e martë, tetor 18, 2005

Enderron



Shkruan shkrimtari
dhe shkruan poeti
Po te çmendurën
çfarë e gjeti

Shume te mençur
veten e quan
Blen kompjuter
dhe nis e shkruan

Nga ta nis thotë ajo
e shastisur e hutuar
Te beje vargje poezi
te bëhem unë e zgjuar

Dhe ja nis menjëherë
pa një plan pa ide
Flet shume për shoqëri
poetesh na shfaqet ne

Mburre veten pa keq
se poete do ti thonë
Shkarravit disa fraza
dot me sy nuk i shikon

Flet për vete e për shoqe
si për vuajtje e mundime
Do te behet e dëgjuar
ndaj i thonë lesh me qime

Engjëll Shehu
18/10/2005