e hënë, nëntor 20, 2006

Faza e dytë e revolucionit kultural në Shqipni, 1967-1974.


Faza e dytë e revolucionit kultural në Shqipni, 1967-1974. Në këtë copë nga historia kurr e shkruar, At Zef Pllumi jep dëshminë e tij për reagimin e klerit katolik në vitin 1967. Çfarë thuhej në letrën e priftit jezuit Patër Pjetër Mëshkallës dërguar Mehmet Shehut, kryeministër
Rrëfimi i At Pllumit për letrën e Mehmet Shehut


At Zef Pllumi

Vjeti 1967 kje ma aktivi në veprimtarinë e Partisë së Punës në Shqipni. Që nga dita e fjalimit të Enver Hoxhës më 6 shkurt 1967, për “zhdukjen e zakoneve mbrapanike dhe të besimeve të kota fetare” filloi lufta e ashpër e revolucionit kultural kinez të drejtuem nga shoku Lin Biao. Po ato skena që gazetat i tregojshnin se ndodhin në Kinë, po ato veheshin në veprim në Shqipni. Filluen me u shtue gjithkund “gazetat e murit” e sidomos “fletë-rrufetë”, të cilave u duhej dhanë përgjegja detyrimisht për mos me ra në burg. Për çdo katund u organizojshin mledhje të shpeshta dhe “kuvende të popullit” kundra fesë e zakoneve të mira popullore, ndër të cilat merreshin edhe vendime që shpesh përfundojshin me arrestimin e njerzve.Gjatë asaj vere u arrestuan gjashtë priftën katolikë të cilët u akuzuen si agjenta të imperializmit perëndimor, dy prej të cilëve u pushkatuen në prendverën e vj. 1968. U kontrolluen të gjitha familjet kristjane nëse kishin objekte të ndryshme fetare, si kryqa, ikona, libra etj., të cilat iu muerën dhe u dogjën. Vj. 1967 kje i “fushatës me goditje të përqëndruar” për zhdukjen e çdo gjurme të institucioneve fetare në Shqipni. Më datën 8 ose 9 shkurt doli nji fletë-rrufe (e stilit kinez) për Imzot Ernesto Çobën dhe Dom Mark Hasin. Në atë fletë-rrufe kërkohej se pse Imzot Çoba nuk ia dorëzonte çelsat e Kishës rinisë. Mbas afro dhetë ditësh ishte organizue nji mledhje shum e randësishme në nji ndër salonat e mledhjeve në Shkodër ku do të pëvetej Ipeshkvi dhe famullitari Dom Mark Hasi se pse nuk i përgjegjeshin flet-rrufesë së rinisë. Imzot Çoba u përgjegj se ai vet ishte Kryetar i Komunitetit Katolik i njoftun prej Kushtetutës së Shqipnisë dhe nuk kishte të bante as me rininë as me besimtarë tjerë të cilët duheshin të ishin të lirë në besimet e tyne fetare.E njajta tezë u zhvillue edhe me Dom Mark Hasin. Në opinionin publik ajo mledhje dështoi krejtësisht.Mbas afro dhetë ditësh ata organizun në Aula Magna të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës ku thirrën jezuitin P. Pjetër Mëshkallën i cili pothuj mbas njizet vjet burgimi, kishte ba nji tjetër gabim të madh qi i kishte shkrue nji letër kryeministrit të Shqipnisë, shokut Mehmet Shehu në të cilën i thonte se: Këto mësime të Partisë ishin të gabueme;Në rast se rinia nuk mësohet të respektojë ligjet e Zotit, ma vonë nuk ka me respektue as ligjet njerzore;Dhe në rast se rinia nuk njef kurrgja mbi vedi, ka me ardhë koha që dhe Ju vet të baheni viktima të asaj rinie;Prandaj ju këshilloj që t’i shqyrtoni kto punë e metoda.Në Aulën e madhe u thirrën njerz të Partisë si edhe të Universitetit. Debati kje i gjatë, publik me autoparlant dhe me popull i cili dha gjykimin se