e hënë, qershor 12, 2006

Ndërhyrja kirurgjikale në krahun e majtë në vitin 1979. Botohen të plota letrat e Nexhmije Hoxhës

Historia e operacionit sekret të Enver Hoxhës
Gazeta boton të plotë historinë e panjohur të operacionit që Enver Hoxha bëri në krahun e majtë, në shkurt të vitit 1979
Pse u mbajt e fshehur për 27 vjet ndërhyrja kirurgjikale dhe pse Mehmet Shehu zgjodhi mjekë francezë për të operuar ish-dikatorin
Për herë të parë botohen fotot ekskluzive të Enverit me dorën e fashuar dhe faksimilet e radiogrameve sekrete të Nexhmijes Hoxhës
Ndërhyrja kirurgjikale e Hoxhës në shkurt të ‘79-ës
Operacioni, si u zbulua sëmundja e Enverit në krahun e majtë
Mjekët francezë për shëndetin e liderit
Afrim Imaj
Kanë qenë ditët e para të muajit shkurt të vitit 1979, kur është realizuar një operacion në krahun e majtë të Enver Hoxhës. Ngjarja zbardhet për herë të parë pas 27 vjetësh, nëpërmjet investigimit të gazetës "Panorama".
Ka qenë çdo gjë nën kontroll të rreptë dhe ndërhyrja kirurgjikale e realizuar nga dy profesorë francezë nuk ka arritur të merret vesh as nga anëtarët e Byrosë Politike. Një rreth fare i ngushtë njerëzish, që kryesoheshin nga Mehmet Shehu dhe zonja e parë e vendit, kanë siguruar në kohë praninë e profesorëve nga Parisi dhe kanë ndjekur nga afër operacionin e liderit komunist në një sallë të përshtatur të klinikës së udhëheqjes në Tiranë. Po si rrodhën ngjarjet? Si u konstatua sëmundja e Enverit dhe si u procedua për të lajmëruar kirurgët francezë? Kush e bëri përzgjedhjen e tyre? Si u ruajt sekreti për operacionin e liderit komunist? Pse u vendos që tq bëhej në klinikën qeveritare dhe jo në sallat e specializuara të kirurgjisë? Sa zgjati operacioni dhe pse u shmang ministri i Shëndetësisë nga kontakti me njerëzit, të cilët e realizuan atë? Cili ishte roli i mjekëve Fejzi Hoxha, Ylli Popa, Isuf Kalo, Ahmet Kamberi e të tjerë në zgjidhjen e situatës delikate, që pasoi me goditjen e papritur në krahun e Enverit? Pse u thirr me urgjencë nga Lioni i Francës ortopedi i njohur, Panajot Poga, që nuk ishte takuar asnjëherë me udhëheqësin kryesor të partisë? Si vijuan kontaktet e Nexhmijes me profesor Miliezin, për t’i shprehur mirënjohjen dhe përkujdesja e saj me dhuratat simbolike për profesorin Raymond Roy Camille dhe Pirelle Yues? Cila ishte surpriza e Mehmetit gjatë një pasditeje gjahu në Velipojë me mysafirët nga Parisi etj. Gazeta "Panorama" ka mundur të zbulojë një pamje të plotë rreth misterit për operacionin e fshehtë të Enverit në shkurt të vitit ’79, nëpërmjet kontakteve me dëshmitarë të ngjarjes, mjekë të ish-klinikës speciale, ish-oficerë të lartë të Sigurimit të udhëheqjes, si dhe dokumentacionit përkatës e fotografive të siguruara në rrugë konfidenciale. Ndërkohë, për herë të parë bëhet e njohur për opinion publik një pasqyrë e zgjeruar e ngjarjeve, që çuan në vendosjen e mirëkuptimit me disa nga profesorët më në zë të mjekësisë franceze dhe përballimi i situatave kritike me shëndetin e Enverit, sidomos në periudhën ‘70-‘80, ku ata mbeteshin e vetmja shpresë për të rikthyer normalitetin e tronditur hera-herës të gjendjes fizike të liderit komunist të Shqipërisë...
Paul Miliezi ishte i pariPër stafin e mjekëve që ka shërbyer për një periudhë të gjatë në klinikën speciale në Tiranë, profesori francez, Pol Miliez, ka qenë i pari që ka siguruar ndihmën e mjekëve nga Parisi për shëndetin e udhëheqësve shqiptarë. Ishin lidhjet e hershme me liderin komunist të Shqipërisë ato që e bënë profesorin e shquar protagonist të këtij misioni delikat. Pjesëmarrja në rezistencën antifashiste, ku profesor Miliezi ishte shfaqur si një nga bashkëpunëtorët e De Golinit, që kishte qenë shtysa e lidhjeve me Enver Hoxhën qysh në vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore. Këto ndjenja dhe miqësia me kreun e shtetit shqiptar kishin ndikuar me sa dukej edhe në zgjedhjen e tij në krye të Shoqatës së Miqësisë midis dy vendeve. Më tej, profesori i shquar i mjekësisë franceze kishte zgjedhur si krahun e tij të djathtë në kryesimin e shoqatës një tjetër emër të njohur të jetës publike franceze. Për vite me radhë, veprimtaria e tij për zgjerimin e miqësisë midis dy vendeve do të mbështetej energjikisht nga Suzan Marti, bashkëshortja e Fransua Martit, një nga legjendat e rezistencës antifashiste franceze. Përtej misionit kulturor në fillimet e saj, shoqata e Miliezit do të ndikonte më vonë në ndihmën për mjekësinë shqiptare. Vetë pozicioni zyrtar i kreut të saj, si këshilltar i De Golit për problemet e shëndetësisë, do të ofronte hapësira për ndihmat në këtë drejtim. Ky status i veçantë do t’i jepte Pol Miliezit mundësinë për të vizituar disa herë Shqipërinë, i ftuar madje nga autoritetet më të larta të shtetit. Mysafir të shpeshtë do të bëheshin për shqiptarët edhe familjarët e tij, bashkëshortja Zhakëlinë, djali Zhak Miliez dhe dhëndri Lui Giz. Këto lidhje të veçanta do të shërbenin, sidomos pas viteve ‘60, për të ofruar asistencën shëndetësore aq të domosdoshme në atë periudhë. Padyshim, të parët që do të përfitonin nga kjo asistencë e specializuar do të ishin banorët e Bllokut, ata që për probleme shëndetësore trajtoheshin nga klinika e udhëheqjes, ku herë pas here thirreshin mjekët me të mirë, por edhe më besnikët, të përzgjedhur si të tillë nga organet përkatëse.Enveri, pacient i profesor Miliezit, pas ruses Vasinkova dhe dy kinezëveNdërsa kujtojnë mjekët e huaj që kanë shërbyer për Enverin, ish-bluzat e bardha të klinikës qeveritare përmendin emrin e ruses Vasinkova, e cila ka qenë e para që është thirrur bashkë me një infermiere, për të kontribuar në mjekimin e liderit komunist nga sëmundja e diabetit e shfaqur qysh në vitin 1948. Profesor Fejzi Hoxha, pasi ka konstatuar gliceminë e lartë te pacienti VIP, ka kërkuar mbështetjen e autoriteteve zyrtare, të cilat kanë siguruar ndihmën e ekspertëve rusë. Po do të vinte një ditë, e kushtëzuar nga pështjellimet politike, që Vasinkova së bashku me asistenten e saj do të largohej. Shqetësimet e mëtejshme në shëndetin e Enverit, sidomos gjatë viteve ‘60-‘70 do të gjenin ndihmën e mjekëve kinezë. Aty nga mezi i viteve ‘70, në pragun e prishjes me Kinën, specialistët francezë mbetën e vetmja shpresë për të kontribuar në përballimin e problematikave, që dilnin me shëndetin e Enverit. Njeriu që rekomandoi për t’u mbështetur tek ata ishte vet lideri komunist, që tashmë kishte marrëdhënie të shkëlqyera me profesor Miliezin, i cili deri atëherë ishte aktiv vetëm në veprimtaritë e Shoqatës së Miqësisë midis dy vendeve tona. Mjekët që kanë shërbyer pranë Enverit kujtojnë se sapo iu kërkua kjo ndihmë në emër të mikut të tij, ai pranoi menjëherë dhe pa asnjë rezervë...Fiqirete Shehu, e para që trokiti në portën e MiliezitKa qenë fillimi i viteve ’60, kur për herë të parë ka trokitur në portën e profesor Miliezit në Paris, Fiqirete Shehu. Adresimi i saj për te mjeku i shquar kishte të bënte me një shqetësim në shëndetin e të shoqit, që atëherë kryente detyrën e kryeministrit të Shqipërisë. Dhe gatishmëria e tij ka qenë e padiskutueshme për t’i ardhur në ndihmë bashkëpunëtorit më të afërt të Enverit. Disa herë pastaj e kanë vizituar klinikën e profesorit francez mjekët e klinikës së udhëheqjes, kryesisht me epikrizën e pacientit të rëndësishëm, për t’u konsultuar e për të marrë asistencën e nevojshme për vijimësinë e mjekimit. Miku i vendit tonë ka ofruar për çdo rast rekomandimet e nevojshme për specialistë të tjerë dhe herë pas here ka ndikuar për të siguruar praninë e tyre në klinikën e Tiranës. Për vite të tëra ai ka qenë koordinatori kryesor i sigurimit të ndihmës së kualifikuar të ekspertizës franceze në shërbim të klinikës së udhëheqjes në Tiranë. Vitet ‘70, po edhe gjysma e viteve ’80, ka qenë periudha ku mjaft nga problemet me shëndetin e drejtuesve kryesorë të shtetit gjenin zgjidhje në klinikat franceze, ose nëpërmjet asistencës së mjekëve me emër të Parisit në klinikën qeveritare në Tiranë.Profesorët Pouliquen, Jean Gautier dhe të tjerëtJanë me dhjetëra mjekët francezë që u ka qëlluar të shërbejnë për pacientët VIP të vendit tonë. Ndër ta, pacienti më i privilegjuar padyshim ka qenë Enver Hoxha. Në shërbim të tij, kujtojnë ish-mjekët e klinikës qeveritare, janë siguruar të vijnë