e hënë, tetor 31, 2005

Frymëmarrje e lire për Shqipërinë



Nga Engjell Shehu

Frymëmarrje e lire për Shqipërinë
Shpresa vdes e fundit thotë populli ynë, kjo fjale përdoret shpesh midis njerëzve qe duan ti japin kuraje njeri tjetrit ne rast fatkeqësie ose kur duan qe ta kurajojne dike qe është vërtetë me shpresa tersishte te humbura. Mirëpo kjo shprehje ja vlen me mire për tu përdorur sot nga te gjithë neve qe thoshim se Shqipëria nuk behet nuk ka burra, politikane apo njerëz te zot qe te mendojnë për vendin, për ta bere vendin njësoj ose te përafërta me vendet evropiane qe e kemi aq për zell ta përdorim neve dhe politikanet tanë si fjalë te pare te intervistave e fjalimeve te tyre. Kemi plot vite qe kërkonim ketë ambient politik ku politika dhe debatet politike kane një konvergim te përbashkët kush te punoje me mire për ta bere Shqipërinë, për te bere vërtetë shtet ligjor, për te bere qytetarin te barabarte me politikanin dhe deputetin para ligjit, ku ligji te jete i barabarte ne ndëshkimin dhe te drejtat e qytetarit te lire . Qeveria e re e dal nga zgjedhjet e 3 korikut 2005 nen drejtimin e zotit Sali Berisha po jep shenja te qarta dhe te palëkundura ashtu sic dhe u premtua ne fushatën elektorale se do te qeveriset me duar te pastra, pra shohem se çdo gjë po lëviz për mire . Kjo ere ndryshimesh për Shqipërinë duket pothuajse ne te gjithë fushat, dhe pikërisht ne ate drejtësisë ku insistohet me këmbëngulje për ndryshime radikale tek gjyqtaret prokuroret dhe përmbaruesit qe me sa duket po u shkundet pluhuri i korrupsionit dhe antishtetit. Po ashtu dhe masat e marra ne drejtim te uljes se taksave qe i shkon drejtpërdrejt mirëqenies se shtresave te varfra te shtetasve te vet është një nga premtimet e saj elektorale dhe qe do te thotë se atë qe ka premtuar duhet patjetër ta zbatoj ne funksionte respektit te votës qe i është dhënë për te qeverisur e drejtuar vendinStafi i kompletuar apo me mire ekipi qeverisës është përzgjedhur me kujdes për te drejtuar me duar te pastra, pra kjo është frymarrje e pjese se djathte te kraharorit te Shqipërisë ku dhe pjesa tjetër e majte e saj është pastruar dhe është vene ne funksionim nga një opozitë konstruktive me një lider te emancipuar dhe shkolluar qe di te punoje dhe luftoje për te mirën e vendit te vet qe quhet Edi Rama. Opozita shqiptare me ndjenjën e saj si opozitë duke lëne pas metodat e vjetra konfliktuale qe kemi pare plot 15 vjet qe lamë pas po tregon edhe njëherë se Shqipëria ka njerëz dhe politikane qe di te behet dhe për te qene shtet me te gjitha parametrat e saj perberes. Duket tani se kjo opozitë është për te ndërtuar e rregulluar se sa per te kundërshtuar e shkatreuar sic është bere me pare mes dy forcave politike ne vend, pra e gjitha kjo shkon për te mirën e vendit për te mirën e Shqipërisë qe me sa duket Shqiperia ka filluar te marre fryme lirshem ne qeverisjen e vendit nga politika dhe politikanet tanë. Pra shpresa nuk kishte vdekur por ajo u ngjall per te ndryshuar vendin dhe mbare qytetaret shqiptare qe vlerat i kane te medha.

