Si e shkelën Marrëveshjen e Mukjes komunistët dhe Enver Hoxha

Hubert Neuwirth
Antizogistë si Myslim Peza dhe Muharrem Bajraktari, të cilët kishin ikur nga Shqipëria që në kohën e sundimit të mbretit, pas invazionit italian kishin rënë përsëri në kontakt me ithtarët e mbretit të mërguar në Jugosllavi.
Të gjithë shqiptarët që jetonin në mërgatë i bashkonte një rrethanë: të gjithë kishin në atdhe, në Shqipëri, shtëpinë, prokopinë dhe familjet e tyre. Për këtë arsye, shumë prej tyre, që më vonë morën pjesë në luftë për njërin apo tjetrin motiv, ishin si të thuash, shpërfillës ndaj zhvillimeve të ardhshme politike, sepse qëllimi parësor ishte dhe duhej të ishte dëbimi i italianëve. Ndaj edhe duke pasur parasysh këtë imazh të armikut të plotfuqishëm, lidhjet qëllimore në formën e aleancave duket të kenë qenë krejtësisht të pranueshme, gjë që shpjegon fjala vjen, kontaktet e Myslim Pezës me zogistin Irfan Ohri, apo të tij me komunistët.Eshtë interesante rruga e mëvonshme politike e këtyre shqiptarëve. Ndërkohë që Myslim Peza thuajse që nga fillimi kooperoi me komunistët, Irfan Ohri dhe Cen Elezi do të bëheshin më vonë kundërshtarë të rreptë të Frontit Nacionalçlirimtar. Në fund të vitit 1940, Myslim Peza u kthye nga arratia në Jugosllavi, gjë që, me sa duket, ka ndodhur me “miratimin jugosllav”. Në periudhën e Ahmet Zogut, Myslim Peza kishte qenë i mërguar politik në mbretërinë e Aleksandrit I dhe kishte vendosur që të luftonte kundër italianëve. Edhe ai, sikundër ithtarët e dëbuar të Zogut, si njeri dikur me peshë në zonën e vet, ishte shumë i interesuar që t’i kthente vetes privilegjet që i kishte mohuar së pari Zogu, pastaj edhe italianët, mirëpo përfytyrimi i tij për Shqipërinë postfashiste ndryshonte qartë nga ai i zogistëve. Kjo do të jetë edhe njëra nga arsyet e kontakteve fillestare me komunistë të veçantë, si fjala vjen me Qemal Stafën, të vrarë në kohën e luftës.Për grupet e qëndresës të formuara në veri të vendit, zona kufitare me Jugosllavinë përbënte në vitet 1940-1941 një zonë të përkryer tërheqjeje. Në gusht të vitit 1940, qeveria në Tiranë njofton për një intensifikim në Shqipëri të “veprimeve terroriste dhe antiitaliane nga emigrantë shqiptarë. Si nismëtarë të veprimtarive kundëritaliane në Jugosllavi, sidomos në Dibër, në mesin e janarit të vitit, përmendeshin Haxhi Lleshi dhe Ibrahim Kupi. Të dy këta ishin prijësa çetash shqiptaro-jugosllave. Këto çeta vepronin pjesërisht në territorin jugosllav, pjesërisht në atë shqiptar.
* * *Duke hequr mbase Myslim Pezën dhe Haxhi Lleshin, të cilët, në fund të fundit do të zgjidhnin si atdhe të tyre politik Frontin Nacionalçlirimtar të komunistëve, së paku prijësit e shumicës së këtyre grupeve të hershme të qëndresës duhen cilësuar si zogistë, që do të thotë që ata të gjithë, pa përjashtim, ishin për rivendosjen në fron të monarkut të rrëzuar dhe të dëbuar prej italianëve. Megjithatë, edhe pse të futur në një radhë me ta, kishte të tillë si Muharrem Bajraktari, i cili, siç e dimë, në vitet e fundit kishte qenë kundërshtar i vendosur i Zogut, apo Sali Mani, që më vonë u bë njeri nga protagonistët e krijimit të Ballit Kombëtar.
