e premte, shtator 22, 2006

Studiuesit, në kërkim të origjinës së saj shqiptare, pas librit të historianit Eucardio Mommigliano


Studiuesit, në kërkim të origjinës së saj shqiptare, pas librit të historianit Eucardio Mommigliano
Anna Bolena, versioni shqiptar i ish-mbretëreshës angleze
Kujtim BoriçiDuket si përrallë, por vjen nën firmën e një prej studiuesve më të njohur italianë, Eucardio Momiglianos. I njohur për disa biografi figurash historike, Momigliano në veprën e fundit flet për Anna Bolenën, ish-mbretëreshën e Anglisë, gruan e Henrikut VII. Libri u jepet këto ditë lexuesve në shqip nga studiuesi e përkthyesi i njohur Petrit Velaj. Ky libër për Bolenën, përtej faktit që sjell detaje historike interesante të “një vajze të bukur e të thjeshtë që i rrëmben zemrën mbretit anglez”, për ne shqiptarët ka interes të veçantë për versionin e origjinës së mbretëreshës Anë: Bolena e Vlorës. Fillimisht pranohet nga autori se Anna nuk është angleze. Por mënyra e jetesës, sjellja e saj tipike shqiptare, debatet e fundit me Henrikun VII para ekzekutimit dhe një sërë argumentesh të tjera, janë në favor të “versionit shqiptar” të Anës. Pro këtij versioni të origjinës së saj janë studiuesi (njëkohësisht dhe përkthyesi i librit) Velaj, dr. Makbule Çeço, historiani Ruzhdi Bajrami etj.. Por dekada më parë, siç pasqyrohet në këtë libër, origjinën shqiptare të ish-mbretëreshës angleze që la pas dy vajza, e kanë pohuar edhe Foto Dhimitër Bala, Engjëll Çoba, dr. Xhevat Korça, Emin Haxhiademi, Hysni Alimerko, Pjetër Mëshkalla, Don Mikel Koliqi e deri te studiuesi i njohur i dekadës së tretë të shekullit XX, Karlo Bonardi. A është shqiptare Anna Bolena? Përkthyesi Velaj, që sjell në shqip “Anna Bolena, mbretëresha e Anglisë”, e disa studiues të tjerë me shkrimet që shoqërojnë këtë libër, me argumentet që sjellin, thonë “po”. Gjithsesi, mbetet një tezë që kërkon studime të plota. Pjesë nga libri i Eucardio Momigliano….Tomaso (Thoma) Bolena atë mbrëmje kishte shhoqëruar në festë të bijën Anna. Sapo e pa, mbreti (Henriku VII) iu afrua dhe i foli, madje ai e ftoi për të kërcyer. Kjo nuk kishte asgjë për t’u çuditur. Anna kishte kohë që u mungonte festimeve të oborrit Wosley (njeriu i parë pranë mbretit e që drejtonte vendin) vështronte me kënaqësi se si mbreti ishte i hareshëm, gazmor dhe i ndezur. Ai meditonte projektet e tij politike. Në atë kohë kishte hyrë pa rënë në sy në sallat e kështjellës së Batersi padroni më despotik, pra, qe rasti ku me një xhiro të kërcimit të mbretit me një vajzë kaq të re, filloi të thurej fati i ri i mbarë Anglisë…Vendimi i mbretitNjë mëngjes mbreti thirri kardinalin. I foli rreth divorcit me të shoqen. Djersë të ftohta ia mbulonin zemrën e trupin e tij. Wolsey po heshte. Pastaj mbreti shtoi duke i thënë Wosleyt se e kishte zgjedhur tashmë gruan që do të merrte. Ajo ishte e bija e Tomasso Bolenës, Anna. Wosley dukej sikur ra përmbys përpara kësaj goditjeje të papritur. Ai u çua dhe papritur u hodh te këmbët e mbretit dhe qëndroi ashtu një orë të tërë, duke qarë dhe duke iu lutur. Ishte një absurditet dhe një marri e paparë. Kjo punë do të thotë që të shpërthenin tërë vargonjtë e urrejtjes së Evropës mbarë, të perandorit dhe të papës, të Luterit dhe të gjithë katolikëve për një kapriçio të vetme dashurie. Mbreti po e dëgjonte me vëmendje. Wosley nuk po i bindej.