Urdhri i Mehmetit: “Rezistenca e fortifikimit të provohet me qenie të gjalla”
Kujtim Boriçi
Megjithëse ishin ngarkuar për zbatimin e detyrës kuadrot ushtarakë më të përgatitur të vendit, sipas dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, Mehmet Shehu, kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes njëkohësisht, ishte jo vetëm ideuesi kryesor i “mbjelljes” së të gjithë territorit të vendit me qendra zjarri e fortifikata të betonta, por ishte njëkohësisht edhe drejtuesi kryesor i zbatimit në praktikë të kësaj detyre të vështirë. Detyra e venë nga Mehmeti që në fillim ishte: ”I gjithë vendi do të bëhet pëllëmbë e qendër zjarri, ndërsa qëndrueshmëria e çdo elementi të fortifikimit për sigurinë e njeriut, do të provohet me qenie të gjalla të strehuara në to, përballë zjarrit të fuqishëm të artilerisë si në një situatë të vërtetë lufte!”Fortifikimi, kjo punë kolosale dhe e stërmundimshme, sipas ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj, nuk ishte diçka e bërë dhe e lënë në harresë ose u bë një fortifikim pa e ditur se çfarë rezistence mund të kishte në një veprim luftarak. Prandaj, shton ai, u bënë disa eksperimentime praktike me të gjitha llojet e kalibrave të artilerisë sonë që nga topat me qitje direkte nga 85 m/m deri 152 m/m për topat dhe nga 120 deri 160 m/m për mortajat, po kështu dhe me goditje bombardimi të aviacionit. Sipas ish-shefit të Shtatmadhorisë, eksperimentimet e njëpasnjëshme kanë treguar se ky fortifikim e justifikonte veten për qëllimin e përgatitur. Sipas hartuesve e të drejtuesve të mbrojtjes së fortifikuar të vendit, eksperimentimet për qëndrueshmërinë e elementëve të fortifikimit janë bërë disa herë në vende të ndryshme, në rajone të caktuara, me grup qendra zjarri, me të gjitha llojet e armëve dhe zjarrit. Pas eksperimentimit të parë në drejtimin e bregdetit, eksperimentimi i dytë është bërë në grykën e Mezhgoranit. Në të gjitha këto eksperimente, tregon Llakaj, një prej protagonistëve të fortifikimit të vendit, Mehmet Shehu, ka marrë pjesë direkt. Fortifikimet që u ndërtuan, sipas specialistëve, ishin të shumëllojshme; mbitokësore, nëntokësore dhe nënujoreProva, kafshë në qendra zjarri përballë breshërivesë artilerisë Eksperimentimi më i fuqishëm për verifikimin e qëndrueshmërisë së fortifikimit, ishte ai që u bë në Bajgaja të Delvinës. Sasia e zjarri që u vendos ishte në një territor togë-kompani, pra një sasi prej 30-57 qendra zjarri. Sasia e artilerisë që u vu përballë tyre si gryka zjarri, ishte aq shumë e madhe, sa vështirë se mund të ndodhë në një situatë praktike në luftën reale. Pra, u vunë aq sa edhe nga studimet e artit ushtarak botërore të luftërave të bëra deri tani vështirë se mund të gjëje një krahasim. Përballë tyre artilierët nuk kishin asnjë lloj prekupacioni apo emocioni se mund të pësojë ndonjë goditje nga kundërshtari, që e kanë më të vështirë goditjen e drejtpërdrejtë të qendrave të zjarrit. Në këto qendra zjarri ishin marrë masa dhe ishin vendosur shumë gjëra të gjalla si dhi, mace, qen, lepuj etj. Zjarri i artilerisë ishte maksimalisht dhe i drejtpërdrejtë, por dëmet që solli ishte aq i paktë, sa nuk mund ta llogaritësh. E gjithë ajo sasi çeliku që u hodh nga të gjitha kalibrat solli si rezultat vetëm ngordhjen e një lepuri. Në eksperimentimin e këtij fortifikimi ishin të pranishëm shumë personalitete të politikës, shkencës dhe ushtarakë. Këtë eksperimentim e udhëhiqte Mehmet Shehu, ndërkohë që ishte i pranishëm edhe Hysni Kapo. Për ta realizuar këtë detyrë u deshën plot 15 ditë. Meritë të veçantë në projektimin e realizimin cilësor të