Botuar sot ne adresen http://tanmarket.com/php/

Gjyqet per shpifje dhe debati politik



Nga Eduard Zaloshnja

Liria e fjales eshte e nje rendesie themelore per mbarevajtjen eshteteve demokratike sepse ajo i jep mundesine individeve dhe shoqatave apo partive te krjuara prej tyre qe te kritikojne qeverine ne fuqi dhe qe te ofrojne alternativa me te mira qeverisje. Por, ashtu si lirite etjera qe gezojne individet ne nje shoqeri te lire dhe demokratike, edheliria e fjales nuk eshte absolute. Ne nje shoqeri te tille, liria e cdoindividi mbaron aty ku fjalet apo veprat e tij demtojne pa te drejte njeindivid tjeter, nje grup individesh, ose shoqerine ne teresi. P.sh. edrejta per te levizur lirisht ka kufizimet e saj - po te shtypesh njenjeri me veturen qe po e nget ne menyre te papergjegjshme rrezikon qeliria e levizjes te te reduktohet per disa vite ne lirine per teshetitur vetem brenda mureve te burgut. Ne te njejten menyre, e drejtaper aktivitet ekonomik privat ka kufizimet e saj - ne qofte se njekompani shet produkte qe shkaktojne semundjen ose vdekjen e bleresve,pronaret e saj mund te perfundojne ose ne burg ose ne permbarim, ose ne te dyja.
Duke u kthyer tek e liria e fjales, ne te gjitha shtetet demokratike paperjashtim, ajo kufizohet ne rastet kur nje individ, organizate,institucion, apo zyre qeveritare demton reputacionin e dikujt nepermjetnje shpifje publike. Ne raste te tilla, ligjet e shteteve demokratike embrojne ate qe eshte ofenduar kur ai/ajo eshte ne gjendje te provoje sei eshte shkaktuar dem moral ose material nga deklarimi publik, dhe sedeklarimi eshte i pavertete. Edhe ligjet shqiptare ia sigurojne njembrojtje te tille personave qe ofendohen pa te drejte publikisht dukeparashikuar gjoba te renda per ofenduesit. Madje ligjet shqiptare eteprojne me mbrojtjen ndaj shpifjeve publike kur parashikojne edheburgim ne rastet e ofendimit te nje personi per shkak te pozites zyrtareqe ai/ajo mban. Por pavarsisht nga ekzistenca e ketyre mekanizmavekufizues, ne 12 vjetet e demokracise shqiptare, me lirine e fjales kaneabuzuar jo pak politikanet si dhe disa nga gazetaret tane.
Per nje njeri qe ka ndjekur mediat shqiptare ne 12 vjetet e fundit, nukeshte e veshtire te katalogoje me qindra e qindra raste kur akuza shumete renda publike jane bere nderkohe qe faktet per te mbeshtetur akuzatose nuk ekzistojne ose jane shume te terthorta. Shembulli me idokumentuar i nje akuze te pabaze eshte akuza shume e rende qe i beri S. Berisha F. Nanos ne lidhje me vrasjen e A. Hajdarit. Duke pretenduar se kishte informacion shume te sigurte dhe te besueshem, Berisha e quajti Nanon urdheruesin dhe organizuesin e vrasjes ne kohen qe ajo ndodhi. Disa vite me vone, ai deklaroi se, nga informacioni qe kishte, dilte qeNano nuk kishte pasur gisht ne vrasje. Kjo deklarate e dyte te le tekuptosh se akuza fillestare e Berishes ose ishte bazuar ne faktekrejtesisht te terthorta ose thjesht ne hamendje. Si rezultat, ne qoftese Nano do te kishte bere nje padi civile per shpifje publike, Berishado ta kishte patur shume te veshtire te provonte se akuza e tij ishte evertete.
Fakti qe ne vijme nga nje regjim diktatorial, i cili nuk lejonte askritiken me te vogel publike ndaj pushtetareve, ka ndikuar ne keto 12vjet qe te ofenduarit e pushtetshem te tregohen relativisht tepermbajtur ne perdorimin e mekanizmave ligjore per ndeshkimin eshpifjeve publike. Kjo gje ka inkurajuar perdorimin e shfrenuar teakuzave shume te renda, te cilat leshohen pa teklif ne parlament,televizion, dhe gazeta. Sidoqofte, kjo situate duket se po ndryshonkohet e fundit. Zhvillimi i disa gjyqeve per shpifje po krijonprecedentin e ndeshkimit ndaj atyre qe ofendojne publikishtkundershtaret e tyre nepermjet akuzave te pabazuara ne fakte bindese. Iperdorur me mase nga te ofenduarit dhe i ekzekutuar me paanshmeri nga drejtesia, mekanizmi i padive civile per shpifje mund te behet njefaktor i rendesishem per civilizimin e debatit publik ne Shqiperi. Kjosepse, kur padite perfundojne me detyrymin qe shpifesit publike tepaguajne demshperblime te kripura, ky mekanizem sherben si nje zileparalajmeruese per ata politikane apo gazetare qe iu vjen per mbare taquajne dike fajtor edhe kur e vetmja baze per akuzen eshte thashethemja,hamendja, ose thjesht opinioni i tyre personal.
Ne nje atmosfere te tille, sulmet me epitete si "Kryelavatricja eparave te pista" dhe "Kryemafiozi i Ballkanit" qe perdoren ngatitullaret e PD-se per Edi Ramen mund te shnderrohen ne nje sulm me tecivilizuar te tipit "Edi Rama ka patur rezultate ne punen e tij sikryetar bashkie, por nga informacionet qe disponojme, kemi aresye temendojme se ai po ndihmon firma te dyshimta mafioze te pastrojne para te pista, se ai ka shperdoruar fonde publike, se ai po monopolizonpushtetin ne qytetin e Tiranes, etj." Pervec percimit te mesazhit seciviliteti po ze vend ne debatet publike, nje sulm i tille kapotencialin te terheqe vemendjen e atyre votuesve qe mendojne se EdiRama ka punuar mire, por qe nuk jane te sigurte ne se ai eshtekrejtesisht i paster.
Nderkohe qe mekanizmi i padive civile per shpifje ka potencialin tecivilizoje debatet e ashpra publike shqiptare, ai permban edhe rrezikune kufizimit te padrejte te fjales se lire. Favorizimi i pushtetarevenga gjykatesit e ceshtjeve te tilla perben rrezikun me te madh perfjalen e lire ne shoqerite pas-diktatoriale. Ne shoqeri te tillagjykatesve iu duhet nje kohe e gjate te mesohen me ndarjen e pushteteveqe garantojne kushtetutat e shteteve demokratike. Ngelet te shihet nese 12 vjetet e kaluar qe nga koha kur diktatura u rrezua ne Shqiperikane qene te mjaftueshem per te krijuar bindjen tek gjykatesit se tegjithe politikanet, si ata qe sot jane ne fuqi edhe ata qe do ta marrinneser pushtetin, jane te barabrte perpara ligjit.
Pervec rrezikut te kufizimit te padrejte te fjales se lire, mekanizmi ipadive civile per shpifje permban edhe nje rrezik tjeter me te vogel,por sidoqofte te rendesishem per zhvillimin e demokracise shqiptare. Perdorimi vend e pa vend i ketij mekanizmi ligjor mund ta shnderroje atene nje cirk politik qe e zbeh vleren parandaluese te tij. P.sh., kurzonja Nano deshte te hapte nje padi civile kunder F. Lubonjes per njeopinion qe kishte shprehur ai, ajo rrezikonte te bente qesharake siveten ashtu edhe procesin gjyqesor. Kjo sepse, sado i gabuar mund tejete nje opinion, autori i tij ka te drejte ta shprehe ate per sa koheqe e drejta e fjales i garantohet nga kushtetuta. Ne menyre tengjashme, kercenimi qe ministrja e kultures i beri ditet e fundit gazetes "Korrieri" per hapjen e nje procesi gjyqsor rrezikon qe t'iktheje ne qesharake ceshtjet gjyqesore qe trajtojne kufizimet e lirisese fjales. Ankesa e ministres Dade bazohet ne faktin se "Korrieri"botoi ne faqe te pare lajmin per nje akuze te PD-se ndaj saj, dhe nefaqe te peste lajmin rreth kunderpergjigjes zyrtare te ministrise sekultures. Nderkohe qe gazeta "Korrieri" do te bente mire t'i kombinontete dy lajmet ne nje te vetem (kjo vrejtje vlen edhe per te gjithagazetat e tjera shqiptare), eshte veshtire te kuptosh pse redaksia e sajduhet te paditet.
Duke shpresuar se ata qe do te padisin per shpifje publike ne teardhmen nuk do te bien ne nivelin e Zj. Nano dhe Zj. Dade, dhe segjykatesit do te kene kurajon dhe aftesine per te gjykuar me drejtesi epaanesi, shqiptaret mund te presin vetem civilizim te debatit publik ngagjyqet per shpifje. Si per shume shpresa te shqiptareve, autori iketyre rreshtave uron qe edhe shpresat ne lidhje me debatin publik temos mbeten te parealizuara.

e shtunë, tetor 29, 2005

Flamuri Shqiptare

e premte, tetor 28, 2005

Vaçe Zela



.Vaçe Zela 7 Prill 1938
Lindi më Kengetare me fame te madhe gjate periudhes se diktatures komuniste. U zbulua rastesisht ne moshe te re ne Lushnje. Vaçe Zela ka nje ze te jashtezakoshem. Kenget e saj ne vite mbeten popullore dhe te preferuara nga publiku. Prej kohesh Vaçe Zela e ka reduktuar ne menyre dramatike aktivitetin muzikor. Sidoqofte Vaçe zela mbetet "Zëri" i jashtezakonshem qe mbushte me emergji skenat shqiptare. Disa nga kenget e saja jane Celu si mimoza,Djaloshi dhe shiu, E dua vendin tim,Endra ime, Lemza, Nenave Shqipetare, O diell i ri, Sot mbusha 20 vjec, Te lumtur te dua. Qe ca vite e sidomos keto te fundit gjindet ne sherim ne Zvicerr.

e martë, tetor 25, 2005

Ismail Kadare

Lindur në (1936)

Ismail Kadare
Poet dhe prozator, një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Lindi më 1936 në Gjirokastër, ku kreu mësimet e mesme; më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në UT. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin "Gorki".
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra më e shquar poetike e Kadaresë është poema liriko-epike Përse mendohen këto male (1964) një pasqyrim i përgjithësuar artistik i rrugës dhe i fatit historik të popullit shqiptar dhe të Partisë së Punës. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; ajo luajti rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës Ismail Kadaresë ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e frymës së pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjelia (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) bëri kritikën e psikologjisë provinciale dhe të traditave prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). Veçantësia e talerntit të Ismail Kadaresë u shfaq sidomos në trajtimin nga një kënd i ri vështrimi i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që diti t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Dimri i madh (1977) ku flitet për epokën e madhe të qëndresës heroike të popullit tonë ndaj bllokadës së socialimperializmit sovjetik dhe përleshjen ballë për ballë të Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë të Punës të Shqipërisë, shokut Enver me Krushovianët mu në mes të Moskës. Revizionizmit krushovian iu çorr maska dhe Krushovi hoqi këpucën dhe i ra tavolinës. Pastaj donte të na merte nëndtset po sna i mori dot. Ca ia dhame vete, se na erdhi gjynah. Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur mirë nga publiku lexues.
. Eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Eshte nderuar me titullin e larte "Nderi Kombit".Kadare ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, i Akademise se Berlinit. Disa nga veprat e tij:
Frymëzimet djaloshare, 1954
Ëndërrimet, 1957
Shekulli im, 1961
Gjenerali i ushtrisë së vdekur, 1963 - The General of the Dead Army
Përse mendohen këto male, 1964
Vjersha dhe poema të zgjedhura, 1966
Qyteti i jugut, 1967
Dasma, 1968 - The Wedding
Motive me diell, 1968
Kështjella, 1970 - The Castle
Autobiografi e popullit në vargje dhe shënime të tjera, 1971
Kronik‘ n‘ gur, Tirana, 1971 - Chronicle in Stone
Dimri i vetmisë së madhe, 1973
Linja të largëta, shënime udhëtimi, 1973
N‘ntori i nj‘ kryeqyteti, Tirana, 1975
Poezia shqipe 28, 1976
Koha, vjersha dhe poema, 1976
Emblema e dikurshme, tregime e novela, 1977
Dimri i madh, 1977 - The Great Winter
Ura me tri harqe, 1978 - The Three-Arched The Bridge
Prilli i thyer, 1978 - Broken April (published in Gjakftohtësia, 1980)
On the Lay of the Knights, 1979
Poezi, 1979
Buzëqeshje mbi botë, 1980
Gjakfohtësia, 1980
Autobiografia e popullit në vargje, 1980 - The Autobiography of the People in Verse
Kush e solli Doruntinën, 1980 - Doruntine
Nj‘ dosje p‘r Homerin, 1980
Sjell‘si i fatkeq‘sis‘, 1980
Viti i mbrapsht‘, 1980
Krushqit jan‘ t‘ ngrir‘, 1980
Vepra letrare, 1981-89 (12 vols.)
Nënpunësi i pallatit të ëndrrave, 1981 - The Palace of Dreams
Prilli i thyer, 1980 - Broken April
Koha e shkrimeve: tregime, novela, përshkrime, 1986
Koncert n‘ fund t‘ dimrit, 1988 - The Concert
Eskili, ky humbës i madh, 1990
Ftesë në studio, 1990
Migjeni ose uragani i ndërprerë, 1990
Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, 1991
Ëndërr mashtruese, tregime e novela, 1991
Ardhja e Migjenit n‘ let‘rsine shqipe, 1991
Printemps albanais, 1991
Nga një dhjetor në tjetrin, 1991 - Albanian Spring
Përbindëshi, 1991
Invitation a l'atelier de l'ecrivain suivi de Le Poids de la Croix Paris, 1991
Pesha e kryqit, 1991
Nata me h‘n‘, 1992
La Pyramide, 1992 - The Pyramid
Oeuvres, 1993-94
Vepra, 1993-94
Noël, une anthologie des plus beaux textes de la littérature mondiale, 1994
L'ombre, 1994
Albanie, 1995
La legende des legendes, 1995
Visage des Balkans, 1995
Dialog me Alain Bosquet, 1996
Shkaba, 1996
Spiritus, roman me kaos, zbulesë dhe cmërs, 1996
Kushëriri i engjëjve, 1997
Poèmes, 1957-1997, 1997
Froides fleurs d'avril, 2000

