Shkarkohet Balluku, emërohet Mehmet Shehu ministër i Mbrojtjes
Veli Llakaj
Plenumi i 3-4 korrikut 1974Byroja Politikë ndëshkon Beqir BallukunPartia dhe Enver Hoxha kanë diktuar „Tezat...“, të përgatitura në fshehtësi nga Beqir Balluku e një grup ushtarakësh madhorë dhe kanë dhënë alarmin. Një mbledhje urgjente e Byrosë Politike ka shkarkuar nga detyra ministrin e Mbrojtjes, Beqir Balluku, duke emëruar në vend të tij Mehmet Shehun, ndërkohë që me urgjencë urdhërohet partia e strukturat e ushtrisë që të zbulojnë personat dhe pasojat e këtij materiali të cilësuar „armiqësor!“. Sipas dokumenteve zyrtare dhe dëshmive të Llakajt, më datë 4 korrik të vitit 1974 zhvillohet një mbledhje urgjente e drejtorëve të Ministrisë së Mbrojtjes e komandantëve të korpuseve në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve Durrës. Organizator i kësaj mbledhjeje (zbatuesi i urdhrit) ishte Petrit Dumja, në atë kohë shef i Shtabit të Përgjithshëm, por në të vërtetë këtë mbledhje do ta drejtonin Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo. Ky i fundit ishte anëtar i Byrosë Politike e që mbulonte problemet e mbrojtjes. Shumë nga ushtarakët madhorë që ditë më parë ishin përballur me kërkesën deri edhe me kërcënime nga Beqir Balluku që të firmosnin njohjen me „Tezat...“, e mendimin pro tyre, që në fillim të mbledhjes mësojnë nga Mehmet Shehu se Enveri nuk ishte i kënaqur nga materiali (Tezat) i tretë! Njëkohësisht, mësojnë se, përveç materialit që ishin njohur zyrtarisht, kishte pasur edhe dy të tjerë, ku njërin, siç thotë Llakaj, ai kishte refuzuar ta firmoste, me gjithë kërkesën këmbëngulëse të Beqir Ballukut, Petrit Dumes e Hito Cakos. Në këtë takim të urdhëruar nga Enveri, kuadrot madhorë të ushtrisë, që nga Petriti, Hitua, Rrahman Parllaku e dhjetëra të tjerë, kuptuan se shumë shpejt ata do të pasonin ndëshkimin e ministrit Balluku, si përgjegjës direkt apo indirekt të të ashtuquajturave më pas „Teza të zeza“. Nga Kujtim BoriçiNesër do të lexoni:-Si punonte shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Llakaj, me Mehmet Shehun. -Kush ishin ushtarakët madhorë që u cilësuan bashkëpunëtorë të KGB-së ruse. -Urgjenca për hartimin e planit strategjik të mbrojtjes, si kundërvënie e “Tezave të zeza!”Zbulimi i „Tezave“ nga PartiaAi material që ishte trajtuar “tepër sekret”, e vetëm për komandat e korpuseve dhe drejtorët e Ministrisë së Mbrojtjes, tani u bë i njohur për të gjithë kuadrot e ushtrisë, deri në rangun komandant e komisar brigade. Ishte data 4 korrik 1974, kur u mblodhën të gjithë këta kuadro në shtëpinë pushimit në Durrës për një diskutim masiv rreth këtij materiali. Në shtëpinë e oficerëve u shpërnda materiali i lartpërmendur, i punuar nga një grup kuadrosh nga më të përgatitur të Institutit te Shkencave Ushtarake, por që ishin atakuar e kontestuar si antiteza të Këshillit të Mbrojtjes. Kuadrot që ishin grumbulluar në Durrës, nuk lejoheshin të lëviznin jashtë këtij ambienti, cilido qoftë ai e për çdo lloj arsyeje, komandant e komisar korpusi apo drejtor ministrie. Dilema ishte e madhe për qëndrimin që duhej të mbahej në përkrahje apo në dënim të këtij materiali. Shumëkush kërkonte mendimet që kishin dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes apo në Shtabin e Përgjithshëm, dhe mbi këtë bazë të përqendroheshin diskutimet e tyre. Se mund të mbahej një qëndrim i kundërt dhe, dashje pa dashje, dilje mashtrues. Nga udhëheqja e ministrisë, veçanërisht Petriti e Hitua, që ishin organizatorë të këtij takimi (sipas nesh), kurse në fakt organizatorët kryesorë ishin Mehmet Shehu e Hysni Kapo, të shoqëruar edhe me një grup anëtarësh të Byrosë Politike. Unë personalisht