuk është principialitet profesional, madje as budallallëk kur urdhërohen në emër te R.Alisë e N.Hoxhës tribalët e tyre që të mos besojnë gjë pa u hapur arkivat. Ndërkaq dihet programi preciz i operacionit të spastrimit e manipulimit arkival realizuar me sukses (ose jo, këtë do ta shohim) prej Shaban Sinanit me urdhër të tyre. Por është fyerje për shqiptarët t’ju ofrosh recitimet sentimentale të saj në ngatërrim të emancipimit të vërtetë me lloj-lloj klishesh degjenerimi demoralizues e të ashtuquajtur modern, për kohën e vajtueshme që kemi kaluar në diktaturë, për këpucët që na fusnin ujë, për radhët e qumështit, (pa harruar edhe seksin nëpër bunkerë) etj., me paradoksin e njëkohshëm të arrogancës së mosbesimit nga ana e tyre për krimet e diktaturës ende pa u hapur arkivat. Sa çuditem që si R.Alia dhe N.Hoxha detyrohen të përfaqësohen nga ky nivel. Në mos siç kam perceptuar me kohë jo vetëm nga interesat e përbashkëta, por nga falsiteti, intrigat e agresiviteti, të kenë po atë emërues mediokriteti filozofik e karakterial, pavarësisht nga diferencat në testet e inteligjencës.Në fakt vihet re përgënjeshtrim i tepruar i privilegjeve në Bllok, madje për thjeshtësi shumë të madhe...Kundrejt monstruoziteteve që u thanë në ’90, privilegjet në Bllok pothuaj ishin të papërfillshme. Kundrejt simulimeve të ulëta në këtë intervistë, kur ka përfaqësuar shëmbëlltyrën e shpërdorimit të paskrupullt të pushtetit prej biografisë, pa injoruar ushtrimin e prepotencës personale (me shembuj flagrant) krahasuar me vuajtjen e varfërinë e popullit është revoltuese. Realisht ky shpërdorim i faturohet vetëm R.Alisë dhe N.Hoxhës. Deri në vitet ’70, kur E.Hoxha kontrollonte vetë edhe jetën e fëmijëve ishte gjithçka në rregull. Ishte koha pikërisht kur ne nuset futemi në familjen e tij. E para gjë që vumë re ishte urdhri që djemtë e tij të mos shëtisnin me në det me varkë ndryshe nga fëmijët e tjerë të Bllokut e jo më të popullit. Iliri në kushtet e çdo shqiptari bëri stazhin e partisë në Durrës, e kështu me radhë, realisht të gjithë bllokmenët në tërësi. Por përqalljet e gruas së Ilirit për thjeshtësi nuk zbehin dot shkeljet marramendëse që u bënë përgjithësisht në Bllok pas vdekjes se E.Hoxhës. Krahasuar me vajzat e R.Alisë, tejet skrupuloze si të thjeshta (vetëm së jashtmi, strategji e vjetër kjo e R.Alisë, kur në shtëpinë e tij shpërdorohej valuta për ushqime luksi, ndërsa për E.Hoxhën e vetëm për të, blihej vetëm ujë i gazuar), mbesa e R.Alisë programuar prej tij në ekzagjerim të privilegjeve të familjes së E.Hoxhës, do të tejkalonte me të gjitha fantazitë e mundshme shpërdorimit të pushtetit tashmë të pas E.Hoxhës, deri në përdorim personal të helikopterit shtetëror siguruar për E.Hoxhën, që nuk i hipi kurrë. Kjo në cilësinë e emërimit urgjent si drejtoreshë e përgjithshme e muzeve kombëtare.Për të gjitha shkeljet e normave shtetërore e partiake duhet të shpjegohen për rolin e tyre të drejtpërdrejtë vetë R. Alia e N. Hoxha. Si mbesë e presidentit të RPSSH dhe si nuse e djalit të E.Hoxhës, pas vdekjes së tij, synon të zgjidhet sekretare e Organizatës së Partisë, duke qenë ende në stazhin e kandidatit. Kjo flagrancë unikale antistatutore në Shqipëri, e detyron burrin e nderuar, ish-sekretar i organizatës të zëvendësuar prej saj, t’i drejtohet principalisht sekretar të parë të KQ të PPSH, Ramiz Alia, për diktatin e mbesës së tij ndaj organizatës së partisë. R.Alia dhe N.Hoxha, duke bërë gjithmonë të befasuarin detyrohen ta shkarkojnë edhe pse organizata e donte shumë dhe e kishte zgjedhur si “shpëtim” (skena këto histerike më pas). Pikërisht në vitet ‘88-’90, kur i “humbën” muzeut historik objekte me vlera kolosale si pasuri kombëtare, magazinuar pjesërisht në krushqitë klanore të familjes, për t’u nxjerrë jashtë Shqipërisë me ndihmën e “miqve” pluRAMIZISTE, sot nga protagonistët më kryesorë të politikës, që i kam përmendur tjetër herë. Nuk mund të mos tërheq vëmendjen e opinionit publik, që në të kundërt duhet të dalë kushdo qoftë të dëshmojë për shpërdorim të emrit të E.Hoxhës me arrogancë personale nga unë e Sokoli. Ndërsa jemi ngritur nëpër kolektivat tona kundër prepotencës dhe shtypjes së njerëzve të thjeshtë nga dallkaukët e nomenklaturës apo bllokmenë, që gjithsesi s’ishin të tillë të gjithë. Apo të ndihmojmë njerëz të ndershëm të ngatërruar pa faj në ndonjë farë mënyre me rregullat shpesh absurde si totalitariste, por edhe të paprincipta sidomos pas vdekjes së Enver Hoxhës.Kritikohen globalisht ish-servilët e ish-nomenklaturës dhe vlerësohen zbehtë ish-anëtarët e byrosë politike?Pikërisht. Si munden të kritikojnë me gisht cilindo autoritet, kur të gjithë servilët e djeshëm, apo të sotëm janë njëlloj të implikuar me krimin civil të R.Alisë në ’89, që komunizmin (përveç Alisë) do ta shajmë dhe rrëzojmë vetë ne komunistët? Gjatë këtyre 15 vjetëve ai atakon vetëm Berishën sepse prej presionit nga poshtë, nuk ia kurseu dot burgun as atij, sipas udhëzimit të tij në ‘89: Do t’i dënojmë vetë sa për sy e faqe ish-anëtarët e Byrosë Politike, që të na besojë perëndimi si të reformuar. Ndaj ai s’mund të kritikojë kënd sidomos sot, jo vetëm prej bashkëfajësisë, por nga frika. Ju intereson më shumë se kurrë, që askush prej tyre jo vetëm të mos guxojë, por edhe të dalë padashur sado pak nga skema që diktojnë ata. Ndaj ish-anëtarët e Byrosë Politike në të kundërt me vitet ’90 vlerësohen prej tyre këtë radhë publikisht me “kockën e qenit”, nën presionin e njëkohshëm: ju kemi në dorë. Në fakt ka shumë kritika vetëm për Kadarenë?Nuk besoj t’i interesojë kujt se çfarë ju duhet të thonë pikërisht ata për Kadarenë, përveç se ka rënie qesharake përfaqësimi nga debati i vjetër publik i Lubonjës stimuluar prej tyre kundër tij. Për opinionin publik, sot ka rëndësi vetëm vullneti i Kadaresë për të materializuar me shqiptarizëm më konkret e masiv potencialin intelektual të tij. Kjo në rritje të vetvetes e emancipimin e domosdoshëm të shoqërisë, duke superuar kështu edhe handikapin personal, sidomos të mospranimit të fajësisë në të kaluarën as para ndërgjegjes së vet. Çka e bën irracional e sidomos paradoksalisht agresiv vetëm ndaj E.Hoxhës e gruas së tij. Ndërkaq me gjithë mëritë mes Kadaresë e R.Alisë, këta e ruajnë mirë njëri-tjetrin, sidomos në kulmimin flagrant që i demaskon të dy më keq se e kaluara për sa i përket aktit të pluRAMIZMIT. Universalisht për çdo autoritet social, cilado fajësi është e falshme, kur shlyet në raport me popullin. Ndaj raportet personale të tij me N.Hoxhën, apo R.Alinë edhe në të drejtë të tyre qofshin, nuk kanë rëndësi publike kundrejt të keqes shumë herë më të madhe të tyre. Ndaj dhe reagimin e fundit unë e vlerësoj si hakmarrje, madje primitive për parathënien e tij në librin e Fahri Balliut “Zonja e zezë N.Hoxha”. Sikur të duam t’i përqasemi sado pak figuracionit të vetë Kadaresë, nëse dje në diktaturë i duhej të udhëtonte njëherësh për mbijetesë fizike dhe artistike në dy kuaj, në atë të zi (të shërbimit ndaj pushtetit), si dhe në atë të bardhë (të kundërshtimit të sistemit), sot edhe pse s’është i detyruar aspak së paku për mbijetesë kalëron me kalin pa ngjyrë. Sa shumë do të donim të zbresë nga kalërimi i kotë e të ecë në këmbë midis nesh. Xhentilesë kjo nga ana e tij, që populli ynë më shumë se e meriton. Pak sinqeritet prej shpirtit nga ana e Kadaresë i duhet popullit shqiptar, që peshon kryesisht meritat, që pas kësaj ai vetëm ta venerojë. Si shpjegohen kundërthëniet për variantin tuaj të izolimit të E.Hoxhës me insistimin e tyre që ka drejtuar, madje shkruar deri në minutën e fundit?Eshtë një insistim interpretimi jo krejt fals për të vënë thekse të gabuara në evitim të pistës së dyshimit rreth tyre për çka i akuzojmë: së pari për instrumentalizim të programuar të informacionit për ta izoluar E.Hoxhën nga realiteti me sebep të shëndetit. Së dyti: për dyshimet për keqbërje të programuar në shëndetin e tij. Së treti: që të fshihen pas tij për çfarë po i dënon historia. Pas “mostrës” që, sipas tyre, qeverisi me dorë të hekurt deri në sekondën e fundit. Madje për besnikëri ndaj tij ai ka qeverisur edhe pas vdekjes. Kini parasysh R.Alinë kur deklaron së fundi: që pas tufëzimit (sipas tij të E.Hoxhës) as edhe një lopë nuk mund t’i kthehej fshatarit pas vdekjes së tij, sepse do ta akuzonin se e ka tradhtuar atë. Në të kundërt me vitet ’90, kur ata vetë projektuan fabulën masive se, E.Hoxha kishte kohë i invalidizuar nga ana mendore.Për këtë qëllim transportohet e filmohet paturpësisht në plenum në ditët e fundit të jetës edhe pse i pamundur si i paralizuar të ecë, të flasë e jo më të shkruajë shtyrë nga R.Alia dhe e shoqja. Imazhe këto traumatike dyfunksionale sipas rastit. Dikur në mburje që ai s’ka qenë e në vend të tij ishim ne, sot për t’u mbrojtur prapa natyrës së përbindshme të diktatorit kriminel për krimet e tyre në komunizëm. Pra, dy skenarë për situata të ndryshme me të njëjtin imazh. Ndërkaq, të dy plasur si bombë së pari mosbesimi. Këto qëndrime qëllimisht jo vetëm injoruese, por çorientuese për opinionin publik, që brenda në familjen e E.Hoxhës dhe në kupolën e diktaturës, për të njëjtin argument që njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit, nuk na shqetësojnë absolutisht, përveçse na bëjnë edhe më të fortë të rezistojmë me argumente edhe pse e dimë që e “vërteta” blihet, apo diktohet nga pushteti.vijon nesër