e hënë, tetor 24, 2005

Flori (Maxhun) Bruqi


Flori (Maxhun) Bruqi u lind më 29 qershor 1952 në Isniq të Deçanit(Kosovë).
- Studimet e Defektologjisë i kreu në Beograd ,ndërsa ato posdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“ Bota e re”-Prishtinë,”Rilindja”-Prishtinë, “Danas”-Zagreb,”Dello”- Lubjanë,”Dnevnik”- Lubjanë, “Veqer”- Maribor,”Le Mond”,”Corriera della Sera” etj). - - Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës ( 2000 ) si dhe anëtar i Forumit të Shkenctarëve në internet ( 2003 ) “Alb Shkenca” dhe “Art-Café”(2004). - - Tash është menagjer i kompanisë “ Flomed” nga Prishtina dhe menagjer gjeneral për Kosovë në distribuim të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr”it të Gjermanisë dhe “ Borer chemie AG “ të Zvicres.Deri më tash ka botuar këta libra:
1.Zjarri i diellit,poezi,Prishtinë,1995.
2.Ndërgjegjja,roman,Prishtinë,1995.
3,Vrasësit e liridonëve,roman,Prishtinë,Tiranë,1996.
4.Ringjallja,roman,Tiranë,Prishtinë,1996.
5.Gjarpërinjtë e pallatit,roman,Tiranë,Prishtinë,1996.
6.Dorëzeza,roman,Tiranë ,Prishtinë,1997.
7.Tokë e djegur,roman,Shkodër,Tiranë,Prishtinë,1998.
8.Burri dhe gruaja,libër shkencor,Tiranë,Prishtinë,2000.
9.Pallati i akereonit,roman,Tiranë,Prishtinë,New York,2000.
10.Vademecum DDD,libër shkencor,Prishtinë,2002.
11.Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike , Prishtinë,2004.
12.Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut,libër shkencor,Prishtinë,2004.
13.Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike,Prishtinë,2004.
14.Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it , libër shkencor , Prishtinë,2004.
- - etj. - - - Më 18 maj 2005., Flori Bruqi ,mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportiestë dhe jo sportistë , para dhe pas vrapimit 400 metra “ para komisionit shkencor - - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë , në përbërje - Prof . Dr . sc . Hasim Rushiti , kryetar , Prof . Dr . Hysni Daka , mentor - , Prof . Dr . sc .Mustafë Aliu , anëtarë . - - - Flori Bruqi, gjatë mbrojtjes së temës në fjalë , në fillim dha një hyrje të shkurtër mbi problematikën e hulumtimeve të gjertanishme mbi funksionin e sistemit kardiovaskular dhe respirator të sportistët dhe jo sportistët e dy gjinive. - - - Qëllimi i punimit ishte i hartuar në hulumtimin e strukturës latente të hapësirave të fshehta antropometrike dhe fiziologjike. - - - Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”,të Heimer-it më bashkëpunëtorë; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj. - - - Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore. - - - Mr.sc. Flori Bruqi , deri më tash ka botuar mbi 15 libra letrarë ; 6 libra shkencorë. - - - Shkrimet e tij lexuesi ynë shpesh herë i ka lexuar në disa web site interneti si bie fjala në “ALB-SHKENCË “; “ART-CAFÉ”,:” FLOART” FLORI-PRESS” - - “SPORT-RITMI I ZEMRËS”,"METAFORA POETIKE" etj.
Marrë nga "
http://sq.wikipedia.org/wiki/Flori_Bruqi"

e diel, tetor 23, 2005

Nena dhe bamiresja Shqiptare zonja Vitore Stefa (Leka)

Jeta dhe vepra e zonjes Vitore Stefa (Leka) eshte nje legjende e tere ku misherohen virtytet bujare te gruas Shqiptare.
Ajo eshte shembulli i dashurise, respektit, harmonise, atdhedashurise dhe mbi te gjitha simboli i bamiresise se Shqiptarve kudo ne bote. E rritur dhe e dukuar ne nje familje me tradita teje patriotike e intelektuale ajo ka kaluar nje kalvare te gjate pesekutimi nga regjimi mizor komuniste. U pesekutua familjarishte e fiserishte, u pushkatuan e internuan, u shtypen e u deklasuan por ndjenjat e atdhedashurise dhe te shpirtegjeresise nuk i shuan dot, sepse fisnikeria, bujaria dhe patriotizmi i tyre ishte me i forte se regjimi gjakatar komuniste qe i luftoj ne cdo skut familjen fisnike te Vitore Stefa(Leka)
Zonja e nderuar Vitore Stefa(Leka) per me shume se 15 vjet qe jeton dhe veperon ne Itali si burrenesh me shpirte te gjere bamiresie nuk ka lenne pa ndihmur asnje Shqipatar kur i kane kerkuar ndihme e pertkrahje. Ajo eshte dhene me shpirte e me mish per atdhetaret diten e naten per te bere diçka te mire per ta. Vitorja eshte e thjeshte, ajo eshte e dashur dhe komunikuese, nuk njeh lodhje per te ngritur larte figuren e atdheut tone si ambasadore e paqes qe eshte ne dhe te huaj. Ne poezite e saj te veçanta si poete e talentuar qe eshte na sjell vlerat me te mira te poezise sone Shqiptare. Qe te shkruash per Vitoren duhen dite te tera sepse jeta dhe vepra e saj eshte legjend pra kjo eshte Vitore Stefa (Leka)

Engjell SHEHU

FRASHERI Naim 1846-1900


FRASHERI Naim 1846-1900.

