e hënë, tetor 31, 2005

Frymëmarrje e lire për Shqipërinë



Nga Engjell Shehu

Frymëmarrje e lire për Shqipërinë
Shpresa vdes e fundit thotë populli ynë, kjo fjale përdoret shpesh midis njerëzve qe duan ti japin kuraje njeri tjetrit ne rast fatkeqësie ose kur duan qe ta kurajojne dike qe është vërtetë me shpresa tersishte te humbura. Mirëpo kjo shprehje ja vlen me mire për tu përdorur sot nga te gjithë neve qe thoshim se Shqipëria nuk behet nuk ka burra, politikane apo njerëz te zot qe te mendojnë për vendin, për ta bere vendin njësoj ose te përafërta me vendet evropiane qe e kemi aq për zell ta përdorim neve dhe politikanet tanë si fjalë te pare te intervistave e fjalimeve te tyre. Kemi plot vite qe kërkonim ketë ambient politik ku politika dhe debatet politike kane një konvergim te përbashkët kush te punoje me mire për ta bere Shqipërinë, për te bere vërtetë shtet ligjor, për te bere qytetarin te barabarte me politikanin dhe deputetin para ligjit, ku ligji te jete i barabarte ne ndëshkimin dhe te drejtat e qytetarit te lire . Qeveria e re e dal nga zgjedhjet e 3 korikut 2005 nen drejtimin e zotit Sali Berisha po jep shenja te qarta dhe te palëkundura ashtu sic dhe u premtua ne fushatën elektorale se do te qeveriset me duar te pastra, pra shohem se çdo gjë po lëviz për mire . Kjo ere ndryshimesh për Shqipërinë duket pothuajse ne te gjithë fushat, dhe pikërisht ne ate drejtësisë ku insistohet me këmbëngulje për ndryshime radikale tek gjyqtaret prokuroret dhe përmbaruesit qe me sa duket po u shkundet pluhuri i korrupsionit dhe antishtetit. Po ashtu dhe masat e marra ne drejtim te uljes se taksave qe i shkon drejtpërdrejt mirëqenies se shtresave te varfra te shtetasve te vet është një nga premtimet e saj elektorale dhe qe do te thotë se atë qe ka premtuar duhet patjetër ta zbatoj ne funksionte respektit te votës qe i është dhënë për te qeverisur e drejtuar vendinStafi i kompletuar apo me mire ekipi qeverisës është përzgjedhur me kujdes për te drejtuar me duar te pastra, pra kjo është frymarrje e pjese se djathte te kraharorit te Shqipërisë ku dhe pjesa tjetër e majte e saj është pastruar dhe është vene ne funksionim nga një opozitë konstruktive me një lider te emancipuar dhe shkolluar qe di te punoje dhe luftoje për te mirën e vendit te vet qe quhet Edi Rama. Opozita shqiptare me ndjenjën e saj si opozitë duke lëne pas metodat e vjetra konfliktuale qe kemi pare plot 15 vjet qe lamë pas po tregon edhe njëherë se Shqipëria ka njerëz dhe politikane qe di te behet dhe për te qene shtet me te gjitha parametrat e saj perberes. Duket tani se kjo opozitë është për te ndërtuar e rregulluar se sa per te kundërshtuar e shkatreuar sic është bere me pare mes dy forcave politike ne vend, pra e gjitha kjo shkon për te mirën e vendit për te mirën e Shqipërisë qe me sa duket Shqiperia ka filluar te marre fryme lirshem ne qeverisjen e vendit nga politika dhe politikanet tanë. Pra shpresa nuk kishte vdekur por ajo u ngjall per te ndryshuar vendin dhe mbare qytetaret shqiptare qe vlerat i kane te medha.

Botuar sot ne adresen http://tanmarket.com/php/