e hënë, nëntor 07, 2005

Asim Zeneli (1916-1943)


Asim Zeneli (1916 – 1943)

Asim Zeneli lindi me 3 Maj 1916 ne Progonat te krahines se Kurveleshit, ne nje familje me tradita atdhetare.
I ati, Zenel Mehmeti ishte nder atdhetaret e shquar e krahines.
Si anetar I klubit patriotik “Arberia” ai punoi per ceshtjen e shkolles dhe gjuhes shqipe.
Asimi mbaroi shkollen fillore te fshatit dhe ate plotore ne Kuc te Vlores. Veshtiresite ekonomike e detyruan qe ende I ri te punoje ne pune te ndryshme.
Me 1930 mundi te filloje mesimet ne shkollen e mesme ushtarake ne Tirane.
Me 1933 ajo shkolle u mbyll por revolta e studentve e detyroi qeverine qe t’i dergoje ne gjimnazin civil te Tiranes.
Si studente ne kryeqytet, Asim Zeneli, u njoh me militante te tjere atdhetare si Qemal Stafa, Mustafa Matohiti, etj.
Ne vitin 1936 ai fitoi konkursins per te vazhduar shkollen ushtarake ne Itali. Atje ai pa pasojat e rregjimit fashist dhe rrezikun e pushtimit te Shqiperise nga nje force fashiste apo naziste. Bashke me miqte e tij te shkolles Pano Xhamballo dhe Dino Kalenjen ai protestoi kunder pushtimit fashist te Shqiperise, organizoi nje demonstrate antifashiste ne shkolle dhe per kete u arrestua ne vitin 1939.
Ai u kthye ne atdhe nga fundi I vitit 1941. Kaloi nje kohe te veshtire ne burg I permalluar per atdheun e tij, shkruante letra familjes se tij duke shprehur mungesen ne zemren e tij per vendlindjen. Kur u kthye ne atdhe u vu nesherbim te forcave partizane ne lufte kunder pushtuesit te huaj fashist.
Ai ju bashkua batalonit ‘Dajti’ I cili ndermorri sulme dhe aksonie kundra forcave pushtuese ne Shqiperine e Jugut dhe ate te Mesme. Prania e tij nuk zgjati shume me “Dajtin” e cila u karakterizua nga dezertimet dhe deshtimet ne pergjithesi ndaj dhe u hodh me ceten partizane “Koto Hoxhi”, me pas u pranua dhe ne Partine Komuniste.
Ne kete moment te jetes se tij politico-ushtarake u be dhe drejtues politik I cetes “Hajredin Tremishti”. Puna e tij I shkaktoi deme te renda pushtuesit dhe per kete u vu ne shenjester te qarqeve pushtuese. Ai nuk u frikesua por vazhdoi luften e tij derisa ne Mezhgoran ne nje perleshje me nazistet ra deshmor i kombit.
Sot, rruge shkolla, dhe institucione te tjera mbajne emrin e tij ne perkujtim te guximit dhe punes se tij per te miren e kombit.