personalitete me emër të mjekësisë franceze. Njëri prej tyre, profesori i shquar, Yves Pouliquen, mbërriti në Tiranë me ndërmjetësimin e Miliezit në fillim të muajit maj të vitit 1979. Ishte koha kur lideri komunist kishte probleme serioze me sytë. Ai duhej të vlerësonte nga afër gjendjen konkrete të pacientit dhe të studionte mundësinë për të specializuar në Francë dy nga specialistët shqiptarë, që do të ndiqnin në vijimësi problemet me shikimin e Enverit. Kualifikimi i tyre do të shërbente ndërkaq për të realizuar edhe një ndërhyrje kirurgjikale në sy, për të cilën rekomandoi profesori francez. Pouliquen ishte një nga mjekët më autoritarë në Paris në fushën e okulistikës. Pas vizitës në Tiranë dhe kontaktit me Enverin, u rikthye në Francë bashkë me dy nga okulistët shqiptarë, Gjergj Capo dhe A. Sinoimeri, të cilët u kualifikuan për pak kohë në klinikën e tij. Rikthimi i tyre te pacienti në Tiranë për të realizuar operacionin e planifikuar për të përmirësuar shikimin, do t’i ballafaqonte me një tjetër gjendje. Ndërhyrja kirurgjikale në syrin e liderit komunist ishte e pamundur për t’u bërë, për arsye të evoluimit të sëmundjeve të tjera kronike... Mjekët që kanë shërbyer pranë Enverit thonë se, një i ftuar tjetër për të vizituar Enver Hoxhën në Tiranë ka qenë edhe një nga figurat e mjekësisë franceze, profesori neurokirurg, Jean Claude Gautier, i cili mbërriti në Tiranë vetëm pak kohë përpara se Enveri të ndërronte jetë. Ai, me ndërmjetësimin e Polo Miliezit, kishte ndihmuar edhe më parë me asistencën nga Parisi për probleme që kishin të bënin me shqetësimet në sistemin nervor. Ardhja me urgjencë në Tiranë kishte lidhje me mjekimin e kualifikuar për parkinsonin. Po ishte vonë dhe sëmundjet komplekse në trupin e liderit komunist e bënin të pafuqishme çdo ndërhyrje mjekësore. Vetëm tre muaj pas kësaj vizite, Enveri ndërroi jetë. Ndërkaq, kanë qenë mysafirë në klinikën e udhëheqjes Raymond Camille, një nga anëtarët e Akademisë franceze të Kirurgjisë dhe një nga ortopedët me emër jo vetëm në Francë, profesor Pirelle Yues, një anestezist i shquar e shumë të tjerë...Famija Miliezi, pjesë e klinikës së udhëheqjesMjaft nga ish-mjekët që kanë shërbyer në klinikën speciale shqiptare thonë se, nëse Pol Miliezi ka qenë një qendër koordinimi për zgjidhjen e mjaft problemeve të vështira që prezantoheshin në shëndetin e udhëheqësve kryesorë, familja e tij ka qenë pjesë aktive e klinikës së udhëheqjes në Tiranë. Ata kujtojnë mjaft nga ndërhyrjet e bëra nga dhëndri i profesorit, kardiokirurgu i famshëm, Lui Giz, i cili është gjendur pranë pacientëve shqiptarë jo vetëm në Paris, por edhe në Tiranë. Ai ishte njeriu që ruajti deri në fund rrahjet e zemrës së Hysni Kapos, po edhe mjeshtri që zgjidhi një sërë komplikacionesh në shëndetin e dhjetëra pacientëve të tjerë. Po kështu ka ndodhur edhe me djalin e mikut të shqiptarëve e të Shqipërisë, Zhak Miliez, që u është përgjigjur në kohë mjaft nevojave emergjente për çështje gjinekologjike. I ka qëlluar atij të asistojë në lindjet e vështira të mjaft zonjave të Bllokut të udhëheqjes.
Dita që tronditi shëndetin e Enverit
Ishte një nga ditët e pranverës ’78, kur Enver Hoxha krejt papritur do të tronditej nga një goditje në krahun e majtë, që do të pasonte me mpirjen e tre gishtave të dorës. Me kalimin e kohës gjendja do të bëhej kritike dhe shqetësimi do të prezantohej fillimisht te mjekët personalë të liderit komunist. Pas goditjes në zemër që kishte kaluar jo pa pasoja dhe diabetit kronik qysh nga viti 1948, kjo e kërcënonte seriozisht jetën e pacientit VIP. Reagimi i bluzave të bardha që u ishte besuar shëndeti i tij, ishte i menjëhershëm. Pas konsultave të fshehta me specialistë të ndryshëm nisi një lloj terapie intensive me medikamente speciale, që zgjati disa kohë. Shqetësimi u rrit edhe më tepër, kur nuk po konstatoheshin përmirësime në shëndetin e Enverit. Jo vetëm kaq, por gjatë verës së vitit ‘78, atij filluan t’i mpihen të gjithë gishtat e dorës së majtë. I njohur me këtë situatë, Mehmet Shehu urdhëroi për të sjellë sa më parë mjekë nga Franca me ndërmjetësinë e mikut të Shqipërisë Pol Miliez. Që këtej fillojnë procedurat intensive për të bërë të pamundurën për shëndetin e Enverit.
Konstatimi i parë për sëmundjen e EnveritProfesor Panajot Boga: Hoxha pësoi sindromë të tunelit karpal
Profesor Panajot Boga, njëri nga ortopedët e njohur, është thirrur me urgjencë nga Franca kur është konstatuar dridhja në dorën e Enverit. Në atë kohë ai ishte nga specialistët më në zë të fushës dhe u rekomandua për t’u gjendur menjëherë në konsultën ku do të konkludohej për mjekimin e mëtejshëm. "Ishte fundi i qershorit ’78, kur erdha me urgjencë nga Lioni", tregon për "Panorama"-n profesor Poga. "Në fillim më priti i shqetësuar Mehmet Shehu dhe, pasi më njohu me shqetësimin, më adresoi për te pacienti që ishte në vilat e Bllokut në Durrës. U takova me Enverin që dukej i qetë, dhe pas një bisede të përzemërt me të, ku në qendër ishin kujtimet nga Gjirokastra, kontrollova përgjigjet e analizave dhe e vizitova me imtësi në krahun e majtë, duke parë me kujdes pamjen e gishtërinjve, që ishin të mpirë. Të gjitha shenjat e konstatuara të bindnin për një sindromë të tunelit karpal, që në gjuhën e zakonshme do të thotë shtypje e nervit kryesor të dorës. Nuk kishim të bënim pra me gjendje kërcënuese. Po duhej patjetër ndërhyrja kirurgjikale". Më tej ortopedi i njohur thotë se u vazhdua me konsultime të tjera për të vendosur për procedurat që do të ndiqeshin për operacionin. Fillimisht u hezitua për t’u operuar nga specialistët tanë, kryesisht për mungesë të anestezisë arteriale, shton ai, pastaj Mehmet Shehu më dërgoi sërish në Paris për të kontaktuar me ekspertët, që mund të vinin për të bërë ndërhyrjen kirurgjikale në Tiranë.
Mjekët për sëmundjen e liderit komunistProfesor Isuf Kalo: Kështu u konstatua sëmundja në krahun e Enverit
Një nga njerëzit e parë që është njohur me shqetësimin e Enverit ka qenë profesor Isuf Kalo, i cili atëherë shërbente pranë tij. Ishte pranvera e vitit 1978, kur pacienti VIP e njohu atë me dhimbjen në krahun e majtë. "Në fillim më erdhi një dridhje, pastaj m’u mpinë gishtat e dorës", kujton profesor Kalo mënyrën si ia shfaqi Enveri shqetësimin që përjetonte prej disa ditësh me krahun e majtë. "Pasi i hodha një sy dhe i preka një nga një gishtat e dorës, për të cilët thoshte se nuk i ndjente, - shton mjeku i ish-klinikës qeveritare, - i thashë se nuk kishim të bënim me diçka serioze. Ndërkohë i kontrollova tensionin dhe rrahjet e zemrës dhe pasi konstatova një gjendje normale, porosita për të bërë një grup analizash, që fillonin me ato të glicemisë e deri tek ato të zakonshmet, që i bëheshin periodikisht. Nga përgjigjet e tyre nuk konstatohej ndonjë shqetësim i rëndësishëm. Kjo fillimisht na bindi se dridhja në krahun e majtë nuk ishte pasojë e sëmundjeve kronike, gjë që do ta bënte edhe më kritike situatën. Më tej vijuam konsultat me specialistët përkatës. Ishte thjesht një problem i fushës së ortopedisë. Deformimi i një nervi kishte sjellë dridhjen dhe pastaj mpirjen e gishtërinjve të dorës". Interesimit të mëtejshëm për diagnozën e sëmundjes, profesor Kalo i përgjigjet me shprehjen se ajo mbetet produkt i raporteve mjek-pacient dhe si e tillë, nuk është e arsyeshme për t’u bërë publike. Gjithsesi, sipas tij, rasti nuk u trajtua emergjent, por filloi një mjekim që zgjati disa muaj dhe vetëm atëherë kur u konstatua që rrugë e vetme mbetej operacioni, filluan përpjekjet për të siguruar një ndërhyrje të specializuar. "Enveri, - vë në dukje ish-mjeku personal i tij, - ishte i bindur se këtë mund ta bënin kirurgët shqiptarë, madje këmbënguli deri në fund për t’ua besuar atyre. Por ata hezituan për t’iu përgjigjur kësaj përgjegjësie. Me sa më kujtohet, hezitimi kishte të bënte me anestezinë, pasi deri atëherë ndërhyrjet kirurgjikale bëheshin me narkozë, e cila në rastin e Enverit ishte gati e pamundur, për vetë kompleksin e sëmundjeve që kishte kaluar". Profesor Kalo thotë se në kohën që u bë operacioni në krahun e Enverit, ai ka qenë në Paris me një nga familjarët e tij, por ka qenë një nga protagonistët që ka siguruar praninë e dy kirurgëve më me emër të Parisit në ndërhyrjen kirurgjikale të liderit komunist.
