Ndëshkime, pranga, emërime dhe strukturë e re në Ministrinë e Mbrojtjes

Veli Llakaj
Kursi i ri i mbrojtjes, në dorë të Mehmet Shehut„Tërmeti“ në strukturat e mbrojtjes së vendit, pas zbulimit e ndëshkimit të drejtuesve të „puçit ushtarak“, shoqëruar me arrestime, burgime e më pas dhe pushkatime të krerëve më të lartë të ushtrisë (Balluku, Dume, Cako), ka sjellë në funddhjetorin 1974 një përmbysje të re në emra e strukturë në Ministrinë e Mbrojtjes, korpuse e reparte. Në pak orë, në vend të të ndëshkuarve si përgjegjës direkt apo indirekt për „veprimtarinë armiqësore“ të „puçistëve“, partia ka emëruar kuadro të tjerë, shumica të sjellë nga baza, që ndonëse të përkushtuar, nuk kanë eksperiencën e domosdoshme për drejtim shtabesh e korpusesh. Por siç del edhe nga shënimet e radhës që Veli Llakaj, dëshmitar e protagonist në shumë nga këto ngjarje të kohës, ky „revolucion“ i dirigjuar nga Enveri e Mehmet Shehu, ka krijuar një pështjellim në strukturat mbrojtëse të vendit si dhe tek armata e kuadrove ushtarakë që në atë situatë ndodhte që mund të ngjisnin disa shkallë të karrierës, sikundër që mund ta shihnin veten në lirim apo pjesëtarë të „puçistëve“. Ndërkohë që paralel me ristrukturimin e përgjithshëm të ushtrisë e emërimet e reja në të gjitha funksionet drejtuese, në organizatat e partisë vazhdon analiza për pasojat e veprimtarisë së armiqësore të „puçistëve, si dhe përgjegjësitë konkrete të komandave e shtabeve. Siç sjell në shënimet e tij Llakaj, por edhe sipas dokumenteve zyrtare të kohës, krahas ndëshkimit të veprimtarisë së Beqir Ballukut e mbështetësve të tij, në ushtri merren masa urgjente për të nisur stërvitje të shumta me shtabe e trupa, me ide të kundërta me ato të pasqyruara në „Tezat e zeza“ të grupit të sapogoditur nga partia. Mehmet Shehu, tashmë edhe si ministër Mbrojtje, është në krye të planëzimit e realizimit të këtij „revolucioni“ në fushën e mbrojtjes. Nga Kujtim BoriçiNesër do të lexoni:-Si u ideua dhe si u përgatit nga Mehmet Shehu stërvitja „Semani“ -Çfarë bisedoi Mehmet Shehu me Veli Llakajn në Gjirokastër. -Ngjarjet në ushtri dhe plani i reflektimit në këtë fushë me kinezët. “Antipuçizmi“Megjithëse ishte situatë tepër e ndërlikuar, ende nuk dihej se kush do të përfshihej nga kuadrot e ushtrisë në „grupin puçist“ të zbuluar nga Partia e shoku Enver. Çdo orë sillte të papritura, ushtria vazhdonte të ishte në gatishmëri të plotë. Ishin shkarkuar pothuaj të gjithë kuadrot e Ministrisë së Mbrojtje, komandat e korpuseve e shumë reparteve në të gjithë vendin e në vend të tyre, në pak orë ishin emëruar njerëz të rinj, shumica jo me stazhin dhe eksperiencën e detyrave që po merrnin mbi supe. Por plenumi i dhjetorit 1974 që dënoi krerët e „puçit“ ushtarak, Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Hito Cakon, Rrahman Parllakun e shumë të tjerë, ishte vetëm pikënisja e një „furtune“ ndëshkuese që do të vazhdonte dhe në ditët e javët në vazhdim. Ushtria ishte në gatishmëri, kuadrot e shtabeve flinin nëpër zyra dhe reparte. Pas përfundimit të Plenumit të 6-të më thërret Mehmet Shehu e më urdhëron të organizoj punën e të përcaktoj urgjent detyrat me drejtorët e kuadrot e lartë të ushtrisë të sapoemëruar. Ashtu bëra. Megjithëse, siç thashë në fillim, shumë prej tyre ishin të rinj e pa eksperiencë, që në momentet e para e në vazhdim, ata shfaqën një predispozicion e aftësi për të realizuar në kohë e cilësi të gjitha detyrat funksionale dhe ato të dhëna nga Shtabi i Përgjithshëm, megjithëse shpejt një pjesë e tyre do të shkarkoheshin e dënoheshin. Kuadrot vartës direkt me të cilin punova ato momente të vështira ishin:1-Drejtoria Operative, me drejtor Kristaq Qarrin, i cili ishte edhe zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm, pothuajse nga rëndësia e funksionit i barazuar me zëvendësministrat që u zëvendësuan më vonë me Hajrulla Muhametaj, e ky më pas me Kiço Mustaqin. 