e enjte, qershor 08, 2006

Instalimi i radiondërlidhjes sekrete




Enveri e Mehmeti, kontroll bisedave të vartësve në Bllok


Kujtim Boriçi

Ekskluzive/ Ibrahim Shametaj, ish-kryeinxhinier për 12 vjet në Ministrinë e Mbrojtjes, vazhdon të tregojë për detaje interesante rreth instalimit të radiondërlidhjes së fshehtë në zyrat e banesat e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut e drejtuesve të tjerë të lartë të shtetit, me anë të të cilave jo vetëm kishin komoditetin e bisedave me abonentët që dëshironin, por edhe mundësinë e kontrollit e përzgjedhjes së bisedave të vartësve të tyre.Në vazhdim do të lexoni:-Misteret e radiotrasmetuese së gjetur në zonën e Divjakës tre muaj paar se të zbarkonte banda e xhevdet Mustafës.-Si verifikoi Shametaj dhe kolegu i tij këtë aparaturë dhe relacioni që përgatitën për eprorët.-Nga mori dijeni Enver Hoxha shumë kohë më parë për ardhjene bandës së Xhevdet Mustafës dhe pse ai drejtoi vetë këtë operacion duke anashkaluar titullarët e rendit e të mbrojtjes.Situata në strukturat e mbrojtjes, por edhe në sektorët më të rëndësishëm të jetës në vend, veçanërisht pas daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës në vitin 1968 e në vazhdim, krahas strukturave legale shtetërore të informimit, njihej e mbahej nën kontroll dhe nëpërmjet një ndërlidhjeje sekrete që Enveri e Mehmet Shehu kontrollonin e vëzhgonin vartësit, praktikë që nuk dihej e nuk u mësua nga këta të fundit. Këtë fakt e konfirmon për gazetën Ibrahim Shametaj, ish-kryeinxhinier i ndërlidhjes për 12 vjet në Ministrinë e Mbrojtjes, njëkohësisht një nga personat e instalimit të aparaturave dhe përgjegjës për gatishmërinë e funksionimin e tyre. “Kjo praktikë, zyrtarisht u aplikua për të rritur nivelin e gatishmërisë dhe sigurisë së radiondërlidhjes që i sigurohej komandantit të përgjithshëm, Enver Hoxha, kryeministrit Mehmet Shehu, ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Petrit Dume dhe më vonë atyre që i zëvendësuan të lartpërmendurit”, - tregon për gazetën Shametaj.Viti 1960, instalimi për herë të parë i ndërlidhjes sekretePër ndërlidhje të zakonshme, në situata të zakonshme në strukturat e mbrojtjes dhe në praktikën e ndërlidhjes së udhëheqësve të shtetit, sipas Shametajt, përdorej ndërlidhja legale, por në fillimet e viteve 1960, u urdhërua instalimi i një ndërlidhjeje të veçantë që përdorej vetëm në raste të jashtëzakonshme (kur nuk funksiononin apo defektoheshin të gjitha kanalet legale të ndërlidhjes), ose vetë krerët e shtetit kërkonin të përdornin ndërlidhjen e sofistikuar. Sipas dokumenteve zyrtare që njihen dekada më pas e sipas specialistëve që porositën, përgatitën e instaluan këtë ndërlidhje, viti 1960 shënon instalimin e parë të kësaj ndërlidhjeje, që me kalimin e viteve, në mënyrë të fshehtë, përmirësohej me aparaturat më të sofistikuara të kohës. Lidhur me këtë fakt, Shametaj kujton: ”Për këtë qëllim, në vitet 1960, u pajisën dhe mbaheshin në gatishmëri të lartë pesë autovetura të tipit UAZ, me lëvizshmëri të lartë dhe me radioaparaturat më të mira të mundshme të kohës. Këto viheshin në dispozicion të tyre (Enverit, Mehmetit, Hysniut, Beqir Ballukut e Petrit Dumes), me urdhër të veçantë dhe shoqëronin ata në çdo lëvizje e në çdo kohë. Këto radioaparatura ndërroheshin vazhdimisht me radiostacione më të mira të importuara fillimisht nga Bashkimi Sovjetik, pastaj nga Kina dhe pas viteve 1970 me radiostacione TIG-90 e URC-100 prodhim perëndimor. Me këtë tip radiostacioni Enver Hoxha ka bërë disa prova, përfshirë së fundi dhe drejtimin e operacionit për asgjësimin e bandës së Xhevdet Mustafës!”