Poet i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures. Lindi ne Frasher te Permetit. U shkollua ne gjimnazin "Zosimea", ne Greqi. Poema e tij e pare ishte "Shqiperia", qe entuziazmoi patriotet shqiptare, botuar ne vitin 1897. Ne Stamboll ishte nder botuesit kryesore te revistes "Drita", me pas "Dituria", ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat shqipe. Me 1886 botoi poemen "Bageti e bujqesi". Veprat kryesore jane "Qerbelaja", "Historia e Skenderbeut", "Gjuha shqipe", "Korca" etj.

e enjte, tetor 20, 2005

Fshati Bënçë Tepelene


Fshati Bënçë Tepelene

Vazhdon nga nëmuri kaluar

Besimet e kota janë pjelle e paditurisë se njerëzve qe nuk dine te gjejnë vërtetë shkakun e vuajtjes se tyre dhe nuk janë te ndërgjegjshëm se ku drejtohen për te kërkuar ndihme apo mëshirim. Njerëzit e pare ne Bënçë nuk dinin te shpjegonin drejte fenemonet e natyrës qe ata i rrethonin dhe ne këto kushte lindi besimi ne forcën e mbinatyrshme te besimit te tyre si gjithë njerëzimi. Pra sic e kemi theksuar edhe me larte ne Bënçë nuk ka patur fe para shekullit VI para erës sonë Njerëzit besonin vetëm fenomenet e natyrës dhe njerëzit gëzonin emra te fiseve Ilire si Dilani, Shegan, Bishqem, Bathes, Tola, Bobol, Bakesh, Tisi , dhe Qurku.
Ne fshatin e Bënçës deri vone kane arritur gjurmët e ndonjë lisi shekullor si psh bie fjala lisat e Hundes se zise, Rrepet e Selime, Shpellat e gurit te Teqese, Buza e bredhit dhe Maja e Fajkoit. Trajta disi te çuditshme te sendeve e te fenomeneve te natyrës apo misteri i ndonjë bukuri te cilave u besonin , adhuronin, luteshin ose faleshin banoret e Bënçës ishte një veprim i çuditshëm me karakteristika tipike burrërore shqiptare. Ne shekuj kalonin besimet fetare ato zëvendësonin njëra tjetrën ashtu si tregon historia e vendit tone shume besime u sollen apo u kultivuan nga te huajte për interesat e tyre e te klasave sunduese mbi popullin tone ku dukshëm ky fenomen është transmetuar dhe imponuar edhe tek Bençoret.
Ne fshatin e Bënçës ka shume fise qe kane trashëguar mbiemrat e tyre brez pas brezi nga e kaluara ku te bie ne sy se nuk kane ndonjë lidhje me fenë apo besimet e atëhershme apo te mëvonshme qe ne munde ti quajmë si mbiemra pa lidhje dhe pa fe si psh fisi Kuriçe, Kocadhe, Kabashe, Llape, Qene, Pulashe, Meçe, Babashe. Me depërtimin ose me mire ardhjen e sllaveve ne shekullin e VI lindi dhe feja ortodokse. Ne Bënçë ka fise me origjine ortodoks si fisi Thanase, Kuçaj, Mertiraj, por ceshte me e cuditshmje kishe ortodokse nuk ka patur ndonjëherë ne Bënçë. Sllavet kane lene edhe emrat e tyre ne token e Bënçës, siç janë Pallçija, Llapushniku, Stojka, Shushumajka, Nove, etj qe lidhen me ekzistencën e sllaveve ne këtë fshat. Feja me e vjetër është feja katolike ne Bënçë. Ketë e vërteton me se miri kisha me emrin Shenkolle e shekullit XII e ndertuar nene dhe 500metra ne jug te fshatit Bënçe, ne te njëjtën kohe e vërtetojnë edhe emrat katolik te mëhallës apo lagjes sic i quajmë ne sot si mëhalla Hilgjine, mbiemra Gjoni ose toke te quajtur toka e Gjok – Lekes, Gjik, Gjeç, etj.
Feja myslimane është e re e shekullit te XV, ne ketë periudhe banoret e Bënçës e kthyen besimin qinde perqinde nga te krishtere ne myslimane. Kështu qe kjo fe u be sunduese nga shekulli XX. Invaduesit e huaj pas pushtimit te vendit filluan dhe pushtimin shpirtëror te njerëzve.
1- Sllavet ne shekullin e VI sollën fenë ortodokse
2- Bizantinet ne shekullin e XII sollën fene katolike
3- Osmanllinjte (Turqit) sollën fenë myslimane

Por për hire te vërtetës dhe realitetit ne këtë fshat Bençoret nuk e kane përqafuar menjëherë fenë e pushtuesve. Ketë e tregon me se miri qe banoret e Bënçës me prishjen e feve katolike dhe ortodokse nuk kane bere kisha gati dy shekuj me radhe nuk pati asnjë klerik deri ne shekullin e XVII por megjithatë feja e re hodhi rrënjët e saj ne ndërgjegjen e banoreve te këtij fshati pra ajo myslimane.

Vazhdon ne ditët e ardhshme

Engjëll SHEHU

e mërkurë, tetor 19, 2005

Fshati Bençe Tepelene


Bença

Bënça është fshat i vjetër i shekullit te dyte p.e.s, ajo shtrihet ne jug te qytetit Tepelene dhe është 6 km larg tij. Emri i fshatit Bënçë vjen nga banoret Ilire qe me themelimin e tij ne shekullin e dyte p.e.s.
Bënça kufizohet me këto fshatra përreth saj: ne veri me qytetin e Tepelenës, ne jug te saj kufizohet me fshatin Lekdush qe bene pjese ne krahinën e Kurveleshit, ne pjesën e lindjes ajo kufizohet nga fshati i quajtur Luzat , ndërsa ne perëndim ajo ndahet nga fshatrat e Veliqotit dhe Turanit. Sipërfaqja tokësore ku shtrihet fshati Bënçës është 5001 ha. Nga kjo sipërfaqe 105 ha është sipërfaqe toke buke, 7 ha toke frutore, 21 ha vreshta ku kultivohet rrush i nje cilësie te larte dhe përdoret për prodhimin e rakisë qe njihet si raki rushi Benca, 220 ha kullota qe përdoret për bagëtitë e fshatit e kryesisht dhi, qe kohet e fundit janë shtuar ndjeshëm nga fshataret duke na kujtuar kohet e viteve 1920 ku blegtoria ishte ne kohen me te mire te saj.
2225 ha pyje qe i japin fshatit një pamje vërtetë karakteristike dhe te rralle nga bukuria dhe resurset e saj te paçmueshme, sipërfaqe shkëmborë 390 ha ku gurët dhe shkembijte ngjajnë si statuja te madhësive gjigande ku turiste dhe vizitore te shumte nga gjithë vendi bile dhe nga bota çuditen për bukurinë e tyre te rralle dhe se fundi 3 ha sipërfaqe troje banimi ku shtrihet fshati karakteristik i futur ne lugine dhe qe përshkohet aq bukur nga lumi i Bences qe është ne te njëjtën kohe shume i frekuentueshem për peshkimin e peshqve dhe sidomos te pestroves qe i themi ne ose trofka ne gjuhe shkencore. LUMI i Bences rrjedh nga burime te ftohta ne malet e Lekdushit dhe Progonatit, ai është i pastër ku munde te përdoret edhe për te pire pamvaresishte se fshataret nuk kane nevoje për ta përdorur për ujë te pijshëm mbasi aty ka shume burime te tjera dhe qe janë te një cilësie tepër te veçante ku furnizohet edhe qyteti i Tepelenës ne mënyre te pandërprere, ai pra lumi bashkohet me me lumin e Vjosës një kilometër ne veri te qytetit te Tepelenes dhe derdhet ne detin adriatik. Bënça ka kushte te favorshme klimaterike tokësore për zhvillimin e kulturave drunore, te bimëve dhe te gjerit te gjalle dhe ne veçanti sic e përmenda edhe me larte ne veçanti te blegtorisë sidomos te dhisë. Ka një klime kontinentale me një lartësi 225 metra mbi nivelin e detit me burime te shumta ujore qe përdoren një pjesë për uji te pijshëm jo vetëm për fashatret sic thamë por edhe për qytetin. Ne luginën e Bënçës kane jetuar disa fise Ilire si : BISHQEVI, BATHESI, BUKSHI DILQNI LUDOVA dhe TOLA. Këto emra janë te fiseve Ilire dhe pikërisht banesat e tyre te hershme jane disa shpella qe i mbajne edhe sot e kësaj dite emrat e tyre sic jane : shpella e Bishqemit, shpella e Bathesit , shpella e Bukshit, shpella e Toles dhe gryka e Dilanit. Keto fise themeluan fshatin me emrin BENCE . Ne këto shpella kane banuar fiset e lartpërmendura ku ato kane bere një jete primitive për vete kushtet e atëhershme te shkëputur nga njeri tjetri duke jetuar ne natyre. Kjo periudhe qe unë po përshkruaj këtu i parkete komunitetit primitiv.
Ne fshatin e Bences përveç emrave shqiptare Ilire ka edhe emra te huaj si: romak, sllave, islamik(turq), kjo ka ardhur si rezultat i periudhave te ndryshme historike te pushtuesve te vendit tone.
Besimet fetare ne fshatin e Bënçës deri ne shekullin e VI p.e.s nuk kane patur besim fetare fare. Besimi fetar dhe feja e pare ne fshatin e Bënçës ka lindur ne shekullin e XII, feja katolike dhe ajo islamike. Ne shekullin XVI Bençoret ishin te besimit Muhamedan.