Izolimi: Për 6 orë, gjithë popullsia e armatosur! Shehu e Llakaj në krye, për “Gjithë popullin ushtar!"

Kujtim Boriçi


Strukturat ushtarake sipas situatave në vite-Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, në Shqipëri u krijuan 24 Brigada Sulmuese, ku 7 prej tyre ishin jashtë kufijve aktualë shqiptar. -Deri në vitin 1957, Ushtria Shqiptare kishte 6 Divizione, përkatësisht një në Tiranë, dy në Peshkopi, një në Shkodër, një në Elbasan, një në Gjirokastër dhe një në Durrës. -Me krijimin e Traktatit të Varshavës në vitin 1956, duke qenë shtet anëtar në këtë aleancë ushtarake me detyrime të ndërsjella, u bë një reformë e thellë në ushtrinë shqiptare. U lanë gjithsej në vend, 5 Brigada Këmbësorie, ndërsa 9 000 ushtarakë ngelën pa organikë e dolën në lirim. -Në fillim të viteve ‘60-të, me prishjen me Bashkimin Sovjetik, Shtabi i Përgjithshëm krijoi një përvojë të mirë në përpunimin e strukturës organizative, duke arritur në kohë rekord kalimin në Brigada, Regjimente e Korpuse, në gjithë vendin. -Ushtria shqiptare u organizua në 15 Korpuse (5 ishin komanda operative të barabarta me Korpuset). -Në vitet 1982-1983, me shkrirjen e Korpuseve dhe kalimin në Divizione, në shkallë vendi u krijuan 21 Divizione. Si punoi Shtabi i Përgjithshëm, për strukturën e re të MbrojtjesShtabi i Përgjithshëm, në fillim të vitit 1975 e në vazhdim, pas urdhrit të partisë për çrrënjosjen e pasojave të “Tezave të Zeza” në ushtri, planëzoi, organizoi e drejtoi punën, për përgatitjen e teatrit të veprimeve luftarake, organizoi e zhvilloi disa stërvitje kompaktësimi në shkallë brigade e korpusi, për plotësimin e mëtejshëm të gatishmërisë luftarake, pra kishte një eksperiencë të mirë pune. Por tashmë, të gjithë këto kuadro ishin larguar nga postet udhëheqëse si në ministri, ashtu dhe në njësitë operative. Kjo kërkonte kujdes, përkushtim, vullnet të papërkulur, e studime konkrete në bërjen e strukturës, sipas kërkesës së Enver Hoxhës, e detyrave të reja që vuri Mehmet Shehu. Sipas dokumenteve zyrtare të kohës, si dhe në bazë të shënimeve të protagonistit kryesor Veli Llakaj, Shtabi i Përgjithshëm e filloi punën me krijimin e strukturës organizative të Ushtrisë, duke patur parasysh strukturat e ushtrisë së Bashkimit Sovjetik, të Amerikës, të Italisë, të Jugosllavisë, e të Greqisë, duke marrë për bazë si efektivin dhe armatimin, që nga skuadër, togë-kompani e batalion, të gjitha forcat, të cilat do të ndesheshin të parat në fushën e luftimit. Sipas Llakajt, në këtë organizim, si bazë merrej parasysh volumi i zjarrit në predha për minutë, në një metër linear. Kjo strukturë u punua së bashku me drejtoritë e komandat e ministrisë dhe të njësive, në efektiv, armatim, me shtrirje në të gjithë territorin e vendit. Për kushtet e atëhershme, qëllimi ishte që ky organizim t’u përgjigjej detyrave e gatishmërisë luftarake të ushtrisë, në kohë sa më të shkurtër. Zbulimi i grupit “puçist” në ushtri, drejtuar nga Beqir Balluku, në dhjetor 1974 dhe kursi i ri teorik e praktik i mbrojtjes së vendit, sipas dokumenteve të kohës, e gjen Shqipërinë me 14 Korpuse, ku 5 prej tyre ishin Komanda Operative, të barabarta me korpuset. Njëkohësisht, funksiononin dhe shkollat ushtarake, përkatësisht; Shkolla Ushtarake “Skënderbej” dhe Shkolla e Bashkuar e Oficerëve, në Tiranë, tri shkolla të përgatitjes së kuadrit rezervist në Tiranë, Shkodër, Vlorë; Shkolla e Aviacionit në Vlorë, shkolla Flotës Luftarako-Detare në Vlorë, Akademia Ushtarake në Tirane, Akademia e Shtabit të Përgjithshëm, në Tiranë. “Pra, në këtë situatë, para grupit që ishte urdhëruar të hartonte Planin e ri Operativo-Strategjik të Mbrojtjes, përveçse një detyrë veçanërisht me përgjegjësi të madhe, ishte dhe një punë voluminoze, ndaj u detyruam që natën ta bëjmë ditë, e krahas zbatimit të kësaj detyre, të përballonim dhe problemet e gatishmërisë në njësi e reparte, probleme të intensitetit në fortifikimin e vendit, si dhe aktivitetin e përditshëm në ushtri e strukturat bashkërenduese në terren”,- tregon për gazetën Veli Llakaj, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Për sa i përket strukturës që u hartua dhe u ngrit në atë kohë,-shton Llakaj- vetëm vonë, pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, përkatësisht në vitet 1982-1983, ku dhe unë u kryqëzova si “armik” e bashkëpunëtor i Mehmet Shehut, ndryshoi, u hartua struktura e re, me krijimin e Divizioneve në vend të Korpuseve. Afatet e përfundimit të strukturës së reSipas Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në atë kohë, Veli Llakajt, kjo strukturë organizative përfundoi brenda muajit dhjetor 1975, dhe u miratua në Këshillin e Mbrojtjes, në mesin e muajit janar 1976. Specifika e kësaj strukture, shton ai, ishte se ajo edhe u shpërnda në gjithë territorin e Republikës, jashtë kazermave, pranë detyrave luftarake, me qëllim që të shkurtohej në maksimum paraqitja pranë pikave te hapjes (reparteve) dhe detyrave luftarake, veçanërisht për zonat e Desantimit Ajror dhe atij Bregdetar. Përvojë diku kishte, sepse qysh në shtator-tetor-nëntor 1968, me pushtimin e Çekosllovakisë nga Forcat e Traktatit të Varshavës, dhe tek ne, në gjithë zonat e desantimit (ku priteshin forca armike të hedhura nga ajri), pra në rreth 30% të ushtrisë, i mbante armët bashkë me municionet në shtëpi. Po kështu, kujton protagonisti dhe oficeri më madhor shqiptar në atë kohë, Veli Llakaj, u eksperimentua dhe u zbatua detyra që, të gjithë, armët e municionet i mbanin me vete dhe në punë, në arë e kudo. E megjithëse armët u lanë në dorë të popullsisë, kujton Llakaj, jo vetëm që nuk pati asnjë humbje arme apo fisheku, por asnjë ngjarje të jashtëzakonshme. Me përjashtim të një rasti të vetëm në Lushnje, ku një vajzë e provokuar nga një djalë, e qëlloi me armë në fushë, por nuk u realizua vrasje. Për atë që e ngacmoi u morën masa ligjore, kurse për vajzën nuk u mor asnjë masë, bile as arma nuk iu hoq. Ky ishte rregulli, normat e moralit të njeriut në atë kohë, tek ne. Detyra: “Për 6 orë populli ushtar!”Pra, konfirmon për gazetën Veli Llakaj, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe bashkëpunëtori më i afërt i Mehmet Shehut, për gati 8 vjet, ndryshuan idetë, mendimet dhe konceptet mbi organizimin, përgatitjen e drejtimin e ushtrisë; tashmë ushtria ishte e gjitha në pikat e hapjes, atje ku ishin resurset njerëzore dhe brezat e rajonet e mbrojtjes së vendit. Nëpërmjet përgatitjes së gjithë strukturave, në kuadrin e Shkollës së Lirë Ushtarake, u formua koncept i ri, ”Ushtri e popullit ushtar”, kurse nga organet më të larta shtetërore, mbrojtja e vendit u quajt detyrë mbi të gjitha detyrat. Këto Forca të Armatosura, shton Llakaj, në sajë të organizimit të përsosur, ndërgjegjësimit të të gjithë popullit dhe punës këmbëngulëse të kuadrove, bënë që gatishmëria e tyre të ishte e shkallëzuar për çdo njësi e repart, 30 minuta për repartet e gatishmërisë së përhershme, në 3 e 6 orë, për repartet e njësitë taktiko-operative dhe deri ne 12 orë, për njësitë operativo-strategjike dhe Shtabin e Komandën e Përgjithshme, të gatshëm për t’u futur në luftë në mënyrë të organizuar. Të gjitha provat që ishin bërë, vërtetuan që normat e gatishmërisë për Brigadat e gjithë ushtrisë, shton Llakaj, maksimalja të ishte deri 6 orë, me përjashtim të njësive që kompletoheshin me resurse rezervistë nga Hidrocentrali i Fierzës dhe Kombinati Metalurgjik i Elbasanit, për të cilët norma e gatishmërisë ishte 12/orë. “Kjo gatishmëri e njësive të Ushtrisë Shqiptare, pothuajse ishte baza kryesore e gatishmërisë së ushtrisë, sepse kur themi Brigada, aty është dhe Korpusi, aty është dhe ushtria, se të gjitha këto përbëheshin nga brigada. Por, koha që unë përmenda, atë që Korpusi, Shtabi e Komanda e Përgjithshme e kishin maksimumin 12/orë, përfshiheshin ripërcaktimi dhe njëherë i rikonicionit, që do të thotë, ripërcaktimi i detyrave, organizimi i bashkëveprimit me llojet e armëve e shërbimeve, organizimi i sistemit të zjarrit dhe marrja e vendimit për situatën e krijuar”- shton ish-oficeri madhor, Veli Llakaj. Prandaj, shton më tej Llakaj, Mehmet Shehu këmbëngulte që gatishmëria, duhet të jetë jo më shume se 6 orë, që fitorja të jetë e sigurt. Mehmeti thoshte: “Kush më siguron këtë gatishmëri, unë i siguroj fitoren ndaj çdo armiku!”. Atë kohë, shton për gazetën Llakaj, ushtria jonë ishte njëra nga ushtritë më të kompletuara e më të përgatitura në botë, e cila mbështetej tek një popull i tërë, të përgatitur më së miri, të armatosur me armatimin më modern të kohës se saj. Kjo ushtri u edukua me artin ushtarak modern, u frymëzua dhe u edukua në mënyrë të gjithanshme për të qenë besnike e popullit dhe atdheut. U bë një ushtri me të vërtetë me virtyte të larta, ashtu siç e donte populli e atdheu. Ajo kaliti, përvetësoi vetitë më të mira; thjeshtësinë, patriotizmin, sakrificën ekstreme për interesat e popullit, disiplinën e fortë e të vetëdijshme si dhe inisiativën krijuese. Nesër do të lexoni:-Ftohja me Kinezët, pasojat që nisën të ndjehen në ushtri e jetën e vendit. -Pse në krye të delegacionit ushtarak prej 40 vetësh u caktua Veli Llakaj, në vend të Mehmet Shehut. -Thirrja e Veli Llakajt nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu, për qëndrimin që do të mbante delegacioni ushtarak në Kinë.