prifti jezuit At Pjetër Mëshkalla ishte shum ma i dijtun se udhëheqsat e Partisë e profesorat e Universitetit. Mledhja dështoi. Atë natë P. Pjetër Mëshkallën e dërgun në burg me pranga në duer e akuza false për agjitacion e propagandë që përfshinte Neni 55 i Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste Shqiptare.Gjatë jetës sime në burg kam ndejë shumë afër me atë njeri të urtë, por edhe oficerat e burgut e pyesnin me çudi nëse me të vërtetë ai ia kishte shkrue këtë letër Mehmet Shehut.Ai përgjegjte: “Po, se ai ishte Kryeministër.” SomarioNë Aula Magna të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës thirrën jezuitin P. Pjetër Mëshkallën i cili pothuj mbas njizet vjet burgimi, kishte ba nji tjetër gabim të madh qi i kishte shkrue nji letër kryeministrit të Shqipnisë, shokut Mehmet Shehu në të cilën i thonte se: Këto mësime të Partisë ishin të gabueme;Në rast se rinia nuk mësohet të respektojë ligjet e Zotit, ma vonë nuk ka me respektue as ligjet njerzore;Dhe në rast se rinia nuk njef kurrgja mbi vedi, ka me ardhë koha që dhe Ju vet të baheni viktima të asaj rinie;Prandaj ju këshilloj që t’i shqyrtoni kto punë e metoda.Çetat e intelektualëve naltojnë Hoxhën, ndërsa në festivalin e 11 në RTSH, nuk i këndohej më partisë dhe Udhëheqësit Titull Pse u godit Festivali 11-të Në vj. 1968 kje përkujtimi i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit: ishin plot pesqind vjet prandej në Tiranë iu naltue nji monument bronxi dhe u thirr “Konferenca e albanologëve”, ngjarje ndërkombëtare. Posa mbaroi kjo u hap “fushata për elektrifikimin e vendit” sepse me ndimën e madhe teknike e financiare të Kinës punohej për ndërtimin e hidrocentraleve të mdhaja mbi lumin Drin. Të gjitha kto veprime kombëtare e ndërkombëtare e naltuen Enver Hoxhën para opinionit servil e injorant shqiptar aq shumë sa nuk mund mendohej. Jo vetëm të gjithë altoparlantat e gazetat që çirreshin ditë e natë, por nji garë e shfrenueme u zhvillue ndër të gjitha çetat e intelektualve e artistave të Shqipnisë për t’i thur lavde kush e kush ma shumë këtij gjeniu të madh, këtij feneri që po ndriçonte botën. Historianët nga ana e vet u përpoqën ta naltojnë përmbi Skanderbegun, shkrimtarët seicili kush mund i thurte lavde jo vetëm me poezi, por edhe me romane e vepra letrare; nuk ndejën mbas tyne as teatri e filmat.Ndërkaq kompozitorët, piktorët e skulptorët nuk gjenin mjete artistike aq shprehëse për kët figurë madhështore. Jo vetëm që nuk mbet mbrapa, por folklori popullor, ai ma injoranti e ma servili e përshkroi kët çmenduri që kish përfshi popullin shqiptar me kangën e famshme: Dy luana që ka botaNjë Azia e një EuropaEnver Hoxha e Mao Ce DuniJanë si buka e nji brumiMegjithkëta, jerarkët që drejtojshin kët çmenduri të përgjithshme të popullit të mjerë, si duket, nën parrullën e luftës kundra mbrapambetjes shekullore, mendonin të shtien në kulturën shqiptare edhe novatorizmat kulturale të Europës dhe të botës. Kështu filluan e u botuan drama absurde të Fadil Paçramit, antar i Komitetit Qendror të Partisë, u trumbetua si vepra ma e mirë e realizmit socialist “Njollat e murrme” e