e mërkurë, mars 01, 2006

Kinezët refuzojnë ndihmat ushtarake për Shqipërinë


Kujtim Boriçi


Llakaj dhe delegacioni shqiptar, përballë provokimeve kinezePërplasjet mes dy delegacioneve ushtarakeKrisja e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kinës, që dha rezultatet e para të dukshme në vizitën e delegacionit shtetëror shqiptar të kryesuar nga nënkryeministri Adil Çarçani, ku kërkesat ekonomike u plotësuan vetëm 5-7 për qind, do të thelloheshin më tej dhe në vizitën e gjatë që u “detyrua“ të bëjë në Pekin në vitin 1975 delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes, kryesuar nga Veli Llakaj, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe zëvendësi i parë i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Siç pohon për gazetën Llakaj, edhe pas disa pushimeve apo shëtitjeve të detyruara, nuk do të vononin dhe përplasjet e delegacioneve që gjatë fazës së përgatitjes për nënshkrim të marrëveshjes. Dhe pas kërkesës së palës kineze për kohë konsultimi rreth kërkesave tona, kohë në të cilën ne shëtitëm në shumë vende të shtetit qindramilionësh dhe në bisedimet e radhës nuk ram dakord, por patëm edhe fërkime të shumta“, -kujton Llakaj. Sipas tyre, shton më tej ai, ne kërkonim aq shumë teknikë, materiale e industri ushtarake, sa nuk kishim vend ku t’i “përqendronim”, apo ku t’i çonim. Në takimin e radhës, sipas kryetarit të delegacionit ushtarak shqiptar, ndërhynë Jan Ce Vuja, duke bërë një përshkrim, duke renditur se sa kishim marrë nga Kina, deri dhe sa kishte përdorur Kina në luftën e Vietnamit kundër amerikanëve. Në këtë të fundit, kreu i delegacionit kinez, Jan Ce Vuja, nuk mungoi të evidentonte faktin e njohurive të sakta, pasi kishte qenë komandant armate në atë luftë. “Atëherë ne pamë se po na dilnin parashikimet; kinezët nuk donin të na përgjigjeshin, por edhe po e humbitnim durimin, menduan që do të përfundonim si me delegacionin ekonomik që kryesoi Adili“, - shton Llakaj. Në këto kushte, delegacioni shqiptar ra dakord që të shtyhen përsëri bisedimet, në mënyrë që shokët kinezë të bindeshin mbi kërkesat e palës shqiptare. “I mblodha shokët të gjithë, duke u thënë të mos tërhiqen nga kërkesat që kishim fiksuar, pa miratim nga lart, nga Tirana“, - kujton Llakaj. Pas kalimit të disa orëve të natës që ishte para, “korrieri” niset urgjent të nesërmen për Tiranë për të informuar në detaje situatën dhe për të marrë udhëzime për më tej. Llakaj: “U detyrova të nis shumicën e delegacionit në Shqipëri“Kinezët pas 5 ditësh kërkuan përsëri një takim bisedimi me delegacionin që ishte i autorizuar për të nënshkruar marrëveshjen. Po atë ditë, siç kujton kryetari i delegacionit ushtarak shqiptar, Llakaj, vinin edhe udhëzimet e „korrierit“ nga Tirana. Sigurisht, e kisha të qartë, shton Llakaj, që Mehmet Shehu, të cilit i dorëzonte materialet e merrte porositë, “korrieri“ ynë, për problemet, përplasjet dhe ecurinë e bisedimeve të delegacioneve ushtarake, konsultohej me Enver Hoxhën. Nga udhëtimi i radhës, “korrieri“ u vjen në kohë nga Shqipëria, pas afatit 5-ditor, ushtarakëve shqiptarë në Pekin, me udhëzime tepër të sakta. “Materialet që më dërgonte Mehmeti ishin shumë kuptimplota. Ato ishin aq precize, sa nuk kishe fare nevojë të mendoje për asgjë përveç se t’i lexoje rrjedhshëm“, - tregon Llakaj. Sipas thënieve të kreut të delegacionit ushtarak dhe arkivës së kohës, porosia e momentit nga Tirana ishte: “U thuaj kinezëve se po nuk lëvizën nga pozicioni, unë jam i detyruar që delegacioni të largohet për në Shqipëri dhe unë (Llakaj) me 6-7 shokë do të qëndrojmë këtu deri në përfundim të marrëveshjes, prandaj, ju lutemi, mos na e merrni për presion, nesër shokët tanë largohen!“Kështu u bë. Veliu me 6 veta rri në Pekin, ndërsa të gjithë pjesëtarët e tjerë të delegacionit nisen për në Shqipëri. “Pas dy ditësh Mehmeti me thoshte prano të nënshkruash marrëveshjen, duke u argumentuar kinezëve kështu e kam porosinë nga KQP-ja dhe qeveria ime në Tiranë!“ - shton Llakaj. Njëkohësisht Mehmeti i shkruante Llakajt atë ditës dhe përgjigjet që duhet të jepte si gjatë ashtu dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, të cilat mund t’i bënin kinezët si provokim apo për të testuar palën shqiptare. Sipas Llakajt, me shkrimin e Mehmetit jepeshin shumë pyetje të mundshme që mund të bëheshin nga kinezët, si dhe përgjigjet që ai do të jepte për secilën. Një provokim i ministrit të Mbrojtjes së KinësNë nënshkrimin e marrëveshjes mes dy delegacioneve, konfirmon Llakaj, kreu i delegacionit shqiptar kishte ardhur dhe ministri i Mbrojtjes Popullore të Kinës, mareshali Jen Ce Ni. Midis të tjerave, kujton Llakaj, ai i drejtohet: ”Ju, po plasi lufta, do të luftoni jo të izoluar, por bashkë me popujt e Ballkanit”. Ishte ky një provokacion i rëndë, i qëllimshëm për shqiptarët, provokacion që e detyron menjëherë Veli Llakajn të reagojë: ”Për cilët popuj e keni fjalën; të Ballkanit me Jugosllavinë titiste apo me monarko-fashistët grekë që jemi në gjendje lufte, të cilët nuk po e heqin ligjin e luftës me Shqipërinë”. ”Toni im, shkruan në shënimet e tij për këtë moment ish-kreu i delegacionit ushtarak shqiptar, si duket nuk ishte në parametrat diplomatikë, prandaj Behar Shtylla më kapi për krahu e më thotë ngadalë: Ule zërin se kjo lloj përgjigjeje është protestë!”. Marrëveshja u nënshkrua me një përqindje të vogël të kërkesave të palës shqiptare, por për momentin, ishte evituar incidenti më i rëndë që do të shënonte prishjen e marrëdhënieve me ta. Por do të ishte vetëm çështje kohe. Shpejt prishja përfundimtare do të vinte, duke bërë që Shqipëria të shkonte në një izolim total me botën, të gjatë dhe me pasoja të rënda.