… Enriku VII është dashuruar marrëzisht dhe është i lumtur që Anna i ka thënë se e dashuron. Por për një pudator, për një mbret grabitës zemrash, kjo lumturi krejt shpirtërore nuk mjafton. Ai i lutet kësaj gruaje që vetëm trupi i saj kaq shumë i dëshiruar, mund të japë provën supreme të një dashurie të vërtetë… Nga ana tjetër, është përgjigjja: “E dashura juaj kurrsesi, kurrën e kurrës, kurse gruaja jote po, në qoftë se ju dëshironi!”…Drejt fronit mbretërorRruga drejt fronit të Anglisë ishte e ngadaltë; me një fjalë, kjo rrugë duhej përshkruar dalëngadalë. Emri i Anna Bolenës deri tani ka qenë sinonim i skandalit dhe i ambicionit, por Enriku VII ka vendosur ta marrë tashmë përdore gruan e tij të vogël dhe të ngjitet dalëngadalë në salltanet plot qejfe, ashtu siç e kishte dëshiruar edhe ajo. Dhe udhëtimi përrallor tashmë filloi. Emri i Anna Bolenës doli nga sekreti i dyshimtë i vogëlsirave dhe aluzioneve nëpër zyrat diplomatike, del nga kartat latine që niseshin nga Roma (Vatikani) plot me paralajmërime ogurzeza dhe hakmarrje hyjnore dhe zë që përfshihet në historinë zyrtare të mbretërisë angleze. Ama, qysh prej gjashtë vjetësh është gruaja për të cilën flasin dhe kundër së cilës askush nuk duhet të flasë. Tani Anna Bolena i paraqitet Evropës me një zhurmë mjaft të madhe. Enriku VII do që prezantimin e të fejuarës së tij ta bëjë vetë personalisht. Por mbi të gjitha, ishte vetë Anna ajo që dëshironte këtë gjë… Fillimisht, Enriku i dha Annës titullin e markezes Pembrok… Mbi kokën brune të Annës, mes një luksi ceremonial, nëpërmjet tingujve të trompave dhe thirrjes së lajmëtarëve, mbreti i vendosi Annës kurorën e vogël… Pra, ishte markeza e Pembrok që shoqëronte mbretin në Kale të Francës në vitin 1532. Kalea ishte një dominion anglez në tokën franceze, ku u zhvillua takimi mes Enrikut VII dhe Franceskos I.MartesaMartesa ndodhi në agimin e një mëngjesi, në një sallë të pallatit që dikur kishte qenë e Wosleyt. Aty kishin thirrur Rolando Lee, rrëfyesin e mbretit. Kur ai mbërriti në këtë sallë që kishte marr trajtën e një kishe me një altar, aty kishte gjetur mbretin me Annën, dy dëshmitarë, Noris dhe Henixh dhe një damë mikeshë që quhej Anna Sevexh… Rolando Lee, besimtar, përpara se t’i afrohej altarit, iu drejtua mbretit, duke i thënë: “Sër, më tregoni lejen e Papës që anulon martesën e parë. Ajo duhet të lexohet publikisht me nënshkrimin ..!”. Por mbreti buzëgaz i thotë: “Si, si, si, si?! Ju dyshoni në fjalën e zotit tuaj që jam unë?! Ju jeni drejtuesi im shpirtëror, ju që më njihni e më shihni çdo ditë, ju më bëni të p kujdesshëm ndaj interesave të mia që të ekspozoj veten ndaj rreziqeve që askush më tepër se sa unë nuk i njeh ato? Kini besim tek unë, ja ku jam, po ju jap fjalën!” Dhe Rolando Lee, pa u përgjigjur aspak, e celebroi martesën. Anna Bolena, markeza Pembork, tashmë e tutje ishte gruaja e Enrikut VIII.