Sëmundjet e Enverit
Qysh nga viti 1948 e deri në fund të jetës vuajti nga diabeti
Në vitin 1973 pësoi goditjen e parë kardiake
Në vitin 1981 pësoi goditjen e dytë në zemër
Në vitin 1979 pësoi sindromë të tunelit karpal, që i bllokoi dorën e majtë
Në vitet gjashtëdhjetë konstatoi se vuante nga reumatizma
QKVAP: Sipas hartës, rrethet e largëta do t’i tërheqin të parat testet, më pas rrethet e tjera
Matura, testet gati 1 ditë para provimit
Shumëfishimi dhe paketimi, nën masa të rrepta sigurie
Brikena Demiras
Testi i provimit të letërsisë dhe matematikës do të përgatitet vetëm 24 orë para zhvillimit të provimit.
Kështu është përcaktuar dhe në rregulloren për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore. Ndërsa kanë mbetur vetëm katër ditë para provimit të letërsisë në shkollat e mesme të përgjithshme, sipas specialistëve të Qendrës së Vlerësimeve testi final do të përgatitet përpara shumëfishimit, në kushtet e sigurisë së lartë. Gjithashtu, për shpërndarjen e testeve është organizuar një hartë, sipas së cilës rrethet e largëta do t’i tërheqin të parat testet. Procedurat e organizimit të këtij procesi do të jenë të rrepta. Madje edhe përgjegjësitë janë të tilla, që nga Qendra Kombëtare Arsimore e Vlerësimit të Provimeve, e deri te shkollat. Tashmë janë bërë të njohura edhe targat e makinave që do të merren me shpërndarjen e të gjitha materialeve. Pritet të miratohet vetëm ora e fillimit të provimeve, që mund të jetë ora 09:00, meqenëse me rregullore kandidatëve u kërkohet të jenë një orë para në mjediset e provimit.
ADMINISTRATORETKryeqyteti e ka përcaktuar numrin e mësuesve që i duhen për të mbikëqyrur maturantët në ditët e provimeve të detyruara. Janë plot 500 administratorë, të cilët do të zgjidhen me short vetëm tri orë para se të fillojnë provimet. Këta administratorë do të jenë mësues të shkollave, të cilët mund të kenë shansin e mirë që të qëndrojnë në shkollën ku japin mësimi, por mund të caktohen edhe në një shkollë tjetër të mesme, në cepin tjetër të kryeqytetit gjatë orëve të provimit. "Të gjitha qytetet me një apo dy shkolla të mesme duhet të hartojnë skemën e aktivizimit të administratorëve të provimeve të Maturës Shtetërore nga qytete të tjera dhe kombinimin e tyre, sipas nenit 10 të rregullores. Në këtë nen është parashikuar hedhja e shortit për shpërndarjen në çdo mjedis të provimeve, të çdo përgjegjësi të administrimit të provimeve, administratori të provimeve dhe sekretimit, tre orë para zhvillimit të çdo provimi", thuhet në udhëzim. Ditën e provimit, përgjegjësi i administrimit të provimit lexon listën me emra të maturantëve që duhen të jenë të pranishëm në klasë. Gjatë procesit të sekretimit, nxënësi firmos pasi të ketë verifikuar ngjitjen e bar-kodeve në listën emërore dhe në testin e nxënësit. Ky është një moment tjetër i rëndësishëm, sepse çdo maturant duhet të firmosë pranë emrit të tij atje ku do të vendoset edhe numri i identifikimit, ose ndryshe bar kodi.
VLERESIMI I TESTEVEVlerësimi i testeve këtë vit do të bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë. Çdo test do të vlerësohet nga dy vlerësues. "Kur midis dy vlerësuesve ka ndryshime pikësh për të njëjtat kërkesa, kryetari i vlerësuesve të lëndës cakton një vlerësues të tretë, vendimi i të cilit është përfundimtar", thotë rregullorja. Çdo përgjigje e plotë, e saktë ose e pjesshme e dhënë nga kandidati për çdo kërkesë, vlerësohet me pikë, sipas skemës së vlerësimit. Vlerësohet me zero pikë përgjigjja e gabuar, ose kur nuk ka asnjë përgjigje. Ndërsa shpallja e rezultateve do të bëhet brenda 15 ditëve, nga dita e dhënies së çdo provimi të Maturës. Provimet e detyrueshme, matematika dhe letërsia do të zgjasin 2 orë e gjysmë dhe ato me zgjedhje do të zgjasin 5 orë të dyja, çdo maturant ka të drejtë të ankohet nëse vëren ndonjë parregullsi gjatë testimit. Provimi i fundit do të jetë më datën 15 korrik. "Që nga momentet që testet do të mbërrijnë në Tiranë, sepse edhe korrigjimi do të bëhet në Tiranë, është llogaritur një mesatare rreth dy javë që ato të korrigjohen me dy duar në mënyrë të pavarur, në mënyrë që një gabim i rastit nga njëri korrigjues të kapet nga korrigjuesi tjetër. Dhe kur ka dy diferenca, dy vlerësime të ndryshme, do të jetë një vlerësues i tretë", thotë Petrela. Ministria e Arsimit ka vendosur që pas nxjerrjes së notave për çdo provim, do të jenë fakultetet ato që do të llogarisin pikët e çdo kandidati, duke u mbështetur te mesatarja dhe katër notat e marra në provimet e detyruara dhe me zgjedhje.
orariMaturantët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar nuk duhet të dalin nga mjedisi ku zhvillohet provimi, jo më parë se 2 orë nga momenti i fillimit të provimit, por të grumbullohen në një mjedis, të caktuar më parë.
trajnimetNë çdo DAR dhe ZA kanë mbaruar seancat e trajnimit me përgjegjësit e administrimit, administratorët e provimit e sekretimit dhe komisionet shkollore të Maturës Shtetërore. Kujdes i veçantë në trajnim iu kushtua procesit të sekretimit të testeve, që është edhe më i vështiri.
listaShkollat e mesme kanë nxjerrë rezultatet e të gjithë maturantëve dhe listën e atyre që nuk futen në provime në të gjithë vendin. Pas kësaj, çdo DAR e ZA duhet të verifikojë pranë Qendrës Kombëtare të Vlerësimit listat e maturantëve, që do të lejohen të hyjnë në provimet e Maturës Shtetërore.
Vetëm një javë kohëProvimi me zgjedhje, kurset speciale më 24 qershor
Kurset speciale për provimin me zgjedhje do të fillojmë më 24 qershor, ose një ditë pas provimit të fundit të detyrueshëm, atij të matematikës. Ato do të jenë sërish vetëm një javë, ndërsa një javë para se të fillojë provimi maturantët do të lihen të lirë, që të lexojnë vetë, derisa të paraqiten në provim. Testi i provimit me zgjedhje do të ketë vetëm pyetje me zgjedhje, ose ndryshme me alternativa. Pyetjet që kanë të bëjnë me zhvillim, ose esetë do të shmangen nga ky test, meqenëse edhe vlerësimi mendohet që të jetë vetëm me lexues optikë. Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Qendrën Arsimore të Vlerësimit të Provimeve do të hedhë për shqyrtim edhe modelet e testeve për dhjetë lëndët në të cilat do të provohen maturantët, të cilët dëshirojnë të studiojnë në universitet. Ato do të jepen vetëm pas datës 24 qershor, menjëherë pas përfundimit të provimeve me detyrim. Detajet e mëtejshme për këto provime do të jepen nga Ministria e Arsimit. Gjithsesi, në përfundim të provimeve të Maturës Shtetërore të detyrueshme, kandidati do të pajiset me një dokument, që vërteton se ai ka kaluar me sukses provimet e Maturës Shtetërore.
Bar kodetMaturantët që do të hyjnë në provimet e Maturës Shtetërore do të kenë dy bar kode, ose numra identifikimi. Kjo bëhet me qëllim që rezultatet përfundimtare të dalin të sakta, pa gabime dhe të pamanipulueshme. Administratorët e provimeve janë ata që do të merren me shpërndarjen e bar kodeve gjatë zhvillimit të provimeve të maturës. Pasi të ballafaqohen të dy bar kodet do të dalin rezultatet përfundimtare. Çdo bar kod nuk do të dallohet me sy të lirë, nuk do të këtë numra, por vetëm viza dhe do të njihet vetëm nga lexuesi optik. Procedura që do të ndiqet është thjeshtësuar në maksimum, që asnjë prej kandidatëve të mos e pësojë. Ditën që do të zhvillohen provimet, administratori që është caktuar më parë do të shkojë në bankën e çdo nxënësi dhe do t’i kërkojë atij që të marrë një bar kod e ta ngjisë në fletën e testit. Ndërkaq, një bar kod tjetër, i njëjtë me të parin, do ta ngjisë në një fletë, ku të shënojë emrin dhe mbiemrin e vet. Këtu duhet kujdes që numri i identifikimit të mos dëmtohet.
Ministria e Arsimit më në fund gjen gjuhën e përbashkët edhe për shtesat në lekë, sipas marrëveshjes së 2005
Financat lëvrojnë fondin e pagave Mësuesit, këtë javë shtesa e rrogave. Efektet financiare që më 15 prill
Arsimtarët do të firmosin këtë fund 15-ditëshi edhe për shtesën e premtuar të pagës.