* * *Gjatë vitit 1942, gjendja për pushtuesin u bë kritike. Në Tiranë, natën e 29 janarit të vitit 1942, afërsisht në orën tetë të mbrëmjes, në disa rrugë u gjetën nga agjentët e policisë afro 70 trakte kryengritëse me frymë nacionaliste. Vihet re se deri në mesin e vitit 1942 komunistët nuk përmenden as edhe me një fjalë. Një tregues tjetër ky, që edhe në atë verë të vonë të vitit 1942, ata në fakt nuk kishin asnjë peshë, për më tepër as në qytetin e lindjes së Enver Hoxhës. Kështu, nga moria e veprimtarive të qëndresës kundër italianëve, deri në verë të vitit 1941, asnjëra nuk është regjistruar prej tyre si komuniste. Vetë historiografia shqiptare si datë të rënies së anëtarit të parë të partisë në luftën kundër italianëve, shënon fillimin e vitit 1942.
* * *Në pranverë të vitit 1942, brenda gjirit të qëndresës po bëhej gjithmonë e më e fortë fryma për krijimin e një organizate të përbashkët të qëndresës. Por, Miladin Popoviçi, njëri nga përgjegjësit kryesorë për çështjet e bashkëpunimit me nacionalistët nuk kishte besim tek ata, madje ai nuk donte të luftonte as me Myslim Pezën, sepse “... ne duhet të kemi çetat tona partizane, ne nuk mund të humbasim kohë dhe material me një kriminel... nesër ata do të jenë po të tillë, tradhtarë, sikundër Mihajlloviçi”. Kjo përputhet edhe me frymën e vetëdijshme revolucionare, e cila ka për synim sendërtimin e marksizëm-leninizmit-stalinizimit dhe madje kjo kundërti pasqyrohej edhe në dy qëndrimet argumentative brendapërbrenda Partisë Komuniste. Njëri krah nuk donte në asnjë mënyrë të rrezikonte “rolin udhëheqës të Partisë Komuniste”, ndërkohë që tjetri dëshironte të ndërronte medoemos “bashkimin kombëtar” me të gjithë nacionalistët që ishin të gatshëm të luftonin kundër italianëve. Këta të fundit mundën tek e pasmja të fitojnë dhe si rezultat i kësaj ishte Myslim Peza. Faktin që gjatë përgatitjeve për Konferencën e Pezës ka pasur fërkime përbrenda partisë, e vërteton edhe Enver Hoxha. Më vonë ai do ta quajë Gjinishin “agjent anglez”, duke pasur parasysh këtu kontaktet e Gjinishit me Gani bej Kryeziun dhe me britanikët në Beograd gjatë viteve 1940-1941. Organizatori kryesor i Konferencës së Pezës, me njohuritë që kemi ne sot, ka qenë Mustafa Gjinishi. Kuesturat e ndryshme në raportet e tyre përmbi “veprimtaritë komuniste” e cilësojnë Mustafa Gjinishin si agjentin më të rrezikshëm. Si i mërguar politik, Gjinishi ishte njohur me shumë kundërshtarë të arratisur të italianëve dhe kështu ishte personi më i mirë i mundshëm për të organizuar një konferencë kombëtare. Kontaktet e tij të hershme me Gani bej Kryeziun dhe me britanikët e kishin motivuar shumë kohë përpara Pezës, për idenë e një fronti të bashkuar nacionalist, ndaj edhe u angazhua aq fort për të brenda gjirit të Partisë Komuniste. Rrethana që shumë aktivistë kundëritalianë e pranuan ftesën për në Pezë, dëshmon se ideja e komunistëve për një qëndresë me bazë të gjerë, por me një qendër i përgjigjej një kërkese të përgjithshme; si përfundim atje ishin të pranishëm 18 persona. Tani na mbetet të flasim vetëm për konferencën. Miladin Popoviçi ka qenë gjithmonë kundër formimit të Këshillit Nacional Çlirimtar të Pezës. Por pas krijimit të tij, kërkoi që ai të mos kishte fuqi vendimmarrëse deri sa të ishin vendosur kontaktet mes çetave partizane dhe çetave vullnetare. Të gjitha ato duhej të bashkëpunonin me komisarët politikë. Por