e premte, shkurt 24, 2006

Mehmet Shehu udhëheq rikonjicionin “antipuçist” në terren

Mehmet Shehu udhëheq rikonjicionin “antipuçist” në terren
Çrrënjosja e efektit të materialit të „puçistëve“


Kujtim Boriçi


SituataFillimi i vitit 1975 për ushtrinë shqiptare ishte një periudhë tensioni e gatishmërie luftarake. Tre prej drejtuesve kryesorë të ushtrisë, ministri Beqir Balluku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Petrit Dume, ishin arrestuar e po përballeshin me hetime e tortura të pafund, për të shpjeguar “veprimtarinë e tyre armiqësore” në dëm të ushtrisë e vendit. Njëkohësisht, dhjetëra oficerë madhorë ishin çmobilizuar e po jepnin llogari para partisë për pjesëmarrjen direkte apo indirekte të tyre në hartimin e “Tezave të zeza” , si bashkëpunëtorë të Beqir Ballukut e “puçistëve” të tjerë, procedurë që do të çonte në arrestimin apo internimin e shumë prej tyre. Ndërsa në funksionet drejtuese që nga Ministria e Mbrojtjes që u mor në dorë nga Mehmet Shehu, drejtoritë e në korpuse ishin vendosur njerëz të rinj. “Ishte një situatë tepër e vështirë, nga njëra anë mbizotëronte frika e pasiguria në shumë kuadro madhorë se në çdo çast mund ta shihnin veten si bashkëpunëtorë të “puçistëve”, por dhe për faktin se nga Enveri e partia ishte vënë detyrë urgjente para nesh që të hartohej plani operativo-strategjik i Mbrojtjes së vendit, mbështetur në tezat e Këshillit të Mbrojtjes e në kundërshtim me çdo insinuatë apo pasojë që mund të ishte materializuar në planëzimin luftarak ekzistues, si pasojë e efektit të “Materialit të zi” të Beqir Ballukut e bashkëpunëtorëve të tij”, -tregon për gazetën Veli Llakaj, kreu i sapoemëruar i Shtabit të Përgjithshëm, përgjegjësi kryesor në ushtri për luftën “antipuçiste” në fushën e mbrojtjes. Urdhri i Mehmetit. Veli Llakaj tregon se një paradite e thërret në zyrën e tij Mehmet Shehu dhe i kërkon që t’i raportoj se çfarë kishin planëzuar dhe ku ishin me nisjen e punës për përgatitjen e planit operativo-strategjik të mbrojtjes. “I raportova shkurtimisht, më dëgjoi me vëmendje duke shprehur miratim me lëvizje të kokës, ndërsa më pas nisi të më japë detyrën“, -kujton për gazetën Llakaj. Pas ekspozesë së bërë, sipas dokumenteve të kohës dhe shënimeve të Llakajt, Mehmet Shehu ka dhënë këtë detyrë: “Është punuar mirë në fillim, por është dhe shumë për të bërë, pasi hartimi i planit operativo-strategjik të mbrojtjes është një punë me përgjegjësi, duhet bërë shpejt për të përballuar me sukses çdo situatë në fushën e mbrojtjes, në njësi e reparte, veçanërisht në këtë situatë kur vigjilenca e partisë zbuloi dhe po godet ashpër „Tezat e zeza“ dhe personat përgjegjës për këtë veprimtari në kundërshtim me vijën e partisë dhe interesat e mbrojtjes së vendit. Shpejt duhet të nisni rikonjicionin në terren!“. E gjeti me vend dhe urdhëroi, -shton ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Llakaj, - që puna në terren të nisë në rrugëkalimin që ishte bërë dhe në rikonjicionin e vitit 1967-1968, duke shtuar njëkohësisht dhe emrat e funksionarëve ushtarakë të lartë të ministrisë që do të merrnin pjesë në realizimin e kësaj detyre. Në shënimet e mbajtura në atë kohë dhe të ruajtura me kujdes nga Llakaj, shkruhet: “Mora detyrën nga ministri i Mbrojtjes, Mehmet Shehu, për nisjen e rikonjicionit, detyrë që është tepër e vështirë e mbi të gjitha, me përgjegjësi pas situatës që po kalon ushtria dhe vendi pas zbulimit e denoncimit e dënimit që po u bëhet disa kuadrove madhorë të ushtrisë për situatën, por duke e njohur terrenin konkret ku do të punonim, sikur gjeta një shtysë tjetër për realizimin e detyrës me sukses!“Ndërsa Mehmet Shehu, pas dhënies së detyrës, i ka komunikuar Llakajt se detyra është vënë direkt nga komandanti i përgjithshëm, e se në çdo hap e në çdo vend, do të jetë vetë ai (Mehmeti) në krye të rikonjicionit. Mehmeti në krye të rikonjicionitPas konsultës Shehu-Llakaj e detyrës së vënë për hapat në terren kundër “Tezave të zeza”, u përcaktuan personat që do të merrnin pjesë në rikonjicionin për hartimin e planit operativo-strategjik të mbrojtjes, që ishte gjithashtu një dokument tepër sekret. Ndonëse urdhri dhe përbërja e ekipit të rikonjicionit që do të drejtohej nga unë ishte i përcaktuar, ai (rikonjicioni) u udhëhoq në çdo etapë e në çdo vend nga Mehmet Shehu, në të gjithë territorin e Shqipërisë, si për drejtimet tokësore, bregdetare, ashtu dhe zonat e desantimit ajror. Në këtë rikonjicion, sipas dokumenteve të kohës së arkivës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas pohimeve të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj, morën pjesë Mehmet Shehu, ministër i Mbrojtjes Popullore; Veli Llakaj, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë; Hajrulla Muhametaj, drejtor operativ i ushtrisë; Bajram Mane, zëvendësdrejtor operativ; Oficeri i drejtimit përkatës për çdo korpus. Përveç këtyre personave të ngarkuar nga ministria, nga njësitë merrnin pjesë komandanti, komisari, shefi i shtabit te korpusit, komandanti, komisari, shefi i shtabit të brigadës përkatëse. Rikonjicioni, sipas Llakajt, u krye i sforcuar, me një ngarkesë më shumë se 10-12 orë punë në dite, por me shumë kujdes në përcaktimin e detyrave konkrete luftarake. Terreni, shton më tej ai, u shkel me këmbë në ato drejtim, ku kishim kaluar dikur në vitin 1967-1968. Llakaj, edhe pas më shumë se tri dekadash, kujton me hollësi atë kohë intensive pune, veçanërisht impenjimin e kuadrove që punuan për këtë detyrë, duke veçuar mes tyre një ndër më të rinjtë, Bajram Manen. “Dua të veçoj punën organizuese dhe drejtuese të zëvendësdrejtorit operativ Bajram Mane, i cili mundi të përballoj një ngarkesë të madhe me të gjithë oficerët e drejtimit të shtabit të Përgjithshëm, por