Ekskluzive:-Veli Llakaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe bashkëpunëtori më i afërt i Mehmet Shehut
Ekskluzive:-Veli Llakaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe bashkëpunëtori më i afërt i Mehmet Shehut për rreth 8 vjet (1974-1981), në këtë numër të gazetës flet për prodhimin e armës-bastun në Uzinën Ushtarake të Artilerisë; si kjo armë do të kthehej në një nga provat bazë të akuzës nga Enver Hoxha e Byroja Politike, pasi, sipas tyre, me këtë armë ai (V. Ll), pas grushtit të shtetit (pushtimin me tanke të Komitetit Qendror), do të vriste Enver Hoxhën.
Bastuni-armë që do të vriste Enver Hoxhën
Veli Llakaj
„Furtuna“ e tetorit 1982 në ushtrinë shqiptare Dokumentet zyrtare të kohës që kanë ardhur deri në ditët e sotme, si dhe shënimet e kujtimet e funksionarëve më të lartë të ushtrisë shqiptare, protagonistë dhe viktima, evidentojnë periudhën 1981-1982, si nga periudhat më të vështira të ushtrisë shqiptare dhe vendit pas Luftës së Dytë Botërore. Mehmet Shehu, kryeministër dhe njëkohësisht ministër Mbrojtjeje (që zëvendësoi Beqir Ballukun pas pushkatimit) ka vrarë veten, ndërkohë që Kadri Hazbiu, i sapoemëruar ministër dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj (që nga viti 1974), bashkë me bashkëpunëtorët e kolegët e tyre, u duhej të mbanin mbi „supe“ peshën e problemeve të ushtrisë që u dëmtua nga „poliagjenti Mehmet Shehu“, por njëkohësisht të përballeshin me shënjestrën kobëndjellëse të Enverit dhe Byrosë politike si bashkëpunëtorë dhe miq të Mehmetit. Kështu, sipas dokumenteve të kohës, por dhe nëpërmjet shënimeve të Llakajt, jepen detaje të përpjekjeve dhe makinacioneve të udhëheqjes për të gjetur fakte e prova se dhe Kadriu e Veliu ishin „armiq“, siç dhe do të cilësoheshin pak më vonë në Plenumin e Komitetit Qendror të 13 tetorit të vitit 1982. Një armë-bastun, nga dy të tilla të prodhuara në Uzinën Ushtarake të Artilerisë (njëra për Enverin dhe tjetra për Mehmetin, sipas Llakajt), kthehen në prova kundër Llakajt për „atentatin e tij ndaj Enver Hoxhës“, pasi të „kishte pushtuar me regjimentin e tankeve Komitetin Qendror të Partisë!“. Në shënimet e Llakajt për atë kohë, të shkëputura nga arkiva e tij personale, rreth armës-bastun e qëllimit të prodhimit dhe përdorimit të saj, jepen detaje interesante të pyetjeve e polemikave të tij me Enverin, Ramiz Alinë, Simon Stefanin etj. në mbledhjen e Plenumit të Komitetit Qendror të Partisë. Por gjithçka do të shkonte sipas skenarit të parapërgatitur, ata do ët shpalleshin „armiq të partisë e shtetit“, e dikush do të pushkatohej, dikush do të internohej e dikush tjetër do të ndëshkohej rëndë me masa të tjera.KNga ujtim BoriçiNesër do të lexoni:-Dhjetori 1974-ës, dënimi i veprimtarisë së “armikut” Beqir Balluku.-Shkarkimi i Petrit Dumes, Hito Cakos etj. dhe emërimet e reja në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. -Mehmet Shehu rreth veprimtarisë armiqësore të “grupit puçist” në ushtri. Enveri dhe shokët e Byrosë kërkojnë nga Llakaj shpjegime për armën-bastun Plenumi i KQPPSH-së, datë 13 tetor 1982Enver Hoxha: Është e vërtetë se i keni çuar Mehmet Shehut një pushkë të precizonit të lartë për të më vrarë mua?Ramiz Alia: Sa armë keni mbajtur ju në shtëpi dhe zyrë, se Mehmet Shehu kishte 17 të tilla?Miti Nito: Keni përgatitur një armë speciale në formë bastuni, për të cilën ju akuzon edhe shoku Enver. Kjo armë është bërë me porosinë tuaj; e porosite për vete, për Mehmet Shehun apo secili nga ju do të pajisej me një armë të tillë?Harilla Papajorgji: Në qoftë se arma speciale në formë bastuni u përgatit për Mehmet Shehun, pse e morët ju më vonë? Mos kishit parashikuar se do të bëheshit mëkëmbësi i tij, pra i Mehmet Shehut? Në uzinën e artilerisë së ushtrisë, nga një person i apasionuar pas armatimit, i ndjeri