2-Drejtori e Zbulimit me drejtor Eqerem Osmanin, i zëvendësua më vonë me Mehmet Musain. 3-Drejtoria e Organizim –Mobilizimit me drejtor Hito Goxhin. 4-Drejtoria e Ndërlidhjes me drejtor Luto Nikaj, i zëvendësuar më vonë me Abas Thananën. 5-Drejtoria e Mbrojtjes Kundër-Kimike me drejtor Enver Lagjin. 6-Drejtoria e Sektorit të Përgjithshëm (Drejtoria Administrative) me drejtor Zija Beqirin. 7-Drejtoria e Përgatitjes Luftarake me drejtor Petrit Ramizin, i zëvendësuar më vonë me Serjan Halilin. 8-Drejtoria e Kulturës dhe Propagandës me drejtor Adem Sollakun, i zëvendësuar më vonë me Bajram Ballën. 9-Drejtoria e Tankeve me drejtor Aleko Koka. 10-Drejtoria e Kuadrit me drejtor Kristaq Blushin. 11-Drejtoria e Autotraktorëve me drejtor Astrit Cobanin, i zëvendësuar më vonë me Diftir Hysin. 12-Drejtoria e Artilerisë me drejtor Sul Domin. 13-Drejtoria e Përgjithshme e Prapavijave me drejtor Arif Hasko, i zëvendësuar më vonë me Bajo Topullin. 14-Drejtoria e Uzinave Ushtarake me drejtor Niko Shulin. 15-Drejtoria e Financës me drejtor Cuman Sejdiajn. 16-Drejtoria e Furnizimit me drejtor Milo Pasko. 17-Drejtoria e Planit me drejtor Xhelo Rexhepin. 18-Drejtoria e Përgjithshme e Xhenios me drejtor Mehndu Backa;19-Drejtori e Fortifikimit me drejtor Alfred Moisiu.19/1- Drejtoria e Forcave Vullnetare me drejtor Feti Rashon. 20-Drejtoria e përgatitjes Xheniere me drejtor Ramiz Fecorrin. 21-Dega e Kontrollit, me shef dege Tanush Shytin, i zëvendësuar më vonë me Viktor Nushin, e ky më pas me Saba Duckollarin. 22-Dega e Shifrës, me shef dege Lefter Pazon. 23-Dega Ekonomike, me shef dege Koli Tashin. 24-Komanda e Mbrojtjes Kundërajrore me komandant Naun Gjinikasin, komisar Simon Lesko. 25-Komandant i Aviacionit Bardhyl Taci, me komisar Sali Dibra. 26-Komanda e Flotës Luftarako-Detare me komandant Qamil Poda, komisar Skënder Doci. Drejtoria organizuese dhe drejtuese e të gjithë këtyre ishte Drejtoria Operative. Planet e punës mujore që përpilonte çdo drejtori, çështjet kryesore do t’i merrte nga kjo drejtori. Në fund të çdo muaji bëhej analiza e realizimit të planit të punës të të gjithë aparatit të ministrisë nën drejtimin e shefit te Shtabit të Përgjithshëm dhe në mungesë të tij nga drejtori operativ. Ishte rregull i përgjithshëm, që pas analizës së punës së aparatit të ministrisë, ku përfshiheshin dhe raportet që dërgonin komandat e njësive operative në Shtabin e Përgjithshëm, ku çdo drejtori merrte pjesët e saj. Në fund të kësaj analize, përpilohej raporti përfundimtar mujor, i realizimit të detyrave në ushtri. Ky raport në fund shikohej me të gjithë zëvendësministrat, firmosej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i dërgohej ministrit të Mbrojtjes Popullore, Mehmet Shehut dhe sekretarit të KQP-së që mbulonte ushtrinë, pra në këtë kohë Hysni Kapos. Pasi e shikonin ata, bënin vërejtjet, sugjerimet apo plotësimet, i dërgohej Këshillit të Mbrojtjes dhe një kopje direkt Enver Hoxhës si komandant i përgjithshëm. Ishin kohë tensioni e një pune që vazhdonte pa orare, natë e ditë, paralel me analizat në strukturat ushtarake të vendit për të zbuluar pasojat e „grupit puçist“ të Beqir Ballukut e pasuesve të tij, e sigurisht marrjen e masave ndaj personave konkretë e organizimin e punës për përmirësimin e gjendjes. Siç thashë edhe pak më lart, përkushtimi i të emëruarve rishtas në detyrat e larta, si dhe kontaktet dhe përkujdesjet e vazhdueshme të Mehmet Shehut si ministër, sikur ma lehtësuan mjaft barrën e rëndë që unë kisha marrë mbi supe, si përgjegjësi kryesor për ndërrimin e kursit në Shtabin e Përgjithshëm dhe ushtrinë shqiptare.

<< Home