Minush Jeros nën regjinë e Mihallaq Luarasit.Të gjitha kto u banë nën etiketën e “luftës kundra së vjetrës”. Kulmi i ksaj marrie të përgjithshme të popullit shqiptar e udhëheqjes së saj politike, mbërrijti kur në katedralen e Shkodrës, ma e madhja kishë në Ballkan, tashma të shëndrrueme në pallat sportiv, u mbajt Kongresi i Grave të cilin shkodranët nën zë me tallje e quejtën “kongresi i bibave”.Kët kongres e hapi dhe e drejtoi vet Enver Hoxha, i cili shkoi aty bashkë me gruen e me vajzën. Aty ai xuni vendin e Zotit e të Krishtit kur u brohorit si Perëndi. Por e gjithë kjo nuk i delte me lehtësue vuajtjet ekonomike e shpirtnore të popullit që rënkonte nën peshën e randë të punës së papagueme, të punës prej skllavi ku ushqeheshin e paguheshin vetëm ata që nuk punonin. Aksionet e rinisë për ndërtim hekurudhash, zboret ushtarake të gjithë popullsisë për ndërtime tunelesh e veprash ushtarake, mundimi i grave që do të mbanin shpirtin gjallë ndër koperativat bujqësore shkaktuen një vorfni aq të madhe sa nuk mund mendohej. I vetmi ngushllim o zbavitje që i kishte mbetë ktij populli të dispruem ishte spektakli ndër të gjitha format. Kështu me mjeshtri ishin organizue grupet folklorike, grupet e kulturës, estradat nga ma të ndryshmet, çfaqjet popullore e edhe profesioniste, ansamblet e kangëve e valleve popullore e deri te “Gjygjet e popullit”. Ishte e natyrshme që ma të frekuentuemet ishin grupet folklorike që jepshin mbramje ndër “shtyllat e kulturës” të çdo koperative bujqsore si edhe “mbramjet e vallzimit të rinisë” ndër të cilat elementat ma injorantë i thurnin lavde Udhëheqësit të ndritur të popullit shqiptar dhe të mbarë botës, shokut Enver Hoxha. Sytë e veshët e Partisë ishin gjithmonë gati. Çdo fjalë, çdo kangë e çdo shej i ktyne mbramjeve përcillej një shkallë ma nalt: nga koperativa bujqësor e kalonte në lokalitet, nga lokaliteti në rreth. Nji kategori njerzish mjaft e madhe në numër paguhej vetëm tue kqyrë punët e të tjerve e tue i shoshitë ato nëse mund u gjindej sado pak ndonji qëllim o dishirë i keq. Kështu, mbasi të shqyrtoheshin imtë e imtë, ato merrshin pjesë ndër garat mes koperativave bujqsore që thirreshin “festivale”. Nga kto zgjidheshin pjesëmarrës për “festivalet e lokaliteteve” e së fundi nga të gjitha organizoheshin festivalet e rretheve që do të përfundojshin në Festivalin Folklorik Kombëtar. Si u fol për folklorin, po ashtu zhvilloheshin edhe festivale për kangën e lehtë, estradat, teatrot etj.. Si përfitim ai që merrte çmimin e parë mund shpërblehej me nga ndonji udhtim të organizuem mirë jashtë shtetit. Me dalë jashtë shtetit ishte nji privilegj i madh. Deri sa ishin të lidhun me Bashkimin Sovjetik, kto grupe mund shkonin edhe në Europën Lindore, ndërsa tash u kish mbetë vetëm Kina e Vietnami të cilat ishin shum larg. Megjithkëta njerzit e Partisë e të pushtetit kur delshin jashtë shtetit shifnin nji botë ndryshej që medoemos u dukej ma e bukur edhe pse nuk guxonin me e thanë. Prap se prap, përmes të tyne, filluen me hi në Shqipni metodat edhe mendimet e reja. Artistat shqiptarë kjenë të parët që i përqafuen në kët popull. Kishte ardhë