kalemi me majë të hollë i tij nuk pushonte as ditë, as natë. Po kështu nga oficerët e drejtimit do të veçoja Serjane Halilin jo vetëm për drejtimin e tij, por dhe punën për një kohë të gjatë pranë Mehmet Shehut, i cili i jepte dorën e fundit planit operativo-strategjik të mbrojtjes”, -shton Llakaj. Shkelja e terrenit, pëllëmbë për pëllëmbë, nën drejtimin e Mehmet ShehutKursi për organizimin e ri të mbrojtjes së vendit, në kundërshtim me frymën që kërkohej në “Tezat e zeza”, kujton ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj, që në fillimet e hartimit të planit operativo-strategjik, bëri që të preknim pëllëmbë për pëllëmbë të gjithë territorin përkatës, të hidhnim në harta objekte e të ideonim e fiksonim detyrën luftarake të njësive e reparteve, aftësitë e tyre në përputhje me terrenin dhe armikun që prisnin përballë në situatën luftarake. Në çdo hap kujtojnë ushtarakët që realizuan këtë detyrë, si në anën teorike, por dhe në shkeljen e të gjithë terrenit, ishte ndihma dhe prezenca fizike e Mehmet Shehut. Kështu, rikonjkicioni dhe “shtegtimi” i punës për ushtarakët madhorë niste në Durrës me zonat e objektet Shahinaj, Jeshilore, Shinovlash, Porto Romano, Currila, Vila e Zogut, lartësia 178, Arapaj, Shkallnuer, Shkëmbi i Kavajës, Mali i Robit, Kepi i Lagjit, Mali i Zebit, lartësia 190, Kryevidh, lartësia 180, Spille, lartësia 136, Hasdushku, lartësia 130, Vila lartësia 105. Në Lushnjë me Thanasaj, lartësia 218, Matrjan, Sulzotaj, Shemtepremte, Gërmenj i vogël, lartësia 116, Grabian, lartësia 184, Gradisht, Guri i Gomares lartësia 194. Në Fier me Ardenicë lartësia 211, Vajkan, lartësia 174, Margelliç, lartësia 321, Radostinë, Pojan, shtyllas, lartësia 168, Mbyet, Ligovun Peshtan lartësia 258, Frakull e Madhe lartësia 234. Në Vlorë me Mifol, Cipllakë, lartësia 253, Cerkovinë, lartësia 114, Bunavi, Llakatund, lartësia 222, Babicë e vogël, lartësia 163, lartësia 176, Kaninë, lartësia 382, Mali i Sturos, lartësia 736, Shushicë, lartësia 942, Rradhimë lartësia 166, Pashaliman, Karaburun, Mali i qytetit, lartësia 331, mali i Ravenës, Maja e Flamurit, lartësia 826, mali i Bitrit, lartësia 637, Mali i Hilqes, lartësia 732, Kepi i Gjuzës, Llogara, lartësia 972, Palas, Dhërmi, Mali i Pandajlimonit lartësia 540, Kasha, lartësia 165, Vuno lartësia 174, Himar, Pilur, Palermo, Mali i virrit, lartësia 540, mali i Kolezës, lartësia 552. Në Sarandë me Qeparo, Borsh, Piqeras Sasaj, lartësia 712, Lukovë, mali i Lavanit lartësia 953, Nivicë- Bubar, lartësia 801, Kepi i Qefalit lartësia 140, Cukë, lartësia 238, Lekuras, lartësia 169, lrtësia 188, Ksamil, Kodra e Bajames, lartësia 144, Butrint, Kepi i Stillos. mli i Korotitit, lartësia 201, Mali i Miles, lartësia1 824, Konispol, Qafë-Bode, mali i Shëndëllisë, lartësia 1 079, Markat, Jangjar, Karroq, Zminecë, Grazhdan, mali i Shendenikut, lartësia 1 618, mali i Stugarës, lartësia 1 759, Leshnicë, mli Druganë lartësia 842, Mesapotam, Lefterhor etj. . Mehmeti:”Sazani, fortifikata e parë e mbrojtje kundër armiqve!”Një nga specialistët më të rinj e më të aftë të ushtrisë në atë kohë, një prej katër ushtarakëve të ngarkuar nga Mehmet Shehu për hartimin planit të ri operativo-strategji, Bajram Mane, që më vonë do të bëhej zëvendësministër i Mbrojtjes, tregon se ato ditë të ngarkuara me punë, tension maksimal e përgjegjësi, u përballuan me sukses falë punës në grup si dhe përkushtimit të komandantëve të njësive ku bëhej rikonjicioni në terren në funksion të hartimit të planit të ri operativo-strategjik. “Por gjatë gjithë punës, si në anën tekstuale e atë të shkeljes së terrenit, ne patëm pranë përkujdesjen dhe ndihmën e Mehmet Shehut, si një specialist i aftë dhe kompetent në fushën e mbrojtjes“, - pohon për „Shekullin“ Bajram Mane. Teksa Veli Llakaj, në funksionin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe përgjegjësit direkt për hartimin e planit të ri të mbrojtjes së vendit, nga ajo punë e fillimvitit 1975, veçon mes të tjerave ushtarakun e ri, Mane. Ky i fundit tregon detaje interesante të kontaktit të punës e marrëdhënieve të tyre me Mehmetin në realizimin e detyrës. Një nga këto momente, mes shumë të tjerave, -tregon Mane, -është ai i punës në ishullin e Sazanit. “Në ishull shkuam së bashku me Mehmet Shehun ishte dhe Veliu e Mendu Backa, e para se të nisnim punën për të cilën kishim vajtur, Mehmeti u informua me hollësi nga komandanti ishullit, Sazan Muho, rreth gatishmërisë e problemeve që kishin objektivat, duke dhënë dhe porosi e detyra konkrete për situatën, ndërsa më pas si grup u ngjitëm në pikën e vrojtimit”, - kujton Bajram Mane. Mbaj mend, -shton më tej Mane, -interesin që tregoi Mehmeti për ishullin e Sazanit, si pikë e rëndësishme strategjike për mbrojtjen e rajonit. Veçanërisht interesi dhe obligimi i Mehmet Shehut ishte fortifikimi i ishullit me të gjithë elementët përbërës të tij. “Ishulli i Sazanit do të jetë një kala e pakalueshme nga çdo armik e koalicion armiqsh që do të synojnë vendin tonë, ndaj ne duhet të kemi një fortifikim modern, të qëndrueshëm e asgjësues përballë çdo vale agresioni. Në të vërtetë, në këtë pikë strategjike ishte punuar jo pak dhe shumë më tepër u punua në vazhdim, si për fortifikimin, ashtu dhe për të gjithë elementët e gatishmërisë në funksion të mbrojtjes. Pas mbarimit të punës në ishullin e Sazanit, kujton Mane, puna vazhdoi në Levan të Fierit, ku grupit të Ministrisë së Mbrojtjes iu bashkangjit edhe komandanti i divizionit. Nesër do të lexoni:-Si ka ndikuar klima politike ndërkombëtare në ndryshimet e strukturës së ushtrisë shqiptare. -Hartimi dhe ndërtimi i strukturës mbrojtëse pas dënimit të grupit “puçist” në ushtri. -Si u arrit që për 6 orë të vishej ushtar e të armatosej i gjithë populli.

