e diel, mars 12, 2006

Historia e një diktatori që tronditi rajonin




Kush ishte “arkitekti” i 5 luftërave në Ballkan ?

Ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviçi shkaktoi pesë luftra në dhjetë vjet në Ballkanin e vogël, por gjithnjë të trazuar. Ai akuzohet për vdekjet e qindra mijë vetëve në Kroaci, Bosnje e Kosovë, të kryera me urdhrat apo me dijeninë e tij, ndërsa përpiqej të realizonte ëndrrën e tij për krijimin e Serbisë së Madhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet ’90. Kjo i kushtoi shumë shtrenjtë Ballkanit, që humbi qindra mijëra vetë dhe përjetoi dhjetëra masakra gjatë
luftërave të ideuara nga Millosheviçi.

Jeta

Djalë i një teologu ortodoks nga Mali i Zi, Sllobodan Millosheviç lindi më 20 gusht të vitit 1941 në Pozarevac, në lindje të Serbisë. Me profesion jurist, ai i ngjiti pak nga pak shkallët e nomenklaturës për të arritur në vitin 1986 në postin e kryetarit të Partisë Komuniste të Serbisë.
Duke përfituar nga dobësimi i pushtetit federal, ai filloi një kryqëzatë të vërtetë për bashkimin e të gjithë serbëve. Në vitin 1989, duke u paraqitur si mbrojtës i pakicës serbe të Kosovës, ai u përpoq të hiqte autonominë që i kishte dhënë Titoja kësaj krahine të banuar kryesisht nga shqiptarë. Në vitin 1990, Sllobodan Millosheviçi u zgjodh president i Serbisë duke përdorur njëkohësisht manifestimet popullore dhe manovrat politike.DiktatiKundërshtimi ndaj demokratizimit të sistemit në Serbi, i solli humbjen e mbështetjes së shumë intelektualëve, të cilët e akuzuan për autoritarizëm dhe për dritëshkurtësi pikëpamjesh. Edhe pse kundërshtimi ndaj tij ishte në rritje, Sllobodan Millosheviçi arriti të shkëmbente postin e presidentit të Serbisë me atë të presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, RFJ, Serbi dhe Mali i Zi. I mbështetur nga ushtria dhe policia, ai formoi në fillim të vitit 1998 një koalicion me ultranacionalistët dhe e ashpërsoi regjimin e tij.LuftratLuftrat në Kroaci, Bosnjë e Kosovë tronditën rëndë Ballkanin në dhjetë vitet në vazhdim. Pasi Kroacia shpalli pavarësinë, minoriteti serb, që kishte shpallur autonominë në Krajinë, kërkoi ndihmën e Millosheviçit për “t’u mbrojtur”. Në dhjetor të vitit 1991, ushtria jugosllave dhe separatistët serbë sulmuan territorin kroat dhe morën nën kontroll disa pjesë të tij, përfshi këtu Krajinën dhe Sllavoninë perëndimore. Rreth 20 mijë vetë u vranë dhe 400 000 të tjerë mbetën pa strehë, ndërsa situata u vështirësua dotë pas dite deri në përfundim të luftës dhe pranimin e pavarësisë së Kroacisë. Një vit më pas, Bosnja shpalli pavarësinë nëpërmjet një referendumi, gjë që u pasua nga shpërthimi i dhunës në të gjithë republikën. Millosheviç premtoi se do të mbronte serbët nga i ashtuquajturi “genocidi kroat” dhe “fondamentalizmi islamik”. Në tre vitet që pasuan në territorin boshnjak u kryen masakrat dhe mizoritë më të mëdha në Europën e pasluftës së dytë botërore.KosovaPolitika e represionit të përgjakshëm që ai ndoqi në Kosovë shkaktoi një luftë tjetër në këtë provincën e vogël ballkanike. Në vitin 1998 trupat e tij hynë dhunshëm në Kosovë për të vendosur nën kontroll pushtetin e Millosheviçit, Dhjetëra masakra u kryen, qindra vetë u vranë, ndërsa një lëvizje e re për çlirim, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nisi të përballej me forcat serbe për të ndalur represionin. Në një situatë të tillë, NATO vendosi të ndërmarrë operacione ajrore në Jugosllavi për të ndaluar fushatën e përgjakshme të Millosheviçit. Operacioni që nisi më 24 mars solli për pasojë fundin e përballjes mes forcave serbe dhe atyre shqiptare, ndërsa Millosheviç u detyrua të nënshkruajë marrëveshjen për t’i represionit. Lideri u rrëzua nga pushteti pas një kryengritjeje popullore të zhvilluar më 5 tetor të vitit 2000. Më 1 prill të vitit 2001, u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën e Hagës, ku më pas do të përballej me gjyqin për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.VetëvrasjetIsh-lideri jugosllav, i pari kryetar shteti që u dërgua në gjyq për krime lufte, kishte një histori vetëvrasjesh dhe çrregullimesh nervore në familjen e tij. Të dy prindërit e Millosheviçit janë vetëvrarë në gjendje depresive shumë të rënda. Babai, Svetozar Millosheviç, u vetëvra kur ai ishte në shkollë të mesme, ndërsa nëna e tij, Stanislava vari veten dhjetë vjet më pas. Megjithatë, pavarësisht të gjitha qëndrimeve të tij, Millosheviç nuk kishte aspak ndër mend një vetëvrasje. Avokatët e tij në Gjykatën e Hagës thonë se ai ishte i sigurt se donte të jetonte ende dhe se nuk donte të vetëvritej, edhe pse pas disa muajsh e priste vendimi më i rëndësishëm i kësaj gjykate në lidhje me akuzat që rëndonin mbi të. Frika e helmimitMillosheviç i frikësohej tentativave të helmimit në qelinë e tij në Hagë. Këtë e bëri të ditur avokati i tij, Zdenko Tomanoviç, i cili tha se “Millosheviç i kishte treguar ditët e fundit se mund të helmohej në burg”.