koha tashma që letërsia, kanga, piktura e spektakli të paraqitnin dishka ndryshej, dishka të re. Nuk kishte ma kurrnji festival në botë që të paraqitej me kangë patriotike. Kështu menduen ata që ishin ngarkue për të drejtue Revolucionin Kultural. Erdh koha e në fund të vj. 1971 u zhvilua në Tiranë Festivali 11 i Kangës së Lehtë nën regjinë e Mihallaq Luarasit. Populli e pëlqei shum, por jo Enver Hoxha. Për çudi nuk u këndue asnji kangë heroike, patriotike, nuk iu këndue as heroizmave të shokut Enver, as sakrificave të tij të jashtzakonshme që kish zhvillue në Kasollen e Galigatit kur ish mshehun nga gjermanët. Në atë festival iu këndue vetëm dashunisë rinore. Enver Hoxha u ngrys. Nuk mbërrinte me u besue veshve të vet: si ishte e mundun që nji popull, që deri atë ditë e kishte adhurue në vend të Perëndisë, sot, në kët festival nuk i këndohej ma atij as luftës heroike?Në Pleniumin e Parë të Komitetit Qendror të vj. 1972 ai kritikoi ashpër frymën dekadente, influencën e artit të Europës Perëndimore të ktij festivali, antarët e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, që kishin përgjegjsinë kryesore, Fadil Paçrami e Todi Lubonja, jo vetëm që u kritikuan ashpër për liberalizëm dhe shfaqje të hueja, por edhe u dënuen me burg e internim, ata e familjet e tyne. Në Shqipni u çpall lufta kundër liberalizmit ndër të gjitha fushat e jetës. Burgjet u mbushën me të gjithë artistat që deri dje kishin bâ emën si Mihallaq Luarasi, Minush Jero, Sherif Merdani, Visar Zhiti, Lukë Kaçaj etj., etj.. Shkrimtarë e poetë, regjisorë e aktorë, kineastë e operatorë, pikëtorë e kangëtarë kjenë të gjithë nën kontrollin e imtë të Sigurimit të Shtetit nëse ata mund shfaqshin edhe ndonji dishirë të vogël për me kalue vijën e preme të Partisë së Punës. Përveç ktyne u vu në shënjestër rinia e moda: të gjitha gocave u shikohej fundi, nëse e kishin aq e kaq gisht mbi gju ose nën gju, se sa i gjanë ose i ngushtë ishte, e kryesisht tualeti i flokëve, vetullave e syve. Ndërsa djemët kqyreshin si i kanë flokët të gjata apo të shkurta. “Qafëleshat” ose djemët flokëgjatë i shoqnonin me policë deri te berberi. Të gjithve u kqyrnin pantallonat, sidomos nën gju e poshtë, nëse i kishin atje në fund ma të gjana se në gju.Vetë Enver Hoxha prini me shembullin personal ta kjekë kapelen borgjeze “republike” e vuni në krye “leninkën” proletare. Festivali i Kangës së Lehtë të vj. 1971 qe fillimi nji lufte të gjatë ideologjike, që u zhvillue e pamëshirshme ndër të gjitha aspektet e jetës së popullit shqiptar. Partia e Punës u deklarua haptas konservatore e stalinizmit, avokat i të cilit Enver Hoxha ishte tregue që në vj. 1961 në mledhjen e 81 Partive Komuniste të botës në Moskë. Kjo luftë vazhdoi deri që u zëvendsue nga tjetra, mbrenda udhëheqjes së Partisë në vj. 1974 kur Enver Hoxha pësoi nji infarkt në zemër. Që në atë ditë filloi lufta për trashigim të fronit në Partin-Shtet, gjatë së cilës u eliminuen të gjithë udhëheqsat e tjerë, përveç Nexhmije Hoxhës e shokut Ramiz Alia që e vazhdonin me dhunë e dredhi deri në vj. 1991, kur demokracia shqiptare hini në kët rrugë në të cilën gjindemi sot.