“Konflikti me Ramizin dhe rrëfimi i kunatës”

“Konflikti me Ramizin dhe rrëfimi i kunatës”


Liljana Hoxha

Ishte incident për Ramiz Alinë botimi nga anonimatë në korrik-gusht 2005, tek gazeta “DITA”, që vërtetoi retrospektivisht nëpë-rmjet gojës së tij në mbledhjen e Byrosë Politike të PPSH, në 1989, për çka unë e Sokoli e kemi kritikuar zyrtarisht edhe në media prej 15 vjetësh (e më ngushtë menjëherë pas vdekjes së Enver Hoxhës), për pandershmëri ndaj kombit shqiptar, si dhe ndaj Enver Hoxhës vetë, përdorur herë si mburojë, herë si maskë e sidomos si gogol (si forcë supreme jo vetëm nga hierarkia e simbolikës së pushtetit totalitar, por si kontroll personal e konkret, si skenarist intrigash politike deri edhe gjakatare të tij). Incident për të cilin askush në media s’pipëtiu, si të qe kripë e hedhur rastësisht apo padashur në ujë. Ndërsa ndaj meje, edhe pse opinioniste (tepër e lutur) do të kishte censurë në artikujt përkatës zbërthyes, siç edhe do të më ofrohej mundësia e informimit të opinionit publik nga ndonjë emision televiziv për të më profilizuar (në të kundërt me rastet e mëparshme) si komuniste të pareformueshme dot, si të isha kështjella e fundit totalitariste dhe jo e kundërta krahasuar jo vetëm me Alinë, por edhe me vetë Nexhmije Hoxhën, që sidoqoftë së bashku mundësuan këtë pluralizëm sado të çalë, që unë e kam demaskuar pluRAMIZËM. Dalë në këtë konkluzion, nga përpjekjet e analizat që prej viteve ‘90, kur ishte e paimagjinueshme për mua kjo tragjedi si mundësi reale qëllimisht e organizuar, por thjesht për kundërvënie antindershmërie të R.Alisë, pa e ditur as vetë, kam bërë në rreth shumë të mbyllur “antiKatovicën”, (anti unë e Sokoli e R.Alia dhe familja e Enver Hoxhës ana tjetër), në kundërshtim të manipulimeve përgjatë pluralizmit që po menaxhohej pandershmërisht nga R.Alia. Sado paradoksale të duket, mendoja se duhej të ishte pikërisht (në rastin konkret) Berisha që të sillte pluralizmin, për çka edhe e kam takuar dhe uruar, e bindur se një zhvillim i tillë nuk mund të vinte drejtësisht, përveçse nga poshtë. Komunist ose jo, Berisha ishte shumë nga “poshtë” krahasuar me R.Alinë e shumicën e pluRAMIZISTËVE, deri atëherë ish-nomenklatura më lartë e diktaturës, gurë shahut të transferimit e ndarjes së pushtetit në postkomunizëm, konsideruar me bujë kapitalizëm.
* * *Mirëpo, frika nga gjykimi i afërt ndërkombëtar për krimet e komunizmit i Strasburgut e detyron Alinë të ribotojë me zell pikërisht këtë dokument monstruoz (në datën 11 shkurt 2006 në gazetën “BALLKAN”) me legjitimitetin mundësisht sa më krenar, se ka zbatuar praktikisht Katovicën dhe Gorbaçovin, kundrejt skenarit të pamenduar bumerang të tij të deri tanishëm, për ta konsideruar si shpikja ime e fundit apo thjesht dokument jo autentik. Sot i duhet të pranojë ç’ka mohuar dje e të servirë vetë këtë dokument, edhe pse provë e kobit antishqiptar të tij, që i vë edhe më vulën për krime ndaj njerëzimit, përveç atyre në socializëm, me shpresë për rrugëdalje gorbaçoviane. Nuk mjaftoi vetëm kjo. Akuzave tona të vjetra që e fajësojnë drejtpërsëdrejti në kondicionimin e historisë së Shqipërisë, për interesa antikombëtare në eliminimin e figurave kryesore të saj, deri edhe në përshpejtim të vdekjes së Enver Hoxhës, i duhej vënë një kapak zyrtar apo interpretim alibik, (pak ka rëndësi ka sa i besueshëm), por ndërkaq një diktat i mirëfilltë për skllevërit e tij të majtë e të djathtë në vigjilje të gjykimit publik që do t’i bëhet.Menjëherë pas 5 ditësh së lëvizjes së vetë Alisë për t’u riafirmuar Gorbaçov, nëpërmjet dokumentit vetëvrasës së tij, mbesa e Ramiz Alisë njëkohësisht gruaja e Ilirit, Teuta Hoxha, paraqet sa mundet rozë historinë e Shqipërisë, pse jo madje kryesisht si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm dypalësh midis Enver Hoxhës e Ramiz Alisë. (gazeta “SOT”) Fija e kashtësE ndërgjegjshme që hapja ime në publik duhej filluar doemos nga familja e Enver Hoxhës, si domosdoshmëri për të shpërthyer vatrën më të fshehtë të qelbit të Alisë kam dhënë me pikatore informacion të brendshëm, aq sa ka qenë minimalisht e domosdoshme në zbardhje të së vërtetave e në funksion të njohjes së tyre nga opinioni publik. Kjo si tepër skrupuloze me strategjinë që edhe duke i akuzuar të mos i hapim petët lakrorit më shumë nga ç’duhet, gjithmonë në dëm vetëm të tyre e në pastërti të Enver Hoxhës. Çka e kanë pasur të qartë, madje djallëzisht e kanë respektuar së paku publikisht. Ndonëse e kuptoj shumë mirë çka i detyroi për ekzibicionin e fundit edhe pse me logjikën e strucit, apo të mbulimit të diellit me shoshë, kanë rrezikuar tepër së këmbënguluri së mashtruari paturpësisht rishtas e hapur. Veçse nuk është aspak çudi për nga historiku e niveli vjetërsisht mediokër i intrigës, që rrezikimi i Alisë dhe N.Hoxhës së fundi nëpërmjet këtij zëri të papërgjegjshëm është sa paradoksal, aq edhe instiktiv, pra i papërmbajtshëm, si “për tu kapur pas fijes së kashtës” me shpresën e fundit: sipas tyre, unë nuk do të guxoj të përgënjeshtroj, përndryshe do të ul veten të kundërshtoj “kunatën”, që vetëm “rastësisht” është mbesa e Ramiz Alisë. Për më tepër kur përgënjeshtrime të tilla publike për mentalitetin shqiptar nuk bëhen për çdo familje e jo më për atë të Enver Hoxhës, kur formulat alibike të tyre janë aq të bukura, kaq të paqme e kaq balsam për popullin e lënguar, a duhet unë të ngacmoj mizorisht simulime të inkuadruara mirë prej tyre si historike, qoftë edhe për hir të së vërtetës (sepse ka të vërteta që vrasin, imponim ky ndaj meje prej Lubonjës!) E sublimuar edhe për familjen e Enver Hoxhës në nderim të tij, është kjo që më ka vonuar të kuptoj në kohë emrin e vërtetë të asaj që ndodhte konsideruar me altruizëm, apo me naivitet prej edukimit tim, si miopi e tyre apo tek e fundit edhe dobësi njerëzore për të ruajtur