vendit kanë projektuesit, inxhinierët, konstruktorët dhe udhëheqësit e tyre si Mendu Backa, Alfred Moisiu, Abedin Galanzhi, Sul Domi etj. Tregon Veli LlakajPër të qenë ditën e stërvitjes treguese në Sarandë, tregon Llakaj, u nisëm një ditë më parë nga Tirana, bashkë me Llambi Gegpriftin dhe Tahir Minxhozin. Por për drekë u kthyem në Krahës të Tepelenës te vëllai im, Ramadani. Ai na priste se ishte lajmëruar një ditë më parë. Pritja ishte si në fshat, pra mish e raki. Nurija, ime kunatë, shton Llakaj, na kishte therur dy gjela deti; jo se nuk na dilte njëri, por si për zakonet tona për nderin e dy miqve, pra të Llambit e të Tahirit. Mbasi qëndruam pak dhe erdhi dreka fshatçe, filloi dhe muhabeti e rakia. Aty na doli se vëllai im që kishte qenë në vitin 1954 në Peshkopi traktorist, të njihej prej shumë kohësh nga Tahiri e na dolën miq e shkuar miqve. Filloi dollia si nga fshati, ndonëse ne ishim për rrugë. Për më tepër, sa të shkonim në mbrëmje, Mehmeti e Hysniu që kishin tri dit andej, kishin dalë edhe për gjah, do të na thërrisnin e do të konstatonim se ne kutërbonim alkool. Aty nga ora 18.00 mbërritëm në Sarandë dhe zumë vende për të fjetur, pasi rruga, por më shumë rakia e kishin bërë punën e tyre.......................................................... Thamë të pinim një kafe, por na lajmërojnë se na kërkonin në të ashtuquajturën shtëpi e partisë, ku ishin shokët e udhëheqës. Ramë ngushtë, të shkonim, por ishim të pirë. Atëherë Llambi më bënë një propozim interesant jo nga vetja, por nga rakia: ”Veli më thotë, po si do t’i takojmë se vijmë era raki apo ta provojmë një herë duke fryrë kundër njëri-tjetrit!“. Kështu bëmë, po si të diktonim njëri-tjetrin për pije, kur të dy ishim njëlloj. Shkuam te shtëpia e pritjes, por nuk u afruam. Shoku Hysni na fton të afrohemi se kishte rënë shi dhe të ngroheshim nga pak. Po ku të afroheshim, vinte era raki e qëndruam larg me siklet. Të nesërmen Tahiri, si me shaka, ia thotë shokut Hysni këtë mesele dhe ajo na ngeli si histori. Ushtarakë të huaj për fortifikimin shqiptarNë atë kohë, sipas Llakajt, u bë një fortifikim bashkëkohor, tepër aktiv dhe i pazëvendësueshëm. Sipas tij, nën tokë u ndërtuan vendkomandat e Këshillit të Mbrojtjes jo pak por tri të tilla. Vendkomanda të Këshillit të Ministrave po tre, vendkomanda të Shtabit të Përgjithshëm tre të tjera. Të gjitha këto ishin të gatshme në çdo kohë me të gjitha komoditetet e nevojshme për mbrojtje, jetesë e punë. Atje ishin në gatishmëri në çdo kohë të gjitha rezervat e ushqimit e të veshmbathjes, të domosdoshme për përballimin e situatave luftarake. Vendet e fjetjes ishin të shtruara me krevat, dyshek batanije, çarçaf, kanë uji, telefon etj. Për këtë fortifikim, shton ai, nuk po flasim neve (specialistë e drejtuesit e kohës), por kanë folur, po flasin dhe do të flasin të tjerët. Veli Llakaj, ish-ushtaraku më i lartë i vendit në periudhën 1974-1982, është ndër partizanët e parë të kësaj mbrojtjeje. Për këtë ai shton dhe pohimin e shefit të Shtabit të ushtrisë turke gjatë vizitës në bazën ushtarake detare të Shëngjinit e Gjadrit (të fortifikuara): “Fortifikim modern, i ndërtuar me seriozitet, bashkëkohor, u ndritë mendja dhe u lumshin duart atyre që e kanë ndërtuar, ruajeni me ligj”. Nesër do të lexoni:-Marrëdhëniet 8-vjeçare të Llakajt, si shef i Shtatmadhorisë së ushtrisë me komandantin e përgjithshëm, Enver Hoxha.-Si u lidh Enver Hoxha nga zyra me telefon me ushtarin e ishullit të Sazanit dhe ç’bisedoi me të. -Prezenca dhe “hija” e Hysni Kapos mes Enverit dhe drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes.

<< Home