Millosheviç vdes në qelinë e Hagës para fundit të gjyqitSllobodan Millosheviç vdes në Hagë pak muaj para fundit të gjyqit kundër tij për krime lufte në Ballkan. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e Gjykatës së Hagës, që njoftuan se ish-presidenti jugosllav u gjend i vdekur rreth orës 10 të mëngjesit, gjatë një kontrolli rutinë në qelinë e tij në Sheveningen. Gjykata ka urdhëruar një hetim për vdekjen e tij, ndërsa shumë shpejt do të kryhet edhe autopsia si dhe një ekzaminim toksikologjik i ish-presidentit. Autoritetet njoftuan se vdekja u shkaktua nga problemet kardiake, nga të cilat ai vuante prej kohësh, por familja e tij akuzoi Gjykatën e Hagës se nuk kishte penguar kurimin e tij, duke shkaktuar kështu vdekjen e Millosheviçit. Vdekja e papritur ka shkaktuar reagime të shumta në arenën ndërkombëtare, ndërsa shumë prej tyre ishin mesazhe keqardhjeje që Millosheviç nuk e mori dot dënimin e merituar.ReagimetMinistri i Jashtëm francez, Philippe Douste-Blazy u tha gazetarëve se Millosheviç vdiq për shkaqe natyrale. “Tani më shkon mendja te ata mijëra burra, gra dhe fëmijë që vuajtën nga spastrimi etnik, të ideuar dhe të planifikuar nga Millosheviçi”, - tha ai nga Salzburgu, ku ndodhet për një takim të Ministrave të Jashtëm të BE-së. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer tha se “është shumë keq që për familjet e viktimave të luftërave në Ballkan, nuk do të mund të vihet në vend drejtësia”. Ndërkohë, në Serbi presidenti Boris Tadiç dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica, kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për vdekjen e ish-liderit dhe kanë bërë thirrje që përpara kësaj vdekjeje, serbët të lënë mënjanë ndasitë politike. Ndërsa radikalët mes politikanëve, kanë kërkuar që OKB-ja të ndërpresë aktivitetin e Gjykatës së Hagës dhe Beogradi të ndërpresë bashkëpunimin me të. Këtë e ka bërë të ditur Vladimir Krsljanin, këshilltar i ish-liderit dhe drejtues i shoqatës përkrahëse të Millosheviçit, “Sloboda”.DyshimetAgjencitë e huaja të lajmeve bënë publike dyshimet për një vetëvrasje të mundshme të ish-liderit jugosllav. Ndërkohë, familja e tij akuzoi Gjykatën e Hagës për vdekjen e tij. Por një zyrtare e Gjykatës, tha se nuk mund të komentohet asgjë lidhur me vdekjen deri në momentin e kryerjes së autopsisë që do të shpjegonte shumë. “Megjithatë, nuk kemi asnjë të dhënë që tregon se bëhet fjalë për vetëvrasje. Ai u gjet i vdekur në krevatin e tij, Nuk kishte shenja të tjera të dallueshme në dhomë që të bënin të mendoje për një vetëvrasje të mundshme”, - tha ajo. Me pamje të zbehtë dhe me vështrim të përhumbur, Millosheviç, i dërguar në Hagë në vitin 2001, kishte thënë vazhdimisht se gjendja e tij po keqësohej. Ai i kërkoi madje Gjykatës së Hagës të shkonte në Rusi për kurim, aty ku ndodhet edhe familja e tij, por autoritetet vendosën të mos lejojnë largimin e tij nga Sheveningeni.AkuzatMillosheviç ishte i dyshuari më i rëndësishëm për krime lufte në Gjykatën e Hagës, që ende është në kërkim të dorëzimit pranë saj të gjashtë të dyshuarve të tjerë mes të cilëve, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç. Ndaj tij ishin ngritur 66 akuza për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konflikteve të përgjakshme në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë, në momentin e shpërbërjes së Federatës Jugosllave. Mes këtyre akuzave, ishte edhe përfshirja në rrethimin e Sarajevës dhe masakra e 8 000 myslimanëve në Srebrenicë, më e madhja në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Gjyqit të tij i duheshin edhe disa muaj për t’u përmbyllur, në mënyrë që të jepej dënimi. Gjykatësit vazhdimisht kishin kërkuar më shumë kohë, por shumë juristë tani e konsiderojnë të papërshtatshme shtyrjen e procedurave për Millosheviçin, që solli për pasojë vonimin e verdiktit. 0.2