Burime nga Drejtoria Ekonomike në Ministrinë e Arsimit bëjnë të ditur se, më në fund janë bërë rakordimet me Ministrinë e Financave, e cila ka lëvruar fondin për rritjen e pagave të arsimtarëve. Pritja prej më shumë se një viti më në fund do të shpërblehet për mësimdhënësit, që do të marrin jo vetëm rritjen e premtuar, por edhe shtesat. Rritja Urdhri për arsimtarët është firmosur dhe ka mbërritur për zbatim në ministri, burime të së cilës njoftuan se rritja e pagave do të fillojë pikërisht nga ky 15-ditësh. Ndërkaq, rritja e pagave do të jetë e diferencuar për të gjithë mësuesit, ose ndryshe e ndarë në dy faza. Pritet të fillojë njëherë rritja e premtuar e 15 prillit, prej 16.8 për qind, ndërsa nga 1 korriku nis faza e dytë, që do të thotë edhe 10 për qind më shumë rritje. Në total, rritja e pagave do të jetë rreth 20 për qind, së bashku me pagën e 13-të është 27.4 për qind për punonjësit mësimorë të sistemit parauniversitar. Paga të diferencuara do të thotë më shumë para për ata që kanë më shumë përgjegjësi, kështu që për drejtuesit e shkollave, rritja e pagës të jetë në shkallën 23 për qind. Po kështu, mësuesit e diplomuar në informatikë do të kenë një shpërblim më të lartë. Ndërkaq, është parashikuar rritje 25 për qind për mësuesit që japin mësim në krahinat e largëta dhe të varfra; ajo do të variojë nga 1 500 lekë deri në 7 250 lekë në muaj, në varësi të largësisë dhe vështirësisë së rrugës.
Rritja e rrogave ishte premtuar nga qeveria "Nano"Arsimtarët, rritja e pagave, një vit me vonesë
Më 12 prill të këtij viti u mbush plot një vit nga marrëveshja e nënshkruar me qeverinë "Nano" më 12 prill të 2005, për rritjen e pagave të mësuesve të arsimit parauniversitar. Marrëveshja parashikonte që prej 1 shtatorit 2005 pagat të rriteshin në masën 15 për qind. Sipas kryesisë së Federatës së Sindikatave të Arsimit e Shkencës, pavarësisht ndryshimit të qeverive, marrëveshja e nënshkruar është legjitime dhe nuk është zbatuar. Paraprakisht, në takimet me sindikatat ishte parashikuar që në muajin dhjetor të rriten pagat 10 për qind dhe vendimi do të hynte në fuqi më 1 janar të vitit 2006. Ndërkohë që kjo gjë nuk u bë dhe sindikatat e arsimtarëve reaguan sërish në mbrojtje të të drejtave të tyre. Pas premtimeve për rritjen e pagave edhe nga qeveria "Berisha", arsimtarët pritën me durim të shikonin frytet e marrëveshjes së nënshkruar. Premtimi i radhës ishte rritja prej 22 për qind e pagave. Sindikata e Arsimit ka deklaruar se është dakord me rritjen e pagave 20 për qind nga qeveria, por ka kërkuar që rritja e rrogës të bëhet duke llogaritur efektet e pagës së 13-të dhe kjo pagë të merret nga janari deri në 15 prill. Më pas qeveria deklaroi heqjen e pagës së 13-të dhe ndarjen e saj në 12 muajt e vitit, që do e çonte rritjen në 27 për qind. Konfederata e Sindikatave të Arsimtarëve e kundërshtoi këtë fakt, duke shtuar se "qeveria ka shkelur ligjin, duke hequr pagën e 13-të për arsimtarët". Heqja e shpërblimit në formën e pagës së 13-të dhe përfshirja e saj në çdo lloj page tjetër është antiligjore, sipas tyre. Qeveria ka vendosur që pagat e arsimtarëve do të rriten me 27 për qind, por sindikalistët mendonin se rritja reale është vetëm 16 për qind.
21 prill ishte parashikuar që të fillonte faza e parë e grevës nga ana e sindikalistëve, duke kërkuar rritjen me 22 për qind para datës 15 prill, si dhe rikthimin e pagës së 13-të
12 prillMë 12 prill të 2005 u nënshkrua marrëveshja e sindikalistëve me qeverinë "Nano" për rritjen e pagave të mësuesve të arsimit parauniversitar, por që edhe pas një viti nuk është zbatuar ende
Si u vendos për ndërhyrjen kirurgjikale në krahun e Enverit
Mehmet Shehu urdhëroi për të siguruar kirurgë nga Parisi
Rrëfen për "Panorama"-n ortopedi i njohur, profesor Panajot Boga
Afrim Imaj
"Duhet të vijnë me çdo kush kirurgët nga Parisi. Çdo vonesë e bën përditë e më të rëndë shëndetin e shokut Enver.Të lajmërojmë profesor Miliezin për të na siguruar mjekët më të mirë". Ishte ky urdhëri i Mehmet Shehut gjatë konsultës me specialistët shqiptar në përfundim të terapisë intesive që nuk dha sukses në mjekimin e krahut të liderit komunist. Situata sa shkonte e bëhej më kritike.
Ishte kristalizuar mendimi se e vetmja rrugë në mjekimin e mëtejshëm mbetej një ndërhyrje kirurgjikale, po kirurgët shqiptarë kishin hezituar t’i përgjigjeshin një sfide të tillë delikate e me shumë përgjegjësi. Tashmë, shpresohej vetëm në atë që mund të bënin specialistët nga Parisi.Gjithçka duhej nisur nga sigurimi i tyre. Njeriu që kryesonte negociatat për të mbërritur deri te ta, ishte vet Mehmet Shehu, që ndërkaq, porosiste për ta mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore të Enverit. Eshtë momenti që përpjekjet për fatin e mjekimit të krahut të pacientit VIP, t’i besohen ortopedit të njohur, Panajot Boga.Atij nuk i kishte qëlluar herë tjetër të përkujdesej për shëndetin e udhëheqësit të Partisë, po ndihma e tij këtë radhë ishte e domosdoshme. Që këtej ortopedi me emër në Tiranë do të bëhej protagonist i përpjekjeve për të rikthyer normalitetin në shëndetin e tronditur të udhëheqësit të partisë. Me porosi të kreut të qeverisë shqiptare, ai do të thirrej me urgjencë dhe do të angazhohej menjëherë në detyrën e besuar për të bërë të pamundurën në kurimin e krahut të Enverit. Në një intervistë për gazetën "Panorama" profesor Poga, zbardh përherë të parë kronikën e plotë të situatës që nisi me sigurimin e kirurgëve nga Parisi dhe ndërhyrjen e specializuar të tyre në krahun e liderit komunist. Po si u thirr mjeshtri i ortopedisë shqiptare në këtë detyrë delikate? Çfarë i tha Mehmet Shehu në takimin e parë në zyrën e tij? Cila ishte gjendja e pacientit pas vizitës së parë në vilat e bllokut në Durrës? Si u sigurua kontakti i tij me mjekët francezë? Cili ishte roli i Pol Miliezit në përzgjedhjen e tyre? Sa njihej ai me aftësitë profesionale të tyre?Profesor Poga, edhe pse i rezervuar për median, sjell një pasqyrë të plotë të dinamikës që u përballua gjatë asaj periudhe para operacionit të Enverit...Profesor Poga! Kur jeni thirrur për herë të parë në konsultën për sëmundjen në krahun e majtë të Enverit?Ka qënë qershori i vitit 1978, kur më kanë lajmëruar me urgjencë në klinikën e Lionit në Francë ku ndodhesha për të shkuar në ambasadën tonë në Paris. Aty jam takuar me profesor Ylli Popën që më ka njohur me shqetësimin që kishte Enveri. Prej tij mora urdhrin për të ardhur sa më parë në Shqipëri. Ndërkaq u porosita për të mbajtur çdo gjë të fshehtë. Dhe qysh të nesërmen mbërrita në Tiranë...Me kë u takuat për herë të parë në Tiranë?Takimi ishte drejtpërdrejtë me Mehmet Shehun. Ai më njohu konkretisht me sëmundjen nga e cila vuante Enveri. Aty ishte edhe një nga mjekët personalë të tij që më bëri prezent shenjat e veçanta të diagnozës. Me ç’më tha ai aty për aty mbetej çdo gjë e paqartë. Kërkova ta vizitoja vet Enverin, kuptohet nëse mundej. Mehmeti shprehu gatishmërinë për ta realizuar sa më parë këtë takim. Po atë ditë shkova te pacienti që nuk më kishte qëlluar ta takoja asnjëherë nga afër...Ku ishte Enveri kur i bëtë vizitën e parë?Ishte fundi i qershorit, siç më kujtohet dhe Enveri ishte në vilën e tij në Durrës. Ishte periudha kur kishte filluar konflikti i hapur me Kinën dhe ai punonte intesivisht për të përballuar polemikën e radhës. E gjeta të lodhur, por mbahej i qetë, të paktën kështu ta jepte pësrhtypjen. Kishte një pamje të verdhë disi në fytyrë dhe dukej paksa i përkulur në shpatulla Çuditërisht, nuk e zinte në gojë sëmundjen dhe thoshte se të tjerët ishin alarmuar kot për shëndetin e tij...Çfarë ju kujtohet nga takimi me të në vilën e Durrësit?Fillimisht më pyeti nga isha dhe kur i thashë nga Gjirokastra nisi bisedën shtruar për shumë ngjarje e personazhe të hershme nga anët tona. Dukej i freskët në kujtesë. Mbaj mend që më pyeti për muzeun që do të ndërtohej për Urani Rumon në fshatin tim të lindjes dhe kur i thashë që akoma nuk ishte bërë, u vrenjt në fytyrë dhe aty për aty shprehu revoltën për Rrapo Dervishin që atë kohë kryente detyrën e sekretarit të parë të rrethit të Gjirokastrës dhe akoma siç u shpreh ai nuk po e vinte ujët në zjarr për këtë moment shumë të rëndësishëm. Gjithsesi, Enveri vazhdoi disa minuta me kujtime nga vendlindja dhe në një çast më tha se kishte dëgjuar edhe për punën time si ortoped, që e gëzonte...