… Historia ka kërkuar datën e saktë e kësaj martese, madje i ka kthyer përmbys të gjitha arkivat për të gjetur një datë të sigurt të kësaj ceremonie…. Por nuk u gjet asgjë. U gjetën dy data: ishin tepër, njëra përjashtonte tjetrën dhe secila kishte një kuptim betejash… Problemi ishte ky: Më datën 7 shtator 1533, Anna Bolena lindi një vajzë që u quajt Elizabet. Për martesën e Annas jepen dy data të ndryshme nga njëra-tjetra: 14 nëntor 1532 dhe 25 janar 1553. Po qe se do të ishte data e parë e vërtetë, atëherë e bija e Anna Bolenës do të konceptohej pas martesës dhe kjo ishte më se ligjore, por në qoftë se do të ishte e saktë e dyta, ishte shumë e mundëshme që, megjithëse fiziologjikisht jo e sigurt, martesa e përshpejtuar të jetë celebruar për të rregulluar në mënyrë urgjente lindjen e trashëgimtarit, që Enriku VII e shpresonte, pasi edhe shenjat e sigurta e paralajmëronin një gjë të tillë… Më vonë, fati solli në fron bijën e Anna Bolenës dhe gjithë ky fat ishte për lavdinë e Anglisë dhe më kot u kërkua e kërkohet ende kësaj dite data e atij mëngjesi të mistershëm në të cilën një murg me fjalë të buta celebroi martesën e Enrikut me Anna Bolenën.… Dy ditë më vonë, pasdite në të mugët, mbretëresha e veshur me manton mbretëror, doli nga Torre e vendosur mbi një karrige portative, e cila ishte veshur me një atllas të bardhë të mbuluar me një baldakin çarçafë ari. Ajo ishte e shoqëruar me 12 dama nderi të hipura në kuaj, të veshura gjithashtu me damasko ari dhe një shpurë me dukeshën e Norfolkut. Më tej gjarpërohej ky kortezh prej qindra damash, kavalierësh, ambasadorësh dhe prelatësh; pra e gjithë fisnikëria që shoqëronte mbretëreshën e re në martesë ishte e pranishme aty për të parë simbolin e fitores së saj. E nesërmja e asaj dite ishte e diel.Tragjedia…Aventura e çuditshme e Anna Bolenës mori fund. Ajo ende ishte mbretëreshë dhe siç dukej, asgjë nuk kishte ndryshuar në jetën e saj, por qëkurse për herë të dytë dështoi shpresa e Enrikut VII që të kishte prej saj trashëgimtarin mashkull të fisit të Tudorëve, fati i tij dhe i saj tashmë kishte qënë i përcaktuar... Tashmë dashuria e mbretit për Annën kishte marrë fund. Ajo flakë e zjarrtë që kishte mbushur me ndriçimin e saj historinë e Anglisë dhe të Evropës kishte mar fund… Por Enriku dëshironte një vdekje të mbuluar me turp për Annën, edhe sikur ky turp ta prekte atë si mashkull, si burrë e si mbret, ta poshtëronte……Atë ditë u bënë dhe dy arrestime të tjera: këta ishin Veston dhe Breton, pra dy dashnorët e Anna Bolenës, të cilët tashmë në qeli, u bënë katër… U bënë 18 ditë që nga arrestimi i Annës. Tani nga akuza kalohet në proces dhe nga procesi kalohet në dënimin kapital, d.m.th. në 6 zbatime kapitale, pa pasur asnjë provë që të ngelej kjo, makar për të justifikuar para historisë botërore dramën e këtyre tri javëve. Një dorë mizore dhe tepër prudente, shumë e matur, i prishi të gjitha kartat. Një prej gjyqtarëve që quhej Xhorxho Spelman, tha se u