Gjithçka në dorë të Mehmet Shehut
Veli Llakaj
Një nga situatat më kritike në ushtrinë shqiptare, në ndërrimin e viteve 1974-1975, kohë në të cilën Pleniumi i 6-të i KQPPSH, sapo ka ndëshkuar grupin “puçist” të Beqir Ballukut, shoqëruar me ndryshime thelbësore në strukturat e mbrojtjes dhe emërime të reja në funksionet më të larta, sjell sot për lexuesin Veli Llakaj, në atë kohë ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe bashkëpunëtori më i afërt i Mehmet Shehut.
Stërvitjet kundër metodave të “puçistëve”Me bekimin e plotë të Enver Hoxhës, pas analizave paraprake në parti, që nisën me Pleniumin e Dhjetorit 1974, ku si rezultat u kryqëzuan “puçistët” Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Cako, Rrahman Parllaku etj., Mehmet Shehu ka marrë plotësisht në dorë “frenat” e Ministrisë së Mbrojtjes. Tashmë, direktiva e qartë e Enverit dhe PPSH-së, se veprimtaria e grupit “puçist”, ka ndikuar në stërvitjet e shtabeve dhe reparteve, veçanërisht fryma e metodave të “Tezave të Zeza”, të hartuara prej tyre (“armiqve”) pa dijeninë e udhëheqjes së lartë të partisë. Kështu, sipas dokumentave dhe dëshmive që sjell sot për lexuesin Veli Llakaj, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, njësitë dhe repartet ushtarake në gjithë vendin kalojnë në një shkallë më të lartë gatishmërie, nisin stërvitjet intensive me ngarkesë maksimale në disa rrethe e zona të vendit. Me merakun e çrrënjosjes së metodave të dëmshme, që mund të ishin trashëguar nga “armiqtë” dhe në terrenin konkret të stërvitjes e planit të mbrojtjes së vendit, këto stërvitje ndiqeshin direkt nga vetë Mehmet Shehu, e për gjithçka informohej Hysni Kapo e Enver Hoxha. Por në këtë kohë, kur “dara” e izolimit të Shqipërisë me fqinjët e më gjërë po ngushtohet, nis të ndjehet ftohja me Kinën, që sigurisht nis të reflektohet dhe në marrëdhëniet e bashkëpunimin midis dy ushtrive përkatëse. Këto momente të para, të reflektuara dhe në planëzim e zhvillim të stërvitjeve të njëpasnjëshme, me idenë e “mbështetjes së mbrojtjes së vendit vetëm në forcat tona”, jep në shënimet e radhës autori Llakaj, njëkohësisht, një ndër përgjegjësit kryesorë të kursit të ri në ushtri. Nga Kujtim BoriçiNesër do të lexoni:- Ç’ishin “Tezat e Zeza” që çuan në cilësimin “puçistë” e më pas në pushkatim Beqir Ballukun, Petrit Dumen e Hito Çakon. - Njohja me “Tezat e Zeza”, frika e paniku tek kuadrot madhorë të ushtrisë. Krahas dënimit të “puçistëve” në parti, lufta shtrihet në shtabe e njësiPasi u qetësuam disi nga analizat në rrugë partie, dhe u morën masat përkatëse, gjithë aparati i ministrisë filloi punën normale, por në një situatë të vështirë, sepse e vështirë ishte bërë nga e ashtuquajtura veprimtari armiqësore e puçiste, e Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos etj. Sigurisht, që kishte dhe ngurrime për ti çuar punët përpara me inisiativë, nga frika se mos gabonin dhe e pësonin. Sipas detyrave, u përgatitën materialet e analizës vjetore të ushtrisë, orientimet përkatëse, analiza e stërvitjes me trupa “Semani” të Korpusit të Parë të Mbrojtjes Bregdetare dhe detyrat për të ardhmen, në drejtim të gatishmërisë. Paralelisht me këto punohej dhe për ripunimin e organikave të reja të ushtrisë, duke u bazuar në një argumentim sa më shkencor në përpilimin e tyre. Në vitin 1974, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë aparati i ministrisë, u gjendën para një vështirësie tepër të madhe, të asaj te ashtuquajture veprimtari