e hënë, tetor 17, 2005

Tepelena


Tepelena ndodhet ne jug te Shqiperise dhe ka nje siperfaqe prej 817 km2. Ka nje shtrirje Veri -Jug prej 37 km dhe Lindje -Perendim 36 km2. Shtrihet ne gjirin e nje kodre qe quhet Pallçije dhe eshte e rrethuar nga tre lumenj. Ne Jug-Perendim te saj shtrihet Malesia e Laberise qe lidh Tepelenen me bregun Perendimor te Shqiperise. Kufizohet nga rrethet Berat, Mallakaster, Vlore, Gjirokaster e Permet.Pozita gjeografike, perveç kushteve te favorshme klimatike e bimore dhe potencialit biologjik teper cilesor, ka rendesi te madhe edhe per faktin se ne Tepelene kryqezohen rruget qe kalojne neper luginat e lumenjve. Si ne lashtesi edhe sot nga lugina e Vjoses kalon rruga qe lidh Shqiperine me Konicen e deri ne Selanik. Rruga tjeter, anes Vjoses e Drinos lidhte Apolonine, Amantien, Lopesin, Laboven, Janinen e deri ne Larise duke mundesuar zhvillim te madh ekonomik