e enjte, dhjetor 01, 2005

Enver Hoxha: Ju tregoj per takimin sekret me Paçramin




Enver Hoxha: Ju tregoj për takimin sekret me Paçramin


Fatos Veliu
Me të njëjtin tension kishte vazhduar për tri ditë me radhë fjala e mbylljes së Enver Hoxhës në plenumin IV të KQ të PPSh-së, zhvilluar në qershor të vitit 1973.
Akuzat e hedhura që në fillim në drejtim të dy njerëzve të sfilitur nga shumë kritika, vijuan me vrull akoma më të madh dhe me një ashpërsi ekstreme gjatë gjithë diskutimit të Hoxhës. Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja, tashmë paraqiteshin para plenumit të mbledhur posaçërisht për ta, si njerëz që duhej të ndëshkoheshin sa më shpejt të qe e mundur, me qëllim “shpëtimin” e partisë. Për të vërtetuar atë që cilësonte “veprimtari antiparti” të tyre Enveri në vazhdim të fjalës së tij u mundua që në atë sallë të prezantonte edhe episode nga një takim që i qe kërkuar nga Fadil Paçrami, për të bërë autokritikë. Gjithsesi, sipas tij, asgjë nga sa kishte reflektuar Paçrami nuk ishte pranuar nga Enver Hoxha. Jo vetëm kaq, por kur kishte përfunduar autokritikën, ai i ishte kthyer me pyetje provokuese, njëra prej të cilave kishte të bënte me faktin nëse ishte apo jo armik Paçrami. Këtë gjë ai duhej ta pranonte vetë. Pas kësaj “komedie”, pavarësisht se Paçrami reflektoi gjerësisht për ato që akuzohej, gjithçka që ishte biseduar doli në plenum si thellim i gabimeve të tij. Por, cila është ajo bisedë e sekrete, të cilën Enveri po e bënte publike para anëtarëve të plenumit që do të varroste Lubonjën dhe Paçramin? Kush ishin akuzat e tij për Paçramin dhe me se ai i vërtetonte ato? Gjithçka pasqyrohet nga zbardhja që i bëhet për herë të parë atij fjalimi misterioz të Enver Hoxhës në atë sallë. Lubonja dhe Paçrami na krijonin anomali në literaturëTë gjithë shtrembërimet në vijë nga ana e Fadilit dhe e Todit zhvilloheshin në dinamizmin e problemeve e të çështjeve. Ato krijonin një seri anomalish e situatash të vështira, sidomos në lëmin e literaturës dhe të arteve ku pengohej zgjidhja e drejtë e konflikteve nga mendjemadhësia dhe nga një arrogancë e pafrenuar nga ana e tyre, nga metoda antiparti e punës që ata zbatonin. kur u goditën nga njerëzit që i kishin përbuzurNatyrisht, Partia e kuptoi menjëherë se ku duhej rrahur çekani dhe u çua në këmbë. Filluan debatet e zjarrta kudo. Si reaguan këta të dy përpara kësaj situate? Shumë keq, jo si komunistë, po si antikomunistë. Ata u frikësuan se do t’u dilnin të palarat, do të hapeshin gojët e njerëzve të thjeshtë që ata i kishin përbuzur dhe kërcënuar.
* * *Fadil Paçrami u përpoq të mos shkonte në këto mbledhje, pastaj u detyrua nga të tjerët të shkonte.Ç’qëndrim mbajti ai ndaj kritikave dhe pyetjeve që i drejtoheshin? Qëndrim nga më arrogantët. Asnjë autokritikë nuk bënte, madje fliste me “ne” dhe jo me “unë”. “Ne”, natyrisht ishte komiteti, komiteti pra i kishte fajet dhe jo ky. Todi Lubonja mbante të njëjtin qëndrim arrogant dhe nuk i njihte fajet e tijI gjithë ky qëndrim i tyre jo komunist u kundërvihej qëndrimeve parimore dhe me frymë partie të të gjithë shokëve të tjerë të sektorit të kulturës e të arteve etj., si edhe të atyre shokëve, që gjatë punës dhe veprimtarisë së tyre kishin bërë gabime, por që ndershmërisht i njihnin ato dhe bënin autokritikë.Enveri i bën jehonë fjalimit të tijFjalimi im në mbledhjen e përgjithshme të komunistëve të aparatit të Komitetit Qendror i dha një zgjerim e një thellim më të madh debatit që kish filluar nga Parti, për ndreqjen e gabimeve e të të metave që ishin shfaqur në punë, në të gjithë sektorët dhe në njerëzit.
* * *Siç e dini, në këtë fjalim vura theksin në çështjen e konservatorizmit dhe të liberalizmit dhe iu drejtova drejtpërdrejt, në këtë rast Fadil Paçramit me një pyetje, që duhet të ishte shumë preokupuese për të, që duhet ta bënte atë të reflektonte thellë dhe t’i përgjigjej kritikës së hapët dhe të drejtpërdrejtë që i bëja.