Çfarë kostatuat gjatë vizitës mjekësore?Pasi e pyeta si i kishte ardhur sëmundja dhe si ndjehej aktualisht, fillova t’i shikoj një nga një gishtërinjtë për të cilët ai thoshte se i ndjente të mpirë. Në përgjithësi gjendja dukej pa ndonjë shqetësim serioz. Në rastin konkret kishim të bënim me një diagnozë të njohur. Me dhjetëra raste të tilla më kishte qëlluar që kisha trajtuar në klinikën e ortopedisë në Tiranë. Për çfarë diagnoze bëhej fjalë?Eshtë një sëmundje karakteristike që ndodh në sistemin nervor të krahëve në përgjithësi. Një shtypje e njërit prej nervave që pason pastaj me dhimbje dhe mpirje të pjesës së dorës. Në gjuhën shkencore quhet Syndrom i Tunelit Karpal. Në përgjithësi nuk është ndonjë dignozë kërcënuese për pacientin, por duhet kuruar nga specialistët përkatës në ecurinë e saj...Ia shprehët Enverit diagnozën që kostatuat dhe çfarë ju tha ai?I thashë hapur që kishim të bënim me një shtypje nervi në kyçin e dorës, madje i përmenda edhe emërtimin specifik të diagnozës. Ai e priti me qetësi dhe më pyeti për llojin e mjekimit. E sqarova se fillimisht rekomandohen dy injeksione dhe nëse ato nuk japin rezultat, atëherë rrugë e vetme mbetet një operacion jo shumë i vështirë. Mirë, ashtu të bëhet tha ai dhe këtu u mbyll takimi me Enverin.Si u procedua më tej në ndjekjen e epikrizës së sëmundjes?Pasi i raportova Mehmetit për çka kostatova dhe për çka vendosëm me ekipin e mjekëve të Enverit, vazhduam mjekimin përkatës. Ndërkohë që ai nuk dha rezultat, vendosëm për të bërë ndërhyrjen kirurgjikale.Pse refuzuat për ta operuar ju, ndërkohë që kishit bërë, siç thatë me dhjetra ndërhyrje kirurgjikale të tilla?Një opoeracion e tillë për mua ishte i realizueshëm, madje jo shumë i vështirë. I gjithë problemi mbetej te anestezia. Deri atëherë ne operonim me narkozë. Kjo për problematikat që kishte kaluar shëndeti i Enverit mbetej gati e pamundur. Ndërhyrja, në raste të kësaj natyre edhe për pacientë të tjerë rekomandohet me anestezi intravenozë. Kështu që u vendos për të kërkuar ndihmën e specialistëve nga Franca, të cilët kishin vite që operonin me anestezi bashkëkohore.Me sa dimë ju jeni njeriu që u është besuar për të kontaktuar me specialistët francezë...Ka qenë fillimi i tetorit kur u nisa në Paris për të studiuar mundësinë e sigurimit të ortopedëve francezë në operacionin e Enverit. Misioni, siç më thanë, ishte tepër sekret dhe nuk duhej ta bëja të ditur për asnjërin. I pari që më pyeti në avionin e linjës që udhëtonim ishte ministri i Jashtëm, Nesti Nasja. I thashë se shkoja për të marrë ca aparatura mjekësore në Paris. Edhe pse nuk u bind, ai nuk e zgjati më tej interesimin. Në Paris u takova me Haki Toskën, që vazhdonte të kurohej në një klinikë me përkujdesjen e Pol Miliezit. Edhe atij i thashë të njejtën përgjigje. Nejse, shkova në klinikën ortopedike ku kisha qënë edhe më parë dhe fillova nga kosultat pa zbuluar emrin e pacientit. U interesova aty dhe sigurova mjaft nga paisjet që janë të domosdoshme për një operacion të tillë. Ndërkaq, sigurova edhe gatishmërinë e specialistit më të mirë që është enkas për këtë lloj diagnoze dhe u ktheva. Ishte një ditë para 16 tetorit, ditëlindjes së Enverit dhe lajmi se do të vinin shpejt kirurgët nga Parisi atë e kishte gëzuar, megjithëse këmbëngulte vazhdimisht për tu operuar nga kirurgët tanë...Atëherë, çfarë vendosët në konsultat me mjekët personal të Enverit për mjekimin e mëtejshëm të tij?Njeriu që vendoste, me sa dukej ishte vet Mehmet Shehu që ishte në krye të tavolinës ku bëheshin konsultat për të marrë vendimet. I thashë atij se kisha marrë paisjet e nevojshme bashkë me inxheksionet që do të vazhdonim deri para operacionit dhe kisha siguruar praninë e kirurgut të shquar që ishte specializuar për këtë lloj ndërhyrje. Më pyeti për emrin dhe gjenialitetet e tij dhe pasi u mendua për një farë kohe, u interesua për profesor Miliezin. Po ai, çfarë thotë për këtë, na pyeti gati të gjithve që ishim përball tij. Këto janë përpjekje që i kam bërë mbi bazën e njohjeve të mija dhe garatoj se me praninë e tyre çdo gjë do të kalojë për mrekulli. Mirë, mirë, pohoi Mehmeti, po duhet pa tjetër të kontaktojmë edhe me Miliezin. Tek ai kemi një garanci të pa tundur...Pra, Mehmeti me sa dukej kërkonte patjetër besimin e Miliezit...Po. Madje jo vetëm ai, por edhe pjesa më e madhe e mjkëve të klinikës së udhëheqjes që kishin ndjekur sëmundjen e Enverit, këmbngulnin që rruga për te kirurgët francezë të kalonte patjetër nga garancitë e Miliezit. Dhe kështu u bë. Profesor Miliezi në një kohë të shkurtër kishte dhënë zgjidhjen e tij. I përzgjedhuri i mikut të Enverit, tanimë nuk ishte profesori i shquar me të cilin unë kisha rënë dakort gjatë kohës që isha në Paris, por një tjetër, i cili ishte i njohur në Francë për ndërhyrjet e vështira në qafë. Gjithësesi procedurat vazhduan me të...Kur u takuat me profesorin Raymond Roy Camille dhe si bashkëpunuat me të gjatë kontakteve me pacientin VIP?Me profesorin Camille dhe anestezistin e talentuar Piroelle Yues u takova qysh ditën që zbritën në Tiranë. Bashkë me ta bëmë vizitën e parë te Enveri dhe pasi konkluduam për mënyrën si do të procedonim, përgatitëm sallën operative në klinikën speciale. Më kujtohet si tani gjëndja emocionale e profesor Camilles, i cili ato ditë që ishte mysafir në Tiranë priste të bëhej për herë të parë baba në një moshë relativisht jo të re. Të nesërmjen e mbritjes së tyre në Tiranë, do të bëhej edhe ndërhyrja në kushtet e sigurisë së lartë dhe në fshehtësi të plotë...
Profesor Ahmet Kamberi: "Operacionin e Enverit e mori përsipër profesori Raymond Roy Camille"
Profesor Ahmet Kamberi, mjeku që ka punuar në klinikën qeveritare dhe ka kryer për disa vite detyrën e drejtorit të saj, megjithëse i rezervuar për median, kur e pyet për operacionin e krahut të Enverit, të adreson te profesori i ortopedisë shqiptare Panajot Boga. "Profesor Poga, kujton Kamberi, ishte njeriu që ju besua deryra e protagonistit në mbarëvajtjen e kësaj ndërhyrje kirurgjikale. Ishte kryesisht diagnoza që impononte praninë e një ortopedi me emër, siç ishte ai. Dhe Panajoti ju përgjigj me profesionalizëm sfidës." Ndërkaq, ish drejtori i klinikës së udhëheqjes përmend me konsideratë emrin e mjekut francezë Raymond Roy Camille, i cili shprehu pa rezerva gatishmërinë për të marrë përsipër operacionin në krahun e Enverit. Profesor Kamberi shton se rruga për te ky kirurg me emër në Paris, ëshët bërë me rekomandimin dhe ndërhyrjen personale të mikut të ngushtë të Enverit, profesor Miliezit.
Muzeu në Vjenë"Kirurgu francez e njihte Shqipërinë nga shpata e Skënderbeut"
"Kirurgu Roy Camilla më takoi para se të nisej në Shqipëri dhe u interesua, fillimisht për klimën. Ishte me sa mbaj mend dimër dhe më pyeti nëse binte borë apo jo në Tiranë" Kështu e kujton takimin me profesorin francez një ditë para se të nisej njëri nga krerët e Ambasadës tonë në Paris.Profesor Camilla nuk kishte qënë ndonjë herë në vendin tonë dhe këtë e vlerësonte një rast të mirë për të koleksionuar një vizitë suprizë në një vend që pak njihej në perëndim. Ish diplomati i vendit tonë kujton kërshërinë e mjekut francezë për kolegët e tij shqiptar, duke mos harruar të përmente emrin e ndonjërit që kishte takuar në klinikën e vet në Paris dhe e kishte impresionuar me vullnetin e jashtëzakonshëm për të depërtuar në të fshehtat e profesionit. Roy Camilla, shton diplomati i karierës, kishte patur rastin të njihej me ish ministrin tonë të shëndetësisë Llambi Ziçishti në një seminar ndërkombëtar për shëndetësinë. Gjithësesi, për mjekun e njohur në Francë, Shqipëria ishte një vend gati i pa njohur. I vetmi imazh që kujtonte Camilla për të, ishte shpata e Skënderbeut që kishte parë në Vjenë dhe disa pamje nga sheshi Skënderbej që i kishin tërhequr vëmëndjen nga një kronikë televizive.Kthimi nga Shqipëria i mjekut që operoi Enverin, do të shoqërohej me të tjera mbresa, ku përveç njerëzve fisnik, siç i kishte fiksuar ai, do ti bënte përshtypje një sistem i shtërnguar që nuk të linte për të demonstruar liritë e plota. Për Profesor Camillën, siç kujton zyrtari i ambasadës tonë në Paris, edhe Skënderbeu ndjehej i shtërnguar mbaj kalit. Dhurata që kishte marrë gjatë vizitës në Tiranë ishte një bust i Skënderbeut punuar me filigram dhe një komplet veshjeje për djalin e porsalindur së lindur ato ditë qëndisur nga artizanet shqiptare. Kishte qënë përkujdesja e zonjës Hoxha, kujton ish diplomati në përgatitjen e këtyre dhuratave simbolike.

Profesor Ahmet Kamberi: "Ndërhyrja kirurgjikale. Klinika qeveritare për orë të tëra në shtetrrethim
Çastet e operimit në krahun e Enverit
Çdo gjë në heshtje, as ministri i Shëndetësisë nuk e dinte
Ka qenë paraditja e datës 5 shkurt, kur kirurgët francezë kanë realizuar ndërhyrjen në krahun e majtë të Enverit. Ankthi i çasteve të operacionit i ka lënë vendin gëzimit dhe urimeve për shëndetin e udhëheqësit. Përjetimet e atyre pak njerëzve të pranishëm në mjediset e klinikës qeveritare kanë vazhduar të tilla për momente të tëra.