të gjitha propozimet e tij me anë të të cilave ai, fundi i fundit synonte të nxirrte më të fuqishëm dhe në plan të parë pozicionin ideologjik të komunistëve, u hodhën poshtë nga konferenca. Konferenca zgjodhi një Këshill të Përgjithshëm Nacionalçlirmitar, përmbajtja antifashiste dhe detyrat organizative të të cilit u formuluan në një të ashtuquajtur platformë. Ndoc Çoba, si më i moshuari u zgjodh kryetar i këtij forumi dhe Kamber Qafmolla, si sekretar i Këshillit Nacionalçlirimtar. Arsyeja përse historiografia shqiptare nuk i përmend me emra të gjithë të pranishmit në këtë konferencë të organizuar prej tyre dhe më vonë të glorifikuar aq shumë nëpërmjet propagandës mund të jetë vetëm një: me sa duket disa emra nuk ishte e dëshirueshme të dilnin të lidhur me këtë konferencë. Në kohën që dihet se cili ka qenë i pranishëm në Pezë, ka shfaqur së paku parimisht, gatishmërinë për të pranuar ekzistencën e ideologjive të tjera dhe për të luftuar së bashku pushtuesin fashist, siç e kërkon e mira e Shqipërisë. Mirëpo ishte e padëshirueshme që persona të caktuar të mbeteshin në një dritë kaq pozitive në kujtesën kolektive dhe historiografia shqiptare si instrument i udhëzuar politik i interesave ideologjike, nxori prej këtej përfundimet e saj. Dhe kështu prej saj përmenden gjithmonë të njëjtët shtatë persona të pranishëm: të tre komunistët, Enver Hoxha, Nako Spiro dhe Nexhmije Xhuglini, si dhe “nacionalistët që bashkëpunonin ngushtë me partinë” Myslim Peza, si zot shtëpie dhe eksponent i qëndresës së orëve të para, Mustafa Xhani një baba bektashi, Haxhi Lleshi dhe zogisti Abaz Kupi. Mbi të njëmbëdhjetë pjesëmarrësit e tjerë u hodh jorgani i heshtjes. Në bazë të hulumtimeve të mia, një prej komunistëve del të ketë qenë me siguri edhe Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, dr. Ymer Dishnica, si dhe nacionalistët Aleksandër Xhuvani, Ndoc Çoba, Hazis Çami, Kamber Qafmolla dhe dr. Omer Nishani. Halim Begeja, si përfaqësues i Mit’hat Frashërit ishte si të thuash i dërguar i Ballit Kombëtar ende të paformuar. Sidoqoftë mungojnë edhe dy vetë. Miladin Popoviçi, merrte pjesë si dëgjues i thjeshtë...
* * *Nga traktatshkruesit e vitit 1943, përmendet si aktivist i Frontit Nacionalçlirimtar edhe një emër tjetër, plotësisht i papritur: Muslim Muharrem Bajraktari. Ai është një nga figurat më të spikatura të qëndresës shqiptare kundër fashizmit që na shoqëron që nga fillimi i agresionit fashist në vitin 1939 dhe gjithmonë në pozita aktive. Që në kohën e Zogut ai kishte arritur të nuhasë rrezikun e depërtimit italian dhe kishte ndërmarrë edhe një përpjekje të dështuar për kryengritje kundër mbretit. Pas kësaj qëndroi jashtë shtetit deri në dëbimin e mbretit, por nuk duket të ketë qenë njeri që mban inat, sepse ai si edhe më parë nuk i shkëputi kontaktet me shumë zogistë. Nga këto del e qartë se idenë e pavarësisë shqiptare ai e kishte ndershmërisht në shpirt. Ai mbante lidhje të fshehta me britanikët dhe me shumë figura me peshë të qëndresës, si Gani bej Kryeziu, Fiqiri Dine, Abaz Kupi apo Aqif Lleshi; kështu që ideja e një fronti të përbashkët kundër italianëve nuk ishte e huaj për të. Lidhjet e tij me shumë aktivistë të tjerë ideologjikë, duke filluar nga britanikët e deri tek komunistët e Frontit Nacionalçlirimtar, dëshmojnë shpërfilljen e tij politike, apo mund të themi tolerancën që karakterizon idenë e tij të