kërkova një takim me Petrit Dumen, duke e informuar që përafërsisht kam dhënë një përgjigje të tillë (sa mbaja mend…) por nuk jam i sigurt dhe po nuk më krijove mundësinë të shkoj në komandën e korpusit në Fier, nuk mund të jap asnjë përgjigje. Ndryshe, - i thashë, - nuk do të diskutoj dhe do të ngelem i turpëruar. Petriti me thotë: ”Në Fier nuk mund të shkosh, por unë do të ndihmoj, duke dërguar Ymer Preçin në Ministrinë e Mbrojtjes ta marrë atë informacion që ke dërguar, ta lexosh dhe mbi atë bazë të japësh mendime”. Të nesërmen më thërret Petriti bashkë me Hiton, me japin materialin ta lexoj në prezencë të tyre, të mbaj shënime dhe mbi këtë bazë të diskutoj. Me thanë të dy: ”Kujdes se materialin e ke të mirë, sipas përgjigjes, por mos e lër në oportunitet, ti thuash më hapur mendimet, duke përfshirë dhe kritikë më të ashpër karshi materialit”. Kjo më çuditi se si është e mundur, në vend që t’i përkrahim, këta me thonë: ”Sulmo!”. Përgjigjen që kishim dërguar në ministri e kishim bërë në mënyrë kolegjiale, duke marrë mendimin e të gjithë kuadrove të korpusit. Baza ishte ai, por më pak i hapur dhe me pak kritik, pa ditur asgjë, shumë nuk ishin dakord. Por unë duke pasur mendimin e Petritit e Hitos, pothuajse vura veton duke thënë se kështu kështu duhet qëndruar, siç kemi firmosur në shkresën e dërguar. Unë nuk diskutova, por Petriti më tha: ”Materialin për vërejtje jepja komandantit të brigadës së Patosit, Petraq Kolonjarit, ta lexoi në emër të të gjithë kuadrove të korpusit se kështu e do puna! ”Mblodha shokët dhe iu them se me orientim nga shokët e udhëheqjes së ministrisë, materialin duhet ta lexojë në emrin tonë shoku Petraq. Ai e lexoi të nesërmen në mbledhjen që u bë në ish-pallatin e “Zogut”. Para se të shkonim atje, bëhet një takim në Shtëpinë e Ushtarakëve në Durrës. Aty Mehmet Shehu na komunikoi: ”Më datën 2-3 korrik 1974 ishte bërë mbledhja e Byrosë Politike për disa gabime të rënda në drejtim të sabotimit të tezave të Këshillit të Mbrojtjes, ku përgjegjësinë kryesore do ta merrni vesh, e ka Beqir Balluku, të cilin Byroja Politike vendosi ta shkarkojë nga të gjitha funksionet drejtuese, ta përjashtojë nga Byroja Politike, nga Komiteti Qendror dhe nga partia. Ministër i Mbrojtjes përkohësisht do të jem unë, pra Mehmet Shehu, kurse zëvendësministra do të jenë shoket Petrit Dume e Hito Cako. Shef të Shtabit të Përgjithshëm do të marrim një djalë të ri, qoftë dhe komandant brigade!”Këto lloje shkarkimesh dhe emërimesh, qoftë dhe të Petritit e Hitos në këto poste tregonin se edhe këta i kishin të humbura postet kyçe. Në ora 10. 00 në vilën e “Zogut” u mblodhëm të gjithë. Beqir Balluku vjen i shoqëruar nga Alfred Moisiu dhe Muhamet Prodani. Gjatë gjithë diskutimit prej dy ditësh, Beqiri qëndronte në shoqërimin, qoftë dhe vajtje-ardhje, nga të dy këta kuadro. Interesante dhe e çuditshme ishte se pothuaj të gjithë me brutalitet sulmuan Beqirin, bile njerëzit më të afërt të tij si bashkëpunëtor, ku këtu do të veçoja Vaskë Gjinon, Vehbi Hoxhën, Muhamet Prodanin, Abas Fejzon dhe shumë të tjerë. Gjatë diskutimit të “Tezave të zeza”, midis të tjerave Mehmet Shehu tha: ”Edhe materiali i tretë nuk quhet nga shoku Enver i mirëqenë, si komandant i përgjithshëm dhe kryetar i Këshillit të Mbrojtjes!”. Ne dinim vetëm një material, atë që na ishte dërguar dhe jo tjetër. Mua menjëherë m’u kujtua materiali që më dha Beqir Balluku me mbishkrimin e shokut Enver, ku thuhej se ky material është punuar mbi bazën e materialit të tretë dhe tani atë që kishte miratuar para tre muajve, e hidhte poshtë tani. Çlirohem ato momente duke thënë se paskam bërë mirë që nuk e paskam firmosur atë material.

<< Home