Në qendër të atmosferës ka qenë mirënjohja për kirurgët francezë dhe përkujdesja për trajtimin e mëtejshëm të epikrizës së tij. Pastaj është menduar për të gjetur rrugën më të shkurtër për t’i shprehur falënderimet mikut të Shqipërisë, Pol Miliezi, që mundi të realizojë praninë e profesorëve nga Parisi. Nexhmije Hoxha e ka marrë vet situatën në dorë dhe pasi ka vizituar Enverin në shtratin e operacionit ka nxituar për të adresuar radiogramet e mirënjohjeve për tek njeriu, që zgjidhi situatën delikate në shëndetin e liderit komunist. Në rrëfimin e mëtejshëm të ortopedit të njohur shpaloset një kronikë e plotë e ndodhive të datës 5 shkurt 1979 në klinikën e udhëheqjes, teksa operohej Enveri. Profesor Boga sjell me detaje situatën, në të cilën u përgatit salla e operacionit, fillimin dhe çastet e ndërhyrjes në krahun e Enverit, momentet e dialogut në frëngjisht të pacientit VIP me mjekët nga Parisi, përjetimet e njerëzve që prisnin pas derës së sallës në përfundim të operacionit dhe pamjen në shtetrrethim që sundonte në mjediset rreth e rrotull klinikës qeveritare...
Profesor Boga, cilat ishin masat paraprake për ndërhyrjen kirurgjikale në krahun e Enverit?Me sa më kujtohet, kirurgët francezë mbërritën nga Parisi diku pas mesditës, në datën katër shkurt. Siguria e tyre ndiqej drejtpërdrejtë nga Sulo Gradeci, që në atë periudhë ishte komandanti i grupit të shoqërimit të Enverit. Bashkë me grupin e mjekëve që kishin ndjekur ecurinë e diagnozës së udhëheqësit u ulëm e u konsultuam për mënyrën si do të procedonim. Ata fillimisht deshën të shikonin sallën ku do të bënin operacionin. Njëri nga mjekët pyeti aty për aty në telefon Mehmet Shehun. Pastaj kërkuan të takoheshin me pacientin...
Pse duhej të pyetej Mehmet Shehu për sallën ku do të operohej Enveri?Kjo kishte të bënte me çështjet e sigurisë, për të cilat Mehmet Shehu ishte shumë i ndjeshëm. Madje ai, gjatë gjithë kohës kishte porositur për ta mbajtur të fshehtë sëmundjen e Enverit. Në këto kushte operacioni i tij duhej të zhvillohej në masa të rrepta sigurie. Me sa mbaj mend, asnjë nga ministrat, duke përfshirë edhe atë të Shëndetësisë, nuk dinin gjë për ndërhyrjen që do të bënin mjekët francezë në krahun e liderit komunist. Pikërisht, mbrëmjen e operacionit u takova rastësisht në Tiranë me Llambi Ziçishtin, që më pyeti për lëvizjet jo të zakonshme që kishte konstatuar në klinikën e udhëheqjes. I thashë se nuk mund të dija më shumë nga ai që ishte në kreun e dikasterit të shëndetësisë. Nejse, kjo ishte situata e jashtme për të cilën përkujdesej një suitë e besuar pranë piramidës së shtetit komunist...
Çfarë ndodhi pas ndërhyrjes kirurgjikale në krahun e liderit komunist
Tiranë-Paris, radiogramet sekrete për operacionin e Enver Hoxhës
Rrëfimi i ambasadorit shqiptar në Paris
Afrim Imaj
Menjëherë pas operacionit, Mehmet Shehu rezervoi për kirurgët francezë një surprizë interesante. Një pasdite gjahu në rezervatin e Velipojës, ishte menduar prej tij një relaks i mirë pas asaj pune delikate e në tension.
Njëherazi, kreu i qeverisë komuniste shmangte me këtë edhe kontaktin e mysafirëve nga Parisi me opinionin sensibël në Tiranë për shëndetin e Enverit. Pas udhëtimit të tij me miqtë e largët dhe grupin e gjahtarëve të besuar, Nexhmija do të vihej në krye të situatës që kishte të bënte me shëndetin e Enverit dhe kortezinë e rastit për të shprehur mirënjohjen në adresë të njerëzve, që kontribuuan për të kaluar lehtë gjendja kritike. Gjithçka duhej nisur nga profesor Miliezi, miku i afërt i Enverit, i cili duhej ta merrte i pari mesazhin e mirënjohjes për kontributin e jashtëzakonshëm në realizimin e operacionit të tij. Madje, në porosinë e Nexhmijes, theksohej që ky mesazh duhej të mbërrinte në Francë pa shkuar aty kirurgët e talentuar, që realizuan misionin special në Shqipëri. Do të mjaftonte kaq dhe do të vërshonin pastaj me dhjetëra radiograme sekrete Tiranë-Paris, që do të kalonin vetëm në dy tre duar. Si gjithmonë do t’i diktonte Nexhmija, nëpërmjet të besuarit të hershëm të Enverit, Haxhi Kroit dhe ministrit të Shëndetësisë dhe atij të Punëve të Jashtme, që do të mbërrinin në "dorën e mikut të shquar", Pol Miliez. Nga zyrtarët shqiptarë, që shërbenin në Paris, vetëm ambasadori do të mbetej më i besuari për ta çuar porosinë deri në fund. Taqo Lamani, ish-kreu i shërbimit tonë diplomatik në Francë në atë periudhë, e mban mend mirë stresin e atyre ditëve, kur çdo gjë lidhej me fatin e shëndetit të Enver Hoxhës. I rezervuar për të folur në media, pasi, siç thotë, është një periudhë e tejkaluar, këmbëngul për t’u qëndruar besnik vetëm dokumenteve zyrtare. Gjithsesi, edhe me aq sa pranon të flasë rreth fluksit të këtyre radiogrameve që ka marrë atë fillim shkurti të vitit ‘79 për t’i shprehur mirënjohjen në emër të personaliteteve më të larta profesorit francez Pol Miliez, mund të mësosh jo pak...Zoti Taqo, a ju kujtohet letërkëmbimi me Nexhmie Hoxhën në periudhën kur keni qenë ambasador në Paris?Nuk mbaj mend të kem pasur letërkëmbim me Nexhmije Hoxhën. Praktika e punës e donte që çdo gjë kalonte nga Ministria e Jashtme...Po për rastin e ndërhyrjes kirurgjikale të Enverit nga mjekët francezë në fillimin e shkurtit të vitit ‘79, nuk ju kujtohet asnjë korrespodencë me nënshkrimin e Nexhmijes?E para, siç e thashë, nuk mbaj mend të kem pasur korrespodencë drejtpërdrejtë me Nexhmijen. Pastaj, nuk mendoj se do të ketë ndonjë interes tani një korrespodencë e bërë qoftë edhe me ndërmjetësinë e saj. Unë di që kam bërë detyrën dhe jam përgjigjur zyrtarisht. Kështu ka qenë edhe në rastin e sëmundjes së Enverit...Ju keni qenë njeriu që keni mbajtur kontaktin, me sa dimë, me profesor Miliezin. Çfarë komunikuat me të pas operacionit që iu nënshtrua Enveri në shkurt të vitit ‘79 nga kirurgët francezë?Më kujtohet rasti i radiogramit të ministrit të Jashtëm, Nesti Nase dhe atij të Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, që më kërkonin t’i transmetoja profesor Miliezit mirënjohjen në emër të Enverit, familjes dhe miqve të tij, për ndihmën që kishte dhënë duke përzgjedhur dhe drejtuar për në Shqipëri dy nga kirurgët më të mirë, që bënë ndërhyrjen në dorën e Enverit. Vetëm kaq ishte mesazhi i tyre. Të paktën për mua ishte një lajm i mirë, pasi mësoja ndër të parët që operacioni kishte dalë me sukses dhe Enveri i ishte kthyer punës. Çdo kuriozitet tjetër ishte i tepërt...Ku u takuat me profesor Miliezin dhe çfarë ju kujtohet nga biseda me të pasi i transmetuat mesazhin e rëndësishëm nga Triana?Radiogramet e mbërritura më datën 5 dhe 6 shkurt nga Tirana mbanin sigël tepër të rëndësishme, siç bëhej atëherë një klasifikim që do të thoshte se me të do të merrej vetëm ambasadori dhe asnjë tjetër. Në to ishte gati e njëjta përmbajtje: Duhej të shkoja vetë te profesor Miliezi dhe t’i përcillja mirënjohjen e shokut Enver për kontributin e shprehur prej tij në kryerjen e operacionit, që siç merrej vesh nga radiogramet kishte dalë me sukses. Ndërkohë, duhej t’i shprehja profesorit edhe interesimin e mikut të tij, Enverit, për shëndetin e bashkëshoqes, që atëherë kishte qenë e shtruar në një klinikë në Paris...Çfarë mbani mend nga ky takim, që nuk ka qenë i rëndomtë?Profesori francez shprehu kënaqësinë e vet për ecurinë e mirë të operacionit që kishin bërë kolegët e tij. Aty për aty falënderoi për fjalët e ngrohta të mesazhit të mbërritur nga Tirana. Më tej më falënderoi për urimet e bëra për zonjën Miliez, duke më thënë ndërkaq se ajo sa kishte dalë nga spitali, por ende ishte e pamundur. Pak çaste dhe duhej të kthehesha për të raportuar eprorët e mi në Shqipëri lidhur me zbatimin e detyrës dhe mesazhin që mora nga miku i Enverit në Paris, Miliezi.Po mjekët që operuan Enverin, kur u kthyen në Paris?Nuk e mbaj mend kohën kur erdhën. Po di të them se jo menjëherë. Ata duhej të rrinin ca ditë për të parë ecurinë e shëndetit të Enverit pas operacionit. Ndërkohë më kujtohet porosia e marrë nga Tirana, që unë duhej t’ia çoja mirënjohjen profesor Miliezit para se të vinin në Paris mjekët që operuan Enverin. Pra, ata ndenjën disa ditë në Shqipëri... A i takuat kur u kthyen dhe çfarë ju treguan për diagnozën e Enverit?Nuk më kujtohet të jem takuar me ta. Po sidoqoftë, nuk mendoj se është etike për t’i shkoqitur këto gjëra deri në imtësi. Me këtë rast desha të them se në Paris nuk porositeshin mjekë vetëm për Enverin, por edhe për udhëheqës të tjerë. Madje kishte ndër ta që shkonin edhe në klinikë në Francë, siç ishte rasti i Hysni Kapos, që u operua dy herë...Çfarë keni parasysh kur thoni se nuk është etike të përmendësh komunikimin me personat e asaj periudhe?Siç e keni konstatuar edhe vetë, ky komunikim për rastin e mjekëve që operuan Enverin ka qenë me dy nga ish-ministrat e asaj kohe që regjimi i Enverit i dënoi si armiq të popullit. Kështu në rastin e Nesti Nases, po edhe në atë të Llambi Ziçishtit...