interesat, çka ja u mbulonte pakufi krahasuar me E.Hoxhën “liberali” R.Alia. Ndaj për respekt ndaj vetes nuk mund të shpërdoroj, përveç se të mos pranoj kurrsesi të jem pjesë e detyruar e fajit të tyre, pra të lejoj të mashtrohet sidomos rishtas për çka janë vjetërsisht të organizuar në kompromise të ndyra, në dëm të kombit shqiptar, nëndheshëm me hir apo pahir kundër vetë E.Hoxhës, maskuar me llustrim të deformuar në favor të simulimeve të tyre. Për çka ai nuk mund të turpërohet veç të dihet në çfarë laboratori tmerrësisht të organizuar me informacion fals për ta sterilizuar nga realiteti, ka jetuar ky burrë shteti i madh. Çka detyrimisht do të sillte gjithmonë e më shumë keq për Shqipërinë në favor të trashëgimit të pushtetit domosdoshmërisht tek Alia. Ndaj kapja pas fijes së kashtës s’është përllogaritje e gabuar, përveçse rrezikim i domosdoshëm mbijetese i tyre.( s’besoj të kenë harruar që kam demaskuar vulën e tyre të fshehtë pas mashtrimit “Natasha” për Mehmet Shehun, e jo të intimidohem prej skenarësh me motive familjare apo interesa personale për të kundërshtuar mashtrimin “Teuta” të tyre të fundit). Aventurë për të qarë hallin e tyre maskuar me të drejtat e gjithkujt për lirinë e fjalës. Nuk e di në ia vlen të marrin mësimin e fundit ata e kushdo qoftë, por kështu do të veproja sikur mashtrimi të vinte edhe prej fëmijëve të mi, kundrejt reciprocitetit që në respekt të tyre e të kujtdo që më lexon e më dëgjon, përpiqem të jem leale, përveçse objektive, për çdo problem që prek në mos nga këndvështrimi (gjithmonë tendencionalisht e paragjykuar) nga ana faktike kurrsesi e kundërshtuar dot.
* * *Ndaj e kam për detyrë kundrejt diktatit të fundit të R.Alisë dhe N.Hoxhës ndaj tribalëve të tyre të informoj në kohë këta, por sidomos opinionin e përgjithshëm shqiptar për tentativat e fundit të mashtrimit, zbardhur argument për argument me minimumin faktik të së vërtetës reale.Në nderim, por dhe në lutje të opinionit publik, nevojitet vëmendje në këto kohë kaq të udhëkryqta, pikërisht për shkak të këtyre arsyeve që kam vite që flas. Kundrejt mentalitetit më vulgar (i nxitur i tillë pikërisht nga ata vetë për ta zhvendosur vëmendjen nga konteksti historik e politik), për t’i konsideruar “gallatë” të familjes Hoxha, jam e qetë tek kam dhënë të gjitha mundësitë e mia për të ngritur cilësinë e “gallatës”, në favor të dinjitetit kombëtar krahasuar me atë Alia-Kapo-Xhuglini.Ndaj paragjykimi elementar i gabuar nga ana e opinionit publik do të ishte sikur ne të shiheshim qoftë edhe fare pak si Enverë të vegjël, i cili si superioritet shqiptar ka qenë sintezë e historisë dhe gjenetikës kombëtare. Për politikanët, nomenklaturën dhe individualitetet e shquara si pjesë e saj, përpara se të na gjykojnë duhet të ndodhen para detyrës së vështirë, të ballafaqohen me veten e tyre. Për t’u distancuar së paku sot pikërisht nga vetja e tyre e të kaluarës, sepse askush deri më sot s’ka bërë gjykimin e sistemit, por vetëm gjykimin e Enver Hoxhës. Kur sistemin ndërkaq e kemi bërë të gjithë ne, madje duke i kënduar atij. Ndaj kjo fije kashte për R.Alinë së shpresuari se këtë radhë s’do të reagoj se përndryshe turpërohem (ul nivelin), shpreh qartë muzgun e intrigave kobzeza të tyre. Për çka do të na duhet të merremi në të ardhmen vetëm me pasojat.
* * *Cilitdo që do t’i fryjë zjarrit (prej presionit të tyre) që po mbuloj me turp vetë Enver Hoxhën, (takëmi Milloshi, Xhafa etj.) do t’i jem përgjigjur paraprakisht: Jo zotërinj, nuk është turp për mua e aq më tepër për Enver Hoxhën për çka gatuar secili nga ne, po për të gjithë ne për pjesën e fajit që na takon në të kaluarën e ende sot prej paragjykimeve e mentaliteteve, mungesës së kurajës apo madje frikës së justifikuar prej frustrimit diktatorial, realisht frikë nga e sotmja e R.Alisë, sidomos interesit të mirëfilltë të bashkëfajësisë me të. Ky është turpi i të gjithë shqiptarëve po të vazhdojmë ende kështu, prandaj sot mbetemi të ngujuar psikologjikisht tek Enver Hoxha edhe 21 vjet pas. Vetëgënjehemi së sulmuari pikërisht atë dhe vetëm atë! Sepse po të fillojë dikush të gjykojë veten, do të arrijë medoemos deri tek R.Alia. Pikërisht për këtë proces të pashmangshëm, por veç të vonuar në sajë të dredhive të tij i kam folur troç Ramiz Alisë dy herë në zyrën e tij në vitet 91-92: “Të ini i sinqertë me popullin. Këtë jua them sepse dhe juve ju dua. Përndryshe sot e ka fajin E.Hoxha, nesër do ta keni fajin ju!”Ramiz Alia deri në atë moment armiqësor më përcjell tek dera duke më përqafuar e thënë: “Ah, ti .....ti!”
Intervista Falsitetet mjerane të zëdhënëses së fundit të Ramizit dhe Nexhmijes?Injoruar deri sot provokime publike nga vegla të rafinuara të së kaluarës edhe pse sot të skaduara, si ish-kryeredaktorë të “Zërit të Popullit” etj, nuk mund t’i injoroj “akademikët” e shkolluar ose jo, që në emër vetëm të biografisë së tyre të deformojnë me komandë politike atë pjesë të historisë, dëshmitare e së cilës jam edhe vetë