mbivendosur. Megjithatë pas luftës, komunistët e kanë paraqitur gjithmonë Muharrem Bajraktarin si tradhtar. Kjo për arsye se ai në kundërshtim me vijën e përgjithshme të komunistëve luftë më çdo kusht, pa të cilën komunistët nuk mund ta polarizonin dot shoqërinë dhe nuk mund ta merrnin pushtetin, që para luftimeve në Peshkopi në dhjetor 1942 kishte vendosur që për të mbrojtur popullsinë të qëndronte asnjanës deri në kryengritjen e përgjithshme, pa kaluar ndërkaq as në anën e bashkëpunëtorëve të pushtuesit.... Komunistët, të cilët kishin organizuar Konferencën e Pezës dhe kishin futur konceptet e tyre politike edhe për sa i përket krijimit të Këshillave Nacionaçlirimtare, thuajse si bërthama të qeverisë së ardhshme dominuan deri në verë të vitit 1943, Frontin Nacionalçlirimtar. Në 4 korrik të vitit 1943 u krijua Ushtria Nacionalçlirimtare dhe shtabi i saj i përgjithshëm, i përbërë nga 13 anëtarë dhe me Enver Hoxhën, si komisar politik. Në historiografinë shqiptare shpallja e këtij vendimi është vlerësuar gjithmonë si fillimi i kryengritjes së përgjithshme popullore. Në një mbledhje të dytë të mëvonshme, komunistët folën për një bashkëpunim të ngushtë me nacionalistët, përfshirë këtu edhe Ballin Kombëtar dhe vendosën që për këtë qëllim të bien në kontakt me këta të fundit. Këmbëngulja për të udhëhequr të vetëm luftën e qëndresës, i motivuar nga qëllimi i marrjes së pushteti politik, ishte formuluar tashmë disa muaj më parë. Prania e vazhdueshme e oficerëve britanikë tek të dyja organizatat e qëndresës, të cilët sikundër kërkonte të shprehte vetë emri i misionit të tyre, konsensus, ishin përpjekur shumë për bashkimin e qëndresës, duhet të ketë ndihmuar në marrjen e këtij vendimi. Edhe në krye të Brigadës së Parë Sulmuese u vunë dy komunistë, kryeministri i mëvonshëm për shumë vite i Shqipërisë, Mehmet Shehu, u caktua komandant dhe jugosllavi, Dushan Mugosha, komisar politik...
* * *Edhe çeta të forta balliste me deri 500 burra u mblodhën në afërsi të Mukjes; njëri nga prijësit e tyre ishte një i quajtur Jup Kazazi. Takimi i parë midis ballistëve dhe përfaqësuesve të Frontit Nacionalçlirimtar u bë më 26 korrik të vitit 1943, në fshatin Tapizë në veri të Tiranës. Atje, në sfondin e disfatës u ra në ujdi që të mos luftohet më ndërveti, por së bashku të punohet për të ardhmen politike të Shqipërisë “... derisa Shqipëria të jetë e lirë.” Përfundimi i përkohshëm i bisedimeve u quajt “ad referendum” dhe disa ditë më vonë palët u takuan sërish, këtë herë në Mukje afër Krujës. Në Mukje erdhën nga 12 të deleguar si nga Fronti Nacionalçlirimtar edhe nga ana e Ballit Kombëtar. Bashkëbiseduesit kryesorë të Frontit Nacionalçlirimtar ishin Abaz Kupi, Jahja Çaçi, Muslim Peza, Mustafa Gjinishi dhe Ymer Dishnica; për arsye të panjohura Enver Hoxha gjendej në këtë kohë në zonën e Korçës, gjë që mund të shpjegohet me rolin e tij jo domosdo udhëheqës në atë kohë në gjirin e Frontit Nacionalçlirimtar. Ndër ballistët e pranishëm më të rëndësishmit ishin Hasan Dosti, Mithat Frashëi, Thoma Orogollaj si dhe dy ish-luftëtarët në Frontin Nacionalçlirimtar në Tragjas, Hysni Lepenica dhe Skënder Muço. Vlen të përmendet se shumë nga ballistët e përfaqësuar aty sapo kishin dalë në mal dhe se të dyja takimet u kryesuan nga një ballist.Pikat e marrëveshjes së Mukjes Pikat e mëposhtme u nënshkruan me sa duket “me gëzim të madh” nga bashkëbiseduesit e Mukjes, më 1 gusht të vitit 1943. 