Fitorja dhe sfidat e Edi Rames
Fitorja dhe sfidat e Edi Rames
Sekretari i ri i Pergjithshem i partise eshte Pandeli Majko. Marredhenia mes tyre mund te kthehet edhe ne nje rivalitet te forte pasi zoti Majko qe eshte 37 vjeç, ka vete ambicje dhe thuhet se ai do te drejtoje socialistet ne parlament ne mungese te zotit Rama qe nuk eshte deputet
nga Gabriel Partosh - BBC
Zgjedhja e zotit Rama erdhi si suprize, pasi delegatet e kongresit hodhen poshte propozimet e tij, ne baze te te cilave kryetari te zgjidhej me voten e anetaresise se PS-se. Pas 14 vjetesh ne krye te partise Socialiste, Fatos Nano dha doreheqjen pas humbjes se zgjedhjeve parlamentare ndaj rivalit te tij te vjeter, kreut te partise Demokratike, Sali Berisha. Mjaft kritike, brenda dhe jashte Partise Socialiste, - fajesuan per humbjen arrogancen e kryeministrit Fatos Nano dhe me sa duket tolerancen ndaj korrupsionit. Aq me teper, qe deri vone ish presidenti Berisha dukej si nje kandidat qe nuk kishte gjasa te rikthehej ne pushtet; dhe me te vertete atij iu desh te perballej me dyshimet e gjera brenda elektoratit qe e rrezoi ate nga pushteti tete vjet me pare, pas kryengritjes kunder administrates se tij. Perpara zgjedhjeve parlamentare, mbeshtetesit e zotit Rama debatuan se vetem ai - si nje kandidat per kryeminister - do te mund qe t'i mbante ne pushtet socialistet. Kjo edhe per faktin qe zoti Rama, qe eshte 41 vjeç eshte edhe politikani me popullor, fale edhe suksesit si kryetari i Bashkise se Tiranes. Zoti Rama u fut ne partine Socialiste vetem dy vjet me pare, dhe nuk ka patur shume kohe per te marre mbeshtetjen e aktivisteve, shumica e te cileve besnike te zotit Nano. Ndaj edhe propozimi per zgjedhjen e kryetarit permes procedures "nje anetar nje vote", kishte si qellim anashkalimin e tyre. Por propozimi u hodh poshte diten e shtune pas nderhyrjes se zotit Nano - i cili nuk mori pjese ne kongres, - qe beri publike ne disa televizione opoziten e tij. Rrezimi i propozimit per reforma, qe u miratua nga kryesia e partise, çoi ne doreheqjen e Sekretarit te Pergjithshem te PS-se, Gramoz Ruçi, duke e lene partine pa dy udheheqes kryesore. Ne kete pike zgjedhjet u kryen me urgjence dhe zoti Rama fitoi ndaj rivalit te tij te vetem ish presidentit, Rexhep Meidani. Suksesi i zotit Rama ne kete detyre do te varet pjeserisht nga aftesia e tij per te punuar me koleget qe jane me pak per reforma se sa ai vete. Sekretari i ri i Pergjithshem i partise eshte Pandeli Majko, kryeministri i vleresuar gjate luftes ne Kosove, qe shihet si nje pragmatist. Partneriteti mes tyre mund te formoje edhe bazat per ringjalljen e fatit te socialisteve. Por marredhenia mes tyre mund te kthehet edhe ne nje rivalitet te forte pasi zoti Majko qe eshte 37 vjeç, ka vete ambicje dhe thuhet se ai do te drejtoje socialistet ne parlament ne mungese te zotit Rama qe nuk eshte deputet. Zoti Rama do te perballet me testin e madh elektoral pas nje viti gjate zgjedhjeve per pushtetin lokal. Deri atehere ai do te perballet me punen e madhe te reformimit te partise perballe opozites se tradicionalisteve. Fakti qe zoti Rama nuk do te jete ne parlament eshte nje mangesi per opoziten ndaj qeverise se zotit Berisha. Pika e tij e forte eshte popullariteti i tij ne publik. Nese ai do te ndertoje mbi suksesin ne Tirane dhe te bashkoje fraksionet rivale brenda socialisteve, ai do te mund t'i sjelle ata perseri ne pushtet.
<< Home