Jo vetëm sot, por që në botimet e Ilirit, sidomos tek kujtimet e fëmijërisë bie në sy mospërmendja e Sokolit edhe juaja, edhe pse shumë kohë përpara distancimit tuaj publik ndaj familjes?Eshtë fakt vjetërsisht i njohur filluar me vajzën e R.Alisë e pastaj nga e vluara kërthi 15-vjeçare e Ilirit, kushërirë e saj, që e zëvendësoi. Pra, një skenar. Kam qenë e vetëdijshme që ne familjarët e E.Hoxhës jemi njerëz krejt të zakonshëm. Por fati ynë i rrallë, edhe pse i njëjtë nuk mund të jetohej njëlloj nga subjekte të ndryshme, si për nga origjina sociale e për më tepër në linjë të integritetit personal. Për dikë fati ishte pakt politik servirur në pjatancë të artë e për dikë tjetër - prova më e vështirë në jetë për të merituar jo vetëm dashurinë e Sokolit, por cilësisht edhe konsideratën E.Hoxhën. Madje e terrorizuar se sa më shumë vlerësohesha aq më shumë presion pësoja prej ambientit familjar e kupolës klanore në bllok. Sidoqoftë fati duhej përmbushur. Përmbushja e fatit për secilin nga ne do të kishte të njëjtën logjikë të ngjizjes së tij: politikisht apo sinqerisht, pra të pasynuar, në të kundërt për t’i bërë bisht. Kështu, dikujt i duhet hipokrizisht e publikisht të betohet për shenjtëri personale (Zot na ruaj se ç’është në gjendje të bëjë prapa kuintave), por sidomos merr përsipër atë të ish-pushtetit. Dikujt tjetër të luftojë me çdo qelizë të saj, tashmë edhe publikisht jo për veten por për të tjerët, duke marrë në sy çdo rrezik e mbajtur përsipër peshën e çdo paragjykimi kryesisht të skenarizuar. Duke kuptuar shumë mirë sot ç’rrezik paraqisja prej besnikërisë familjare ndaj idealit dhe E.Hoxhës, por edhe për karakteristikë personale, si një nga vajzat më të emancipuara të Tiranës, besoj se injorimi ynë ka qenë komanda bazë evidente e mbrapa krahëve intriga dhe agresioni, për të përcaktuar vazhdimisht frontin e tyre kundër nesh edhe pse ishim të E.Hoxhës, madje pikërisht se ishim vetëm të tij e si të tillë dhe të pamanipulueshëm. Ndërsa përqafimi organik i komandës kthyer në dominim obsesiv prej patologjive narciziste apo të inferioritetit, do të ishte së pari fatkeqësia e çiftit për të imituar e përgjuar çdo hap tonin, mundësisht monitoruar me organizim perfekt edhe frymën. Pra, të viktimizuar kështu të dy palët prej politikës, është kjo, politika, që do analizuar si thelbësore, qoftë edhe pse kriminalisht ka përfituar e tejshpërdoruar, madje provokuar motivet e dobëta brenda familjes.
Ndaj kundrejt falsitetit tashmë organik sa dhe fryma e këtyre viktimave (ndonëse vullnetare apo për interesa, si zgjidhje personale e tyre), s’do të shqetësohesha përveçse kur pikërisht këta viktimizojnë të tjerët. Kur dhunojnë ende sot lirinë e tjetrit me arrogancën e diktatit politik. Filluar nga liria jonë si dëshmitarë e aktorë të po atyre të vërtetave që deformohen paturpësisht, deri te liria e çdo shqiptari për të gjykuar në mënyrë të pavarur në transparencë e jo në mashtrim. Nëse ka sado pak sinqeritet në dëshmitë e zëdhënëses së fundit të R.Alisë e N.Hoxhës, është çka thotë për raportet e saj të drejtpërdrejta me Enver Hoxhën. Sidomos ndihma që i jep për librin e Ismail Qemalit. Besonte ose jo E.Hoxha në aftësinë e saj, kjo është njëra çështje, siç është tepër normale të synojë të ndihmojë gruan e djalit, e sidomos drejtpërsëdrejti profilin e shquar të Ismail Qemalit, pa ditur që një staf i terë anonim punonte për të. Siç qenë Rinush Idrizi me të shoqen e të tjerë më pas, nën identitetin e saj profesional, që pikërisht prej falsitetit dëshmon paradoksalisht ambicioz.Nga ana e saj mbahet qëndrim me tepër se impenjativ në shpjegim të studimeve për arkivë? Sepse është kundërpërgjigje mashtruese e analizave të mia, ku më është dashur të flas për paaftësinë e shkollimit të saj, ballafaqimi i parë i imi me një argument kaq të rëndë për çdo familje, kundrejt urdhrit që E.Hoxha s’duhet të dinte asgjë. Sepse vonë kuptova që ishte strategji me rëndësi politike e jo thjesht për të ruajtur shëndetin e tij, ndërkaq të mos injoronin në sytë e tij të vluarën e Ilirit, që çdo vit mbetej për vjeshtë. Pretendimet e saj për entuziazmin e E.Hoxhës për lidhjen e tyre janë false, ( pavarësisht nga shënimet përkatëse për rastin?!) . E.Hoxha nuk pati kurrë entuziazëm për origjinën e saj. Madje duhet thënë që edhe në rastin e vajzës së tij, me gjithë vlerësimin për krushqinë nuk kishte kurrsesi prioritet krushqitë nga nomenklatura e lartë apo më e gjerë, por nga populli.Ndaj i duhet të justifikojë sa më bindshëm shpikjen prej R.Alisë e N.Hoxhës të universitetit të studimeve arkivore (në evitim absolut të studimeve të përgjithshme historike e filologjike për të mënjanuar komplikacionet). Pra, vetëm një student (ajo) dhe vetëm një pedagog, Thoma Murzaka, (në atë kohë drejtor i Arkivit të Shtetit), për 4 vjet kokë më kokë aplikuan fakultetin fantazmë të studimeve arkivore, me synimin që një ditë do ta zëvendësonte si e vetme specialiste e lartë. Kështu që në moshën 18-vjeçare u kopsit ende pa nisur karriera e saj për interesa klanore politike, kur në fillore dhe në gjimnaz kishte kaluar klasën nga lutjet, apo presionet e nënës së saj si mbesa e R.Alisë dhe më vonë si e vluara e Ilir Hoxhës. Ndërsa mua, si dëshmitare e protagoniste e njëkohshme e familjes, por dhe pedagoge e re me pasion të virgjër ne gjimnazin “P.N.Luarasi”, më ka vënë në pozitë shumë të vështirë, pa iu dridhur fare qerpiku, kur s’dija ku të futesha nga turpi e s’dija si të mbroja dinjitetin e familjes nga gënjeshtrat e saj përpara këshillit pedagogjik, si dhe në të kundërt. Me vështirësi edhe më të madhe, madje e çmeritur përpara injorimit të N.Hoxhës dhe të Ilirit, që me cinizmin më të madh bënin të paditurin, apo të padëgjuarin komentuan alarmin tim dhe të Sokolit si probleme kunatash. Kështu do të vazhdonte derisa pedagogu i matematikës, Ylli Gjençi, idealist siç janë të rinjtë, e mbeti doemos për vjeshtë në maturë, për çka internohet diku në fshatrat jashtë Tiranës. Për ç’ndodhi më pas është detyrë e Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës dhe çiftit protagonist të informojnë opinionin publik se me çfarë krizash e simulimesh histerike do të ballafaqonin E.Hoxhën me skandalin. Ndaj, me të njëjtën logjikë obskuriteti shpikjen e arsimit arkivor E.Hoxha nuk e ka ditur kurrë përveçse informacionin fals, që gruaja e djalit të tij studion për Histori, madje me pasion. Natyrisht atje ku ka pasion s’ka më mbetje në klasë.Shqetësimi i vazhdueshëm se këto ishin një e keqe e madhe mbrapa krahëve të E.Hoxhës, e rrjedhimisht po aq e madhe për të gjithë shqiptarët, ndërkaq e detyruar prej N.Hoxhës të hesht, ishte konflikti im i brendshëm që me kohë do të më shkatërronte...