1 Luftë e menjëhershme kundër pushtuesit të huaj dhe kundër cilitdo pushtues tjetër të mundshëm.2 Luftë për Shqipëri të pavarur dhe për vënien në jetë të parimit të njohur universal dhe të garancive të Kartës së Atlantikut, për vetëvendosjen e popujve. Për një Shqipëri etnike. 3 Për një Shqipëri të lirë, të pavarur dhe demokratike për të gjithë popullin.4 Për formimin e një qeverie të përkohshme ngarkohet Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë. 5 Forma e qeverisjes do të vendoset nga vetë populli, një mbledhje legjislative do të shpallë zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta. Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë e hodhi poshtë marrëveshjen, një javë më vonë, më 8 gusht, dhe shumë shpejt pas kësaj shpalli “edhe qëndrimin e tij përfundimtar”: “se në asnjë rrethanë nuk do t’i ndajë kurrë frytet e Luftës Nacionalçlirimtare me Ballin Kombëtar dhe me gjithë kundërshtarët e tjerë të kësaj lufte dhe të këtij pushteti”. Nga ky formulim del edhe një herë qartë se të gjithë kundërshtarët e tjerë të italianëve, të cilët nuk kishin si qëllim të tyren krijimin e një shoqërie socialiste pa klasa, komunistët i shpallnin kundërshtarë të tyre. Akuzat e stisura dhe të motivuara nga interesat e taktikës partiake kundër ballistëve:1 Balli Kombëtar nuk ka ndërmarrë kurrë ndonjë aksion kundër pushtuesit. Kjo nuk është e vërtetë.2 Marrëveshja ishte rezultat i veprimit nga lart poshtë dhe jo nga poshtë lartë. Po përse nuk e thanë këtë menjëherë, që para se të kishin filluar bisedimet? 3 Organi qendror i Partisë së Komunistëve nuk e miratoi këtë lidhje, kjo është e vërtetë, por a nuk i akuzon nacionalistët historiografia shqiptare se nuk e kanë dashur bashkimin në luftë dhe se kanë sjellë grindje? A është e ndershme që të shkosh në bisedime dhe pastaj marrëveshjen e arritur ta hedhësh poshtë vetëm sepse ajo nuk i përgjigjet plotësisht interesave të tua? Dhe kjo në Shqipëri ku fjala e dhënë vihet mbi të gjitha? Në Konferencën e Labinotit pranë Elbasanit, e mbajtur nga Fronti Nacionalçlirimtar në 4 deri 9 shtator të vitit 1943, synimet e komunistëve nëpërmjet miratimit të tezës “që Këshillat Nacionalçlirimtare janë përfaqësuese të vetme të pushtetit në Shqipëri”, u përmbushën, dhe njëkohësisht marrëveshja e Mukjes u shpall e pavlefshme. Në këtë kohë, as që mund të bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim të Ballit Kombëtar. Qoftë me italianët dhe aq më pak me Vermahtin gjerman, që nuk kishte hyrë ende në Shqipëri sikundër pohohet nga historiografia shqiptare. Kjo ishte një shkelje e pastër e marrëveshjes së arritur. Mirëpo, ky akt arbitrar partiako-politik i komunistëve e ndau me sa duket përfundimisht grurin nga egjëri, sepse bëri të qartë si dritën e diellit sesi mendonte në të vërtetë Fronti Nacionalçlirimtar ta bënte Shqipërinë e pasluftës. Të gjithë atyre të cilëve nuk u shkonte pas midesë ky përfytyrim, iu desh që ta braktisnin sa më shpejt këtë organizatë dhe të kërkonin pa vonesë një alternativë të mundshme. Të zhgënjyer, zogistët e mbledhur rreth Abaz Kupit, u detyruan pak më vonë të krijojnë një organizatë të tyre të qëndresës; të tjera iu bashkuan, mbase Balli Kombëtar, por edhe ky shumë shpejt u gjend përballë problemit të vështirë se si duhej të vepronte në rrethanat e këtij polarizimi të imponuar të qëndresës së në Shqipëri.