Dhimitër Sherko, ishin përgatitur dy bastunë të bukur në formën e brendshme pushkë sportive. Të dy këta bastunë që morën certifikatën e një arme speciale të sofistikuar, ishin përgatitur për dy udhëheqësit kryesorë të partisë dhe të shtetit, pra një për Enver Hoxhën dhe tjetri për Mehmet Shehun. Donim thjesht t’ua dhuronim, në formë surprize, por për t’u thënë njëkohësisht se çfarë mund të bënin mjeshtërit tanë duarartë të armatimit. Por nuk qe e thënë. Gjithçka e nisur me këtë synim, shumë shpejt do të kthehej në një provë të fuqishme akuze, kryesisht ndaj meje, në skenarin e parapërgatitur për goditjen e „grupit armiqësor“ të radhës në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndodhi ajo që ndodhi, dhe aty nga muaj qershor i vitit 1982 shkojmë për një problem pune në uzinën e artilerisë bashkë me shokun tim, Llambi Gegpriftin dhe aty na u reklamuan dhe këta bastun të prodhuar. Unë e mora njërin, e provova se si mund të përdorej si pushkë, bëra një provë me të dhe më pëlqeu. Mbasi këta bastunë nuk mund të përdoreshin më për qëllimin e bërë, pra si pushkë, por thjesht si armë gjahu sportive, më tepër relike se funksionale, unë u kërkova shokëve nëse mund ta merrja njërën. Dhimitri ishte i gatshëm, por as shoku Llambi nuk ma kundërshtoi. Unë këtë bastun më shumë e mora jo për vete, por për një xhaxhanë tim që banonte në Memaliaj dhe më kishte kërkuar disa herë një thikë të mirë nga ato të zbulimit në formë pistolete, ose një pushkë, se ndryshe, siç më kishte thënë, më kishte bërë lanet. Pra, xhaxha Temja ishte sevdalli, prandaj dhe nipi im, aktori Agron Llakaj, Temen e ka bërë veteran dhe si bashkëpunëtor i Enverit, që vret e pret cilindo. Mos vallë Agroni (nëpërmjet vëllait tim, Teme, të kthyer në personazh) sot “vret e pret” sa andej e këtej me bastunin tim armë?!Këtë bastun, në kohën kur shoku Enver bëri prezent promemorien sinoptike dhe trajtoi se Mehmet Shehu ka kërkuan të eliminoi atë me armë-helm apo mjete të tjera, duke marrë dhe mendimin e dy shokëve që e dinin këtë bastun në formën e pushkës sportive që unë e mbaja në makinë, pasi nuk më kishte rënë rruga për të shkuar në Memaliaj e t’ia dhuroja xhaxha Temes. Shkova vetë në zyrën e ministrit të Brendshëm, shokut Hekuran Isai dhe e dorëzova. Më vonë ky dreq bastuni më bëri armik, spiun, sabotator deri në “armik të partisë e popullit!”. Pra, jo më nga gabimet e mëdha (të cilat po kërkonin të na i vishnin ne, “armiqve” të radhës), por edhe nga një pakujdesi mund ta pësosh e të vuash për shumë kohë. Siç thash pak më lart, këtë bastun-armë që ia kisha taksur vëllait tim, Temes, në Tepelenë, unë ia dorëzova ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai, duke i thënë se “ja, shikoje, është armë sportive, e kam mbajtur në makinë dhe meqë po thuhen e fliten shumë sikur do të vrisja njerëz, shikojeni çfarë është dhe mbajeni!”. Por në mbledhjen e Plenumit të Komitetit Qendror, ku unë u cilësova “armik” dhe u kërkua nga dy anëtarë të Byrosë arrestimi im në sallë, ky bastun sportiv do të merrej si provë e “armiqësisë” sime, duke u bërë demonstrimi i funksionimit praktik të tij, po në prani të udhëheqjes. Mbaj mend që Hekuran Isai, anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Brendshëm, pasi mori bastunin, e vuri mbi tavolinë, nisi të shpjegojë teknikisht(!!) se si funksiononte ai dhe se si me të mund të vriteshin njerëz. Ky bastun u bë shkas që me urdhër nga lart, mua më erdhën për kontroll dhe morën edhe çiften, një armë e thjeshtë gjahu që unë e përdorja tepër rrallë, pasi nuk më dilte kohë, por që e kisha tepër merak. Edhe sot që jam tek të 70-at e kam zili një armë gjahu, pasi mund të më jepet lejë, por nuk mund ta blej dot, se paratë e pensionit nuk më dalin për të ngrënë bukë apo për nevojat minimale për jetesë!

<< Home