Vazhdimin do ta ndiqni ne ditët e ardhshme.

Engjëll Shehu

e martë, tetor 18, 2005

Agnes Gonxhe Bojaxhi apo Nene Tereza



Nene Tereza apo Agnes Gonxhe Bojaxhiu eshte femija i trete i Nikolle (Kole) dhe Dranafile (Drane) Bernaj Bojaxhiut..Gonxhja ka lindur me 26 gusht 1910 ne qytetin e Shkupit.
Foto viteve '20 - Shkup
Babai i saj Nikolla ka qene tregtar.Ai njihej per bamiresite e shumta, ndihmonte si familjet e varfera ashtu dhe institucionet e ndryshme. Ai ndihmoi ne ndertimin e teatrit te pare te Shkupit.Kola fliste shume gjuhe dhe udhetonte shume ne Itali dhe Egjipt. Mbasi kthehej nga udhetimet ai sillte shume dhurata per femijet e tij por dhe shume histori. Babai i Gonxhes ka luajtur ne banden e qytetit.Shtepia e tyre gjithmone ishte me mysafire, degjohesh muzike, kenge dhe te qeshura. Per dite festash dhe ne festivale familja do te vishte rroba kombetare .
Nikolle (Kole) Bojaxhiu
Kola ka qene shume aktiv per ceshtjen kombetare dhe per nje Shqiperi te pavarur.Ai ishte ne grupin qe luftonte per bashkimin e Shkupit dhe te qyteteve perreth me Shqiperine. Ne vitin 1918, mbas kthimit nga Beogradi ku u diskutua per ceshtjen shqiptare, ai vdiq. Te gjithe thone se ai u helmua nga kundershtaret e tij. Diten e varrimit te gjitha dyqanet dhe shkollat ishin te mbyllura.
Myslimane dhe te krishtere, si dhe njerez te ndryshem moren pjese ne funeralin e Koles. Vdekja e Koles ishte nje goditje e rende per familjen. Qe pikerisht nena e Agnes, Dranja qe me duart e saj te arta do ta nxirrte nga kriza familjen. Ajo do te qepte fustane nusesh, kostume per festivale, do bente qilima. Gonxhja ishte shtate vjece. Se bashku me te emen shkonin cdo dite ne kishe. Ajo e ndihmonte te emen ne organizimin e festivaleve, ne zbukurimin e kishes me lule, si dhe shkonin ne kishen e Zonjes se Letnices ne Mal te Zi. Bente pjese ne korin e kishes. Kendonte shume bukur dhe i binte mandolines. Kohen me te madhe e kalonte ne shoqerine e librave, sidomos literatures fetare. Ne kete kohe filloi te kete kontaktet e para me revistat e Misionit Katolik ku kishte shkrime te shumta per Indine. Fotografite e familjeve te varfera dhe te semureve e preken shume ate.Te semuret nga leproza si dhe semundjet e tjera bene qe ne mendjen e saj te lindete nje ide e nje dite do te merrte nje vendim te prere. Ishte teper e brishte, teper e ndjeshme dhe ne kete kohe filloi te hidhte ne leter dhe vargjet e para. Ishte 18 vjece. Nje vajze me sy endrrimtare, me trup te holle dhe shpirt teper te ndjeshem. Perpara saj ishin te hapura dyert e jetes. Me kulturen dhe aftesite qe kishte ajo mund te behej nje mesuese e mire apo nje shkrimtare. Por zgjodhi dicka tjeter. Nene lokja e saj, sic kujton Gonxhia, keshtu e therrisnin te gjithe nane Dranen ne Shkup, ia kishte ushqyer shpirtin me dashurine per njerezit, per ti ndihmuar dhe sherbyer atyre. Dhe kush me mire se ajo, e rritur ne nje familje me tradita dhe dashurine ndaj te varferve, do ti perkushtohej rruges se Zotit?!. Ishte ne moshen me te bukur, ne moshen e arte, atehere kur cdo vajze enderronte princin e kalter dhe priste te kishte ne duar foshnjen e pare, te degjonte nga goja e saj fjalen Nene. Por ajo zgjodhi nje rruge tjeter, nje rruge te gjate dhe plot perpjekje, t'u ndihmonte te tjereve, t'u gjendej prane kur ato vuanin, t'u mjekonte plaget e trupit dhe te shpirtit.
Ajo ishte nje Gongje qe shkoi vend me vend dhe me fjalen e saj te embel, vetmohimin, thjeshtesine, sakrificen tregoi se cfare mund te beje nje shpirt I mrekullueshem. Perpara saj ulen kokat me respekt princer dhe princesha, presidente dhe politikane, burra shteti dhe artiste. Nga goja e njerezve te vuajtur dhe te semure doli fjala ma e bukur per bamiresen e tyre, Terezen. Ato e quajten Nene dhe kjo fjale percillej neper bote.Qe nga viti 1929 qe kishte shkuar ne Kalkuta deri ne vitin 1960 ajo s'kishte levizur nga India. Ishte pikerisht viti 1960 kur ajo do te udhetonte per ne Evrope dhe Amerike e ftuar ne nje konference per grate katolike. Midis te tjerash ajo do te thonte:"Shume nga njerezit nuk dine ekzistencen e te varferve.Ne i shohim dhe nuk i shohim ato. Ju mund te gjeni Kalkuta ne te gjithe boten.Neqoftese keni sy te shifni" Mbas viteve 60 ajo filloi te udhetonte per ne Evrope dhe u takua dhe me te vellane Llazarin qe jetonte ne Itali.Deshira e saj ishte te takonte te emen dhe te motren,por nje gje e tille nuk iu lejua kurre.Shume njerez me influence,duke perfshire dhe Indira Gandin, apeluan tek qeveria shqiptare per Nene Terezen por pa sukses.
Me 12 korrik 1972 merr lajmin e hidhur te vdekjes se nenes ne Tirane dhe deshira e saj e fundit kishte qene te shihte dhe nje here Gonxhen. Dy vjet me vone i vdes dhe e motra.
Do te vinte viti 1989 qe ajo me se fundi te vinte ne Shqiperi dhe te lutej prane varrit te se emes dhe te motres.
Puna e saj e madhe dhe e palodhur bene qe ne Indi dhe ne shume vende te tjera te botes te ngrihen me qindra qendra ku te varferit dhe te semuret gjenin nje strehe te ngrohte.Ne vitin 1979 asaj iu dha Cmimi Nobel i Paqes.Me vone iu dhane dhe cmime te tjera.Por asnje nga cmimet nuk kishte vleren e cmimit qe i dhane te varferit ,Nene Tereza.Ajo ishte nene e te gjitheve, qe luftoi urine, qe luftoi varferine, qe luftoi semundjet, qe luftoi vetmine dhe u perpoq per te miren e njerezimit.Gjer ne fund te jetes se saj ajo mbeti ashtu e thjeshte , e sakrifices, gjithshka ua dhuroi te varferve dhe u perpoq per te varferit.Ndonese dyert e tokes meme per te do te ishin te mbyllura per dekada te tera ajo kurre se mohoi te qenit shqiptare.Gjate nje konference shtypi kur nje reporter e pyeti si ndjehej ajo kur ne Shqiperi feja ishte e ndaluar ajo u pergjegj "shqiptaret e mi gjithmone jane ne zemren time".Dhe kur e pyeten cila ishte origjina e saj ajo tha "jam shqiptare".Dhe se fundi po e mbyll kete shkrim me nje thenie te Nene Terezes:"Ngandonjehere na duket se ajo qe bejme i ngjan nje pike uji ne oqean, por vertete,oqeani eshte i manget m'u per ate pike uje"