armiqësore e grupit “puçist”. Kjo, sepse gjithë kuadrot që kishin punuar për vite të tëra në këtë aparat dhe kishin një eksperiencë të vyer u larguan, duke u zëvendësuar me të rinj, ashtu siç kam përmendur dhe më, me përjashtim te 4-5 kuadrove të vjetër. Po kështu dhe kuadrot kryesore të Korpuseve. Pra, kjo situatë na vinte në një vështirësi serioze, që jo vetëm t’i mbanim ato ritme pune e suksesesh në stërvitje, disipline e gatishmërie. Pikërisht, për këto çështje unë e ndjeva veten pesimist, për kryerjen e detyrës së ngarkuar. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes ishte Mehmet Shehu, që nga korriku i vitit 1974, pra një personalitet i lartë, i kompletuar më së miri nga ana ushtarake, që duhej të mateshe mirë para se të diskutoje me të, jo vetëm për probleme të mëdha të përgatitjes taktiko-operative e strategjike, por edhe për problemet më elementare, deri tek ushtari, skuadra, tek përdorimi i armës etj. Ai ishte perfekt në financë, në ekonomi, ndërlidhje, industri mekanike. Kjo aftësi e Ministrit ma lehtësonte shumë punën pasi, do të gjeja një mbështetje të fuqishme dhe ndihmë konkrete. Kjo edhe për faktin se ishte Mehmeti, që kishte drejtuar Shtabin e Përgjithshëm, para 20-25 vjetësh. Në fillim të muajit nëntor 1975, sipas planit te miratuar nga Shtabi i Përgjithshëm, u zhvillua stërvitja komando-shtab, në Korpusin e Gjirokastrës. Stërvitja u zhvillua me pjesëmarrjen e gjithë komandave të njësive, dhe pjesërisht me ato të reparteve. Drejtimi i saj u bë nga vendkomanda në rajonin e Gllavës. Në çdo njësi dhe pranë çdo shefi të llojeve të armëve, në shtabin e Korpusit, kishte përfaqësues te aparatit të Ministrisë. Në përgjithësi stërvitja doli mirë, pavarësisht nga disa mangësi. Personalisht, si shef i Shtabit të Përgjithshëm, unë isha drejtuesi kryesor i kësaj stërvitje, por e kisha menduar qysh më parë dhe i kisha vënë vetes detyrë, të mësoja nga më të vjetrit, pra nga ato kuadro që kishin shumë më tepër eksperiencë se unë. Ndërmjetës pranë shefit te prapavijës së Korpusit, kisha caktuar Drejtorin e Përgjithshëm të Prapavijave të Ushtrisë, shokun Arif Hasko, i cili për një kohë kishte qenë dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm, vite të tëra komandant në njësi të mëdha operative, me eksperiencë të gjatë pune, njeri me dy akademi, e mjaft i përgatitur. Ndihmës të tij kisha caktuar zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të Prapavijave, Bajo Topullin, me qëllim që edhe ky të mësonte pranë Arifit. Por qëllimi kryesor ishte që unë të mësoja për vete. Në vend drejtimin e stërvitjes, thirra Arifin në çadrën e punës dhe bisedova me të, si shok. I them se ju duhet të më ndihmoni mua në këtë stërvitje, në të gjitha drejtimet, se kam nevojë. Pra ndihma do të jetë, që unë duhet të qëndroj si vëzhgues, kurse ju si drejtues. Arifi nuk e pranoi këtë propozim, por shfaqi një mendim tjetër, me argumentin se këtë nuk e bënte dot, jo se nuk donte, por se ulej autoriteti im. “Unë do të them më parë, që duhet vepruar kështu apo ashtu, se vendimi është apo jo i drejtë etj.”,- më tha ai. I thashë të mos kishte merak fare, se nuk më bie autoriteti. Pasi Shtabi u mblodh të merrte vendimin përkatës, për detyrën e dhënë, unë ju them se drejtimin e stërvitjes do ta bëjë shoku Arif Hasko, unë do të jem ndihmësi i tij dhe këtë e bëj që të mësojmë nga më të moshuarit, nga më të përgatiturit, nga ata që kanë përvojë më të gjatë etj. Shokët e Korpusit, e pashë që e