Përgjigje e Haxhi Kroit për Nexhmije Hoxhën
Shoqja Nexhmije, Ia transmetova menjëherë dje pasdite shokut Nesti Nase tekstin që më porositët për shokun Taqo Lamani (ambasador i Shqipërisë në Paris, shënim i autorit). E shkrova vetë me makinë dhe ia dërgova për t’ia nisur pa vonesë me shifër, sipas udhëzimeve. Natyrisht me emocione të forta e bëra edhe unë këtë porosi, se dëshira jonë është që asnjë shqetësim më të vogël të mos ketë për shokun Enver, por deri sa u desh që ai të bënte këtë operacion, do të thotë se ky ishte i domosdoshëm për shëndetin e tij, për të mirën e Partisë e të popullit tonë, për çështjen e madhe të revolucionit e të socializmit, të cilëve ai u shërbeu e do t’u shërbejë me patos e devocion të pakufishëm, si dhe për gëzimin dhe lumturinë e gjithë familjes suaj. Në këto çaste emocionesh të mëdha edhe për mua anëtarin e vjetër të Partisë tonë të shtrenjtë, nxënësin besnik e të devotshëm të shokut Enver, e ndjej veten shumë pranë tij dhe dëshiroj me gjithë shpirt që ai të na kthehet sa më shpejt me shëndet të plotë në krye të detyrës për të udhëhequr Partinë dhe popullin tonë, në ndërtimin e socializmit dhe për të vazhduar luftën titanike kundër gjithë armiqve të Shqipërisë së kuqe, të revolucionit dhe të socializmit, kundër gjithë imperialistëve, të mëdhenj e të vegjël, me ata amerikanë në krye, kundër socialimperialistëve sovjetikë e kinezë, kundër revizionistëve modernë, tradhtarëve dhe armiqve të tjerë të marksizëm-leninizmit. Dashuria e pakufishme që ka shoku Enver për atdheun socialist, për popullin, për partinë dhe për marksizëm-leninizmin, do të bëjnë që ai jo vetëm ta kapërcejë sa më shpejt me sukses gjendjen pas operacionit, por të fillojë sa më shpejt nga veprimtaria e përditshme për të cilën kanë aq shumë nevojë Partia, Shqipëria dhe lëvizja komuniste në të gjithë botën.Ju uroj edhe juve shëndet!Si kurdoherë me respektHaxhi Kroi6.2.1979
Letër e Nexhmije Hoxhës për Haxhi Kroin
Duhet transmetuar radiogramin që ju bashkëngjis, por nuk duhet të merret vesh që bëhet fjalë për shokun Enver, as nga radistët (pasi edhe ti nuk e di, mos u shqetëso, bëri një operacion të vogël në dorë që mos t'i mpihen gishtat), prandaj nuk e bëjmë me shkrim as timin, as tëndin. Mos u paraqit ti në ministri, por shkruaje në makinë, ose shkruaje pastër me dorën tënde dhe dërgoja shokut Nesti Nase (ai e di çështjen) dhe ai ta rikopjojë e ta dorëzojë vetë në shifër. E bëjmë këtë se kushedi se ç'operacion mund të mendojnë se është bërë e mund të shqetësohen njerëzit.Më fal se kam shkruar çapraz e si me këmbët e pulës, por jam ca e lodhur, më mirë është ai se unë. Kjo ka rëndësi për të gjithë ne e Partinë. Lodhja time do të ikë, është pas emocioneve.
Kur u vendos për të kryer operacionin në klinikën speciale?Një mbrëmje para ditësë operacionit na thanë se urdhri ishte që ndërhyrja kirurgjikale do të bëhej në klinikën e udhëheqjes. Kjo do të thoshte se do të bëhej vetëm kështu. Prej këtej filluam të përshtatnim një nga mjediset e saj, sipas kërkesave që kishin profesorët francezë që do të kryenin operacionin. Dhe vazhduam për disa orë për të sistemuar pajisjet dhe aparaturat përkatëse. Ndërkaq, jashtë klinikës dhe rrugicave që të çonin për aty ishin shtuar rojat dhe herë pas here me makina me targa të ndryshme bëhej kontrolli i zonës. Të nesërmen, qysh në orët e para, bashkë me profesor Raymond Roy Camille dhe Piroelle Yuas shkuam në klinikë. Kontakti i parë ishte me pacientin që, edhe pse në një situatë jo të favorshme, shfaqej i qetë, po gjithsesi kërshëritar për atë që do të ndodhte me të gjatë operacionit. Komunikimi i mysafirëve nga Parisi me Enverin u bë në frëngjisht. Fakti që pacienti dinte gjuhën e tyre u vlerësua nga mjekët francezë. Ky ishte një avantazh i mirë për punën e nisur...Kush ishte grupi i mjekëve shqiptarë që ishin të pranishëm gjatë operacionit?Më mirë të them grupin e mjekëve që ishte në kushtet para operatore, pasi gjatë ndërhyrjes, një pjesë e tyre duhej të prisnin te hyrja e sallës. Nga sa mbaj mend, aty ndodheshin profesor Fejzi Hoxha, profesor Ylli Popa, profesor Petrit Gaçe, profesor Ahmet Kamberi dhe ndonjë tjetër, që për momentin nuk më kujtohet. Në këtë grup ishte edhe zoti Sulo Gradeci, që komunikonte herë pas here me radio me eprorët e forcave, që ruanin objektin dhe rrugicat aty pranë...Çastet para operacionit...Momenti i fillimit ishte shumë emocional, sidomos për stafin e mjekëve shqiptarë. I pari që nisi nga puna ishte anestezisti Piroelle Yues, i cili bëri përpunimin e pacientit, sipas veçorisë së ndërhyrjes. Më bëri përshtypje qetësia e jashtëzakonshme e tij. Pasi mbaroi procedurat përkatëse, ftoi kolegun Roy Camilla, duke i dhënë bisturinë në dorë. Sakaq, kirurgu nga Parisi bëri urimin e rastit dhe filloi. Vazhduan kështu çaste të tëra në tension e ankth, sidomos për ne asistentët shqiptarë. Në një moment u konstatua një luhatje tensioni, po situata u zgjidh shumë shpejt nga Roy Camille. Diku, pas një ore, çdo gjë përfundoi mrekullisht.Si u përjetuan momentet pas operacionit?Për personelin që priste jashtë portës së sallës shprehja "Operacion i suksesshëm" nga goja e profesor Camillës, ishte një gëzim i jashtëzakonshëm. Merrte fund kështu një makth i shumë muajve, kur Enveri vazhdonte të vuante nga dhimbjet e krahut. Njeriu, që gati nuk do të përmbahej nga gëzimi ishte kryeministri, Mehmet Shehu, i cili kishte rezervuar edhe një surprizë të papritur për mysafirët nga Parisi. Nga ana tjetër, Nexhmija qau nga gëzimi dhe u tregua e papërmbajtur, deri sa u fut në dhomën ku ishte Enveri. Gjithsesi, ishte një situatë e ndezur dhe shumë emocionale, që për mjekët francezë nuk mund të konceptohej...A ishin në dijeni ata se operonin kreun e vendit dhe udhëheqësin kryesor të Partisë?Nga aq sa më kujtohet, kur më dërguan në Francë për të siguruar asistencën për operacionin e Enverit, më porositën që të thosha se ndërhyrja duhej për një nga zyrtarët e lartë të shtetit. Edhe në epikrizat që kisha marrë me vete nuk ishte shënuar emri i pacientit. Mjekët nga Parisi e morën vesh gjatë operacionit të vërtetën për identitetin e pacientit VIP. Për ta kjo ishte një kënaqësi më shumë.Thatë se Mehmet Shehu u rezervoi mysafirëve një surprizë pas operacionit...Një surprizë të veçantë madje. Me sa dukej ai kishte menduar e kishte marrë masat e nevojshme qysh më parë për këtë. Ishte një ftesë jo e zakonshme për të shkuar bashkërisht për gjah në një rezervat interesat. Dhe në fakt ashtu bëmë. Disa orë nën shoqërinë e tij vazhduam brigjeve të Velipojës, duke gjuajtur për shpendë të egër me pushkë sportive. Kaluam kështu disa momente të bukura, ndërkohë që do të ktheheshim me ngarkesë nga ky rrugëtim interesant...Thatë që gjatë operacionit Enveri komunikoi pa ndërprerje me kirurgët francezë. A ju kujtohet dialogu midis tyre?Biseda e pacientit me mjekët gjatë operacionit ishte përqendruar kryesisht rreth kulturës dhe traditave franceze, ku Enveri pretendonte se ishte njohur me të që në vitet kur studionte në Paris. Ndërkaq, nga ai dialog mjek-pacient më kujtohet një ndërhyrje e Enverit drejtuar profesor Raymondit për fëmijët. Profesori nga Parisi e bëri me dije se nuk kishte fëmijë dhe priste të bëhej baba gjatë atyre ditëve. "Atëherë me një djalë!", e uroi Enveri. Pse u mbajt sekret operacioni? Ishte një moment që tërësinë e problematikës që lidhej me shëndetin e Enverit, e kishte marrë në dorë vet Nexhmija. Sa me përkujdesjen ndaj të shoqit, kjo kishte të bënte me shkallën e sekretit, pasi në situatat që kalonte Shqipëria duhej të ishte sa më i ngushtë rrethi i njerëzve që duhej të dinin të vëtretën për atë që ndodhte me shëndetin e kreut të vendit.Nëse diçka kishte filluar të përshpëritej në opinion, ku Enveri i kishte rralluar jashtë mase daljet në publik, udhëheqja e lartë ishte e preokupuar që njerëzit ta mendonin gjithmonë të shëndetshëm udhëheqësin e tyre. Kështu ndodhi edhe me ndërhyrjen kirurgjikale që bëri udhëheqësi kryesor në fillimin e vitit 1979. Çdo gjë u bë në fshehtësi të plotë dhe brenda sigurisë së lartë...