Enderron



Shkruan shkrimtari
dhe shkruan poeti
Po te çmendurën
çfarë e gjeti

Shume te mençur
veten e quan
Blen kompjuter
dhe nis e shkruan

Nga ta nis thotë ajo
e shastisur e hutuar
Te beje vargje poezi
te bëhem unë e zgjuar

Dhe ja nis menjëherë
pa një plan pa ide
Flet shume për shoqëri
poetesh na shfaqet ne

Mburre veten pa keq
se poete do ti thonë
Shkarravit disa fraza
dot me sy nuk i shikon

Flet për vete e për shoqe
si për vuajtje e mundime
Do te behet e dëgjuar
ndaj i thonë lesh me qime

Engjëll Shehu
18/10/2005

Abaz Shehu (1905 - 1943) Hero i Popullit lindi ne Bençe Tepelene


Pjesëmarrës i lëvizjes demokratike-revolucionare, veprimtar i shquar i lëvizjes komuniste dhe i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në BënçëTepelenës, në një familje me tradita patriotike. Mori pjesë aktivisht në Revolucionin e Qershorit 1924. Më 1925 i shtrënguar nga regjimi zogist shkoi në Francë, ku u bë anëtar i PKF. Aktivitetin e tij revolucionar në Francë Abazi e vazhdoi për 6—7 vjet deri aty nga viti 1931 kur vendosi të kthehej në Shqipëri.Aktiviteti i tij antizogist bie në sy të autoriteteve qeveritare dhe, pa kaluar shumë kohë, duke u cilësuar si element i kuq, arrestohet si pjesëtar i organizatës së Vlorës dhe dënohet në fillim me vdekje, por pastaj dënimi i kthehet në burgim të përjetshëm. Jeta e tij në burg zgjati 5 vjet, pas të cilëve, me ndihmën dhe përpjekjen e miqve, u lirua.Abazi, si revoludonar me eksperiencë të madhe i dha një ndihmë të veçantë Luftës Nacionalçlirimtare në krahinën e Tepelenës. Fjala e tij e mprehtë, diskutimet dhe thirrjet plot zjarr, që i bënte popullit, linin kudo gjurmë të thella në zemrat e patriotëve, të njerëzve të thjeshtë, të cilët mbushnin vullnetarisht radhët e çetave partizane. Me zgjerimin e rreshtave partizane Abazi punon për organizimin e batalionit "Baba Abaz", në krye të të cilit ai kreu aksione të rëndësishme, duke u dalluar për trimëri e heroizëmNë tetor të vitit 1943, me urdhër të Shtabit të Zonës I Operative Vlorë - Gjirokastër, Abaz Shehu, u caktua komandant i grupit të Vlorës dhe më vonë u ngarkua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare si komandant i Brigadës V Sulmuese, që ishte në formim e sipër në qarkun e Vlorës. Por Abazi nuk arriti dot ta fillojë detyrën e re se ra në luftën e përgjakshme të Gjormit, që u zhvillua më 12 dhjetor të vitit 1943 kundër forcave gjermane

e hënë, tetor 17, 2005

Pjetër Arbënori


Pjetër Arbënori
Lindi më 18 Janar 1935
U lind në Durrës, që në moshën 14 vjeçare, shpërndau pamflet të cilat bënte thirrje për rezistencë kundër diktaturës komuniste. Pas shkollës së mesme kreu kursin me korrospondenc në Fakultetin Filozofikë të Tiranës. Gjatë kësaj kohe së bashku me intelektualët tjerë, punoi për ndërtimin e një opozitë socialdemokrate, programin e të cilës e përpiloi vetë Pjetër Arbënori. Në vitin 1961 u burgos dhe u dënua me vdekje, dënim i cili pas tre muajsh burgu u zvogëlua në 25 vjet. Edhe si i burgosur nuk heq dorë nga veprimtaria e tij, kështu pas një romani dhe disa tregimeve që përgatiti, dënimi i ti me u zgjatë edhe për dhjetë vite. Pas 28 viteve të burgut, në gushtin e vitit 1989 lëshohet nga burgu. Nga aty filloi të angazhohet në rrjedhat demokratike që e kishin kapluar Shqipërinë. Më 14 janar 1990 në Shkodër, merë pjesë në demonstratën e par antikomuniste. Më 1991 zgjidhet udhëheqës i Partisë demokratik të Shkodrës, dhe kryetar i Shkodrës. Më 1992 hyn në parlamentin e Shqipërisë dhe merr pjesë në zgjedhjet Presidenciale.
Pjetër Arbënori shkroi dhjetë romane, një numër tregimesh të shkurta dhe një Ditar sekret të cilin e mbante gjatë 28 viteve. Ka bërë përkthimin e disa librave nga anglishtja, italishtja, frëngjishtja dhe rusishtja edhe pse këto gjuhë nuk i fletë rrjedhshëm. Në ndërkohë janë botuar disa nga punimet e tij si p.sh: Romani me titullin Murgut e Mesjetës, Kur dynden Vikingët në të cilin bëhet fjalë për diktaturat nacionalsocialiste dhe komuniste

Tepelena


Tepelena ndodhet ne jug te Shqiperise dhe ka nje siperfaqe prej 817 km2. Ka nje shtrirje Veri -Jug prej 37 km dhe Lindje -Perendim 36 km2. Shtrihet ne gjirin e nje kodre qe quhet Pallçije dhe eshte e rrethuar nga tre lumenj. Ne Jug-Perendim te saj shtrihet Malesia e Laberise qe lidh Tepelenen me bregun Perendimor te Shqiperise. Kufizohet nga rrethet Berat, Mallakaster, Vlore, Gjirokaster e Permet.Pozita gjeografike, perveç kushteve te favorshme klimatike e bimore dhe potencialit biologjik teper cilesor, ka rendesi te madhe edhe per faktin se ne Tepelene kryqezohen rruget qe kalojne neper luginat e lumenjve. Si ne lashtesi edhe sot nga lugina e Vjoses kalon rruga qe lidh Shqiperine me Konicen e deri ne Selanik. Rruga tjeter, anes Vjoses e Drinos lidhte Apolonine, Amantien, Lopesin, Laboven, Janinen e deri ne Larise duke mundesuar zhvillim te madh ekonomik

Ali Pashe Tepelena

e diel, tetor 16, 2005

Fan Stilian Noli pergatitur nga Gezim AJGERAJ


Fan Stilian Noli

(1882-1965)

