e hënë, tetor 24, 2005

Flori (Maxhun) Bruqi


Flori (Maxhun) Bruqi u lind më 29 qershor 1952 në Isniq të Deçanit(Kosovë).
- Studimet e Defektologjisë i kreu në Beograd ,ndërsa ato posdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“ Bota e re”-Prishtinë,”Rilindja”-Prishtinë, “Danas”-Zagreb,”Dello”- Lubjanë,”Dnevnik”- Lubjanë, “Veqer”- Maribor,”Le Mond”,”Corriera della Sera” etj). - - Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës ( 2000 ) si dhe anëtar i Forumit të Shkenctarëve në internet ( 2003 ) “Alb Shkenca” dhe “Art-Café”(2004). - - Tash është menagjer i kompanisë “ Flomed” nga Prishtina dhe menagjer gjeneral për Kosovë në distribuim të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr”it të Gjermanisë dhe “ Borer chemie AG “ të Zvicres.Deri më tash ka botuar këta libra:
1.Zjarri i diellit,poezi,Prishtinë,1995.
2.Ndërgjegjja,roman,Prishtinë,1995.
3,Vrasësit e liridonëve,roman,Prishtinë,Tiranë,1996.
4.Ringjallja,roman,Tiranë,Prishtinë,1996.
5.Gjarpërinjtë e pallatit,roman,Tiranë,Prishtinë,1996.
6.Dorëzeza,roman,Tiranë ,Prishtinë,1997.
7.Tokë e djegur,roman,Shkodër,Tiranë,Prishtinë,1998.
8.Burri dhe gruaja,libër shkencor,Tiranë,Prishtinë,2000.
9.Pallati i akereonit,roman,Tiranë,Prishtinë,New York,2000.
10.Vademecum DDD,libër shkencor,Prishtinë,2002.
11.Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike , Prishtinë,2004.
12.Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut,libër shkencor,Prishtinë,2004.
13.Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike,Prishtinë,2004.
14.Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it , libër shkencor , Prishtinë,2004.
- - etj. - - - Më 18 maj 2005., Flori Bruqi ,mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportiestë dhe jo sportistë , para dhe pas vrapimit 400 metra “ para komisionit shkencor - - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë , në përbërje - Prof . Dr . sc . Hasim Rushiti , kryetar , Prof . Dr . Hysni Daka , mentor - , Prof . Dr . sc .Mustafë Aliu , anëtarë . - - - Flori Bruqi, gjatë mbrojtjes së temës në fjalë , në fillim dha një hyrje të shkurtër mbi problematikën e hulumtimeve të gjertanishme mbi funksionin e sistemit kardiovaskular dhe respirator të sportistët dhe jo sportistët e dy gjinive. - - - Qëllimi i punimit ishte i hartuar në hulumtimin e strukturës latente të hapësirave të fshehta antropometrike dhe fiziologjike. - - - Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”,të Heimer-it më bashkëpunëtorë; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj. - - - Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore. - - - Mr.sc. Flori Bruqi , deri më tash ka botuar mbi 15 libra letrarë ; 6 libra shkencorë. - - - Shkrimet e tij lexuesi ynë shpesh herë i ka lexuar në disa web site interneti si bie fjala në “ALB-SHKENCË “; “ART-CAFÉ”,:” FLOART” FLORI-PRESS” - - “SPORT-RITMI I ZEMRËS”,"METAFORA POETIKE" etj.
Marrë nga "
http://sq.wikipedia.org/wiki/Flori_Bruqi"