Çfarë shkruante Nexhmia për ndërhyrjen kirurgjikale
Letrat sekrete për operacionin e Enverit
Letër e Haxhi Kroit, drejtuar Taqo Lamanit
Shoku Nesti më njoftoi se shoku Taqo Lamani, në përgjigje të mesazhit të djeshëm, shkruan sa më poshtë për ministrin e Shëndetësisë, shokun Llambi Ziçishti:"Shokut Llambi Ziçishti,I transmetova profesor Miliezit mesazhin dhe ai falënderoi për të gjitha ato fjalë të ngrohta që ju thanë nga ana juaj. "Jam shumë i lumtur, tha profesori që çdo gjë shkoi mirë, që pacienti e kalon mirë dhe që e ndjen veten fare mirë". Ai falënderoi gjithashtu edhe për urimet e bëra për zonjën Miliez dhe më bëri të ditur se ajo ka dalë nga spitali, po akoma e ndjen veten të dobët".Lamani6.2.79Teksti i radiogramit nga Parisi është midis kllapave (thonjëzave).Haxhi Kroi
Pas operacionit"Përplasja e Enverit me profesor Camillën për ngjarjet në Iran"
"Ju francezët mbani një qëndrim jo objektiv ndaj ngjarjeve në Iran. Ndoshta duhet të reagoni për të mbështetur qëndrimin e lëvizjes marksiste-leniniste ndaj kësaj çështje". Kjo ndërhyrje e Enverit gjatë bisedës me mjekët francezë, në ditën e parë pas operacionit, do të bëhej shkak për një dialog të vrazhdë midis tyre. Duke iu rikthyer kësaj përplasjeje, profesor Boga, i pranishëm ato çaste në vilën e Enverit ku bëhej biseda, kujton reagimin e prerë të profesor Camillës, që aty për aty do të kundërshtonte hapur opinionin e liderit komunist. Ndërsa do të vazhdonin pak çaste reagimet e kundërta për ngjarjet e Iranit, biseda do të prekte përsëri një temë delikate, me të cilën Enveri këtë radhë do t’i befasonte mysafirët nga Parisi. "Franca e mrekullive nuk mund t’i shpëtojë varfërisë së provincës për aq kohë sa do të qëndrojë në shoqërinë kapitaliste", do të këshillonte lideri shqiptar për ta. "Atëherë, kujton profesor Bogai, Raymondi dhe Pieroella u panë sy më sy dhe pasi deshën të kundërshtojnë përsëri, preferuan ta kalojnë situatën në heshtje. Pas vizitës që i bënë në krahun e operuar dolën pa hapur bisedë tjetër. Të nesërmen ikën. Kam pasur rastin t’i takoj në Paris dhe jam ndjerë ngushtë kur më kanë kërkuar shpjegime rreth këtij incidenti me pacientin e tyre në Tiranë..."
Letër e Llambi Ziçishtit Për ambasadorin e Shqipërisë në Paris, Taqo Lamani
Merrni në telefon Miliezin dhe i thoni se: Ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, më njofton se është porositur nga pacienti (me emër E.H.) që t’u transmetojë juve, mikut të tij të madh, falënderimet më të përzemërta për kujdesin që tregoi me dërgimin e dy specialistëve francezë, të cilët u treguan në lartësinë e shkencës franceze. Që të dy bënë një punë të mrekullueshme, pa sjellë as shqetësimin më të vogël e që e kthyen pacientin në një spektator të një kuriozi tek rri. Edhe pas operacionit çdo gjë shkon mirë. Edhe një herë ju falënderon nga ana e tij dhe e familjes, dhe ju dërgon përshëndetjet më të nxehta e urimet më të mira për shërimin e shpejtë të Madama Miliezit. Ministri nga ana e vet ju dërgon të falat dhe respektin e tij.Eshtë mirë që kjo të transmetohet para se të kthehen dy mjekët në Paris.Llambi Ziçishti5 shkurt 1979ora 18
Fluksi i falënderimeve, një kortezi provinciale
Profesor Isuf Kalo, njëri nga mjekët që ka shërbyer pranë liderit komunist, nuk ka qenë gjatë operacionit pranë pacientit të tij, por e ka ndjekur situatën hap pas hapi nga Franca, ku ishte duke mjekuar njërin nga familjarët e Enverit. Duke qenë rezident në Paris, ai ka qenë dëshmitar i vërshimit të falënderimeve zyrtare të adresuara për profesor Miliezin në ambasadën tonë në Francë, qysh në çastet e para pas ndërhyrjes kirurgjikale. "Nënshkrimet e telegrameve mbanin emrin e ministrit të Jashtëm, atij të Shëndetësisë dhe të gjithë ishin të diktuar nga Nexhmija", thotë profesor Kalo. Në përkujdesjen e veçantë të kësaj të fundit, mjeku që ka shërbyer pranë Enverit veçon preokupacionin e saj, që të mbërrinte mirënjohja për Miliezin, pa mbërritur në Paris kirurgët që kishin bërë operacionin e liderit komunist. I ka qëlluar profesor Kalos të lexojë pjesën më të madhe të fonogrameve që mbërritën mbrëmjen e 5 shkurtit ’79, në zyrën e ish-ambasadorit tonë në Francë, Taqo Lamani. Ai ka qenë ndërkaq i pranishëm në takimin e kreut të diplomacisë tonë në Paris me profesor Miliezin, në kohën kur i komunikonte lumin e falënderimeve nga autoritetet më të larta të Tiranës për kontributin në shërimin e Enverit. Gjithsesi, profesor Kalo në këtë retrospektivë nuk lë pa përmendur edhe një lloj ndjesie, që provonte gjatë momenteve të vërshimit pa kriter të telegrameve mirënjohëse në adresë të Miliezit. "Ishte një fluks i jashtëzakonshëm me falënderimet zyrtare, që të krijonte përshtypjen e një kortezie provinciale", përmbyll ai kujtimet e tij nga çastet e zbritjes së telegrameve zyrtare për profesorin francez, mik të Enverit.
Fotografitë e Sulo Gradecit
Nga gjithë ajo dinamikë në klinikën e udhëheqjes kur operohej Enveri kanë mbetur vetëm pak foto. Madje edhe ato dallohen qartë që nuk janë bërë nga dorë profesionisti, siç ka qenë në praktikën e zakonshme të njerëzve që punonin pranë liderit. Njëri nga mjekët e klinikës, i pranishëm atë ditë në klinikën qeveritare, thotë se njeriu që ka guxuar të shkrepë aparatin ato çaste ka qenë komandanti i grupit të shoqërimit dhe sigurisë së Enverit. "Zoti Gradeci, - kujton mjeku që shërbeu për vite pranë udhëheqësve komunistë, - pasi kërkoi leje bëri shkrepjen e parë në momentin kur Enveri u shtri në krevatin e sallës së operacionit. Fotot e tjera i bëri gjatë kohës kur lideri komunist vizitohej nga profesorët francezë dhe grupi i mjekëve, që punonte pranë tij". Si gjithnjë në të tilla raste, kur nuk lejohej prania e medias, Sulo Gradeci do ishte i vetmi që do të bënte kronikanin, duke lënë në celuloid ndodhinë që kishte në qendër Enverin. Për ish-mjekun e klinikës së udhëheqjes, është e paqartë pse nuk janë promovuar këto foto nga familjarët dhe sidomos nga vetë Sulo Gradeci, që ka botuar edhe një libër më vete me kujtime nga vitet kur shërbente pranë Enverit.
Një tufë me lule për profesor Pol Miliezin
Dy nga diplomatët shqiptarë që shërbenin në Paris, kanë patur rastin të jenë mysafir vetëm për pak çaste në banesën e profesorit Miliez. Ka qënë një ditë ceremonie për mikun e shqiptarëve që jetonte në një banesë komode në qëndrën Elize,momenti kur ata i kanë falur një dhuratë simbolike me mbishkrimin Hysni Kapo. Me porosi të tij nga Tirana, thotë ish-diplomati shqiptar në Paris, ne shkuam në familjen e Profesorit për ti uruar ditëlindjen duke i çuar një tufë me lule. Na priti me mirësjellje dhe na tha ti kthenim përgëzimet e tij më të ngrohta për shokun Hysni Kapo. Ato pak çaste ai kujtoi edhe miqësinë me Enver Hoxhën dhe sidomos hobin e këtij të fundit për librat e letërsisë franceze. Ndërkaq,shton Hoxha, u deshën ato pak momente për të marrë vesh edhe fillin e miqësisë së Miliezit me udhëheqësit tanë dhe popullin shqiptar. Ai kishte qënë kreu i shërbimit shëndetësor të ushtrisë franceze qysh në kohën e Degolit dhe qysh nga ajo kohë çmonte traditat dhe folklorin e shqiptarëve. Më tej lidhjet me Enverin kishin ardhur natyrshëm, deri sa një ditë mjeku me emër do të bëhej edhe kryetari i shoqatës së miqësisë Francë Shqipëri. Polmiliezi dhe dhëndërri i tij,mjeku kardiolog, Giz, ishin dy nga mjekët më të besuar për udhëheqësit komunist shqiptar. Vetëm pak muaj më parë ata kishin bërë një ndërhyrje kirurgjikale te Hysni Kapua dhe ky i fundit kishte mbetur mjaft i kënaqur nga shërbimi dhe ekspertiza e tyre.