e enjte, tetor 20, 2005

Fshati Bënçë Tepelene


Fshati Bënçë Tepelene

Vazhdon nga nëmuri kaluar

Besimet e kota janë pjelle e paditurisë se njerëzve qe nuk dine te gjejnë vërtetë shkakun e vuajtjes se tyre dhe nuk janë te ndërgjegjshëm se ku drejtohen për te kërkuar ndihme apo mëshirim. Njerëzit e pare ne Bënçë nuk dinin te shpjegonin drejte fenemonet e natyrës qe ata i rrethonin dhe ne këto kushte lindi besimi ne forcën e mbinatyrshme te besimit te tyre si gjithë njerëzimi. Pra sic e kemi theksuar edhe me larte ne Bënçë nuk ka patur fe para shekullit VI para erës sonë Njerëzit besonin vetëm fenomenet e natyrës dhe njerëzit gëzonin emra te fiseve Ilire si Dilani, Shegan, Bishqem, Bathes, Tola, Bobol, Bakesh, Tisi , dhe Qurku.
Ne fshatin e Bënçës deri vone kane arritur gjurmët e ndonjë lisi shekullor si psh bie fjala lisat e Hundes se zise, Rrepet e Selime, Shpellat e gurit te Teqese, Buza e bredhit dhe Maja e Fajkoit. Trajta disi te çuditshme te sendeve e te fenomeneve te natyrës apo misteri i ndonjë bukuri te cilave u besonin , adhuronin, luteshin ose faleshin banoret e Bënçës ishte një veprim i çuditshëm me karakteristika tipike burrërore shqiptare. Ne shekuj kalonin besimet fetare ato zëvendësonin njëra tjetrën ashtu si tregon historia e vendit tone shume besime u sollen apo u kultivuan nga te huajte për interesat e tyre e te klasave sunduese mbi popullin tone ku dukshëm ky fenomen është transmetuar dhe imponuar edhe tek Bençoret.
Ne fshatin e Bënçës ka shume fise qe kane trashëguar mbiemrat e tyre brez pas brezi nga e kaluara ku te bie ne sy se nuk kane ndonjë lidhje me fenë apo besimet e atëhershme apo te mëvonshme qe ne munde ti quajmë si mbiemra pa lidhje dhe pa fe si psh fisi Kuriçe, Kocadhe, Kabashe, Llape, Qene, Pulashe, Meçe, Babashe. Me depërtimin ose me mire ardhjen e sllaveve ne shekullin e VI lindi dhe feja ortodokse. Ne Bënçë ka fise me origjine ortodoks si fisi Thanase, Kuçaj, Mertiraj, por ceshte me e cuditshmje kishe ortodokse nuk ka patur ndonjëherë ne Bënçë. Sllavet kane lene edhe emrat e tyre ne token e Bënçës, siç janë Pallçija, Llapushniku, Stojka, Shushumajka, Nove, etj qe lidhen me ekzistencën e sllaveve ne këtë fshat. Feja me e vjetër është feja katolike ne Bënçë. Ketë e vërteton me se miri kisha me emrin Shenkolle e shekullit XII e ndertuar nene dhe 500metra ne jug te fshatit Bënçe, ne te njëjtën kohe e vërtetojnë edhe emrat katolik te mëhallës apo lagjes sic i quajmë ne sot si mëhalla Hilgjine, mbiemra Gjoni ose toke te quajtur toka e Gjok – Lekes, Gjik, Gjeç, etj.
Feja myslimane është e re e shekullit te XV, ne ketë periudhe banoret e Bënçës e kthyen besimin qinde perqinde nga te krishtere ne myslimane. Kështu qe kjo fe u be sunduese nga shekulli XX. Invaduesit e huaj pas pushtimit te vendit filluan dhe pushtimin shpirtëror te njerëzve.
1- Sllavet ne shekullin e VI sollën fenë ortodokse
2- Bizantinet ne shekullin e XII sollën fene katolike
3- Osmanllinjte (Turqit) sollën fenë myslimane

Por për hire te vërtetës dhe realitetit ne këtë fshat Bençoret nuk e kane përqafuar menjëherë fenë e pushtuesve. Ketë e tregon me se miri qe banoret e Bënçës me prishjen e feve katolike dhe ortodokse nuk kane bere kisha gati dy shekuj me radhe nuk pati asnjë klerik deri ne shekullin e XVII por megjithatë feja e re hodhi rrënjët e saj ne ndërgjegjen e banoreve te këtij fshati pra ajo myslimane.

Vazhdon ne ditët e ardhshme

Engjëll SHEHU