e enjte, shkurt 23, 2006

Shehu- Llakajt: ”Inkurajoi kuadrot e rinj!“



Veli Llakaj

Fillimviti 1975Tension dhe gatishmëri në ushtriKuadrove të rinj të sapoemëruar në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, në vend të “puçistëve” që u ndëshkuan, u duhej të përballonin që në ditët e para të punës një detyrë të vështirë e delikate, hartimin e planit të ri operativo-strategjik. Ndërsa disa kuadro, kryesisht ata që kishin mbaruar akademitë ruse, që kishin treguar aftësi të mira në planëzim e drejtim (por që nuk ishin në poste kyçe), për të cilët shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i sapoemëruar, Veli Llakaj, kërkon t’i rrisë në përgjegjësi e t’i angazhojë në këtë punë specifike, nuk ia miratojnë. Kjo për shkak se ata ishin në “shënjestrën” e dyshimit nga partia si bashkëpunëtorë të agjenturave të huaja. Referuar dokumenteve të kohës në arkivën e Ministrisë së Mbrojtjes, kujtimet e oficerëve madhorë, bashkëpunëtorë të Mehmet Shehut, që ende janë gjallë, në situatën e krijuar pas dhjetorit 1974 e në vazhdim pas zbulimit të “puçistëve” , spikat energjia, përkushtimi dhe aftësia e Mehmetit që kishte marrë në dorë “frenat” e Ministrisë së Mbrojtjes. Mes shënimeve që afron për lexuesin Llakaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, jepet dhe një detaj interesant, ku Mehmeti shpreh pakënaqësinë për ritmet e punës së ushtarakëve madhorë si dhe preokupimi i tij për ritme të larta në punë e drejtim në planëzim luftarak dhe të gjithë dinamikën e strukturave të mbrojtjes. Siç del në vazhdim të shënimeve të Llakajt, Mehmet Shehu do të ishte vetë në krye në çdo etapë të realizimit të detyrës së vënë nga partia dhe Enver Hoxha për hartimin e planit operativo-strategjik të mbrojtjes, si kundërvënie e frymës së “Tezave të zeza” të “puçistëve”. Nga Kujtim Boriçi Nesër do të lexoni:-Çfarë biseduan Mehmet Shehu e Veli Llakaj para nisjes së rikonjicionit në jug të vendit. -Porosia e Enver Hoxhës, ushtarakëve madhorë, për ishullin e Sazanit. Plani i ri operativo-strategjik i mbrojtjesDetyra e vënë nga Enver Hoxha për planin operativo-strategjik të mbrojtjes, detyrë e cila binte direkt mbi “shpatullat” e mia, kishte impenjuar maksimalisht edhe Mehmet Shehun, që krahas funksionit të kryeministrit, ishte edhe ministër i Mbrojtjes. Siç e kam theksuar dhe në shënimet e mia të mëparshme, falë edukatës spartane të punës që e karakterizonte, aftësive dhe njohurive në të gjitha fushat e jetës, veçanërisht në atë të mbrojtjes, ai ishte shembull në punë dhe në kërkesën e llogarisë. Kujtoj se në ato momente të vështira, para se të nisnim rikonjicionin (shkelje e terrenit pëllëmbë për pëllëmbë) e pothuaj gjatë gjithë kohës që vazhdoi kjo detyrë, ai nuk u nda nga ne. Takimet e mia të punës me të pothuaj u bënë të përditshme. Një ditë më thërret në zyrë, por ndryshe nga informacionet e përditshme, më drejtohet: “Dëgjo, Veli. Partia ka vënë në detyrat kyçe në Ministrinë e Mbrojtjes, në një situatë kur duhet që të godasim frymën e tezave antiparti të Beqirit e bashkëpunëtorëve, kuadro të rinj në moshë e pa ndonjë eksperiencë të madhe drejtimi në shtabe, por bëj kujdes, mbaj afër, lëru hapësirë të materializojnë njohuritë e tyre e t’i vënë në praktikë, përkrahi. Këtë vëre vath në vesh!”. Në të vërtetë, puna direkte e Mehmetit dhe ky inkurajim sikur ma lehtësuan disi barrën, më hoqi dhe frikën që kisha edhe unë si shumë ushtarakë të tjerë në atë situatë. E nuk do të zhgënjehesha nga kuadrot e rinj që kisha pranë në realizimin e kësaj detyre. Drejtoria operative, megjithëse e gjitha me kuadro te rinj, të paqenë asnjëherë në Shtabin e Përgjithshëm, por ishin kuadro të përzgjedhur, mjaft të ndërgjegjshëm dhe, mbi të gjitha, të përgatitur, punëtorë e të palodhur. Ata ishin Bajram Mane për drejtimin, Serjan Halili për drejtimin, Halim Abazi për drejtimin, Pandi Opari për Tpruished (drejtimi për të gjithë), Lutfi Shehu për drejtimin, Idajet Kanani për drejtimin, Syrja Demcollari për drejtimin, skicograf Hysen Qendro, ne arshivën sekrete Shefqet Osmani, daktilografiste një fisnike, Afërdita Ibrahimi Këta ishin kuadrot kryesore që mbajtën peshën e rëndë të përpilimit të planit operativo-strategjik të mbrojtjes së vendit. Të gjithë të tjerët ishin ndihmës në këtë çështje kaq delikate, qoftë edhe drejtorët e komandat e ministrisë dhe ato të njësive, pasi pjesën dërrmuese do t’i merrnin të gatshme nga Shtabi i Përgjithshëm. Plani u përpilua nën drejtimin e Mehmet Shehut një personaliteti të pa zëvendësueshëm nga ana ushtarake, ku ndihma e tij ishte decizive për të gjithë kuadrot e Shtabit të Përgjithshëm, por veçanërisht, për mua, që duhej të isha në krye të kësaj përgatitjeje. Mehmet Shehu, si fillim më vuri detyrën që unë të punoja planet e mbrojtjes të të dy korpuseve dhe me caktoi korpusin e shtatë të Burrelit, korpus malor, dhe të Korpusit te Parë të Mbrojtjes Bregdetare në Fier. Pra, të dy korpuset që unë kisha qenë dikur komandant i tyre. Detyra ishte që pastaj të njoftoja Mehmetin, ti shikonte e korrigjonte e më vonë të vazhdonte puna normalisht. Këtë punë e fillova me shumë kujdes, duke pasur para hartën përkatëse të zonave të mbrojtjeve dhe mbi këtë bazë fillova punën grafike e tekstuale. Për çdo korpus mora oficerin e drejtimit përkatës. Trajtimi duhej bërë nga ana politike, ushtarake, përbërja e forcave dhe mjeteve, forcat armike që parashikoheshin në zonën e këtij korpusi, detyrat që kryente, rezervat materiale dhe urdhrin që i jepej nga Këshilli i Mbrojtjes etj. Puna e përbashkët me oficerin e drejtimit përkatës ishte tepër favorizuese, sepse njëri shkruante, kurse tjetri i hidhte në hartë nga ana grafike. Pas mbarimit të këtyre dy korpuseve lajmërova Mehmet Shehun se isha gati t’i paraqisja planet përkatëse. Po atë ditë më kërkoi bashkë me oficerin e drejtimit të korpusit malor Burrel. Mbasi e pa dhe bëri mjaft korrigjime e vërejtje, na porositi që këto do t’i ripunonim mbi këto ide që bëmë bashkarisht. Këtu Mehmeti shtoi: ”Por mos mendoni se janë përfundimtare, këto do të shikohen me drejtorin operativ, zëvendësin e tij, do të vijnë për t’i parë komandanti, komisari dhe shefi i shtabit të korpusit, pastaj do të bëjmë rikonicionin në terren, ku do të jenë komandanti, komisari e shefi i shtabit të brigadës e pastaj përsëri do t’i punojmë bashkarisht këtu në Shtabin e Përgjithshëm!” . Pastaj me pyeti: ”Po e marrim të mirëqenë këtë plan që punuam sot tërë ditën, si do të veprosh për të tjerët se për këta na more 10 ditë kohë e më shumë”. I tregova se si do të veproja, pra ashtu siç kisha vepruar me këta të dy. Ai me tha: ”Kështu si e paske mendjen ti, ne nuk mbarojmë as për një vit, prandaj ato shabllonet e akademisë edhe këtu futen në punë. Prandaj, pasi ta shikoj edhe një herë unë këtë korpus, pasi të shikojmë dhe atë në drejtimin bregdetar e të marrin viston tonë, bashkë edhe me dy shokët e tjerë, pra drejtorin e zëvendësdrejtorin operativ, duhet t’i fotokopjosh e të marrësh vetëm specifikën e secilit se gjerat e përgjithshme janë të përbashkëta e të detyrueshme për të gjithë”. Të gjithë korpuset kishin pothuajse dy detyra luftarake të gërshetuara në një të vetme, dikush më shumë e dikush me pak, por detyrat më të vështira i kishin korpusi i parë i mbrojtjes bregdetare me qendër në Fier dhe korpusi i katërt i mbrojtjes bregdetare me qendër në Tiranë, që përveçse rrezikut detar, rreziku tjetër më i vështirë ishte mundësia e përdorimit të desantit masiv ajror në zonat Thumanë, Fushë-Krujë, Fusha e Tiranës bashkë me periferinë e saj, Jubë-Sukthi në drejtim të Durrësit, Shijaku, Kavaja, Kodrat e Kryevidhit, Rrogozhinës, Tërbuf, Lushnjës, Rroskovecit, Berat, Kuçovë, Fier, Novoselë, Vlorë. Pa nënvleftësuar aspak drejtimet e korpuseve malore, sidomos fushën e Dropullit, Vurgut, Devollin, fushën e Korçës, Bizën e Martaneshit etj. Për të gjitha llojet e operacioneve kërkohej me imtësi harxhimi i municioneve të llogaritur në komplete luftarake në ditë luftimi, për çdo lloj arme e kalibri. Bashkëveprimi i përsosur me llojet e armëve e shërbimeve, sidomos në drejtimet bregdetare, ishte më vështirë sepse, duhej midis këmbësorisë, artilerisë tokësore, artilerisë kundërajrore, artilerisë bregdetare, tankeve, Flotës Luftarako-Detare dhe aviacionit, që nga pozicioni mino-artileri e deri në vijën e parë e në thellësi. Kujdes duhej në mbrojtjen kundërtanke, në kalimin e tankeve në pikat e kalimit në kanalet e fuqishme të bonifikimit etj. Pas përfundimit të hartimit të këtij plani nga Shtabi i Përgjithshëm, morën pjesë të gjitha drejtoritë e komandat e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore për sektorët e tyre, si dhe komandanti e shefi i shtabit të korpuseve. Komandat e korpuseve, pasi mbaruan në Shtabin e Përgjithshëm, këtë punë e bënë bashkë me komandantët e shefat e shtabeve të njësive brigadë, regjiment, shef, lloj arme e shërbimi. Më pas do t’i paraqitej Këshillit të Mbrojtjes. Plani u krye në terren, një rikonicion i përgjithshëm për çdo njësi e për çdo drejtim. Deri këtu pothuaj se kishim arritur suksesin e parimit, por jo atë të vendimit.