mirëpritën. Kështu bëmë, por unë shumë herë ndërhyja me vërejtje, mendime e propozime, nuk qëndrova indiferent. Pasi përfundoi stërvitja, bëmë analizën paraprake të çastit, se kryesorja do të bëhej me vonë. Këtë veprim që bëra, kur u ktheva në Tiranë, i raportova paraprakisht Mehmet Shehut. Ai ma përkrahu, dhe më tha: “Mirë ke bërë, mësoni sa më shumë nga personat më me përvojë, këtë ta bëjnë dhe të tjerët”. Ndihma e Arifit nuk ka qenë vetëm këtu në këtë çështje, por për shumë probleme të tjera, që do të mundohem ti prek më poshtë. Mbas një muaji shkuam në analizën e kësaj stërvitje, që u bë në Shtëpinë e Ushtarakëve në Gjirokastër. Raportin e parë, sipas metodës së Mehmet Shehut, duhet ta bënte Komandanti i Korpusit, dhe pastaj jepeshin mendimet e vërejtjet e udhëheqjes e ministrisë. Paraprakisht, kishim shkëmbyer mendime me Komandantin e Korpusit shokun Novrus Dervishaj, një shok mjaft i mirë, serioz, i përgatitur e shoqëror. Në këtë analizë mori pjesë dhe Mehmet Shehu. Prandaj disa gjëra, ne i kishim kopsitur me Novruzin, veçanërisht për mangësitë, për të cilat duhet të ishim sa më objektivë. Kështu u bë, dhe nuk doli keq, përkundrazi. Në fund foli dhe Mehmet Shehu. Përveç të tjerave, ai tha: “Unë mora pjesë dhe me kënaqësi konstatova se, kjo stërvitje ka dalë mirë në përgjithësi, brenda parametrave të pranueshëm, por ajo që më bëri përshtypje ishte se raporti i analizës së Komandës së Korpusit, me ato të Shtabit të Përgjithshëm, nuk kishin asnjë lloj kontradikte. Kështu duhet të ndodhë kudo, në ushtrinë tonë, jo njëri të mira e tjetri të këqija. Kjo ishte përshtypja e parë. E dyta është ajo, që unë doja të shikoja e të nxirrja konkluzione se, si analizohen e trajtohen problemet midis komandave e shtabeve poshtë dhe udhëheqjes nga lart. Së treti, duhet të mësoni nga njëri-tjetri, ata me eksperiencë pune më të madhe, duhet t’ua mësojnë shokëve sa më mirë gjithçka pozitive për ushtrinë. Mehmeti vazhdoi: “Veliu me tha, se kishte lënë Arif Haskon të parë në këtë stërvitjen tuaj, dhe këtë ua kishte komunikuar dhe juve. Është e vërtetë kjo që më ka thënë mua Veliu?”.- “Po!“,- u dëgjuan zërat.- “Atëherë mirë ka bërë, dhe këtë mund ta bëni të gjithë”,- shtoi Mehmeti. Këtë nuk e di përse e bëri, të vërtetonte atë çka i thashë unë, apo për ta përgjithësuar!? Në pushimin midis seancave të mbledhjes, shokët e Korpusit i propozuan një kafe. Ai ju tha do ta pi, por pak më vonë, se tani kam një çështje për të biseduar me Shefin e Shtabit, që nuk është për ju. Dolëm jashtë dhe bënim xhiro para sheshit të sallës se pushimit. Duke ecur, ndaloi e më tha: “Kohën e saktë do të ta them më vonë, por shpejt do të shkojë një delegacion ushtarak në RP të Kinës. Këtë delegacion do ta kryesosh ti, pse-në do ta them më vonë, kur të vendoset për të shkuar”. Kjo nuk më pëlqeu, se kisha dëgjuar në analizat që u bënë për Beqir Ballukun, se diçka jo e mirë kishte ndodhur në delegacionin e mëparshëm të kryesuar prej tij, dhe ndofta më takonte dhe mua fati i tij. Nuk e dhashë veten, e nuk i thashë asgjë Mehmetit, për këtë çështje. Mbas kësaj analize, ai, Mehmeti bëri një takim me kuadrot kryesorë në Korpus dhe shokët e Komitetit të Partisë dhe atij Ekzekutiv, të Rrethit të Gjirokastrës. Pastaj shkuam në disa njësi e reparte, deri në Malin e Buretos, e kthehemi në Tiranë. Gjatë rrugës, ai më pyeti për shumë probleme që duhej të kishim parasysh, e kudo fliste me pasion për terrenin. Me kaq, e mbyllëm këtë problem...

<< Home