.Si u siguruan aparaturat sekrete të udhëheqjes për përgjiminPër Enverin, Mehmetin e drejtuesit më të lartë të shtetit, krahas punës për instalimin e radiondërlidhjes sekrete, të ngarkuarit me këtë mision delikat kishin detyrë gjithashtu që të siguronin jo vetëm rritjen e cilësisë, stabilitetit, por edhe minimizimin e efektit përgjues, që nga instalimet e aparaturave të para, ndërlidhja radiorele e deri tek aparaturat më të sofistikuara më vonë. “Për këtë qëllim, drejtuesve më të lartë të shtetit u viheshin në dispozicion për komunikim kanalet e dyta, që realizonin transformimin e bisedës së thjeshtë , në spektër më të vështirë për t’u përgjuar”, - shton më tej Shametaj.Si instaluam aparaturat sekrete të Enverit e MehmetitPër futjen në sistemin e ndërlidhjes të shtojcave dhe aparaturave të sekretimit të udhëheqjes, kujton specialisti Shametaj, përpjekjet e para nisën që në vitin 1958 me sjelljen e tyre nga Bashkimi Sovjetik. “Por këto përpjekje, së fundi, u materializuan plotësisht dhe në parametrat më optimalë për kohën, me sjelljen e tyre në vitin 1975 nga Republika e Kinës”, - shton Shametaj. Sipas dokumenteve që ruhen në arkivën e Ministrisë së Mbrojtjes, në verën e vitit 1975 u sollën 50 aparate telefonike speciale që siguronin sekretimin e bisedimeve telefonike dhe u urdhërua instalimi i tyre tek udhëheqja. “Në muajt gusht-shtator të vitit 1975 këta telefona u instaluan në zyrat dhe shtëpitë e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Adil Çarçanit, Hysni Kapos e pak personave të tjerë”, - shton Shametaj. Sipas konfirmimit të specialistëve, me përdorimin e aparateve të sekretimit të bisedimeve, kanaleve radiorele dhe centraleve automatike sekrete, u arrit një nivel i lartë gatishmërie e kontrolli si dhe siguri e sekretshmërisë së bisedimeve të udhëheqjes së lartë..Qendrat sekrete në Bllokun e udhëheqjes..Për të rritur më tej cilësinë, gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë e ndërlidhjes së udhëheqjes së kohës , specialisti Ibrahim Shametaj konfirmon se me një urdhër të veçantë u ndërtuan dy qendra ndërlidhje të tunelizuara në bllokun e udhëheqjes. “Njëra prej tyre u instalua pranë ndërtesës së Enver Hoxhës, ndërsa tjetra pranë banesës së kryeministrit Mehmet Shehu që ishte njëkohësisht edhe ministër i Mbrojtjes”, - tregon Shametaj. Sipas tij, nga këto dy qendra u sigurohej ndërlidhje e shpejtë me të gjithë abonentët që dëshironin, njëkohësisht të përzgjidhni bisedat e abonentëve që donin të dëgjonin apo kontrollonin..Për ndërlidhjen e Enverit, Mehmetit e udhëheqësve të tjerë, sipas konfirmimeve për gazetën, përgjegjësia direkte ishte e shefit të degës së radios G. Palushi, e shefit të degës teknike I. Shametaj. Njëkohësisht, në këtë detyrë të vështirë e tepër specifike, sipas dokumenteve të kohës, ishin përzgjedhur nga specialistët e ushtarakët më të besuar si S. Begtashi, Dh. Meçe, A. Lame, G. Jashari, M. Bërdufi etj..(Vijon)