Fshati Bençe Tepelene
Bença
Bënça është fshat i vjetër i shekullit te dyte p.e.s, ajo shtrihet ne jug te qytetit Tepelene dhe është 6 km larg tij. Emri i fshatit Bënçë vjen nga banoret Ilire qe me themelimin e tij ne shekullin e dyte p.e.s.
Bënça kufizohet me këto fshatra përreth saj: ne veri me qytetin e Tepelenës, ne jug te saj kufizohet me fshatin Lekdush qe bene pjese ne krahinën e Kurveleshit, ne pjesën e lindjes ajo kufizohet nga fshati i quajtur Luzat , ndërsa ne perëndim ajo ndahet nga fshatrat e Veliqotit dhe Turanit. Sipërfaqja tokësore ku shtrihet fshati Bënçës është 5001 ha. Nga kjo sipërfaqe 105 ha është sipërfaqe toke buke, 7 ha toke frutore, 21 ha vreshta ku kultivohet rrush i nje cilësie te larte dhe përdoret për prodhimin e rakisë qe njihet si raki rushi Benca, 220 ha kullota qe përdoret për bagëtitë e fshatit e kryesisht dhi, qe kohet e fundit janë shtuar ndjeshëm nga fshataret duke na kujtuar kohet e viteve 1920 ku blegtoria ishte ne kohen me te mire te saj.
2225 ha pyje qe i japin fshatit një pamje vërtetë karakteristike dhe te rralle nga bukuria dhe resurset e saj te paçmueshme, sipërfaqe shkëmborë 390 ha ku gurët dhe shkembijte ngjajnë si statuja te madhësive gjigande ku turiste dhe vizitore te shumte nga gjithë vendi bile dhe nga bota çuditen për bukurinë e tyre te rralle dhe se fundi 3 ha sipërfaqe troje banimi ku shtrihet fshati karakteristik i futur ne lugine dhe qe përshkohet aq bukur nga lumi i Bences qe është ne te njëjtën kohe shume i frekuentueshem për peshkimin e peshqve dhe sidomos te pestroves qe i themi ne ose trofka ne gjuhe shkencore. LUMI i Bences rrjedh nga burime te ftohta ne malet e Lekdushit dhe Progonatit, ai është i pastër ku munde te përdoret edhe për te pire pamvaresishte se fshataret nuk kane nevoje për ta përdorur për ujë te pijshëm mbasi aty ka shume burime te tjera dhe qe janë te një cilësie tepër te veçante ku furnizohet edhe qyteti i Tepelenës ne mënyre te pandërprere, ai pra lumi bashkohet me me lumin e Vjosës një kilometër ne veri te qytetit te Tepelenes dhe derdhet ne detin adriatik. Bënça ka kushte te favorshme klimaterike tokësore për zhvillimin e kulturave drunore, te bimëve dhe te gjerit te gjalle dhe ne veçanti sic e përmenda edhe me larte ne veçanti te blegtorisë sidomos te dhisë. Ka një klime kontinentale me një lartësi 225 metra mbi nivelin e detit me burime te shumta ujore qe përdoren një pjesë për uji te pijshëm jo vetëm për fashatret sic thamë por edhe për qytetin. Ne luginën e Bënçës kane jetuar disa fise Ilire si : BISHQEVI, BATHESI, BUKSHI DILQNI LUDOVA dhe TOLA. Këto emra janë te fiseve Ilire dhe pikërisht banesat e tyre te hershme jane disa shpella qe i mbajne edhe sot e kësaj dite emrat e tyre sic jane : shpella e Bishqemit, shpella e Bathesit , shpella e Bukshit, shpella e Toles dhe gryka e Dilanit. Keto fise themeluan fshatin me emrin BENCE . Ne këto shpella kane banuar fiset e lartpërmendura ku ato kane bere një jete primitive për vete kushtet e atëhershme te shkëputur nga njeri tjetri duke jetuar ne natyre. Kjo periudhe qe unë po përshkruaj këtu i parkete komunitetit primitiv.
Ne fshatin e Bences përveç emrave shqiptare Ilire ka edhe emra te huaj si: romak, sllave, islamik(turq), kjo ka ardhur si rezultat i periudhave te ndryshme historike te pushtuesve te vendit tone.
Besimet fetare ne fshatin e Bënçës deri ne shekullin e VI p.e.s nuk kane patur besim fetare fare. Besimi fetar dhe feja e pare ne fshatin e Bënçës ka lindur ne shekullin e XII, feja katolike dhe ajo islamike. Ne shekullin XVI Bençoret ishin te besimit Muhamedan.
Vazhdimin do ta ndiqni ne ditët e ardhshme.
Engjëll Shehu
<< Home