Si nisa të punoj me Mehmet Shehun
Veli Llakaj
Pas ndëshkimit të “puçistëve”,përgatitja e planit operativo-strategjikËshtë periudha e fundvitit 1974 dhe fillimvitit 1975, ku Beqir Balluku e bashkëpunëtorët „puçistë“ janë arrestuar, shkarkuar e po i nënshtrohen një kalvari të rëndë si sabotatorë të mbrojtjes së vendit. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, jo vetëm janë impenjuar e kanë urdhëruar që të nxirret me „themel“ shkalla e ndikimit të „veprimtarisë armiqësore“ e „puçistëve“, përgjegjësia e ndëshkimi i rëndë për bashkëpunëtorët, por edhe të merreshin masa për hartimin e planit të ri operativo-strategjik të mbrojtjes. Ky plan, sipas direktivës së dhënë, do të ishte përgjigjja direkte kundër frymës së „Tezave të zeza!“. Kështu, Mehmet Shehu, që ndonëse ishte kryeministër, e kishte shpërngulur zyrën në Ministrinë e Mbrojtjes, thërret dhe i vë detyrë për masat dhe hartimin e planit operativo-strategjik, Veli Llakajt, të sapoemëruarit shef i Shtabit të Përgjithshëm. Referuar dokumenteve të kohës, tashmë të publikuara, arkivës së Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe dëshmive të ushtarakut më madhor të asaj kohe, autorit të shënimeve që po jepen në vazhdim për lexuesin, Veli Llakajt, në çdo hap të këtij procesi është përpjekja dhe kontributi direkt i Mehmet Shehut. Ndërsa për Llakajn, siç pasqyrohet edhe në shënimet e tij, kjo punë jo vetëm ishte tepër e vështirë, voluminoze, por, mbi të gjitha, me përgjegjësi tepër të madhe. Ndërsa vështirësia, sipas tij, shtohej edhe për faktin se shumica e kuadrove të sapoemëruar në drejtoritë e Ministrisë së Mbrojtjes e në krye të korpuseve, pas dënimit të „puçistëve“, kishin ardhur kuadro të rinj, që ndonëse të preokupuar, nuk kishin eksperiencën e duhur për detyra të tilla. Disa kuadro tepër të aftë që Llakaj donte t’i afronte, nuk ia lejojnë, pasi siç do të mësonte më vonë, dyshohej se ishin agjentë të KGB-së ruse. Nga Kujtim BoriçiNesër do të lexoni:- Detyrat e Mehmet Shehut për Llakajn, lidhur me hartimin e planit operativo-strategjik të mbrojtjes - -Pakënaqësia e Mehmetit lidhur me kohën e planëzuar për realizimin e detyrës.Llakaj në krye të Shtabit të PërgjithshëmDetyra e dhënë nga Enveri për planin operativ-strategjikPara meje që sapo isha vënë në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, para vartësve drejtorë në ministri e komandantëve të korpuseve, na u vu detyrë direkte që të nisnim punën për hartimin e planit operativo-strategjik të mbrojtjes, në kundërshtim me “Tezat e zeza”, që tashmë jo vetëm ishin denoncuar si “armiqësore”, por kishin sjellë dënime të rënda (që ishin ende në proces) që nga Beqir Balluku e dhjetëra ushtarakë të tjerë madhorë. Këtë detyrë të vështirë dhe me shumë përgjegjësi, duhej ta kryeja me drejtues ushtarakë të sapovënë në detyrë, pothuaj të gjithë të rinj e pa eksperiencë. Në një takim ditor me Mehmet Shehun, ai më tha se detyra për hartimin e planit operativo-strategjik, është detyrë direkte e komandantit të përgjithshëm, Enver Hoxha, detyrë të cilën do ta zbatonim ne si shtab i përgjithshëm nën drejtimin direkt të Mehmetit. Plani operativo-strategjik filloi paralelisht me përpunimin e Artit Ushtarak Popullor. Në përpilimin e planit të luftës u mbajtën parasysh disa kritere kryesore, siç ishin:1-Resurset njerëzore në kohë paqeje që emërtoheshin forcat e gatishmërisë së përhershme, kryesisht në kufirin tokësor, detar dhe në zonat e desantimit ajror. 2-Resurset njerëzore rezerviste që përbënin bazën kryesore të Forcave të Armatosuranë rast agresioni (lufte). 3-Teknika, armatimi i të gjitha llojeve të kalibrave, armëve dhe shërbimeve. 4-Kapaciteti i terrenit që lejonte mundësinë e përdorimit të forcave armike si nga toka, deti dhe ajri, në këmbësori e teknikë luftarake. 5-Përgatitja e teatrit të veprimeve luftarake nga ana xheniere, me një fortifikim modern e të pathyeshëm. 6-Organizimi i një ndërlidhje të pandërprerë e të qëndrueshme. 