Virusi ‘’Xhuveleria’’po behet gjithnjë e me i rrezikshëm
Virusi ‘’Xhuveleria’’po behet gjithnjë e me i rrezikshëm
Ne fillim te formimit te qeverise pas zgjedhjeve te 3 korrikut te kryesuar nga zoti Sali Berisha krijoj jo pak polemika sëmundja ‘’Xhuveleria’’. Ajo u komentua gjere e gjate nga mediat e varura dhe te pavarura nga politikanet e te gjitha krahëve dhe nga opinioni publik si kurvëri ne politike apo e thënë ndryshe ne gjuhe te moderuar ‘’Xhuveleria’’.Ky fenomen apo virus ne politik erdhi si rezultat i tradhtisë se votës se elektoratit te vet te Partisë Ambientaliste te kryesuar nga Zoti Lufter Xhuveli qe beri një lëvizje 360 grade ne pjesëmarrjen politike duke kaluar ne krahun qe deri dje vet me gojën e vet ka hedhur balte kundër Partisë Demokratike dhe vet Sali Berishes aq shume sa dhe vete Partia Demokratike ka hedhur kundër tij dhe qeverise socialiste duke e akuzuar Xhuvelin per hajdut korrupsion dhe monopole kur ishte ministër Bujqësie. Mirëpo çudia ndodhi qe vete Xhuveli i shumëpërfolur si hajdut i tenderëve te fituara nga njerëzit e tij te ngushte dhe një parti qe nuk kishte me shume 30 veta elektorat, fal mbështetjes se elektoratit te Partisë Socialiste xhuvele na u be me deputet ne kete legjislature te pas 3 korrikut. Xhuvelit ju shtua pesha politike me deputete qe i dhuroj PS duke ditur qe xhuveli per nje post ministror gënjehet lehte mbasi është mësuar këto vitet e fundit duke lëpirë nga një kockë Tani ai është ne qeveri dhe pak a shume u shua gjithë ajo jehone kurvërie ne politike qe ne darke fle i majte ne mëngjes gdhihesh i djathte dhe për me tepër te drejtosh ne qeverinë e te djathtëve duke mbajtur poste ministror gjë e cila bene vaki vetëm ne Shqipëri si shume çudira te tjera qe kane ndodhure ne këtë vende. Mirëpo problemi është me i gjere se sa kaq sepse nuk është se pse kaloj një xhuvele ku ngatërroj portat ne fushën e lojës por halli është se ai infektoje gjithë pôlitiken ku shembullin e tij tani ne një mënyrë pak me te moderuar por gjithsesi virusi është ai i xhuvelerise por me emër tjetër te quajtur LSI ose Lëvizja Socialiste Imorale. LSI e drejtuar nga Ilir Meta u krijua si rezultat i luftës se brendshme imorale ne gjirin e partisë socialiste kur ishte ne pushtet dhe qe drejtohej nga Fatos Nano. Nga prishja e pazareve qe beri Ilir Meta me Nanon Co e detyroje atë te krijoj lëvizjen socialiste imorale ose shkurte(LSI). Kjo lëvizje qe përpara zgjedhjeve ishte vetëshpallur si forca kryesore qe do te fitonte pushtetin pas zgjedhjeve mori vetëm votat e atyre qe ishin te pakënaqur nga Fatos Nano dhe na doli ne vendin atu para fundit duke u justifikuar me manipulimet apo megadushkun siç i pëlqen atij te justifikohet ne pafytyrësinë dhe amoralitetin e politikes se dështuar qe po ndjek. U betua se do ta rrezonte para kohe qeverinë e Fatos Nanos, u betua se do te dilte forca kryesore qe do te drejtonte qeverinë pas 3 Korrikur, u betua se nuk do te bashkëpunonte asnjëherë me Sali Berishen e plot e plote premtime e betime qe jo vetëm nuk realizoje asnjë prej tyre por përkundrazi beri te kundërta e atyre qe premtonte dhe premton, pra ky është dhe morali i politikes se tij qe përkthehet na imoralitet për ata qe e njohën se kush është Ilir Meta de fakto. Mbështetja qe i beri Ilir Meta ne Kuvende votës pro për disa amendamente ne KLD nuk është thjeshte se Iliri ka dëshirë te luftohet krimi apo konflikti i interesave ne këtë institucion nuk është se Iliri Co është i ndërgjegjshëm se duhej votuar për hire ndryshimeve e reformave ne drejtësi por është diku tjetër ku Iliri do te tregohet opozite brenda opozitës dhe qe te përfitoj nga situata e mardhenieve pozite opozite qe për momentin janë teje te acaruara për te kapur postin e presidentit vitin e ardhshëm mbasi doli i zhgënjyer nga 3 korriku për te krijuar poste e karrierë për te vjedhur e mbushur xhepat si ka bere gjate qeverisjes se tij kur ishte Kryeministër ne qeverisjen Socialiste. Pra virusi xhuveleria tani i shtohet edhe virusi lëvizja socialiste imorale(LSI) qe te dyja mbajnë ne këmbe pafytyrësinë dhe amoralitetin e politikes qe çdo dite e me shume pasojat e kësaj politike i ndjen me shume se kush populli njerëzit te cilët gënjehen nga premtimet boshe te politikanëve ne fushatat zgjedhore legjislative. Prapaskenat qe luan Ilir Meta me mashtrime me bashkëpunime te fshehta amorale me pozitën jo vetëm e kane çuar ne zero edhe ate pak reputacion qe krijoj si rezultat i luftës se tij brenda llojit kundër Fatos Nanos por ne te njëjtën kohe edhe ato pak vota qe mori ne 3 korrik nuk i ka me mbështetës sepse dyfytyrësia qe ai tregon ne jetën politike i ka lënë te zhgënjyer dhe te habitur ata pak votues qe kane votuar për te. Lind pyetja deri dje Ilir Meta ka përdorur luftën ndaj kundërshtarit te tij Fatos Nanos PS nga ku ai lindi vet ne politik, për te fituar kredo ndershmërie apo reputacion si drejtues i një partie qe prezantohet shpesh neper kamerat televizive dhe ku i jep rëndësi te pamerituar vetes se tij, po tani qe është larguar Fatosi me cilin argument do ti prezantohet elektoratit te tij për te marre ndonjë karrige për te bere karrierë ne zgjedhjet e ardhshme lokale, me tradhtinë! me bashkëpunimin! apo me dyfytyrësinë?!
Engjëll Shehu
http://engjellshehu.blogspot.com/
http://gjuhashqipe://blogspot.com
http://geocities.com/albsit
http://tanmarket.com/php
<< Home