* * *Këtë vendim e mora jo rastësisht, por pasi bëra një analizë të gabimeve të Fadilit dhe të përpjekjeve që kish bërë Partia për ta ndrequr atë. Takimi provokues i Enverit me Fadil PaçraminKjo analizë më nxori në disa konkluzione që do t’i radhis më poshtë dhe kish ardhur koha që Fadili duhej pyetur përpara Partisë: “Ishte ai me vijën e Partisë, apo me vijën e armikut?”Të nesërmen e ditës që mbaja fjalimin (ku ishte i pranishëm edhe vetë Fadili, sido që nuk bën pjesë në atë organizatë partie), ai kërkoi pjekje me mua. Unë nuk u shpejtova ta thërrisja, pse një pjekje e tillë e kërkuar prej tij bëhej e shpejtuar. Ai nuk po merrte mundimin as të thellohej, as të reflektonte mbi gabimet e tij dhe mbi pyetjen time, kështu që, do të më përsëriste ato gjëra pa vlerë që kish thënë në mbledhjet e tjera. Prandaj e lashë në pritje, me shpresë se do të mendohej, do të reflektonte.Pranova takimin Kaloi më tepër së një javë dhe e thirra në takim. Fadili erdhi më një defter të vogël xhepi, ku kishte shënuar disa pika. “Të dëgjoj”, i thashë. Ai bisedën e filloi duke më thënë se, gjoja kritika që unë i bëra në mbledhje ishte e drejtë dhe e pranonte. Kjo ishte vetëm formale për të qenë gjoja në rregull, pse në fakt duhej t’i përgjigjej pyetjes që i vura. “Je ti me vijën e partisë apo je me vijën e armikut?”, dhe të shpjegonte pse është kështu ose nuk është ashtu.E dëgjuam me durim tok me shokun Hysni dhe aq sa deshi ai të fliste, po nuk foli shumë. Ku konsistonte fjala e tij Fjala e tij konsistonte në disa pika mbështetjeje, gjoja në formë tezash për të na thënë se “kam punuar mirë, se aktiviteti im është pozitiv, se në konservatorizëm kam forcuar veprimtarinë, por nuk kam qenë dhe aq ekzigjent ndaj liberalizmit, se kam pasur disa shfaqje sporadike, ca intelektualizma, ca mendjemadhësi”. “Disa fjalë, disa gjeste të mia, shokët i kanë keqkuptuar” etj.Kjo ishte gjithë biseda e tij lakonike, e matur, e peshuar. Asgjë konkrete, autokritikë shumë e dobët, për të mos thënë hiç fare.Provokimi Pasi mbaroi, u detyrova t’i thosha ç’kërkonte nga unë, pse në fakt ai asgjë nuk po më kërkonte mua, Sekretarit të Komitetit Qendror. Pas pyetjes që i bëra, më tha; “Dua të më këshilloni”. E këshilluam, e kritikuam shoqërisht, i thamë se kjo ekspoze që bëri ishte foshnjarake, false, ishte autokritikë e një fajtori që përpiqet të fshehë fajet dhe ia numëruam këto faje, por me paturpësinë më të madhe ai i hidhte poshtë, ashtu siç bëri edhe këtu përpara plenumit. “Ju kanë informuar gabim thoshte, s’ka ngjarë tamam ashtu, po kështu, etj.”.Një taktikë e tillë, natyrisht, nuk e shfajësonte atë, prandaj e këshilluam të reflektonte thellë, në punën, në qëndrimet dhe në gabimet e tij, në rast se donte të ndihmonte Partinë dhe veten e tij. “Mbledhja e Komitetit Qendror të Partisë është përpara, atje të jesh më i hapët”, i thashë se “është e nevojshme që nga pikat e defterit të vogël, të dalësh në autokritikë të hapët me shkrim dhe të ma dërgosh”. Dhe këtë autokritikë ma dërgoi. Ajo është në dispozicionin tuaj, e këndoni, shokë, pse siç do ta shihni, është shumë tipike.Diskutimi i tij më befasoiJu i dëgjuat ato që tha, por tash do të them mendimin tim mbi këtë autokritikë dhe disa konkluzione që kam nxjerrë prej saj, të cilët përforcojnë konkluzionet që kisha arritur më parë. Diskutimi i tij këtu tregoi plotësisht fytyrën e tij të vërtetë.Kur mbarova së kënduari me kujdesin më të madh autokritikën e Fadilit, u kredha në mendime dhe pyeta veten: “Si është e mundur?”... vijon nesër

neser do te lexoni
Vazhdon fjala e Enver Hoxhës mbi sulmin e ashpër ndaj Fadil Paçramit.
Pyetjet provokuese të tij ndaj Paçramit, në kohën që ky i fundit kishte kërkuar të bënte autokritikën
Aludimet e shumta të Enverit, me anë të të cilave arriti të kryqëzojë përfundimisht Fadil Paçramin