prova u gjet. Kjo provë u arrit, pasi ishte depozituar mendimi i një kamerierje të mbretëreshës, një farë Ving Fild, e cila kishte vdekur pak ditë më parë se të fillonte procesi… Por ama, nuk dihet se çfarë betimi ka bërë kjo grua, pasi edhe deklarata e Xhorxho Spelmanit, ndërpritet këtu vetëm me këtë shprehje të vetme… Anna, pas 6 ditë burgosjeje, i shkruan një letër mbretit... Ajo thotë: ”Sër, inati i Madhërisë Suaj dhe arrestimi im janë bërë kaq papritmas për mua, kaq të befasishme, saqë edhe unë vetë nuk diç’ shkruaj dhe të justifikohem para jush… Po qe se unë duhet të them një të vërtetë të vetme, është kjo që kurrë ndonjë princ nuk ka pasur një grua kaq ligjore ndaj detyrave të saj se sa ka qënë për ju Anna Bolena, e cila do të kishte qenë tepër e kënaqur me këtë emër dhe me postin që mbante, në qoftë se Zotit dhe Naltmadhërisë Suaj nuk do t’i kishte pëlqyer ndryshe”.…Zbatimi i vendimit të ekzekutimit për Annën duhej të bëhej më datën 18 maj. Në agimin e kësaj dite ajo kërkoi që të vinte prifti, i cili do të merrte rrëfimin e saj, ku ajo përsëriti protestën e pafajësisë së saj. Pastaj thirri guvernatorin e Torres dhe i tha: “Kingstom! Dëgjova se po thoshit që unë nuk do të vdes përpara mesditës. Mua më vjen shumë keq, sepse mendoja se ti do të kishe vdekur me kohë përpara kësaj ore dhe jashtë kësaj kohe ti nuk duhej të vije më!!” Erdhi e nesërmja… Sapo agimi zbardhi, duke grisur pëlhurën e zezë të natës, xhelati u fut befas te pragu të derës në qeli dhe e lajmëroi se erdhi ora e ekzekutimit.…Përpara se xhelati të bënte ekzekutimin, Anna shfaqi dëshirën për të thënë dy fjalë, vetëm dy fjalë: “Unë po vdes, po vdes vetëm e vetëm për t’iu bindur ligjit dhe nuk bëj fajtor askënd, madje as dhe gjyqtarët e mi. Zoti e mbrojtë mbretin dhe i faltë atij një mbretërim të gjatë. .!”…Pra, aventura përrallore e Anna Bolenës mori fund: trupi i saj u mbyll me të shpejtë në varrin e Kishës së vogël të Shën Pjetrit në Vingoli, pak hapa larg nga vendi ku u ekzekutua. Mbi gurin e varrit nuk ishte gdhëndur azgjë tjetër përvecse dy germave fillestare të emrit të saj, shprehimisht “A.B.”.(Përktheu : Petrit A. Velaj)Te “Dossier”:Në librin e studiuesit italian Eucardio Mommigliano, “Anna Bolena, mbretëresha e Anglisë”, e veçanërisht nëpërmjet mendimeve të disa studiuesve që shoqërojnë përkthimin e këtij libri në shqip, hidhet dritë rreth disa fakteve interesante historike, sipas të cilave, Anna Bolena, një nga gratë e Henrikut VII (nëna e Elisabetës së parë, pararadhëse e Elisabetës së sotme të Aglisë), është me origjinë nga Bolena e Vlorës.Petrit Velaj…Midis dëshmive të tjera, dua të përmend edhe faktin se kur u martua Enriku VII me Annën, të cilën e dashuroi vetëm me një shikim të parë në oborrin mbretëror të Karlit V të Francës, gjendja rreth e rrotull i thonin mbretit: “Përse e more këtë konkubinë, sepse kjo është vajzë pa din dhe pa prokopi, endacake”. Dhe kur mbreti prishi marrëdhëniet me Annën, e dashuroi Xheni Sejmur, falë syve të gjelbër të saj, ky e fyen Anën duke i thënë: “Ti, je jo vetëm konkubinë, por