Atdhetar e demokrat, burrë shteti, dijetar, poet, përkthyes dhe historian. Lindi në Qytezë (Ibrik-Tepe), fshat i banuar nga shqiptarë në rrethin e Edrenesë. Shërbeu në punë të ndryshme për të siguruar jetesën, shkroi dramat "Zgjimi" (greqisht e pabotuar) dhe "Izraelitë e filistinë" (botuar më 1907). Mësues shetitës në Egjipt, bashkëpunoi me Athanas Tashkon, J.Vruhon, A.Z.Çajupin, etj., si veprimtar i lëvizjes kombëtare. Botoi artikuj në "Drita" (të Sofjes) dhe përktheu greqisht veprën "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet"të S.Frashërit, shkoi në SHBA (1906), ku luajti rol për bashkimin e shoqërive shqiptare dhe për botimin e gazetës Kombi. Në këtë vit krijoi vargjet e para dhe nisi shqipërimet. Duke synuar për themelimin e kishës ortodokse shqiptare të pavarur që do t'i shkëpuste shqiptarët nga veprimtaria shkombëtarizuese e kishës greke u dorëzua prift (1908). Erdhi në Shqipëri më 1913 dhe më 1920. U bë këtu figurë udhëheqëse në luftën për vendosjen e rendit demokratik. Me fitoren e Revolucionit të Qershorit u vu në krye të qeverisë dhe pas përmbysjes së kësaj, vazhdoi veprimtarinë në krye të KONARE-s. Më 1932 u ngul në SHBA ku edhe vdiq në Florida.
Dashurinë për popullin e atdheun ia ushqyen rrethi familjar e mjedisi shqiptar i Qytezës. Ende i ri Fan Noli u hodh në luftën për çlirimin e atdheut nga zgjedha osmane. Kultura e gjerë që mori i dha atdhetarizmit të tij përmbajtje të përparuar. Luftën për çlirimin kombëtar e konceptonte si luftë me armë e pendë. Ashtu siç e tregonte përvoja historike, Fan Noli kërkonte që bashkatdhetarët të mbështeteshin në «krahët . . . . trimërinë .... e kordhën e tyre ....».
Fan Noli përdori kishën si tribunë për forcimin e shqiptarizmit. Përkrahës i përdorimit të dhunës për t'u çliruar nga zgjedha e huaj, mbështeti veprimet e çetave dhe kryengritjet e mëdha me armë kundër sundimit osman (1910-1912). Pas Shpalljes së Pavarësisë, u vu në shërbim të qeverisë kombëtare të Vlorës. Me vështrim të mprehtë politik e bindje demokratike, ai e kuptoi se ruajtja e pavarësisë e përparimi shoqëror nuk mund të arriheshin, veçse me luftë të vendosur kundër armiqve të brendshëm çifligarë e konservatorë dhe kundër armiqve të jashtëm, të lidhur midis tyre në dëm të lirisë, tërësisë territoriale e zhvillimit demokratik të vendit. Pikëpamjet mbi organizimin e shtetit, politikën e brendshme e të jashtme, i shtjelloi në shkrime e fjalime në vitet 1921-1924. Luftoi që shteti të vinte në jetë parimet e demokracisë së përparuar borgjeze. Në krye të qeverisë Fan Noli i shpalli këto parime demokratike, por ai dhe bashkëpunëtorët e tij nuk treguan vendosmërinë e duhur për t'i zbatuar deri në fund. Idetë noliane u zhvilluan e u poqën dhe arritën kulme të mendimit shqiptar. I mërguar, vazhdoi të ishte për disa vjet tribun i demokracisë shqiptare.
Përvoja e këtyre viteve u mishërua në një varg krijimesh me nivel të lartë artistik, ku rrihen disa nga problemet kryesore të kohës, si problemi i luftës kundër prapambetjes e obskurantizmit, i dhunës revolucionare dhe i reformave, i rolit të masave dhe të individit në zhvillimin historik shoqëror e të tjera.
Fan Noli është një nga figurat më të shquara të kulturës kombëtare. Me veprimtarinë e shumanshme ai dha ndihmesë të çmuar në formimin e kulturës demokratike shqiptare në vitet 20-30. Një pjesë të mirë të forcave të tij Fan Noli ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës, drejtoi me ndërprerje gazetën "Dielli" dhe "Revistën Adriatike", themeloi dhe drejtoi gazetën "Republika". Artikujt dhe shkrimet e tij publicistike, me mendime të thella dhe frymë të mprehtë polemike, luajtën rol të rëndësishëm në luftën kundër zgjedhës osmane.
F.N. është ndër mjeshtrit e poezisë shqiptare, lirikat e tij ngërthejnë përgjithësime të rëndësishme artistike dhe shquhen nga forca vepruese emocionale. Ai shprehu aspiratën e shtresave demokratike për liri e tokë, për drejtësi e përparim, tregoi thelbin antikombëtar dhe obskurantist të regjimit çifligaroborgjez. Lirikat më të mira politike të Fan Nolit ushtojnë nga besimi i patundur i poetit në fitoren e vegjëlisë mbi armiqtë e vendit dhe të përparimit (Anës lumenjve dhe Rent or Marathonomak). Fan Noli u kushtoi vëmendje të posaçme edhe studimeve historike. Në këtë fushë interesat e tij u përqendruan rreth jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Monografitë Historia e Skënderbeut, botimi i dytë i plotësuar dhe i ripunuar doli më 1947, dhe Historia e Skënderbeut (1949) në gjuhën angleze, shënojnë një etapë më të lartë në studimet për Heroin Kombëtar. Njeri me interesa të gjera krijuese Fan Noli u mor edhe me muzikologji; monografia e tij Bethoveni dhe revolucioni francez (1947) në gjuhën angleze u çmua lart nga specialistë . dhe personalitete të shquara evropiane të kohës. Ai është autor edhe i një vargu kompozimesh muzikore, nga të cilat vlen të përmendet një rapsodi për Skënderbeun etj. Fan Noli la përkthime mjeshtërore të disa veprave të shkrimtarëve të shquar përparimtarë botërorë, si U.Shekspiri, H.Ibseni, M.Servantesi, O.Kajami etj. Vepra e tij poetike publicistike dhe përkthimet dalin nga kuadri thjesht letrar, ato luajtën rol të rëndësishëm për formimin shpirtëror të intelektualëve demokratë të viteve 20 dhe e kanë ruajtur vlerën e tyre.

e shtunë, tetor 15, 2005

Skrimtari dhe publicisti yne i njohur z. Gezim Ajgeraj

RECENSION nga poeti yne i njohur z. Gezim Ajgeraj


RECENSION

Fjala magjike në laryshinë e vargut poetik

"Muzat i bien lyrës", poezi, botoi revista "Fidani", Prizren, qershor, 2005



Projekti letrarë i revistës "Fidani", për mbledhjen e krijuesve dhe poetëve prizrenas brenda këtij libri e poezi, është akt i guximit, vandosmëris dhe dashurisë për fjalën e bukur poetike. Si e tillë kjo përmbledhje me krijuesit dhe poetët Prizrenas, krijon një laryshi poetike që sjellë botëra të ndryshme të ngacmimit poetik të shkrira në simfoninë e vargut. Libri me poezi "Muzat i bien lyrës", në ete i mbledhë nga krijuesit e rinjë dhe deri tek poetë tani më të afirmuar në letrat shqipe dhe kjo laramani krijuesish na bënë të kuptojmë se ky libër përmbledh një kolorit të larmishëm poetik i cili në vete përmban kualitete dhe vlera. Nikohsishtë kjo vjen si një mirënjohje për krijuesit e rinjë, të cilëve u jepet mundësi në hyrjen e rrugëve të reja të botës së artit metaforik, e cila mundësi duhet çmuar lartë. Së fundi është një mirënjohje edhe për qytetin e Prizrenit, sepse pas "Sinopsis kohës" të botuar nga KL. “Fan S. Noli”, Prizren, 1995. , kjo përmbledhje vjenë si një tufë trëndafilash që zbukuron pranë bukurive të tij. Natyrisht është edhe puna e krijuesve që e nderon atë. Së fundi edhe për neve si pjesë e kësaj metafora që sjellë libri, është i mirëseardhur nëpër biblotekat tona.

Qyteti si ngacmim i muzës poetike

Poezia e këtij libri është tërheqëse, e thjeshtë me një shprehje të lehtë të frymëzimit autentik, pa grimasa e kozmetikë të jashtme, por i nxjerrë nga shpirti i njeriut tonë aq të vuajtur për lirinë, me aq mundë e nxjerrë nga katrahura e robërisë, me luftën që e kaloi populli ynë. Shtresime këto që flasin për një kohë e cila pa tjetër ka lenë gjurmët e veta edhe ndër krijuesit tone Është një varg që ngre zërin e dhembjes nëpër të kaluarën tonë aq të dhimbshme e me plagë, një akord spontan për lirinë, një himn për dashurinë ndaj atdheut i cili shpesh identifikohet edhe qytetin e lashtë buzë Lumbardhit, ndërsa për lexuesin është një reminishencë e rizbuluar veqanarishtë për qytetarin Prizrenas, i cili për mes vargut shijon bukuritë e qytetit të tije. Dashuria për qytetin buzë Lumbradhit, shprehet për mes formave dhe simbolikave që janë pjesë edhe e tij;/ Bistrica lëpin qetas gurët e urës / rrugët zbrazen nga zhurma / mbushën me dritë / fq. 105, poezia : Prizreni natën. Poezitë e këtij libri kanë pothuaj se një rezonancë zgjimi, që brenda për brenda kanë një vlim të cilin e patë akumuluar koha dhe si shpërthim i sajë vjen ngacmimi i muzës poetike e cila përmes notave të vargut në pentagramin e metaforës shprehet lirshëm pa e kursyer fjalën as dhuntinë e vetë por përmes figurës dhe simboleve e bënë një akt që kapërcen kohën dhe bëhet tingull në varg.