Komunistët nuk njohën asnjëherë qëndrimin antifashist të Diasporës
Krahas formave të tjera të qëndresës, veprimtari kundëritaliane zhvilluan edhe shoqatat atdhetare shqiptare jashtë vendit. “Lidhja e shqiptarëve në Francë”, një organizatë e zogistëve të mërguar në Francë, regjistrohet shumë shpejt në skedarët e autoriteteve italiane. Trakti i saj i qartë kundëritalian dhe antifashist “Një vit robëri, një vit luftë”, ngjalli një farë shqetësimi në prill të vitit 1940...Në fund të vitit 1940, në Britani, u bë i njohur një “komitet i Miqve të Popullit Shqiptar”, i cili siç dukej, mendohej që pas luftës do të dilte në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë. Një i ashtuquajtur komitet Ballkanik, shumica e anëtarëve të të cilit kishin njohje personale me Shqipërinë dhe madje edhe me Greqinë, shpalli në janar të vitit 1941 “simpatinë e tij të thellë për popullin shqiptar”, dënoi me vendosmëri agresionin italian dhe kërkoi rivendosjen e pavarësisë së plotë të Shqipërisë. Kërkesa drejtuar qeverisë britanike, për të dalë me një deklaratë në mbështetje të pavarësisë së shqiptarëve pas luftës, nuk u mor parasysh në atë kohë, kryesisht për motive diplomatike, sepse Greqia kishte pretendime territoriale në Shqipëri.Një lëvizje tjetër kundër regjimit, agjentët italianë e zbuluan në Stamboll, në maj të vitit 1940, ku një komitet aksioni kërkonte të kurdiste popullin kundër italianëve. Në 1 korrik të vitit 1942, i ashtuquajturi ambasador shqiptar në Stamboll, Shaqir Hajrullahu, në krye të një delegacioni viziton konsullin britanik dhe iu lut që krahas mbështetjes së propagandës kundëritaliane, të studiojnë mundësinë e formimit të një legjioni disident shqiptar, për të luftuar kundër trupave të Boshtit.Deri në pranverën e vitit 1940, në Selanik jetonin shumë shqiptarë të mërguar dhe me këshillën e anglezëve ata duhet të kenë krijuar një formacion ushtarak, për të ndërmarrë veprime të armatosura në Shqipëri... Siç dokumentohet në Qipro, ishin grumbulluar 1800 shqiptarë, për t’u stërvitur ushtarakisht, me qëllim që më vonë të përdoreshin si grupe të vogla sabotimi në Shqipëri.Edhe në SHBA, aty nga mesi i vitit 1940, u mblodh një kongres Kombëtar i Shqiptarëve të Mërguar, i kryesuar nga ish-përfaqësuesi i Zogut në Uashington, Faik Konica, si edhe nga peshkopi legjendar i revolucionit të vitit 1924, Fan Noli, ku u vendos nisja e një fushate për lirinë e atdheut në shkallë ndërkombëtare.
neser do te lexoni
Si e gjeti pushtimi gjerman Shqipërinë? Cili ishte fati i 90 mijë ushtarëve italianë në Shqipëri, që u transportuan si robër lufte drejt Gjermanisë
Cilat ishin shkaqet e tërheqjes së trupave gjermane nga Shqipëria, sipas gjeneralit gjerman, Rihberg? Misioni i vërtetë i qeverisë "Mitrovica", që do të qëndronte në fuqi deri më 21 korrik 1944
Çfarë thotë i dërguari fuqiplotë i Berlinit, Herman Nojbaheri, për mbështetjen ushtarake të ballistëve ndaj trupave gjermane. Urdhri misterioz i Enver Hoxhës "për likuidimin e mbeturinave të reaksionit në veri të vendit"

<< Home