e hënë, tetor 17, 2005

Pjetër Arbënori


Pjetër Arbënori
Lindi më 18 Janar 1935
U lind në Durrës, që në moshën 14 vjeçare, shpërndau pamflet të cilat bënte thirrje për rezistencë kundër diktaturës komuniste. Pas shkollës së mesme kreu kursin me korrospondenc në Fakultetin Filozofikë të Tiranës. Gjatë kësaj kohe së bashku me intelektualët tjerë, punoi për ndërtimin e një opozitë socialdemokrate, programin e të cilës e përpiloi vetë Pjetër Arbënori. Në vitin 1961 u burgos dhe u dënua me vdekje, dënim i cili pas tre muajsh burgu u zvogëlua në 25 vjet. Edhe si i burgosur nuk heq dorë nga veprimtaria e tij, kështu pas një romani dhe disa tregimeve që përgatiti, dënimi i ti me u zgjatë edhe për dhjetë vite. Pas 28 viteve të burgut, në gushtin e vitit 1989 lëshohet nga burgu. Nga aty filloi të angazhohet në rrjedhat demokratike që e kishin kapluar Shqipërinë. Më 14 janar 1990 në Shkodër, merë pjesë në demonstratën e par antikomuniste. Më 1991 zgjidhet udhëheqës i Partisë demokratik të Shkodrës, dhe kryetar i Shkodrës. Më 1992 hyn në parlamentin e Shqipërisë dhe merr pjesë në zgjedhjet Presidenciale.
Pjetër Arbënori shkroi dhjetë romane, një numër tregimesh të shkurta dhe një Ditar sekret të cilin e mbante gjatë 28 viteve. Ka bërë përkthimin e disa librave nga anglishtja, italishtja, frëngjishtja dhe rusishtja edhe pse këto gjuhë nuk i fletë rrjedhshëm. Në ndërkohë janë botuar disa nga punimet e tij si p.sh: Romani me titullin Murgut e Mesjetës, Kur dynden Vikingët në të cilin bëhet fjalë për diktaturat nacionalsocialiste dhe komuniste