Koloriti i vargjeve në gjerdanin poetik

Idetë dhe motivet e shkrira në këtë libër, siç e thamë më lartë në të shumtën e vargjeve e prekin të shkuarën tonë jo edhe të largët dhe aq të dhimbshme e cila shkrihet në varg. Kjo edhe na vjen si një çlirim i brendshëm shpirtëror, për shumicën e autorëve në këtë përmbledhje. E kaluara e zezë, që na rrinte si korb mbi kokë na vjen: / Çdo mbrëmje më sillet si gjarpri / herë në gur herë në thikën e zezë/, fq. 117, poezia ë pritje afër larg. Edhe pse tani ajo kohë shikohet nga një prizëm tjetër, gjurmët e saja i hasim kudo në vargje: /jo që se deshe jetën jo që s'e deshe dashurinë / të dyja t'i vranë ta plagosën lirinë / Fq. 30, poezia Identifikim me barin. Ndërsa dashuria për atdheun vjen e portretuar herë si dhembje e herë si krenari për atë që bëri populli i ynë nëpër përpjekjet për çlirim: /Drenicë lot i dhembjes krenare / Lahutë kreshnikësh në odat shqiptare / Fq. 11, poezia; Drenicë kështjellë baroti. Pra është një simbolikë e qëndresës kombëtare, e cila për gjatë gjitha kohërave nëpër histori, e mbajti ndezur zjarrin luftës për liri. Kjo dashuri për atdheun na vjen edhe përmes respektit të veprës sublime të dëshmorëve: / E laj fytyrën me ujin e kësaj vije / rrjedha e së cilës kalon nën këtë lis / dhe më thotë - nëse vdes - kështu vdis! / fq. 52, poezia Te varri i shokut (kushtuar S. Berishës). Plagët tona janë të shumëllojshme, që janë të mbushura me plotë dhembje, e që pa tjetër rrënjët i kanë në të kaluarën tonë. Ato sikur i rrinë përmbi dashurisë ë atdheun dhe e ngacmojnë çdo herë atë, për të na nxjerrë nga udhë e harrimit; / Ditëudhëve tona i shkruajmë pendesë / letër i qojmë mallit mos na lër në harresë / dhe me mallin tonë e bëjmë një kronikë / i shkruajmë kohëpaardhurës shpresë në lirikë / fq. 43, poezia Udhë e zjarmi. Pra katandia e jonë vjen edhe nga përtej atdheut dhe bëhet simfoni e dhembshme në varg. Duke qenë vigjilent të kohës jo edhe aq te përshtatshme në të cilën gjendemi sot, ajo na vjenë si një katandisje, pse jo: / kur njerëzit bëhen numra / çdo gjë humb kuptimin / fq. 5. poezia Katandisje. Është një pakënaqësi e përgjithshëm me kohën nëpër të cilën po e kalojmë, pa tjetër se poeti e ndjen dhe nuancat e kësaj katandisje ngacmojnë muzën poetike për tu bërë varg. /Kudo lëvrijnë anakronistët futuristë / E zhgënjyen porosinë e këtij shekulli / Uji guror pikëlon në gjenet njerëzore / fq. 112, Asketizmi. Dhe e gjithë kjo kacafytje, sikur nga njëherë na nxjerrë në paudhësi, deri në mohim, që nuk do të na bënte fare mirë si shoqëri. Dhe si thirrje ngritet zëri poetik i cili kërkon ruajtjen e tradicionales, sepse pa të kaluarën s`do të ishim as ne e s`do të jetë as e ardhmja. / E reja dhe e vjetra në mua thyejnë shtizat / e së kaluarës dhe të tashmes / në mua ka mbetur diç nga tradicionalja / thellë në shpirtin tim të plagosur / fq. 26. poezia: Kacafytje brezash. Dhe klithma e këngës nuk ndalet, sepse është shpresa ajo që i prinë njeriut, poetit i cili me vargun e tij si një maratonomak i dritës, bëhet; / Klithmë e shpirtit të etur / pishtarë për ditën e bardhë / mendjendritur /, fq. 56, dhe ai nuk ndalet, por i qëndron vigjilent kohës së mjegullt e cila po na përcjellë plotë plagë, siç ishte dhe rrita e jonë; /kur i mësova shkronjat e para / i lexova të plagosura / dhe për plagë shkrova / fq. 83, poezia; Plaga. Pra e kaluara mbetet si një foto e dhembjes në muzën e vargut; / Fotografitë e familjes i ka djegur zjarri i luftës / kujtimin e rrallon hiri i biblotekës që nuk egziston më / fq. 94, poezia; Foto e dhembjes. Megjithatë drita e ditëve të bardha që ka filluar të shkëlqejë, hapë shpresa; / Ardhmëria ime / më e lumtur je ti / liri / fq. 97, poezia Ardhmëria. Dhe koha ecën siç thotë poeti; / Koha ecën, ecën / me shi qoftë a me diel / në mot me acar po / me shtërngata në qiell / fq. 103, poezia; Koha ecën, siç ecë edhe vargu i poetit i cili vigjilon krah sajë. Në fund edhe dy vargje të bukura nga ky libër; / Se nga i bie fundërrinës së kujtimit tonë motak / Engjëllor më kall tek buzët tek këta sy të zi lotakë /, fq. 67, poezia; ëndërrishte. E gjithë kjo laramani tingujsh na vjen si ngacmim i brendshëm i muzës poetike e cila hynë në varg me motive të pasura artistike. është e pa mundshme të përmblidhen të gjitha motivet dhe krijuesit brenda këtyre pakë fjalëve, por më se miri ato gjenden brenda këtij gjerdani poetik të qëndisur me dyzeteshtatë ngjyra nga krijuesit dhe poetet Prizrenas.

Gëzim Ajgeraj, 11.10.05,

e premte, tetor 14, 2005

 Posted by Picasa
 Posted by Picasa

Breshka dhe Kali

Dalëngadalë rrezes malit
doli breshka para kalit
shume ngadalë e përgjunjur
ecte qete dhe turinjtë ulur

kali larte i fuqishëm
ecte shpejte dhe furishëm
kur pa breshkën balle përball
nuk e shkeli e la te gjalle

ndaloj hapin dhe e pyeti
pse këtej ç’e mire te gjeti
por nga frika breshka stepi
kur pa kalin te madh sa plepi

fol o breshk se me vjen keq
s’ecën dot dhe shume po heq
ti je breshke zvarre po hiqesh
as ke frik se mos digjesh

vapë e madhe pyll i dendur
jo rastësisht unë jam gjendur
po te them o kali larte
unë jam breshk dhe s’rri rehat

dalëngadalë dhe ne shtegtim
s’jam e qete dhe ne mërgim
pështy shpesh me helmin tim
nuk jam kalë si ty o trim

unë helmoj me gjuhen plot
s’jam e zonja e s’punoj dot
fame te madhe si breshk kam unë
llomotis e gënjej shume

qe te njihem ane e mbanë
te sinqerte kurrë s’me panë
nen samar unë përgjoj
autorësinë kurrë se pranoje

se jam breshk e me vjen turp
here kafshoje e here unë nduk
s’bëje te mira unë jo kurrë
nga inati digjem furre

dhe njëherë ne një konkurs
vetëm unë mora notë plus
me cilësuan me te mirën
me gëzuan plotësuan dëshirën

ndaj o kalë shume mos u mburr
nuk ka trim jo nuk ka burrë
te me shaj mua si breshk
e trullos e ndez si eshk


se jam breshk e ndyresi
nuk jam kalë si mbahesh ti
s’eci shume por beje dredhia
ku ka helm janë gjurmët e mija

ti o kalë je shume i drejte
thonë se je kafshë e shenjte
dhe ne jete sjell mbarësi
unë helmoj, i mbare je ti

nganjëherë dua te mbrohem
se jam breshk mos diskreditohem
vete mburrem vete lëvdohem
shume naive unë tregohem

breshka shkoje tek nallbani
por me kot si eci plani
kalin donte te imitonte
nuk mendoj se do te pësonte

për tu mbathur sapo hyri
ju drodh trupi i lëvizi syri
kur nallbani gozhdët i nguli
shume thelle sa i iku truri

dhe pastaj kërkoj ndihme
u dëgjua si një oshtimë
dhimbja breshkës nga ulërima
s’janë breshka por paska trima

ja kështu e pësoj breshka
zvarranikja qejfelesha
gjithë jetës helme lëshoje
sa ne funde vete e pësoj




Engjëll Shehu

23/07/2005