për mua je një bastarde, se unë akoma s’kam marrë vesh se nga je, e kujt je dhe çfarë robine je!” Unë, -vazhdoi mbreti,- nisa profesorin e historisë Crammer, enkas për të hulumtuar se a ka fshat Bolenë në territorin mbarë anglez. Profesori i historisë e mati Anglinë pash më pash, po kështu edhe Evropën mbarë, por kurrkund nuk gjeti vend me emrin Bolenë…Dr. Makbule Ceco:…Ndonëse gojëdhënët, faktet dhe argumentet flasin për prejardhjen e Annës, kësaj gruaje që la gjurmë në mbretërinë e Anglisë, gjykoj se ky libër shënon një moment të rëndësishëm për vërtetimin e origjinës së saj, por në të njëjtën kohë shtron nevojën për thellimin e mëtejshëm të hulumtimit, qëmtimit, kërkimeve në arkivat e Vatikanit, të Anglisë, të Francës etj., nga studiues, historianë, hulumtues të institucioneve kërkimore-shkencore, të Akademisë së Shkencave, Institutit të Historisë, për të sjellë të tjera argumente e fakte, për të “vulosur” përfundimisht prejardhjen e dinastisë mbretërore të Anglisë nga Bolena e Vlorës. …Pa dashur të futem apo të shtjelloj përmbajtjen e librit, do të ndalesha vetëm pak në portretin e Anna Bolenës, të kësaj gruaje me një thellësi e forcë shpirtërore të veçantë, me një zgjuarsi dhee bukuri deri në përsosmëri… Virtytet dhe sjelljet e saj janë një argument më shumë në pistën se Anna Bolena është me origjinë shqiptare..…Portreti i Anna Bolenës që gjunjëzoi mbretin e Anglisë, Henrikun VII, me bukurinë dhe intelektin e saj, që ruajti deri në fund të jetës së saj për mbiemër, emrin e fshatit të origjinës që nuk e ndryshoi dhe kur u kurorëzua mbretëreshë e Anglizë, përpos të gjitha personazheve dhe rrjedhës së zhvillimeve të kësaj periudhe, janë jo vetëm emocionuese, por të bëjnë edhe krenare për këtë grua të rrallë…Ruzhdi Bajrami (historian)…Pas kryengritjeve të viteve 1465 dhe 1481, një pjesë e banorëve të Labërisë, ku përfshihet edhe Bolena, si pasojë e shkatërrimit të fshatrave nga pushtuesi automan, shtegëtuan në Greqi, Spanjë e Francë. Në këto rrethana na shfaqet fisi Bolena me jetën dhe veprimtarinë e vet. Edhe Thoma Bolena, me fisin dhe fëmijët e vet, fillimisht emigruan në Francë, ku u strehuan te Burbonët. Anna punoi si shërbëtore e Karlit V, më pas u bë gruaja e dytë e Henrikut VII të Anglisë, e pas lindjes së Elizabetës, iu pre koka për tradhti e kurorëshkelje, se nuk lindi një djalë për trashëgim të fronit mbretëror. Bashkë me të u ekzekutua edhe vëllai i saj e katër të tjerë.
22/09/2006

e diel, shtator 03, 2006

Si hije u largove





Si ëndërr erdhe tek mua
si shprese u rrite ngadalë
Ndaj kam nisur te te kërkojë
mëkatet te te fal

E di qe mendjen se heq
se zemra është coptuar
Por ne jetojme

ne bote te trazuar


Po kush valle pështyu
ne tere atë pastërti
Si hije u largove
me shume se kaq unë nuk di

Pse u verbove nga sytë
Pse u turbullove nga mendja
Pse vargjet u veniten
Pse heshti dhe kënga

Sa kohe ngelet akoma
sa vite ka jete
Një zë vjen nga larg
dhe fuqishëm bertet

Dashuria s’ është objekt
as lodër qe blihet
Është ndjenja shpirtërore
qe duhet te shkrihet

Engjëll Shehu
03/09/2006