7-Krijimi i rezervave të ndryshme e të mjaftueshme për një kohë të gjatë në rast lufte. Plani operativo-strategjik u përgatit së bashku me drejtoritë përkatëse dhe komandat e korpuseve për pjesën e tyre. Kjo punë ishte tepër e vështirë, pasi pak eksperiencë kishim. Plane të tilla kishim bërë në shkallë korpusi, por mbi bazën dhe udhëzimet që na dërgonte Shtabi i Përgjithshëm dhe nën drejtimin e tij. Kjo barrë kaq e rëndë i takonte Drejtorisë Operative që ta përgatiste dhe më vonë të thërriste drejtoritë e komandat e ministrisë e të konsultoheshin me ta, për ato probleme sektoriale. Në këtë kohë drejtor i Drejtorisë Operative të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore ishte Hajrulla Muhametaj. Ai ishte një kuadër i përgatitur, kishte mbaruar akademinë “Frunze” në ish-Bashkimin Sovjetik. Vinte nga drejtimi i njësive të mëdha operativo-strategjike, kishte qenë për një kohë të gjatë komandant brigade, shef shtabi korpusi, drejtor i Forcave Vullnetare në Ministrinë e Mbrojtjes etj. Ishte punëtor i palodhur, por deri diku edhe konfuz, jo i përqendruar. Ato që punonte tash, pas pak mund t’i hidhte poshtë po vetë dhe e fillonte punën nga e para. Kjo metodë deri diku i mërziste shokët oficerë drejtimi që punonin me ‘të. Ushtarakët e dyshuar për agjentë të KGB-së ruseNuk e dija se disa kuadro të aftë që kishin mbaruar akademitë e Bashkimit Sovjetik, që unë mendoja t’i aktivizoja në këtë detyrë të rëndësishme, por që nuk m’i dhanë, shkaku ishte se dyshoheshin si agjentë të sigurimit rus. Para Hajrulla Muhametit, drejtor operativ ishte Kristaq Qarri, i diplomuar po në akademinë “Frunze”, të ish-Bashkimit Sovjetik, me eksperiencë të gjatë pune në shtabe, ku para disa vitesh kishte qenë edhe në Shtabin e Përgjithshëm; ishte më i përqendruar, me komunikues. Por qëndroi pak kohë dhe u transferua pa pritur në Korpusin (grupimin ) e Elbasanit. Më erdhi shumë keq që u largua, sepse filluam një punë shumë normale e produktive me të. Kërkova që të mos largohet, kur më thanë se do ta hiqnin nga Shtabi i Përgjithshëm Përgjigjja ishte se do ta themi me vonë. Këtë përgjigje ma dhanë Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo. Po kështu u transferua dhe ish-komandanti i Akademisë Ushtarake i posaemëruar, Mehndu Tetova, i cili u transferua në Berat në forcat vullnetare të rrethit. Pas afro dy vjetësh që këta kishin filluar punët në sektorët e caktuar, ishte bërë një farë rregulli i pashkruar se edhe mund t’i rikthenin, mbasi edhe familjet ata nuk i kishin marrë. Unë kërkova që të dy këta të transferoheshin përsëri në Tiranë, qoftë në ministri apo në ndonjë funksion tjetër të rëndësishëm, se ishin kuadro mjaft të përgatitur dhe në analizat e ushtrisë gjatë diskutimit të veprimtarisë “armiqësore” të “puçistëve”, Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Cako nuk u kishte dalë ndonjë problem. Mehmet Shehu më thirri në zyrën e tij në Kryeministri e me tha: ”Veli, të kuptoj që ju niseni nga motive të mira e të drejta, duke i kërkuar këto kuadro në disa funksione akoma më të rëndësishme, por ata nuk mund të vijnë tash për tash, më vonë pas një-dy vjetësh më kujto përsëri. Problemi është se këta, gjatë studimeve në Rusi, kanë qenë bashkëpunëtorë të KGB-se me dijeninë e sigurimit tonë, por akoma nuk dihet se çfarë aktiviteti kanë pasur, ndoshta edhe në dhënien e sekreteve tona, pra mund te jenë bërë dopio agjentë dhe pa orientimin e Ministrisë së Brendshme, mund të kenë dhënë gjëra të vërteta dhe jo ato që u janë servirur nga Sigurimi i Shtetit”. U befasova shumë, por edhe me erdhi keq, sa nuk do të kisha me kurajon t’i propozoja për lëvizje. Kërkesa ime ishte bërë me shkrim si për Mehmet Shehun ashtu dhe për Hysni Kapon. Ndoshta këtu kisha shkelur në “dërrasë të kalbur”, pasi pas 8 vjetësh më vonë, kur unë u dënova, m’i ngritën këto si mungesë vigjilence, apo mospasje besimi te partia për masat që merreshin për këto kuadro, kur unë nuk dija asgjë për ta. Kristaqi u sëmur, ma merr mendja nga marazi, e vdiq në Spitalin Ushtarak, ku unë çdo dy-tri ditë i shkoja për ta parë dhe interesohesha për shëndetin e tij. Kurse për MenduTetovën, nuk di si u kujtua një ditë Mehmet Shehu, dhe me thotë: ”Çfarë u bë me Mendu Tetovën?”. I them: “Asgjë”, duke i shtuar se uni nuk e ngre më këtë problem. Se edhe pyetja e Mehmetit m’u duk si pa vend dhe ndoshta ishte një tatim pulsi. Ai, Mehmeti, me tha: ”Kam folur me shokun Hysni e Kadri, dhe se atyre nuk iu është vërtetuar asgjë përveç sa kanë marrë udhëzime nga Sigurimi i Shtetit, prandaj që të mos na vdes nga marazi dhe Menduj është menduar të vijë në Tiranë, por jo në atë detyrë”. Përsëri pozitive, e keqja me e vogël.
<< Home